Opinione

Trondit gazetari: Vis Martinaj gënjen. Në lokal edhe ish-efektivë me automatik, po prishen provat

Gazetari Flamur Vezaj jep një tjetër version për ngjarjen e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, u plagos Ervis Martinaj, Eljon Hato.

Sipas burimeve të gazetarit, ngjarja është më e rëndë dhe në të janë përfshirë shumë persona të tjerë, ndër ta efektivë dhe ish-efektivë të policisë që kanë qenë të armatosur me automatik MP5 dhe dyshohet se kanë hapur zjarr.

Kjo pasi sipas Vezajt në vendngjarje janë fiksuar 30 vrima plumbash dhe jo 11 siç është thënë zyrtarisht.

Vezaj thotë se Ervis Martinaj nuk po thotë të vërtetën ndërsa njerëz të afërm të tij po mundohen të manipulojnë provat duke e paraqitur ngjarjen si për shkaqe banale dhe ku Martinaj nuk ishte përfshirë.

Gazetari thotë se pajmet filmike të lokalit përballë janë fshirë qëllimisht.

Postimi i Vezajt:

Ervis Martinaj, i plagosur lehte ne qafe mbremjen e 4 tetorit ne lokalin ku mbeti i vrare “ushtari” i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos po i afermi i tij Eljon Hato, kerkon te lirohet nga burgu! Edhe kete radhe, si rastet e tjera, kerkon t’ia hedh drejtesise duke ia faturuar perseri shokeve apo personave te tjere fajin per ngjarjen e ndodhur ne lokal!

Qe nga dita e ngjarjes e deri sot, ai me ndihmen e atyre qe marrin rroge te kompania e tij e basteve, zyrtar te policise dhe ish-efektive te liruar ne 2013 nga policia tashme eksponent edhe te opozites, po punon qe ngjarja te marr nje rrjedh banale dhe qe ai vet nuk ishte i perfshire!

Por faktet flasin ndryshe, fakte keto qe po punohet forte qe te ndryshohen edhe prane Laboratorit te Policise Shkencore te Ministrise se Brendshme apo edhe me manipulimin e prishjen e provave te tjera filmike!

Nga te dhenat e grumbulluara mesohet se prokuroria ka ngritur mjaft dyshime se Martinaj nuk thote te verteten per ngjarjen, duke u ndihmuar edhe nga pronari i lokalit Redi Popesku dhe policia e shtetit qe nuk jep asnje informacion shtese!

Sipas disa burimeve nga policia dhe prokuroria ne vendin e ngjarjes dyshohet se kane qene se bashku me Martinajn edhe dy efektive te tjere te policise (njeri i drejtorise se Durresit) qe jane identifikuar dhe qe kane dijeni per ngjarjen me arme per te cilet Martinaj nuk flet!

Nuk flet edhe per dy shoket e tij, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari (i aferm i Arber Çekajt te arrestuar ne Gjermani si pronari i 613 kg kokaine te bllokuar ne Shqiperi) se bashku me Renato tepelensin (keshtu njihet) dhe qe ende edhe sot policia nuk ka derguar ne prokurori ndonje informacion per vendndodhjen e tyre apo pyetjen e tyre te cilet kane dijeni per sherrin!

Nuk flet edhe per ish-efektivin e policise i njohur si Santiago (dyshohet si vrases) qe ka hy ne lokal duke mbajt ne dore nje automatik MP5 (e qe po fshihet ne zonen e “Kinostudios”) bashke me Fabiol Gaxhen qe mbeti i vrare, fytyrat e cileve jane fiksuar nga kamerat e sigurise ne hyrje te lokalit!

Ervis Martinaj nuk flet, sic nuk ka derguar edhe policia ndonje informacion ne prokurori se ku perfundoi arma e Eljon Hatos dhe sa plumba jane shkrep nga pistolet e tij dhe kush e hoqi nga vendi i ngjarjes?

Burimet thone, se Martinaj dyshohet se ka qene personi qe ka nisur sherrin me Komandon, fillimisht me grushta e me pas “ushtaret” e tij kane qelluar me arme ndaj efektivit te forcave komando (familjar i Elvana Gjates) qe eshte detyruar te vetmbrohet po me armen e njerit prej sulmuesve te “bandes” se Martinit!

Gjthashtu prokuroria dyshon se Martinaj ka qelluar me arme dhe per kete fakt i jane marr mbetjet ne duar dhe jane derguar ne laborator per ekzaminim, ku thone se po nderhyjne disa zyrtare te policise dhe ish-zyrtare per ta perjashtuar kete dyshim!

Ne vendin e ngjarjes, thuhet se jane fiksuar rreth 30 vrima plumbash ne mur, kolona, te shkrepura nga disa drejtime e ne lartesin e njeriut qe provon se nuk jane shkrepur vetem 11 plumba dhe eshte qelluar drejt dhe jo ne ajer!

Eshte ngrit dyshime se R.Popesku pronari i lokalit nuk thote te verteten, pasi po tenton te perjashtoj nga perplasja direkte Ervis Martinajn duke mos dhene detaje per personat e tjere qe kishin arme dhe qe kane qelluar!

Prokuroria mesohet se eshte vene ne kerkim edhe te nje pistolete me leje (jo e ushtarakut) nga e cila jane shkrep disa plumba ne lokal!

Mesohet gjithashtu se kamerat e lokalit “Bilioneri” perball vendit te krimit jane fshire me dashje pasi aty jane fiksuar personat para dhe pas sherrit duke u larguar!

V.O. Ne ditet ne vazhdim tjerat….

Trondit gazetari: Vis Martinaj gënjen. Në lokal edhe ish-efektivë me automatik, po prishen provat Read More »

“Ajo rroba firmato, unë xhaketën dhe këmishën e motrave”, gazetarja: A nuk është e padrejtë jeta?

Mjaft përshtypje na bëri ditën e sotme Xhisiela Maloku, e cila u paraqit para ambienteve të gjykatës për të mbështetur ish të dashurin e saj, Rexhep Rraja, të cilin vetë e kallëzoi ditë më parë.

Gazetarja e Ora News, Flutura Tora dhe shikimi i saj i ngulitur tek aksesorët luksozë të Xhisielës ranë në sy, teksa luksi i shfrenuar i të resë nga Fushë Kruja nuk kaloi pa u komentuar.

Në një shkrim në Facebook, Flutura thotë se jeta është e padrejtë, teksa krahason veten e saj me Xhisielën që nuk ka punuar asnjë ditë, ndërsa ajo, nga Kukësi arriti të vijë në Tiranë e të jetë zonjë në punën e saj.

Flutura shkruan:

Unë dhe Xhisiela! Teksa ajo prononcohej, unë meditoja. Ajo syzet 400 euro, unë syzet dhuratë nga vëllezërit. Ajo rroba firmato, unë xhaketën dhe këmishën e motrave Ajo tangërllik, unë “pjekje” në diell duke e pritur. A nuk është e padrejtë jeta??

“Ajo rroba firmato, unë xhaketën dhe këmishën e motrave”, gazetarja: A nuk është e padrejtë jeta? Read More »

Provokimi i radhës nga Muç Nano: Noizy në tekstet shkollore? Për**osje, ta lëmë në ‘shenjtërinë’ e tij

Me një tjetër provokim vjen gazetari, publicisti dhe analisti Mustafa Nano. Këtë herë pre e provokacja është bërë reperi Nozy dhe karriera e tij artistike. MUSTAFA NANO/ E njihni Noizin? Me siguri, po. Në mos e keni ndjekur, ia keni dëgjuar emrin. Edhe unë ia kam dëgjuar emrin, ndonëse nuk e kam ndjekur. Ca copëza këngësh ia kam dëgjuar, sidoqoftë. Një herë në një stacion radioje. Një herë në një nga ato stacionet televizive me vetëm muzikë. E një herë tjetër, ngaqë dikush i afërt më ka futur këngë të vetat në një usb që unë e mbaj në makinë. Shkurt, Noizit nuk i fshihemi dot. Kështu ndodh gjithnjë me personazhet që janë shumë popullorë, me personazhet që janë shndërruar në një fenomen. Dhe ai është shndërruar në një fenomen shqiptar. Ky është fakt.

Mua më thanë këto ditë se Noizy ishte futur edhe në tekstet shkollore. Ai që ma tha, ma tha me një lloj alarmi. Dhe nuk është se dinte detaje. Nuk është se e dinte se në ç’formë ishte futur në tekstet shkollore. E t’ju them të drejtën, në mungesë të informacionit, më kapi edhe mua një lloj shqetësimi. Mendova se mos ishte bërë personazh antologjish letrare, siç është bërë Bob Dylan në SHBA apo këngëtarë të tjerë të mëdhenj në Europë. Sepse ka një numër këngëtarësh që, për shkak të popullaritetit, por mbi të gjitha për shkak të revolucionit që kanë shkaktuar në muzikë, e për shkak të mesazheve që përcjellin me këngët e tyre, studiohen edhe nëpër shkolla. Kënga e Celentanos, fjala vjen me titull “Il ragazzo della via Gluck”, nuk ka pse të mos studiohet në shkolla. Ajo është një nga këngët e para ekologjike të botës. Në mos e para fare.

Po Noizin, për çfarë ta kenë futur në antologjitë letrare tonat?-thosha me vete. Tekstet e këngëve të tij janë mbushur me vargje të tipit: “S’ka mo, gili vili, kush o ma i miri e dini/Se kur Noizy mrena hini, ju metët krejt si Çaplini”, ose “Ndryshon situata për punë sekondash/Thehet shishja n’kokë për pun sekondash/Shef veten n’tokë për punë sekondash/Ose t’varim ke shtylla si varëse rrobash”, ose “Tash a ka mundësi me m’fal, ti shko qije veten/Ti bon gam gam, por na krejt e dimë t’vërtetën/Ta dhiva suksesin dhe krejt ata që t’mshtesin”, ose “Na jena çunat e natës, me ne s’ka llafe/Kapuçat n’kry krejt me patllake/heke orën dhe varësen prej qafe/qiti tan paret, m’i jep si dhuratë/ti je biznesman, unë jom biznesboy/ti ki karta banke, për to kom nevojë”, etj, etj.

Ja, ky është Noizy. Dhe prandaj, unë thosha me vete: “Noizy nëpër antologjira? Mos o Zot! Vetëm këtë nuk ka mundësi ta kenë bërë”. Në fakt, nuk e kishin bërë. U informova mirë për se bëhej fjalë dhe u lehtësova. Noizy nuk ishte bërë personazh antologjish letrare. Për ta thënë me t’folmen e Noizit, “veç sa ishte përmen”. Në një tekst të klasave fillore, në mes të fjalive, ishte edhe kjo: Noizy është ….. më i njohur për të rinjtë shqiptarë. Dhe nxënësit do duhej ta plotësonin fjalinë e të vinin në vend të pikave fjalën: këngëtar. Noizy është këngëtari më i njohur për të rinjtë shqiptarë. Kaq ishte historia e Noizy-t, që u bë lajm në të gjitha portalet e rrjetet sociale.

Dhe nuk është se ka ndonjë gjë që nuk shkon në këtë mes. Nuk ka ndonjë rrenë. Noizy është vërtet këngëtari më i njohur për të rinjtë shqiptarë. Mirëpo…. Mirëpo, prapëseprapë unë nuk mendoj se Noizy duhej përmendur. T’i përmendësh emrin dikujt në librat shkollorë do të thotë t’ia legjitimosh popullaritetin, ta uficializosh atë, të japësh idenë se sistemi e ka pranuar, e ka bërë pjesë të vetën. Por nuk ka se si të jetë kështu. Nuk janë shijet popullore që i imponohen sistemit, sidomos sistemit të edukimit. Po të ishte kështu, nxënësit do të mësonin nëpër shkolla vargjet e këngës “Gëzuar Baftjar”, që është nga më të ndjekurat në Youtube e jo vargjet e poezive të Fatos Arapit: “Unë e desha përtej vdekjes/Ashtu dashurova unë/Edhe prapë s’ia fal dot vetes/S’i s’e desha pak më shumë…”.

Këto vargje i dinë a s’i dinë 200 veta. Kështu që, le ta lëmë Noizin në “shenjtërinë” e tij, le ta lëmë të bëjë muzikën që ai dëshiron të bëjë, t’i gëzohet popullaritetit të vet, madje edhe popullaritetit mes fëmijëve, por kur këta të fundit janë në shkollë, Noizy nuk duhet të ketë vend mes tyre. Shkolla është një tempull. Dhe tempulli nuk duhet lënë të përdhoset. Ju kujtohet fabula e ungjijve, e të katër ungjijve kanonikë? Jezu Krishti hyn në tempull në Jerusalem dhe aty gjen shitës bagëtish, kambistë, tregtarë. “Dilni jashtë!”, u thotë. “Ky nuk është vendi juaj, ky është tempulli i Zotit”. Dhe i vuri përpara me kamxhik. Tempullin e mbajti të pastër. Morali? Tregtarët bëjnë një punë të nevojshme, por ata nuk kanë vend në tempull. Po kështu edhe Noizy. Ai bën një muzikë, të cilën ia pëlqejnë dhe kjo është ok, por ai duhet nxjerrë jashtë nga tempulli. Që në këtë rast është shkolla.
*Marrë nga “Provokacia”, në “Abc Neës”

Provokimi i radhës nga Muç Nano: Noizy në tekstet shkollore? Për**osje, ta lëmë në ‘shenjtërinë’ e tij Read More »

Ngjela: Fatmir Xhafaj është figura më e fortë e PS, ka mbrojtjen e amerikanëve

Në studion e “Top Talk”, avokati Spartak Ngjela deklaroi se figura më e fortë brenda radhëve të PS, nuk është kryeministri Rama, por ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Figura më e fortë në PS është Fatmir Xhafaj. Është i fortë pa u bërë kryeministër. Ka mbrojtjen e ndërkombëtarëve, të amerikanëve”, u shpreh Ngjela.

Më tej, ai shton se edhe Rama ka qenë i implikuar kur doli “Babalja”, duke tentuar një krizë me Xhafajn, por u detyrua shpejt t’i dalë në mbrojtje.

“Në momentet kur doli “Babalja” Rama krijoi krizën me Xhafën, e pastaj doli dhe foli se ka qenë zëri i manipuluar. E kur ka thënë që ka qenë zëri i manipuluar, jam i bindur që ia ka kërkuar FBI, sepse analizën e spektrale të zërit e bën për 10 minuta”, u shpreh Ngjela.

Për avokatin Ngjela nuk është problem që vëllai i Xhafajt ndodhet në burg, duke dhënë shembull, se edhe i vëllai Klinton ka qenë në burg për drogë.

I “ngacmuar” nga gazetari Denis Dyrnjaja, se nëse për të kjo mund të jetë normale, por jo për shqiptarët, Ngjela iu përgjigj: “Shqiptarët të mësohen, nuk ka luftë klasash.”

Avokati u pyet edhe synimin e qeverisë për një pr/ligj kundër-shpifjes.

Për Ngjelën, kjo duhet bërë pasi politikës shqiptare i duhet seriozitet, por sipas tij edhe kësaj çështje do të t’i jepet fund me krijimin e BKH dhe SPAK.

“Shpifja është në Kodin Penal, këtë gjuhë vulgare dhe shpifjet vulgare në politikën shqiptare i ka futur Berisha. Pala tjetër nuk ka barbarizëm të atij niveli. Por edhe për të kot lodhen, pasi këto çështje do i hetojë dhe gjykojë BKH dhe SPAK”, u shpreh avokati Ngjela. /Tch/

Ngjela: Fatmir Xhafaj është figura më e fortë e PS, ka mbrojtjen e amerikanëve Read More »

“Hap gojën sa do?” Çfare ka brenda “pakoja” që Alizoti mori nga qeveria?

Deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj, në një deklaratë publike u shpreh se aktori i kryeministrit Edi Rama, Fredi Alizoti është blerë dhe shantazhuar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ai tha se PD ka disa fakte, ndërsa tregon edhe disa data, ku flitet për biseda telefonike dhe porosi të dhëna për Alizotin.

“Përgjimet telefonike provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.”, u shpreh Alibeaj.

“Alizoti ka takuar “shefin e madh” dhe ka marrë një “pako” prej tij, por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk e heton se kush është “shefi madh” dhe çfarë vlere ka pako e ofruar prej tij”, tha ai.Alibeaj-e1537177280865-709x450

Fjala e plotë:
Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj.

Është pikërisht skenari mafioz që njoftoi Edi Rama vetëm 2 ditë pasi u faktua që i vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, ku edhe mashtroi publikisht se kishte ekspertizën shkencore që provonte se ishte sajesë.

Partia Demokratike ka publikuar faktet e plota që provojnë se hetimi ndaj Agron Xhafajt nuk është bërë nga Prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.

Sot do të bëjmë publike dokumente të reja që provojnë se aktori i Edi Ramës, është gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Fatmir Xhafaj, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant.

Në ekran shikoni dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.

Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:

Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”.

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”.

Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më latë”. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”.

Partia Demokratike, pyet sot Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe veglat e tyre kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda:

• Çfarë “pako” ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë? • Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”?

• Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë? • Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?
• Cili është “shefi i madh” i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?

Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.

Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, qё jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.

Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore.

Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.

Por fundi i tyre është i afërt.
Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.

“Hap gojën sa do?” Çfare ka brenda “pakoja” që Alizoti mori nga qeveria? Read More »

A duhet të kërkojë media një vizitë të Ramës tek psikiatri?

Nga Armand Maho

Meqë shkojmë ne gjyq, nuk po flasim me emra po ashtu ne përgjithësi.

Seç me thane që është njëri këtej nga Shqipëria jonë që diagnostikohet me ‘psikoze afektive’ në rininë e tij ku një ndër siptomat sipas frengut qenka dhe ‘Çrregullimi antisocial i Personalitetit’!

Ka dhe kartelë vërdallë për këtë punë, dhe diku thoshte që simptomat shfaqen jo vetëm në rininë e hershme, por dhe në adoleshencën e vonë.

Taksirati jonë thuaj po na ra për pjesë. Ja seç thotë frengu për këtë punë, por çdo ngjashmëri me ndonjë person që ju kujton është e rastësishme.

‘Karakterizohet me veprime të vazhdueshme antisociale apo kriminale, por nuk është sinonim për kriminalitetin. Me tepër është paaftësi për sjellje konform normave sociale qe përfshin shume aspekte te zhvillimit.

Këta persona paraqiten si normal, por historia e tyre zbulon çrregullim te funksionimit jetësor.

Gënjeshtrat, ikja nga shtëpia, përleshja fizike, abuzimi me substanca dhe aktivitete tjera ilegale janë prezentë ne fëmijërinë e këtyre personave. Demonstrojnë gjendje ankthi ose depresioni çka nuk përputhet me situatën e tyre dhe shpjegimi i tyre për sjelljen antisociale bën që ata te duken si pa mend.

Kërcënimet për suicid dhe preokupimet somatike mund te jene te shpeshta. Shpesh e impresionojnë observuesin me inteligjencën e mire verbale. Janë manipulativ, abuzues fizik kryesisht ndaj partnerit, apo fëmijës së tyre.

Edhe klinicistet me te mire mund te mashtrohen nga këta pacientë. Këta pacientë nuk paraqiten ne mjediset e kujdesit te shëndetit mendor, por ka mundësi te përfundojnë ne gjyqe, burgje dhe ne pavijonet e urgjencave. Rastet kur ata paraqiten ne klinika te shëndetit mendor ndodhin pasi sillen kundër dëshirës se tyre ose pasi përpiqen t’i shmangin pasojat legale te një veprimi te kohëve te fundit’.

Botuar në Rilindja Demokratike

Image

A duhet të kërkojë media një vizitë të Ramës tek psikiatri? Read More »

Nuk është shaka: Shqipërisë po i ikën truri

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore. Emigrimi i shqiptarëve të arsimuar në vitin 2010 dhe 2011 është rritur me 223% krahasuar me vitin 2000 dhe 2001.

Ekspertët Gëdeshi dhe King zhvilluan një sondazh me 720 doktorantë, PHD dhe 303 studentë që jetojnë jashtë vendit për llogari të një studimi të PNUD. Sondazhi gjeti gjithashtu se shumica e diasporës shkencore shqiptare nuk dëshiron të kthehet.

Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Europë në këto dekadat e fundit që është vënë nën presionin e vazhdueshëm të emigracionit të lartë. Përpos ikjeve, mbetet i frikshëm fakti se Shqipëria kryeson listën botërore për potencialet e larta të emigrimit. Një sondazh i Gallup në 2017 gjeti se, 56% e shqiptarëve duan të emigrojnë. Numri i atyre që duan të ikin shënoi rritje me 20 pikë përqindje në raport me sondazhin e vitit 2012, ku 36% e shqiptarëve kishin në plan të emigronin. Rritja e dëshirës për emigrimin në këto katër vitet e fundit është më e larta në botë, sipas rezultatit të sondazhit, por mbetet i frikshëm fakti se Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit të trurit.

Një studim i profesorëve Ilir Gëdeshi dhe Russell King, për llogari të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) i publikuar së fundmi, tregoi se Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracion të lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.
Në vitin 2010 dhe 2011, u gjet se rreth 31.3% e popullatës shqiptare me arsim të lartë ishte në emigracion. Ikja e njerëzve me arsim të lartë është një problem i brendshëm i vendeve ku mungon ekonomia e shkallës dhe tregu i punës nuk paraqet potencial. Sipas të dhënave të OECD-së, emigrimi i shqiptarëve të arsimuar në vitin 2010 dhe 2011 është rritur me 223% krahasuar me vitin 2000 dhe 2001. Kjo rritje ishte më e madhe se emigrimi për pjesë të tjera të popullatës me arsim të mesëm dhe të ulët.Ana-tjeter-e-medaljes-850

Ekspertët Gëdeshi dhe King zhvilluan një sondazh me 720 doktorantë, PHD dhe 303 studentë që jetojnë jashtë vendit. Pas intervistave me ta, gjysma e tyre afërisht 49% nuk kishin ndër mend të ktheheshin në Shqipëri, 32% u përgjigjën se “vijnë në Shqipëri për të punuar, pas një periudhe kohore jashtë vendit”, dhe vetëm 4% thanë: “do të kthehem në Shqipëri pas diplomimit, të punoj”. Numri i studentëve shqiptarë në vendet e OECD u rrit me 430% në vitin 2016 në raport me vitet 2000.

Studimi i ekspertëve thotë se përgjigjet nuk ishin të improvizuara ose të rastësishme, por ishin të bazuara mirë në arsyetime, duke reflektuar jo vetëm një dëshirë për përvojën ndërkombëtare, por edhe një perceptim të së ardhmes, mbi punësimin dhe kushtet e jetesës në Shqipëri.
Andra, një studente shqiptare në Itali tha: “Kthimi im është i kushtëzuar nga punësimi. Për këtë arsye, shumica e studentëve shqiptarë dëshirojnë të dinë se çfarë i pret ata”. “Me një pikëpamje të zymtë të punësimit në Itali, shumë studentë shqiptarë përgatiten të emigrojnë në vende të tjera”.
Jola, një studente shqiptare në Itali, tha: “Ka vetëm pak studentë shqiptarë që duan të kthehen në Shqipëri. Nëse nuk gjejnë punë në Itali, ata synojnë të shkojnë në Gjermani, Spanjë apo Austri”.

Sondazhi gjeti gjithashtu se shumica e diasporës shkencore shqiptare nuk dëshiron të kthehet. Shumica e të anketuarve thanë se ata mendojnë se janë integruar mirë në vendin pritës, i cili siguron komoditet (në aspektin e strehimit, transportit, infrastrukturës) dhe sigurimin e jetës dhe mundësi më të mira për karrierë. Përveç kësaj, fëmijët ndjekin shkolla cilësore, jeta shoqërore dhe kulturore është e pasur, kujdesi shëndetësor dhe arsimi janë të një cilësie të mirë, etj. I frikshëm mbetet fakti se edhe për ata doktorantë që duan të kthehen për të kontribuar në universitetet shqiptare u është mbyllur dera.

Arsyet pse ikin jashtë me studime

Të rinjtë nga Shqipëria kanë një dëshirë të pazakontë për të studiuar jashtë vendit në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ekspertët Gëdeshi dhe King kanë vërejtur disa arsye për këtë tendencë. E para është se shqiptarët dëshirojnë të sigurojnë një arsimim më cilësor për fëmijët e tyre. Hipoteza e dytë supozon se për t’u diplomuar nga një universitet i BE-së, do të ishte më e lehtë për personin të gjejë një punë dhe të integrohet në vendin pritës. Anketa e zhvilluar me 303 studentë shqiptarë jashtë vendit kryesisht në Itali, Gjermani, Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, pa se 70% konsideruan studimet universitare si hapi i parë për të banuar jashtë vendit dhe 24.4% u përgjigjën “Ndoshta”. Vetëm 5.6% iu përgjigjën se kishin nisur studimet jashtë jo si një mundësi për të jetuar atje.

Arbeni, një ish-emigrant në Itali që tani drejton një kompani të suksesshme shërbimesh në Shqipëri, tha: “Në fillim të viteve 1990, si shumë shqiptarë, emigrova ilegalisht në Itali. Pas disa vitesh pune, u ktheva dhe ngrita biznesin tim në Shqipëri. Duke pasur parasysh situatën aktuale, shoh të ardhmen e djalit tim në një nga vendet e BE. Sidoqoftë, nuk dua që djali im të emigrojë dhe të jetojë siç e kam bërë atëherë. Prandaj, unë do të blej migracionin e tij: Do të financoj studimet e tij në një universitet të mirë në BE, duke krijuar kështu hapësirat për punësim dhe integrim më të lehtë në vendin pritës”.

Genti sheh perspektivën për fëmijët e tij përgjatë vijave të ngjashme: “Kur u martova, dukej se gjërat po ktheheshin mirë dhe vendosëm të ndërtojmë jetën tonë në Shqipëri. Por tani, ne mendojmë se fëmijët tanë duhet të ndërtojnë jetën e tyre jashtë vendit. Të dy fëmijët e mi studiojnë në shkolla private dhe mësojnë gjermanisht, duke u përgatitur për të studiuar në një universitet gjerman”.

Në lidhje me kthimin në Shqipëri pas diplomimit, përgjigjet e nxënësve shqiptarë janë edhe më të qarta. 49% e tyre pohojnë se nuk kanë ndër mend të kthehem në Shqipëri në të ardhmen e afërt”, 32% u përgjigjën se “vijnë në Shqipëri për të punuar pas një periudhe kohore jashtë vendit”.
Studimet tregojnë se ka një lidhje të fortë midis potencialit dhe migrimit real. Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë po emigron elita e studentëve të vendit, ku më të zgjuarit dhe më të mirët ikin dhe nuk kthehen më.

Profesor Gëdeshi thotë se, pasojat socio-ekonomike të këtij fenomeni janë të qarta: çdo vit, burimet njerëzore dhe financiare të kualifikuara, ose më mirë elita rinore dhe financiare e Shqipërisë, e lënë vendin në mënyrë të pakthyeshme dhe kostot që lanë pas janë miliona euro. Sipas një artikulli të kohëve të fundit, vendet që tërheqin të diplomuar nga vendet e varfra furnizohen gratis me burime njerëzore të arsimuara të talentuara. Kjo formë migrimi është bërë shqetësim i madh për të ardhmen e Shqipërisë. Erinda, një e intervistuar e cila mori doktoratën në Francë, tha: “Përmes rrjedhjes së trurit, shteti shqiptar po humbet investimin e vet. Kjo është një nga humbjet më të mëdha për Shqipërinë”.

Diaspora shkencore po rritet me shpejtësi

Madhësia dhe cilësia e diasporës shkencore shqiptare po rritet me shpejtësi. Pothuajse dhjetë vjet më parë, u vlerësua se rreth 200 doktorë shqiptarë punonin në universitete, laboratorë dhe institucione shkencore, si dhe në departamentet kërkimore të korporatave të vendeve të zhvilluara të OECD-së. Aktualisht, ky numër është shumë herë më i madh. Studimi i PNUD ka anketuar 752 të tillë nga Shqipëria me gradë PhD dhe punonim jashtë vendit. Rreth 62% e tyre punonin në universitete dhe institucione kërkimore. Shqiptarët e tjerë me doktoraturë, jo të integruar në universitete apo institucione kërkimore, janë të aktivizuar me trajnimin e tyre profesional në biznese, industri, administratë etj. Për shembull, anketa zbuloi se pothuajse 97% e tyre, që ishin të pajisur me doktoraturë jashtë vendit, janë në punë që përputhen gjerësisht me nivelin e kualifikimit.

Studimi tregon se në vendet e OECD-së janë së paku 2,500 doktorë dhe kandidatë. Për një vend të vogël si Shqipëria, ky grup hulumtuesish përfaqëson rreth 40% të shqiptarëve të cilët kanë një doktoraturë dhe rreth 25% të potencialit akademik të vendit. Ky rezervuar gjithnjë në rritje i “trurit” mund dhe duhet të mobilizohet për të mirën e zhvillimit socio-ekonomik të vendit, veçanërisht nëse ekzistojnë kushte specifike. Shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia me doktoraturë gjithashtu kontribuojnë në diasporën shkencore shqiptare, në aspektin cilësore dhe sasiore, dhe përbëjnë një të pestën e diasporës shqiptare në tërësi.

Ja cilët janë “shkencëtarët” emigrantë

Diaspora shkencore shqiptare është relativisht e re, me një moshë mesatare prej 37 vjetësh, ku 72% janë më të rinj se 40 vjeç dhe vetëm 2.3% janë 60 vjeç ose më të vjetër. Një grup tjetër (12.3%) përbëhet nga ata që emigruan me prindërit e tyre kur ishin 15 vjeç ose më të rinj. Ky grup përfundoi vetëm një pjesë të arsimit parauniversitar në Shqipëri dhe është më pak i lidhur emocionalisht me vendin e origjinës.

Diaspora shkencore shqiptare dominohet nga gratë rreth 57.4%. Pothuajse gjysma e tyre emigruan për herë të parë gjatë dekadës së parë të tranzicionit në vitet 1990, 37.6% në dekadën e dytë dhe 11.5% në të tretën (2010). Të dhënat tregojnë se vetëm 3.9% e të anketuarve kishin përfunduar studimet e tyre gjatë viteve të fundit të sistemit socialist. Gati 48% e të anketuarve nga diaspora shkencore kishin punuar në Shqipëri para emigrimit dhe 36.9% kishin punuar në universitetet publike ose private të vendit dhe institucionet kërkimore.

Arsyeja kryesore për emigrimin e përfaqësuesve të diasporës shkencore është shumë e ndryshme. Për shumicën, arsyeja ishte për të studiuar në një universitet prestigjioz (66.2%) ose për të ndjekur mundësi profesionale dhe trajnimi (4.5%) jashtë vendit se ato të ofruara në vendin e origjinës. Të tjerë, ata që kryesisht emigruan me prindërit e tyre ose që nuk largoheshin për qëllime studimi, theksuan faktorët ekonomikë (14.9%), ose, në një masë më të vogël, faktorët politikë (3.3%). Një numër i vogël, kryesisht pedagogë dhe hulumtues (2.8%), përmendën infrastrukturën e dobët dhe kryesisht mungesën e pajisjeve për punë kërkimore në Shqipëri.

Zgjedhja e vendit të destinacionit është e kushtëzuar nga faktorë të tjerë. Në këtë drejtim, vërehen dy grupe. Grupi i parë përbëhet kryesisht nga kandidatët e doktoratës, të cilët e rendisin reputacionin e universitetit, ose mundësinë e një burse, si arsyeja kryesore. Grupi i dytë përbëhet nga ata që tashmë kanë një doktoraturë, të cilët theksojnë mundësitë e punës dhe faktin se tashmë e njohin gjuhën. Vetëm një numër i vogël deklaruan se zgjedhin vendin pritës për shkak të pranisë së të afërmve apo miqve.

Një karakteristikë e diasporës shkencore shqiptare është se ajo po rritet me shpejtësi. Numri i mbajtësve të doktoraturës shqiptare (bazuar në vitin e përfundimit) është rritur me shpejtësi që nga rënia e komunizmit. Ndarja e periudhës 1988-2017 në tre dekada të veçanta vërehet se përqindja e mbajtësve të doktoratës është 2.6 herë më e lartë në dekadën e dytë sesa në dekadën e parë dhe 3.3 herë më e lartë në dekadën e tretë se sa në të dytën.

Kjo rritje e shpejtë pritet të vazhdojë. Numri i kandidatëve të doktoratës nga viti i parë u rrit me gati 154%, e nxitur nga një numër faktorësh. Së pari, numri i emigrantëve shqiptarë në vendet e OECD po rritet dhe një nga objektivat e emigracionit të tyre është të sigurojnë një arsimim të mirë për fëmijët e tyre. Fëmijët e tyre ndjekin shkollat dhe universitetet në vendin pritës, dhe disa vazhdojnë studimet e doktoratës. Skënderi, një profesor i informatikës në Gjermani dhe anëtar i institutit Alb-Shkenca, vuri në dukje:

“Migrantët shqiptarë erdhën në Gjermani kur ishin të rinj dhe tani ata janë bërë prindër këtu. Ata vlerësojnë arsimin dhe dëshirojnë të sigurojnë që fëmijët e tyre të arsimohen këtu. Për këtë arsye, unë them se numri i atyre që marrin grada akademike po rritet”.

SHBA dhe Italia, përfituesit e doktorantëve shqiptarë

Edhe pse e shpërndarë në pesë kontinente dhe 40 vende të ndryshme, pothuajse 72% e diasporës shkencore shqiptare është e përqendruar në vendet më të industrializuara të OECD-së: SHBA, Itali, Francë, Kanada, Mbretëri e Bashkuar dhe Gjermani.

SHBA udhëheq me 28.3% dhe është destinacioni kryesor i doktoraturës shqiptare në udhëtimin e tyre të gjatë. Të dhënat e anketës tregojnë se 18% e doktorëve shqiptarë, që aktualisht jetojnë në SHBA, përfundojnë studimet e tyre në Itali, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Holandë. Italia është në vendin e dytë (15.3%).

Afërsia gjeografike dhe ngjashmëritë kulturore, stoku i madh i emigrantëve shqiptarë dhe politikat e favorshme për studentët janë ndër faktorët që shpjegojnë përqendrimin e madh të diasporës shkencore shqiptare në këtë vend. Grupi tjetër i vendeve janë Franca, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Gjermania, pak a shumë në të njëjtin nivel, rreth 7% secila, edhe pse pozicionet e tyre kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Franca, për shembull, ishte destinacioni kryesor në vitet e hershme të tranzicionit, por tani renditet më ulët.

Kohët e fundit janë shndërruar në destinacione edhe Britania e Madhe dhe Gjermania. Një pjesë tjetër e diasporës shkencore shqiptare (18%) është pozicionuar në vendet e zhvilluara në Europën Perëndimore, si Holanda, Zvicra, Norvegjia, Suedia, Austria, Belgjika dhe Danimarka. Këto vende ofrojnë një cilësi të lartë të jetës dhe doktoraturat shqiptare janë të punësuar në universitete dhe institucione kërkimore të njohura ose kompani shumëkombëshe.

Ndryshe nga diaspora shkencore nga Shqipëria, pothuajse gjysma e asaj nga Kosova dhe Maqedonia janë të përqendruar kryesisht në vendet e destinacionit tradicional të Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe në Skandinavi. Megjithatë, SHBA është vendi i tyre i zgjedhjes parësore (15%). Shumë të rinj të talentuar kanë ndjekur studimet fillestare universitare në Itali, Greqi, Turqi, Bullgari apo Qipro dhe kanë vazhduar me një studim Master ose PhD në vende të tjera. Drini përfundoi studimet e tij bachelor në Bullgari, një master në Austri dhe një PhD në Mbretërinë e Bashkuar. Mimoza, vajza e një emigranti në vitet 1990, përfundoi studimet bachelor dhe master në Itali, doktoraturën e saj dhe karrierën post-diplomike në universitetet në Itali, Angli dhe Japoni dhe tani është anëtare e një grupi kërkimor me famë botërore në Kembrixh.

Përfaqësues të tjerë të diasporës shkencore kanë vazhduar udhëtimin drejt SHBA. Petriti, profesor në një universitet amerikan tha: “Kam përfunduar studimet e mia bachelor në Turqi dhe më vonë shkova në SHBA për masterin tim. Më vonë, vazhdova të kryeja doktoratën time, pas së cilës fillova të punoja si pedagog në universitet”. Të dhënat sasiore nga anketa tregojnë se shumica e doktorëve shqiptarë që kanë emigruar nga vendet e BE në SHBA kanë studiuar lëndë shkencore si biologjia, matematika, informatika, fizika ose kimia. Ndërkohë, të tjerët, duke ndjekur një karrierë të suksesshme, u transferuan në universitete të tjera brenda BE-së në mënyrë që të përparonin në karrierën e tyre akademike.

Agimi, i cili gjithashtu fitoi doktoraturën e tij në Francë, punon për një kompani multinacionale në Azinë Juglindore dhe është një nga gjeologët më të shquar atje. Rreth 19% e diasporës shkencore ka studiuar (ose janë duke studiuar) shkencat sociale, 18% biologji, matematikë ose fizikë, 17% për ekonomi dhe biznes, 14% mjekësi dhe lidhje, 13% në inxhinieri apo ndërtim dhe 10% informatikë apo elektronikë.

Diaspora shkencore, e interesuar për Shqipërinë

Diaspora shkencore shqiptare, veçanërisht gjenerata e parë, mban lidhje të ngushta me vendin e origjinës. Sipas studimit, 96% e doktorëve shqiptarë mbajnë kontakte të rregullta me Shqipërinë, përmes një sërë mjetesh të komunikimit (Skype, telefon, e-mail) me të afërmit, miqtë dhe kolegët nga universitetet dhe institucionet kërkimore ku ata kishin punuar më parë. Rreth 75% vizitojnë Shqipërinë gjatë pushimeve, një herë ose më shumë gjatë vitit, për të vizituar prindërit, të afërmit dhe miqtë.

Gjergji, një profesor i universitetit në SHBA, tha: “Çdo ditë kam shpenzuar rreth 15 minuta duke lexuar për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Një mik i imi shpenzon rreth një orë e gjysmë në lajme të hollësishme nga Shqipëria. Kur më duhet të di diçka në detaje, e pyes. interneti është burimi i informacionit tonë”.

Gjergji vazhdoi: “Jam me fat që kam miq shqiptarë në universitetin tim. Ata janë njerëz të arsimuar mirë dhe akademikë dhe ne bashkohemi të paktën dy herë në javë për një kafe, ashtu siç bëmë në Shqipëri dhe diskutojmë politikën në vendin tonë”. Afërdita, një studiuese e re, e cila sapo ka përfunduar doktoratën në Holandë, tha: “Mendja ime është ajo e një shqiptari. Kur zgjohem në mëngjes, e lexoj lajmin e parë nga Shqipëria, pastaj lajmin holandez. Natyrisht, unë kam përditësime edhe për Holandën. Kur mbërrita, isha 23 vjeç dhe ndihesha tërësisht shqiptare. Ndoshta unë mund të ndihem gjithnjë e më shumë holandezë gjatë viteve, por besoj se gjithmonë do të mbetem shqiptare”.
Ndërsa Arbeni, profesor në një universitet amerikan, tha:

“Unë e konsideroj veten një qytetar amerikan; Unë kam jetuar këtu për dhjetë vjet, kam punën time, interesat e familjes sime dhe jetën time, këtu. Prandaj, mund të them bindshëm se jam një qytetar amerikan. Sidoqoftë, u largova në një moshë të pjekur dhe, për ata si unë, do të ishte e vështirë të thuash se nuk më intereson se çfarë ndodh në Shqipëri. Unë jam i lumtur kur dëgjoj për gjëra të mira dhe më vjen keq kur dëgjoj për gjëra të pakëndshme që po ndodhin.

Gjithashtu, vëllai im dhe motra jetojnë atje. Kam kujtimet e mia. Të dy vendet janë të rëndësishme për mua, këtu qëndron e ardhmja e fëmijëve të mi dhe e fëmijëve të tyre. Prandaj, jam shumë i etur për atë që ndodh në Amerikë. Nga ana tjetër, jam i interesuar edhe për atë që ndodh në Shqipëri”. Shpëtimi, një studiues i cili aktualisht jeton në Itali, tha: “Para së gjithash ndihem shqiptar, megjithëse ndihem disi qytetar i botës. Unë kam qenë rreth e rrotull në shumë shtete amerikane, në Europë dhe në shumë vende të tjera, kudo kur më kërkon puna ime. Ndihem disi një qytetar i botës, por me një vulë të dallueshme shqiptare”.

Për shkak të këtyre lidhjeve, diaspora mund të shërbejë si një urë midis universiteteve dhe institucioneve kërkimore në vendet e origjinës dhe në vendet pritëse. Përveç kësaj, me kapitalin e saj të pasur social, mund të mobilizojë figura të shquara shkencore dhe akademike në vendin pritës për të bashkëpunuar me universitetet dhe institucionet kërkimore në Shqipëri. Kjo u konfirmua nga Shpresa, një profesor i ekonomisë në një universitet europian: “Kam diskutuar me burrin tim, i cili është gjithashtu akademik, për krijimin e një rrjeti dhe për të sjellë në Shqipëri figura të njohura nga fusha e ekonomisë për të mbajtur leksione ose për të marrë pjesë në shkollat verore. Ata do të vijnë me kënaqësi madje pa pagesë, sepse ata janë miqtë tanë”. Kur u pyetën për mundësinë e angazhimit të kolegëve të tij në një formë bashkëpunimi në Shqipëri, Altini, profesor universiteti në SHBA, tha: “Unë do të angazhohesha, po jo vetëm unë, por edhe kolegët e mi amerikanë që janë më të kualifikuar dhe kanë kontribuar në vende të ngjashme me Shqipërinë, në fushën e arsimit profesional”.

Sipas të dhënave sasiore, pjesëmarrja në rrjete dhe organizata kulturore dhe shkencore është e ulët. Vetëm 18.1% e diasporës thonë se ata marrin pjesë në një ose më shumë organizata, më shumë se gjysma në aktivitete kulturore. Një nga organizatat më të mëdha dhe më të vjetra shqiptare të diasporës është Alb-Shkenca, me rreth 400-500 anëtarë dhe që bashkon studiues dhe hulumtues shqiptarë nga e gjithë bota, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Anëtarët e Alb-Shkenca diskutojnë problemet aktuale në vendin e tyre dhe shumë shprehin angazhimin e tyre ndaj vullnetarizmit për përparimin e shkencës dhe teknologjisë në Shqipëri. Ambasadat shqiptare në vendet me përqendrim të diasporës shkencore shqiptare mund të japin kontribut të rëndësishëm për përforcimin e organizimit të diasporës shkencore.

Roli i Diasporës Shkencore

Shumë vende, duke përfshirë Hungarinë, Rumaninë, Poloninë, Sllovakinë, Indinë, Kinën, Korenë e Jugut, Singaporin, Tajvanin, Tunizinë, Marokun, Kilin, Afrikën e Jugut dhe Kolumbinë tani u kushtojnë më shumë vëmendje akademikëve, studiuesve dhe inxhinierëve të tyre emigrantë, duke i mobilizuar dhe duke i organizuar në dobi të vendit të tyre të origjinës. Këto vende kanë zhvilluar mënyra të ndryshme të formalizimit të lidhjeve me diasporat e tyre përkatëse shkencore, ku akademikët dhe kërkuesit emigrantë kanë vendosur lidhje me qarqet shkencore në vendin e tyre të origjinës.

Në vitin 1991, një grup hulumtuesish kolumbianë që studionin dhe punonin jashtë vendit, krijuan rrjetin e “Kaldas të Kolumbisë”, me qëllim të forcimit të komunitetit kërkimor kombëtar. Në të njëjtën kohë, emigrantë profesionistë nga India dhe Kina krijuan shoqata dhe rrjete në Silicon Valley në SHBA për të bashkëpunuar me vendet e tyre të origjinës. Në fillim të viteve 2000, shkencëtarët rumunë krijuan Rrjetin Ad-Astra në favor të reformës së sektorit të kërkimit në vendin e tyre.

Studimi i PNUD vlerëson se, diaspora shkencore shqiptare mund të ndikojë në zhvillimin socio-ekonomik të vendit në dy mënyra kryesore. E para është përmes kthimit të mbajtësve të doktoraturës në Shqipëri. Kthimi i emigrantëve të kualifikuar, të trajnuar për shumë vite në universitete, laboratorë dhe institucione kërkimi në vendet e avancuara të OECD, do të sillte në vend aftësi dhe njohuri të reja, të afta për të dhënë një impuls dinamik për jetën akademike dhe shkencore në Shqipëri.

Ermali, një profesor në një universitet në Kanada, dha një vlerësim tipik racional: “Edhe nëse shumë persona nga diaspora shkencore ishin të gatshme të ktheheshin, do të ishte e vështirë që kjo të materializohej, sepse nuk ka laboratorë të specializuar dhe universitetet në Shqipëri nuk funksionojnë siç duhet. Në vend të fitimit të të huajve për të ofruar konsulencë apo leksione, ose të përfshihen në projekte të rëndësishme në Shqipëri, ekspertët nga diaspora mund të jenë një zgjedhje shumë e mirë”./Monitor

Nuk është shaka: Shqipërisë po i ikën truri Read More »

Do një ide ku të shkosh nesër? Fjorda di një vend

Nga Fjorda Llukmani

Nuk e ke planifikuar akoma fundjavën? Do t’ju jap një sugjerim që do të më kujtoni, pasi ta provoni. Divjaka është vetëm 1 orë e gjysmë larg Tiranës. Pasi kalon rrethrrotullimin e Rrogozhinës, do të shikoni një tabelë në të djathtë, që ju çon atje.

U nisëm të shtunën nga dreka me grupin. Kisha qenë në Divjakë para pak kohësh, por nuk e pashë dot të gjithën. Kësaj here e ndava mendjen të provoj çdo aktivitet. Më joshën shumë disa foto të Blendi Klosit në Instagram, ku dukeshin flamingot, duke u larë në lagunë.

U kujtova që ma kishte përmendur një shoqe shtegtimin e tyre, por s’e kisha marrë seriozisht. Flamingo në Shqipëri? Çne? Siç duket flamingot bëjnë një pushim në lagunë, gjatë shtegtimit të tyre. Pra te ne janë tranzit.

Dikush më sugjeroi të qëndroja te ‘Divjaka Resort’, që kohë më përpara ka qenë godinë e kavalishencës, pra tip shtëpi pushimi. Nga pamja e ballkonit shikoja vetëm pemë dhe deti, që lidhej me një urë goxha larg.

Dalim për një shëtitje buzë detit. Nuk kishte këmbë robi! Vetëm disa vendas që peshkonin. Duke kaluar urën, shoh një rrjetë peshkatarësh të varur. “Ueee s’kisha parë kurrë një rrjetë të tillë”,-komentoj e ekzaltuar. Një zotëri, që po gjuante gaforre filloi duke qeshur nga reagimi im. “Mos ma vi re!”– i thashë – “se kisha kohë, pa parë plazh me rërë. Po ti çfarë bën aty?”-e pyes me kuriozitet.

“Ja po kap gaforre. I mbledh dhe i shes, në restorantet pranë. Përdor mish pule për t’i tërhequr”.-ndërkohë shikoj gaforren,  duke ngrënë një pjesë të mishit, kur faaappp ra në grackë. M’u kujtua sa të shijshme janë makaronat me gaforre.

Ecim pak më tutje buzë detit. Shkretëtirë dynjaja! Nuk shikoje asgjë, përveç rërës, detit, disa kallamishteve dhe shpend që fluturonin. Çfarë qetësie nervash!

Pasditja kaloi duke shijuar perëndimin. Ra pak shi dhe u formua një ylber fantastik. Nga lindja shikonim ylberin, nga perëndimi diellin, që ulej me të gjitha nuancat e mundshme të portokallisë dhe rozës.

Mund ta klasifikoj si një nga perëndimet më të bukura, që kam parë në jetë. Kur u ulëm për të ngrënë darkë, u surprizova nga çmimet. Linguini me fruta deti 550 lek. Sallata jeshile 200 lek. “Qyqja, ku paskemi qenë më përpara, ngelëm tu harxhu lekë në jug”- i them grupit. Peshku pastaj ishte i freskët. Prej kohësh nuk kisha shijuar peshk të egër të atillë!

Ditën e diel, ia dedikuam aktiviteteve, që mund të bësh në Divjakë dhe në lagunën e Karavastasë. Më poshtë, po ju listoj disa prej tyre që nuk duhen humbur.

Vizita në pikën e informacionit

Pika e informacionit ndodhet në hyrje të Divjakës dhe ngjan si një shtëpizë me çati. E ndërtuar këtë vit, aty gjendeshin të gjitha informacionet e mundshme për lagunën, llojet e shpendëve etj.

Një prej punonjësve aty na përgjigjej me përpikëri për çdo pyetje. Më pëlqeu shumë një tavolinë me kapak, që tregonte llojet e shpendëve.

Sipër kapakut ndodhej, një info e shkurtër dhe kur e hapje shikoje emrin e zogut dhe informacione të përgjithshme. Doreza e kapakut ishte në formën e vezës, që bënte lloji i shpendit.

U kënaqa duke i hapur e mbyllur disa herë. Një tjetër tabelë tregonte tingujt që lëshonin. Kur shtypje figurën e flamingos, fillonte tingulli i tij. E preferuara ime ishte një zonë, që tregonte komplet lagunën në pamje 3D.

Legjenda e hartës, listonte pikat më të bukura turistike për t’u parë. Kur shtypje butonin e pikës, shfaqej një dritë që tregonte vendndodhjen.

Pak më tutje, pashë dhe një lëkurë gjarpri, që ishte më i gjatë se unë. Kur u çmendëm ne të rriturit, imagjino fëmijët!

LEXO DHE :  9 sendet që kanë një detaj të zgjuar, por asnjëherë nuk e kishit ditur për çfarë shërbejnë

Pelikani Xhon

LEXO DHE :  Video e rrallë e Dritëro Agollit: Deputetët flasin me këtë gjuhë, pastaj vriten njerëzit

Në zonën e pikës së informacionit ndodhet një pelikan. Ai është personazhi më i fotografuar i Divjakës.

Xhoni nuk fluturon dot, pasi ka një krah të thyer, prandaj kujdesen punonjësit e parkut për të. Vetëm kujdes mos e shqetësoni me zhurma, se të fut një shikim, që është gati për të të hapur sqepin.

Kulla 360 gradë

Aty pranë ndodhet dhe kulla e ndërtuar me dërrasa. Është 13 kate dhe hyrja kushton 100 lek.

I pagova lekët me skepticizëm, duke i thënë vetes, çfarë të veçante na paska aq shumë sa duhet të paguaja. Ja futa kot fare! Nga atje sipër shikohej gjithëëë laguna. Superpamje, për të kuptuar sa e madhe është.

Dukej dhe dalja e lumit Shkumbin nga atje sipër. Definitivisht 100 lekëshi më i hajrit, që shpenzova në Divjakë. Lexova disa portale që shkruanin “Kullë betoni në mes të parkut të Divjakës”. Jo të dashur miq është kullë me dërrasa, në të mirë të turizmit. Hapini sytë dhe mendjen kur shkruani!

Shëtitje me biçikleta

Pasi mbaruam me kullën, në pikën e informacionit, morëm me qira disa biçikleta të reja fringo. 250 lek ora në mos gaboj.

Guida e Divjakës na sugjeroi në hartë, që të shkonim te një pishë që ishte monument për shkak të vjetërsisë. Nisemi nga aty dhe pedalojmë në pistën midis pemëve. Kjo pistë është e ndërtuar me dërrasa ose paleta në mes të pyllit.

Çfarë relaksi t’i japësh biçikletës e të mbushen mushkëritë me oksigjen. Kudo shikoja pellgje me ujë dhe pemë. Për të shkuar te pisha devijuam diku majtas. Kudo ka tabela informuese kështu që e gjen kollaj, çdo vend që do të vizitosh. Kjo rrugë nuk ishte e shtruar me dërrasa, por tipike shteg pyjesh.

Kurora e pemëve na binte mbi kokë. Arrijmë te pisha 400-vjeçare dhe pushojmë, në stolat me tavolinë aty pranë. Pisha e Egër kishte lartësinë 35 metra dhe trashësi trungu 2.5 metra.

Në trungun e saj kanë ndërhyrë njerëzit, për të mbledhur rrëshirë. Kjo e fundit përdoret nga besimtarët, sepse tymi që lëshon rrëshira, kur digjet largon xhindet nga fëmijët e sëmurë (të paktën kështu thuhej).

Shëtitje me varkë

Përsëri me biçikleta shkojmë në parkimin e varkave, ku fillojnë kanalet lidhëse me lagunën e Karavastasë. Varka është e madhe dhe mban deri ne 10 persona. Kushton 200 lek personi.

Mendova se nuk do të zgjaste shumë, por e kisha gabim. Kemi bërë shëtitje rreth 1 orë e gjysmë. Nëpër kanale shikoje lloj-lloj shpendësh, që fluturonin ose që qëndronin serbes-serbes.

Na u duk vetja, si në kopsht zoologjik natyror. Askush prej nesh nuk fliste, vetëm shikonim pamjen dhe kafshët përreth.

Një moment, djali që i jepte varkës na thotë, nëse kemi dëshirë të hipnim në një tarracë dy katëshe të ndërtuar me dërrasa, për të parë përsëri pamjen e lagunës.

Nga atje sipër ishte komplet pamje ndryshe, nga ajo që pamë te ‘Kulla 360’. Duke qenë se, relievi është i tëri fushor, syri të shikon shuuuumë larg.

Këto janë sugjerimet e mia për ju. Fatkeqësisht nuk munda t’i shoh flamingot, pasi ato kishin lëvizur në një pjesë të lagunës, që vështirë të shkosh me makinë të thjeshtë. Plus dhe dielli perëndon pak më herët e s’kemi kohë t’i bëjmë të gjitha.

Gjithsesi Divjaka është një destinacion, që mund ta vizitoni vajtje-ardhje brenda ditës ose dy ditë në fundjavë. Perfekte për familjarë me fëmijë, çifte, grupe shoqërore ose si t’ju dojë zemra ju. /dritare.net

Do një ide ku të shkosh nesër? Fjorda di një vend Read More »