Opinione

Kush i thirri autorët e ekzekutimit në ish-Bllok? Artan Hoxha: Komandoja nuk…

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur në zonën e ish bllokut, ku u ekzekutua Fabjol Gaxha, truproja i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili u plagos bashkë me mikun e tij Eljon Hato.

Sipas Hoxhës ngjarja mund të cilësohet ende misterioze sa i përkët konfliktit që mund të kenë pasur dy grupet me njëri-tjetrin. Ai thotë se grupi i komandos Marvjol Bilo që qëlloi për vdekje Fabjol Gaxhën u thirr që të vinte në lokal, në një kohë që grupi i Ervis Martinajt ishte aty.

Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e tij të shërbimit për të kryer vrasjen.

Hoxha sqaron gjithashtu se në ambientet e lokalit që frekuentohej nga VIP-a e biznesmenë ishte e pranishme edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë. Sipas tij, pistat e hetimit janë disa dhe grupi hetimor nuk mund t;i përjashtojë ato për ta fokusuar ngjarjen vetëm tek një motiv banal siç mund të jetë ai i ngacmimit të këngëtares nga viktima.

Kush i thirri autorët e ekzekutimit në ish-Bllok? Artan Hoxha: Komandoja nuk… Read More »

“Tregu telefonisë në krizë”, Malaj: Qeveria mban përgjegjëis për largimin e Deutch Telecome

Largimi i investitorit gjerman, atij që ka në pronësi Telekom Albania, për ish-ministrin e Financave, Arben Malaj na thotë qartë se tregu i telefonisë në vend është në krizë. Teksa ishte i ftuar në studion e “Fax News për Malaj në vendin tonë 1-2 kompani mund të mbijetojnë. Ndërkaq për mundësinë e blerjes nga një Telekom Serbia, Malaj e analizon në shumë aspekte, nga ana e sigurisë kombëtare, te e drejta e kompanisë gjermane për ta zgjedhur vetë ofertuesin.

“ Në Shqipëri 1-2 kompani mund të mbijetojnë. Tregu është i ndarë me kompaninë Vodafone që ka pjesën më të madhe. Para se kompania të blihej nga Deutch Telecome, që është gjigand botëror, kompania shqiptare ra. Duhet parë nga ana e sigurisë kombëtare. A është Serbia partner strategjik i ynë. A po punon për paqen në rajon? E vetmja gjë që ka lidhje me shkallën kombëtare ka të bëjë me informacionin. Qeveria ka përgjegjësinë që çdo investitator duhet të vëzhgohet. Konkurrenca do jetë mundësia do jetë nga të gjitha vendet. Përjashtohen të gjitha ato kompani që në historikun e tyre kanë patur probleme me respektimin e vendeve ku kanë qenë. Nëse shikohet si koncept patriotik do të krijojë mure.

Si mund të ndihmojë Shqipëria. Kemi raste që Autoriteti i Shtetit shqiptar ka bërë hetime për konkurrencën dhe që synojnë marrëdhënie të fshehta dhe të mbrojnë konsumatorin. Sfidat në një kompani që zgjerohen janë të vështira.
Besoj që ligjet janë të qarta edhe në këtë rast kemi rast që qeveria ka përgjegjësinë e saj. Qeveria nëse ka hetime të thelluara mund të ndërhyjë për këtë rast. Nuk duhet të harrojmë që kompania gjermane ajo që po e shet, ajo ka të drejtën ta shesë në treg. Kompania Gjermane nga ana e saj do të ketë pretendime nëse qeveria shqiptare ndërhyn në zgjedhjet që bëjnë”, shprehet Malaj.

“Tregu telefonisë në krizë”, Malaj: Qeveria mban përgjegjëis për largimin e Deutch Telecome Read More »

Deputeti biznesmen i PS: Nuk është hera e parë e ngjarjeve të tilla në Bllok

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla në zonën e ish Bllokut. Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli në ‘Fax News’ duke lënë të kuptohet se nuk do të jetë as e fundit. Sipas tij ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Bllok është shumë e rëndë, por kjo nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla në këtë zonë. Ylli tha se po të shikosh shifrat nga viti në vit kemi një rënie të ngjarjeve të tilla dhe kjo tregon për një punë të mirë të policisë sipas tij.

“Po të shikosh shifrat e krimit nga viti në vit, shifrat janë në rënie. Por këto janë ngjarje që ndodhin në gjithë botën. Janë gjëra që ndodhin. Nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në atë zonë”, tha Ylli. “Mendoj se shumë shpejt do të zbardhet dhe do të merret vesh versioni i vërtetë. Janë ngjarje që nuk duhet të ndodhin por duhet të presim rezultatin e hetimit”, u shpreh Fidel Ylli.

I pyetur për rastin e Xhisiela Malokut, Fidel Ylli tha se ngjarja u politizua dhe se ishte vetë vajza që e kishte sqaruar se e kishte bërë denoncimin nga xhelozia. Deputeti socialist u shpreh se duhen pritur rezultatet e hetimit. “Është një ngjarje dashurie, që vetë ajo e shfryu gjithë këtë, e provoi vetë, e bëra për xhelozi tha ajo, çfarë duhet t’i ngelet opozitës që merret me një fije bari, merret me Xhisielën me Babalen. Ky rast u politizua për të vetmin fakt se djali është i deputetit”, deklaroi Fidel Ylli.

Por ai shtoi se duhet pritur hetimi dhe politika të mos ndërhyjë. “Është në hetim ky rast, kam ndjekur me vëmendje këtë proces. Kur dëgjova se edhe kryeministri tha se në rast se Taulant Balla ka shkuar në komisarit ky është fundi i botës, këtu unë nuk kam më çfarë të gjykoj. Kjo është shashkë, e tha vetë ajo, nuk merren kaq shumë për raste të tjera, le të merret shteti more jo politika”, tha ai.

Deputeti biznesmen i PS: Nuk është hera e parë e ngjarjeve të tilla në Bllok Read More »

A është Elvana vërtetë “molla e sherrit” apo diçka tjetër fshihet?

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish Bllokut ka tronditur opinionin publik, pasi një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën. Rezulton se këngëtarja Elvana Gjata është bërë “molla e sherrit” për nisjen e konfliktit mes dy grupeve.

Ajo ka pranuar se ka qenë prezente dhe e shoqëruar me të dashurin e saj, Ervin Matën, në momentin që ka ndodhur ngjarja, por si është e vërteta sipas Artan Hoxhës?

“Motivi i ngjarjes nuk është aq i thjeshtë. Do duhet kohë të kemi një motiv të saktë. Deri tani pronari i lokalit është shoqëruar. Janë ndaluar dy efektivë, një nga Durrësi, një nga Lezha, emrat do jepen më vonë.
Të dy kanë qenë pjesë e trupës së Forcës Operacionale, më herët. Këta janë ndaluar sepse njëri ka qenë me Ervis Martinaj, tjetri se dyshohet se ka penguar policinë në kryerjen e detyrës.
Nuk janë më trupa operacionale, por tashmë janë ndaluar. Një prej tyre është personi që ka shoqëruar nga vendngjarja te Trauma Ervis Martinaj. Dërgimi me shpejtësi i tij në spital ka bërë që të shpëtohej. Personi që e ka transportuar dyshohet se është një nga pjesëtarët e policisë.
Martinaj aktualisht po trajtohet në një spital privat. Hato është në gjendje të rëndë, se ka katër predha”- ka thene Hoxha.

A është Elvana vërtetë “molla e sherrit” apo diçka tjetër fshihet? Read More »

Ngjarja e rëndë në Bllok, publikohen fakte të reja: Ervis Martinaj ishte duke…

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar disa fakte të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili u plagos bashkë me mikun e tij Eljon Hato.

Sipas Hoxhës ngjarja mund të cilësohet ende misterioze sa i përkët konfliktit që mund të kenë pasur dy grupet me njëri-tjetrin. Ai thotë se  grupi i komandos Marvjol Bilo që qëlloi për vdekje Fabjol Gaxhën u thirr që të vinte në lokal, në një kohë që grupi i Ervis Martinajt ishte aty. Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e tij të shërbimit për të kryer vrasjen.

Hoxha sqaron gjithashtu se në ambientet e lokalit që frekuentohej nga VIP-a e biznesmenë ishte e pranishme edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë. Sipas tij, pistat e hetimit janë disa dhe grupi hetimor nuk mund t;i përjashtojë ato për ta fokusuar ngjarjen vetëm tek një motiv banal siç mund të jetë ai i ngacmimit të këngëtares nga viktima.

Për ngjarjen dimë që një Komando ka vrarë truprojën e Ervis Martinajt, çfarë mund të na thoni më shumë?

Mund të them se grupet më të forta në kryeqytet prej kohësh kishin rënë në një lloj heshtjeje, kuptohej që në qytet ishin të ndara zonat e influencës. Ishte krijuar një lloj qetësie dhe s’kishte ngjarje. Kjo vrasje ndodh në një moment kur Tirana duhet të ishte më e sigurt se kurrë për shkak të Ministerialit. Ngjarja a ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku 100 metra larg lokalit kemi Presidencën, kemi seli partish të rëndësishme. Kemi një territor të frekuentuar

Edhe biznesmeni tjetër Memli Begalla u vra në mes të Bllokut…

Po jo vetëm ai. Kemi po ashtu vrasjen e të ndjerit Artan Santo në një distancë fare të afërt. Presupozohet se është një nga zonat më të sigurta, por rrinë edhe persona me precedent penal. Në lokalin ku ka ndodhur ngjarja është një lokal i vogël. Aty kanë ndenjur gjithë deputetët e ministrat e qeverisë. Lokali ku ka ndodhur ngjarja ka një tavolinë të madhe në mes, një banak në krah të djathtë dhe ca tavolina të vogla. Është ambient për takime intime. Aty rrinin persona VIP, politikanë e biznesmenë. Kam hyrë për herë të parë se s’doja të isha tek lokali ku rrinin deputetët, aty shikoja kolegë, analistë që rrinin me deputetë. Në një lokal që është edhe pak i rezervuar tregon se edhe klientela nuk është e zakonshme. Kamerat e jashtme i ka cilësore por të brendshmet nuk është se janë dhe aq të forta. Megjtiahtë nga një kqyrje e parë e tyre duket se fillimisht ka ardhur biznesmeni Vis Martinaj, shumë i fuqishëm në lojërat e fatit, lëviz i shoqëruar e kam parë edhe në raste të tjera ka ardhur me rrjet shoqëror persona besnikë që i qëndrojnë afër.

Janë ulur tek tavolina e madhe iu është shërbyer verë, gotat janë të paprekura. Pra ngjarja ka ndodhur sapo është servirur vera. Në momentin që 4 persona janë ulur në tavolinë, Ervis Martini mendohet të ketë qenë në banak me pronarin. Kamerat e sigurisë dëshmojnë se kanë hyrë katër persona të tjerë në lokal. Është fakt që janë thirrur të vinin në atë lokal. Në momentin që kanë hyrë ka pasur konflikt në lokal, njeri nga viktimat Fabjol Gaxha ka pasur konflikt me personat e hyrë në lokal.

Nga informacionet që kam unë ka një sërë pistash dhe asnjëra prej tyre nuk përjashtohet. Është fakt që personat që kanë hyrë në lokal janë thirrur, i ka thirrur dikush për të shkuar aty. Ka pasur konflikt fizik mes Marjol Bilos dhe viktimës. Komandoja mësohet se është pjesë e Beretave të kuqe. Kemi komando me Bereta blu, të kuqe dhe të zeza. Në bazë të uniformës kanë edhe përgatitjen dhe detyrat. Pjesëtari që ka ndërhyrë është pjesëtar i komandove. Menjëherë sapo ka nxjerrë armën viktima, edhe komandoja ka nxjerrë armën. Aty është gjetur një pistoletë, dyshohet se është e Fabjan Gaxhës dhe me të ka qëlluar vetëm një herë, plumbi i dytë i ka mbetur në gojë. Gjatë këqyrjes.

Personat janë larguar menjëherë pas ngjarjes?Është gjetur një motor pas ngjarjes. Kam parë policinë të sekuestrojë kamera e sigurisë gjithandej. Dyshohet se njëri nga autorët është larguar në këmbë, një tjetër me taksi dhe një tjetër me motor. Arma e krimit nuk është gjetur në vendngjarje.

Emri i Elvana Gjatës është përmenduar, pra mendohet se njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka ngacmuar atë? Është e vërtetë që është shoqëruar për të dhënë deklarime. Ajo është parë në ambientet e lokalit. Edhe pronari i lokalit u shoqërua dhe dha deklarime. Por tek motivi i ngjarjes nuk shkojmë dot direkt. Nuk mendoj që konflikti mund të ketë qenë i gjithi banal. Mund të të rendis 10 pista, konflikte, borxhe, fajde. Ka shumë arsye që duhet të kem prova që ti përjashtoj. Nuk janë bërë 24 orë që kur ka ndodhur ngjarja. Është shoqëruar çdo person që ishte brenda, kanë qënë VIP dhe me imunitet. Ka elementë që thonë edhe për një të plagosur tjetër dhe që ne nuk e dimë.

Ngjarja e rëndë në Bllok, publikohen fakte të reja: Ervis Martinaj ishte duke… Read More »

‘Kallashnikov e plumba çdo natë’, spikeri plotëson lotarinë amerikane: Do të punoja edhe në ndërtim, vetëm të largohem

Ngjarjet e fundit në Shqipëri ku po dëgjojmë për vrasës dhe trafikantë droge kanë bërë që shumë njerëz të ndihen të pasigurt të jetojnë në këtë vend. Të shumtë janë njerëzit që shprehin dëshirën e tyre për tu larguar sa më parë nga vendi qofshin këto arsye ekonomike apo politike.

Një ndër ta është edhe spikeri i njohur i lajmeve Bledi Marku i cili është shprehur se e vetmja dëshirë që ka është të largohet ga ky vend ku jetesa është bërë e pasigurt dhe dëgjohen vetëm krismat e kallashnikovave dhe plumbave. Ai shprehet gjithashtu se këtë vit ka aplikuar dhe për lotarinë amerikane.

‘Dua te iki sepse Tirana eshte bere e pasigurte. Nuk del dot te hash nje darke me familjen ose te festosh me miqte, pasi vendi ku po darkon mbushet me plumba kallashnikovi.’

‘Kallashnikov e plumba çdo natë’, spikeri plotëson lotarinë amerikane: Do të punoja edhe në ndërtim, vetëm të largohem Read More »

Artan Hoxha plas bombën: Autori i ngjarjes në Bllok është një komando i FA

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar autorin e ngjarjes së ndodhur mbrëmë në Bllok.

Ai tha se autori është është efektiv i Forcave Komando një eksperti i përdorimit të armëve. Viktimë e ngjarjes mbeti shtetasi Fabian Gaxha, 28 vjeç, ndërsa u plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinas, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë; Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë; F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë; M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

Artan Hoxha plas bombën: Autori i ngjarjes në Bllok është një komando i FA Read More »

Burgjet jane plot dhe krimi mbush rruget, sheshet, vatrat dhe familjet Shqiptare, cdo centimeter te tokes Shqiptare, cdo qelize te jetes Shqiptare! Perse ndodh kjo?!/Nga Arben abazaj

TE FALA NGA CMENDURIA!

Burgjet jane plot dhe krimi mbush rruget, sheshet, vatrat dhe familjet Shqiptare, cdo centimeter te tokes Shqiptare, cdo qelize te jetes Shqiptare!
Perse ndodh kjo?!
Pa u shuar mire jehona e nje ngjarje krimi, nje tjeter ze e ushton fort ne ndergjegjen tone, edhe me e madhe edhe me therese edhe me e frikshme!
Kujt i intereson te mbjelle krimin ne kete vend?!
Te gjendur nen nje intesitet te larte te krimit, te terrorit dhe te varferise ekstreme, Shqiptaret jane detyruar te heshtin te struken te bejne aleance me te keqen e te luten ne Zot per dite me te mira pasi shpresa per dite te tilla prej shtetit i ka braktisur me kohe!
Heshtja dhe strukja e virtyteve kane lene nje hapesire goxha te madhe bosh qe kane nxituar ta mbushin veset dhe harbuteria deri ne ekstrem! Krimi, tashme jo vetem eshte bere menyre jetese per pjesen e mire te plotikaneve te ketij vendi, por ka arritur drejtpersedrejti te kete perfaqesuesit e tij jo vetem ne politike, por edhe ne te gjitha institucionet shteterore dhe shoqerore duke filluar qe nga Parlamenti!
Po qytetaret kush i perfaqeson?!
Te mjeret qytetare!
Te mjere ata qe shesin voten per nje thes miell!
Te mjere ata qe u lepihen politikaneve per nje vend pune, pune qe nuk te con me shume se te buka e gojes dhe ate shpesh e arrin po “nxore” ndonje lek nen dore!
Te mjere ata qe mendojne se jane ne rregull me heshtjen e tyre e harrojne se edhe ata po i paguajne haracin krimit deri me nje, me gjithe kamata!
Te mjere ata qe perpiqen per ndryshimin, japin nga vetja, sakrifikojne nga vetja e tyre per te ngritur ndergjegjen qytetare ne kete vend, keta paguajne dyfish, keta jo vetem paguajne sa te tjeret, por duke qene te ekspozuar para krimit u duhet te paguajne edhe ndeshkimin e tij, ndeshkim qe kerkon t’i bej shembull para gjithe shoqerise duke ushtruar jo vetem format barbare te egzekutimit, por edhe me mjetet dhe levat e vete shtetit!
E ketu krimi kap majat e tij te organizimit! Shteti e shtetaret i vihen ne sherbim, per hir te ruajtjes se pushtetit! Ketu nuk flitet me per drejtesi e as per arsye, ketu gjithshka reale, gjithe permasat e realitetit ketu permblidhen te vrasja, ta arma, te tritoli!
Po si mund te dilet nga ky realitet? Si mund te ndryshoje kjo gjendje?! A kemi vertet mundesi t’i ndryshojme gjerat?!
Ketij vendi nuk i kane munguar kurre idealistet, ata qe kane ditur te ndezin driten e shpreses edhe kur erresira me shkelqimin e saj mediatik ka verbuar e pushtuar cdo skute! Nuk i mungojne as sot! Ata ende po perpiqen ta fitojne me paqe, ate cfare batakcinjte e mbrojne me arme e me gjak!
A do munden keshtu?
Ka vetem nje mundesi qe keshtu te arrihet dicka! Te ngrihemi te gjithe se bashku, nje ze, nje trup, nje qendrim, perballe horrave qe na kane uzurpuar gjithe mundesite qe edhe ne kete vend jeta te kete dinjitetin e saj dhe njerezit te jetojne me po ate dinjitet si ne mbare Europen! Nese nuk thyejme heshtjen dhe indiferencen, do vazhdojme te paguajme pasoja edhe me te renda ndaj krimit!/Arben Abazaj

Burgjet jane plot dhe krimi mbush rruget, sheshet, vatrat dhe familjet Shqiptare, cdo centimeter te tokes Shqiptare, cdo qelize te jetes Shqiptare! Perse ndodh kjo?!/Nga Arben abazaj Read More »