Opinione

“Makinë të 2017, iPhone X dhe syze Gucci”, zëdhënësja e PD: Ku i gjeti Xhisiela kaq shumë para?

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas kërkesës për lirim të Rexhep Rrajës. Ajo thotë se luksi i Xhisielës është si makiazh për atë çfarë i ka bërë djali i Rrahmanit.

“Rexhep Rraja ka kërkuar lirimin me pretekstin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin!
Po pse Xhisiela e paska tërhequr përsëri denoncimin? A u kërcënua përseri ajo? A u vërtetua vallë se cigaren e kishte fikur vetë në trupin e saj?

Xhisiela Maloku u filmua se fundmi teksa drejtonte një makinë të vitit 2017 që kushton mijëra euro. Gjithashtu, gazetarët vunë në dukje celularin iPhone X dhe syze Gucci, që po ashtu kushtojnë qindra euro.

Ku mund t’i ketë gjetur Xhisiela kaq shumë para?!
A janë këto indicie se Xhisiela Malokun e kanë detyruar të tërheqë denoncimin, dhe a janë përfshirë nga prokuroria në hetim?
Me Edi Ramën në krye të institucioneve, krimi është gjithmonë i pafajshëm dhe viktima fajtor”, shkruan Zhupa.

“Makinë të 2017, iPhone X dhe syze Gucci”, zëdhënësja e PD: Ku i gjeti Xhisiela kaq shumë para? Read More »

“Para se të bëheshin milionerë ishin shoferë e bodigardë”, aktivisti krahason të pasurit shqiptarë me ata në botë

Instituti Evropian “Pashko” ka publikuar listën e njerëzve më të pasur në Shqipëri. Sipas kësaj liste, më i pasuri në Shqipëri është sërish biznesmeni, Samir Mane, duke u ndjekur më pas nga Shefqet Kastrati, Vasil Naçi, e me radhë.

Aktivisti i shoqërisë civile, Endri Shabani, i doktoruar në Universitetin e Oxford-it në Britaninë e Madhe, bën një krahasim mes të pasurve në Shqipëri dhe atyre në botë. Shabani shkruan nëpërmjet  një statusi në profilin e tij në Facebook se të pasurit në Shqipëri nuk kanë sjellë asnjë vlerë të shtuar por shfrytëzojnë pasurinë e përbashkët.

“Sheh listën e më të pasurve në bote, njëri ka themeluar Amazon, tjetri Facebook, tjetri Microsoft. Pra, kanë krijuar diçka të re. Dhe ndërkohë të gjithë të shkolluar në Harvard, Princeton, Stanford etj.
Sheh listën e më të pasurve në Shqipëri, njëri ka marrë rafineritë e naftës, tjetri minierat e kromit, tjetri koncesionin e rrugëve apo ilaçeve. Pra, kanë shfrytëzuar pasurinë e përbashkët, pa sjellë asnjë vlerë të shtuar. Dhe ndërkohë para se të bëheshin milionerë ishin shoferë, kambist, bodyguard etj.”- shkruan Shabani në postimin e tij në Facebook.

“Para se të bëheshin milionerë ishin shoferë e bodigardë”, aktivisti krahason të pasurit shqiptarë me ata në botë Read More »

Kthimi i dënimit me vdekje/ Basha bën deklaratën e papritur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet pro një referendumi për rikthimin e dënimit me vdekje. Deklaratën e bëri mbrëmjen e djeshme pasi vizitoi familjet e 3 viktimave në Mat, të cilët u ekzekutuan në krye të detyrës.

Po ashtu kryedemokrati vizitoi edhe të plagosurin që ndodhet në spitalin e Burrelit, Astrit Hani, ndërsa pasi doli nga spitali ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.

I pyetur nga gazetarët nëse duhet të ekzistojë dënimi me vdekje në Shqipëri, Basha u shpreh se ky vendim i përket popullit, por kur PD të vijë në pushtet do bëjë referendum mbi ketë çështje.

Me gjithë këto ngjarje që po ndodhin a duhet të jetë dënimi me vdekje?

“Kjo është një çështje që  i takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje tja shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”, tha Basha.

Kthimi i dënimit me vdekje/ Basha bën deklaratën e papritur Read More »

“Komunisti që sabotoi demokracinë”, gazetari kryqëzon Muçin

Gazetari Arben Vata është shprehur, se Mustafa Nano është  shembulli se si Partia e Punës, sabotoi krijimin e Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale Vata shkruan se kur shikon Nanon në televizione, kupton se platformën e komunistëve për të sabotua demokracinë.

“Kur pas gati 20 vjetesh me radhe shikon kete tipin ne media ne menyre sistematike duke share e mallkuar PD dhe mbrojtur pa asnje pike morali PS, dhe nderkohe kur mendon se ky ka qene nje nga krijuesit e PD ne Skrapar dhe me vone i ngarkuar me detyra te rendesishme shteterore, e kupton qarte dhe dhimbshem platformen e komunisteve per te sabotuar demokracine qysh ne lindje. Imagjinoni qe ky zoteria hiqet tani si gazetar i pavarur dhe ka shume njerez qe kenaqen kur e shohin ne TV”, – ka vazhduar ai në postimin e tij.

Gjithashtu, ai e quan Mustafa Nanon si një gazetar pa shtyllë kurrizore.

Postimi i plotë

Mustafa Nano, nje shembull sesi Partia e Punes sabotoi krijimin e Partise Demokratike

Kur pas gati 20 vjetesh me radhe shikon kete tipin ne media ne menyre sistematike duke share e mallkuar PD dhe mbrojtur pa asnje pike morali PS, dhe nderkohe kur mendon se ky ka qene nje nga krijuesit e PD ne Skrapar dhe me vone i ngarkuar me detyra te rendesishme shteterore, e kupton qarte dhe dhimbshem platformen e komunisteve per te sabotuar demokracine qysh ne lindje. Imagjinoni qe ky zoteria hiqet tani si gazetar i pavarur dhe ka shume njerez qe kenaqen kur e shohin ne TV.

Sa gjynah per ta dhe demokracine e deformuar shqiptare, pjese e se ciles eshte edhe pjesa me e madhe e medias dhe “gazetareve” te ketij lloji pa shtylle kurrizore.

“Komunisti që sabotoi demokracinë”, gazetari kryqëzon Muçin Read More »

“Dinakëria” e Ilir Metës dhe LSI në mes…

Nga Artur Zheji

Ilir Meta, është sot Presidenti më i pasulmuar ende nga palët. Kryeministri përfiton në çdo rast për ta marrë me të mirë. Meta buzëqesh, ngjitet në ndonjë mal të lartë dhe në qetësi, bllokon projektligjet më të diskutuara dhe më të debatuara në opinionin publik.

Mirëpo mazhoranca, nën regjinë e KM-së, nuk e sulmon dhe ndoshta i dërgon ndonjë buqetë me lule në fshehtësi. Porosia është e dukshme në qëndrimin ndaj Metës: “Mos e sulmoni! Duhet lënë gjithmonë një derë hapur drejt tij…”

Iliri, apo Presidenti nga ana e tij, nuk le asnjë shkak formal, për tu interpretuar si një President i anshëm dhe me plot kujdes, nuk bën asnjë “lajthitje” institucionale.

Mirëpo pa fare bujë, në një sinkronizim të habitshëm me Ministrin e Jashtëm, Bushati, e mbylli me kapak kushtetues, “Negociatën me Greqinë”, për Çështjen e Detit, duke u tharë pështymën në grykë, fjalimeve retorike dhe emfatike entuziaste, mbushur me kërcime të “Zorbës” dhe puthjet faqe më faqe, të palës shqiptare dhe asaj greke.

“Pa një Gjykatë Kushtetuese vepruese”, nuk ka si të ketë një Marëveshje të këtyre përmasave Kombëtare, është mesazhi Presidencial.

Përsëri asnjë replikë dhe asnjë kundërshti nga Qeveria.

Heshtje, ndoshta shtrëngim të padukshëm dhëmbësh, por asnjë reagim publik, asnjë vërejtje apo thumb.

Të jetë kjo një “Dashuri e Re”, Rama-Meta?

Askush nuk mundet ta besojë këtë, as edhe naivi më optimist, porse është thjesht një çështje përllogaritjesh politike nga ana e Mazhorancës, e cila, ndryshe nga sa shprehet, është në një periudhë vuajtjesh dhe djersitjesh, nga ato të fortat.

Skandalet ndjekin njera tjetrën dhe “alibia” e Lsi-së, si një parti politike mëkatare, nuk është më.

Pra mëkatarët, për të mos thënë hajdutët e Kupolës Rozë, ata që janë hajdutë kuptohet, pa dashur të përgjithsojmë, janë tashmë vetëm dhe lakuriq, e me hallate jashtë. Tepsia e gjitha për vete, pas fryrjes së parë të barkut më llokmat e byrekut të madh, të Parasë së Madhe, doli se të bën keq për dietën dhe rrit në mënyrë maramendëse anarkinë, luftën brenda llojit, krijimin e konflikteve dhe sëmundje të rënda në trupin e qeverisjes pa rezultate.

Duket se, brenda kornizës presidenciale, Meta, pret me durim dhe dinakëri, zhvillimin e hovshëm të këtij procesi kalbëzimi, derisa të shkojë në gangrenizim të plotë, diagnozë kjo, sot krejt e dukshme, të paktën në disa nga titullarët e rëndësishëm të PS, që ndezin purot me kartëmonedha 500 eurshe, e që priren drejt një aventurizmi seksual dhe abuzues, të përmasave legjendare.
Darkat dhe pothuajse orgjitë e disa ministrave, në lokale, të cilat mbyllen kur hyjnë brenda agallarët, janë sot, një temë e përditshme e kafeneve të shqiptarëve. Duke e ulur nën dhe, reputacionin e qeverisjes dhe deklaratizmit politik.

Sepse, si edhe vihet re, KM-ja, mbetet kampioni i daljeve Tv, si një gjitholog që jep përgjigje për çdo temë dhe merr në mbrojtje çdo çjerrje pantallonash që nxjerrin në diell, prapanicën e palarë të ministrave të tij, shpesh herë edhe idiotë të përsosur të komunikimit.

Meta, duket se informohet mirë dhe mban shënim, në kullën e vet presidenciale, edhe për këtë lëngatë të KM-së me disa nga ministrat e vet, që janë gjithashtu njohje të vjetra të qebabtores së PS, ku edhe i rekrutoi KM-ja i sotëm, me premtimin se do t’ju paguante borxhet e jetës së tyre të shthurur.

Edhe marrëdhënia e Metës, me PD-në është emblematike. Anti Lsi-stët e PD-së, sot janë më të pakët se dje, sepse kuptojnë sot, më mirë se dje, se ardhja e tyre në pushtet, pa Lsi, mbetet një ëndër e parealizueshme.

Meta, duket sikur e mban shënim edhe këtë.

Sepse askush nuk mund të thotë se ai, e ka mbyllur në Presidencë karierën e vet politike dhe se pas ushtrimit të kësaj detyre, do të shndrrohet thjesht në një alpinist pasionant dhe full time, si edhe do të ëndëronte shumëkush.

“Dinakëria” e Ilir Metës dhe LSI në mes… Read More »

Rama dyfishon pagat e kupolës në mjekësi që kanë nga 4-5 biznese e bordero, infermierët i lë me 31 mijë lekë

Megjithëse është edhe vetë, pacient kronik në disa shërbime mjekësore “speciale”, kryeministri Edi Rama, nuk ka rritur pagat e punonjësve të shërbimit bazë mjekësor, por vetëm pagat e shefave të kupolës mjekësore në ministri, në drejtoritë shëndetësore rajonale, të shefava, nëpër bashki e qarqe, të institucioneve  qendrore dhe spitaleve rajonale.

Sipas VKM Nr. 555, datë 29.9.2018, të publikuar në datën 9 tetor 2018, kryeministri Rama, ka dyshifuar vetëm pagat e shefave të shëndetësisë, të cilët përveç pagës së shtetit, kanë nga 4-5 biznese ilaçesh e klinikash private dhe nga 3-4 bordero mujore, ndërkohë që mjekët dhe infermierët, i la përsëri, me paga 31 mijë lekë në muaj, aq sa ministrat, paguajnë 1 shishe verë në dreka e darka dhe aq sa deputetët, i marrin vetëm dieta mujore nga shteti, për të fjetur në hotele.

A mund të qëndrojnë më, infermierët dhe mjekët në Shqipëri, kur ky kryeministër, përveç kushteve mizerje dhe pasigurisë në punë, presionit partiak për largime nga puna dhe mbajtjes së vendeve të punës me ryshfete, i lë edhe me paga lëmoshë?

Vetëm 31 mijë lekë të reja e kanë pagën mujore, infermierët dhe 36 mijë lekë të reja kryeinfermierët e përveç kësaj, duhet të dëgjojnë çdo mëngjes, drekë e darkë, edhe “pordhët” e fjalimet 3-4 orëshe, të kryeministrit hajdut, matrapaz, mashtrues e demagog.

Ndaj po ia mbathin mjekët e infermierët, sepse janë bindur tashmë, që me këtë kryeministër dhe me këtë politikë majtas e djathtas, të degjeneruar moralisht e të zhytur në krim dhe korupsion, nuk do të ketë as vlerësim as ritje pagash, as pensione normale, as siguri për vendin e punës dhe të jetës në spitale.

Sipas të dhënave, mjekët dhe infermierët shqiptarë, që shteti i ka lënë me paga lëmoshë dhe në kthetrat e nepotizmit e militantizmit partiak, po vazhdojnë të ikin në Gjermani e ku të munden, mjafton të shpëtojnë nga “xhungla” dhe mjerimi në Shqipëri.

Deri tani, janë “arratisur” pa kthim, 2985 infermierë dhe mbi 700  mjekë , ndërkohë që mbi 2000 infermierë dhe 1000 mjekë të tjerë, kanë bërë gati, letrat zyrtare, për të shkuar të punojnë me dinjitet, të lirë, të qetë e paga të larta, atje ku nuk ka ministër shëndetësie batakçi e hajdut dhe kryeministër të xhindosur, megaloman, hajdut, kriminel, harbut e palaço cirku, por ka vetëm vlerësim pune dhe shtet ligjor.

Po ikin e do vazhdojnë të ikin, gjithë imfermierët dhe mjekët, mbasi ministria që drejtohet nga fyçka dhe sekserja Manastirliu, sipas portalit qeveritar, ofron vetëm 400 vende pune në vit për infermierë, ndërkohë që 10 universitetet shtetëror e privatë në Shqipëri, nxjerrin 3000 infermierë në vit!/Pamfleti

Ja disa nga pagat e rritura, për kupolën e shëndetësisë  dhe paga e infermierit

Drejtor i Përgjithshëm: 118 mijë e 100 lekë, Zv/drejtor i Përgjithshëm: 100 mijë lekë, Drejtor Drejtorie në Drejtorinë Qendrore: 100 mijë lekë, Drejtor i Drejtorisë Rajonale: 95 mijë lekë

Përgjegjës Sektori në Drejtorinë Qendrore: 80 mijë e 700 lekë, Drejtorie Rajonale Shëndetësie: 80 mijë e 700 lekë, Drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Qark: 90 mijë e 800 lekë, Drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Bashki: 80 mijë e 700 lekë, Kryeinfermier dhe Kryevaksinator: 35 mijë e 200 lekë, Infermier, Qendrat e Shëndetit Mendor: 36 mijë lekë, Infermier i zakonshëm: 31 mijë lekë

Rama dyfishon pagat e kupolës në mjekësi që kanë nga 4-5 biznese e bordero, infermierët i lë me 31 mijë lekë Read More »

Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës: Në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik

Avokati Spartak Ngjel i ftuar në “360 Gradë” në Ora News bëri një deklaratë të fortë duke thënë se në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik.

Ngjela tha se kjo ndodh kur politika është lidhur me krimin e organizuar.

“Të gjithë keni qenë në unison bashkë me politikën. Do të shikoni që do të fillojnë atentatet, bashkë me vrasje të karakterit politik. Sa më shumë të rritet kurba e frikës. Unë di si ka ndodhur në botë. Psikika kriminale është e barabartë në botë. Çfarë ka ndodhur kur ka qenë politika e lidhur me krimin e organizuar. Do ndodhi që politika mund t’i drejtohet krimit të organizuar për të goditur subjekte të caktuara për të krijuar frikë. Do të ndodhi, mbajeni mend. Do të keni ndihmën e FBI-së? Nuk e di! Por ma ha mendja që ata janë më profesionist se sa unë dhe e kanë parashikuar këtë gjë, sepse krijon destabizilim. Krimi krijon destabizilim, jo krimi i pa njohur. Këta të korruptuarit e të dy krahëve duan destabizilim? Po e duan, vuajnë. Pse e duan? E duan që të largohen sepse nuk shpëtojnë dot nga kjo reformë.” – tha Ngjela.

Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës: Në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik Read More »

Deputeti i Fierit: Fredi Alizoti është hajdut, i kam dhënë 10 mijë lekëshe disa herë

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi, deklaron se e njeh mirë Fredi Alizotin, personi që akuzohet se ka bërë manipuluar zërin e Agron Xhafës në një video përgjim.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti Baçi tha se i gjithë Fieri e njeh Alizotin si “Fred hajduti” dhe figura e tij është diskretituese në këtë qytet dhe gjetkë dhe policia duhet të mbajë përgjegjësi që ka marrë një hajdut në pyetje.

“Shumë lokale të Fierit e njohin se vete dhe u kërkon ndonjë 10 mijë lekëshe. Ai është hajdut ordiner. Unë vetë disa herë i kam dhënë para. Më kërkonte lekë dhe i kam dhënë disa herë 10 mijë lekëshe Fred hajdutit, se kështu e njeh qyteti”, tha deputeti Baçi i cili njëkohësisht është edhe kryetari i degës së PD në Fier.

Baçi sqaroi se nuk është e vërtetë që Albert Veliu e ka kunat Alfred Alizotin.“Unë i njoh mirë të dy, sepse e ëma e Veliut është nga Fieri dhe është familje e nderuar, por Babalja nuk ka asnjë lidhje me Fredi Alizotin”, tha Baçi.

Për deputetin demokrat është e turpshme se si politika shqiptare merret duke diskutuar për atë që bën një figurë e tillë e diskretituar në opinionin publik si Alizoti. “Ai endet rrugëve të qytetit dhe për shkak të problemeve të shumta, ndërron shtëpinë disa herë dhe në mënyrë të përsëritur përfundon nga dy herë në javë në polici.
Ai është thjesht një hajdut ordiner”, tha Baçi. Lidhur me video-përgjimet Baçi tha: Ndërsa Babalen e bëri një gazetar investigativ, Fredi hajdutin e bëri policia sepse është i interesuar për problemin e vëllait. Këta njerëz si Alizoti që kanë mbetur rrugëve janë rezultat i kësaj gjendje që kemi ne. Është turp se këtë e njeh gjithë Fieri që arrin dhe e manipulon dhe thotë që jam takuar me drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu dhe Taulant Ballën”.

Deputeti i Fierit: Fredi Alizoti është hajdut, i kam dhënë 10 mijë lekëshe disa herë Read More »