Opinione

Artan Hoxha jep alarmin/ “Marsida është në rr ezik se di të vërtetën”

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Opinion” ka folur lidhur me vr asjen e ndodhur në Kavajë disa ditë më parë, ku një person humbi jetën.

Në fjalën e tij, Artan Hoxha u shpreh se Marsida është në rr ezik pasi është e vetmja që di se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja.

“Bashkëshorti i asaj vajzës, që është në b urg në Gjermani në Shqipëri ka qenë i dënuar për vr asje. Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është. Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kr iminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë. Vajza është në rr ezik tani e mbrapa, ajo di motivin e vërtetë për këtë ngjarje. Hetimi po shkon në një rrjedhë tjetër, janë prishje të pazarit. Kjo shpjegon faktin pse ata janë bashkë, pse pozojnë kaq hapur,”- tha Artan Hoxha.

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i ar matosur që përfundoi me një vi ktimë dhe me një të pl agosur. Vi ktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi vik tima hapi z jarr duke pla gosur policin, ky i fundit e vr au me ar mën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare./dosja

Artan Hoxha jep alarmin/ “Marsida është në rr ezik se di të vërtetën” Read More »

Unë e takova Marsidën nga Kavaja: Mos e thërrisni ku.rvë

Nga Dorjana Bezat
Këtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe nga një seri postimesh kuptova se dje paskësh qënë dita botërore e vajzave. E gëzofshim! Nuk e dija që ekzistonte një ditë e tillë. E nga ta dija?! A mund të ketë festë vajzash në vendin ku jetoj?!

Dy ditët e fundit i kam kaluar në Kavajë. Qytet i vogël, i lidhur fort pas fesë dhe paragjykimeve. Një qytet që në atë që unë pashë m’u duk se kishte 2 jetë. Atë që prezantohej si konservator dhe me atë jetën tjetër të pashfaqur që pëshpëritej nën zë brënda dyerve të mbyllura.

Dhe ndodh një ngjarje si ajo e 10 tetorit që jeta e fshehtë të dalë në shesh e të plasin fjalët: Ua sa turp! Një burrë mbeti i vrarë në pragun e shtëpisë së një gruaje e një tjetër burrë ishte brenda I plagosur. Një grua e martuar, me 3 fëmijë, me bashkëshortin në burg, kalonte natën me disa burra në shtëpi mes birrash e plumbash. Në turmë kësaj gruaje iu derdhën në fyt: KURVA!

Dhe jo vetëm kavajsit. Të gjithë. Të njohur e të panjohur.

Unë e takova atë grua. Është shumë e lehtë ta gjykosh e paragjykosh për veprimet e saj e për jetën që bënte.

Unë s’e bëj dot ketë. S’e bëra dot kur e pashë me rrathë të zinj në sy. Të denatyruar deri në deje.

M’u duk se frymonte një qënie që nuk ishte njeri, as femër, as nënë. Nuk di çfarë ta quaj, por ngjyra e lëkurës së saj, mënyra e jetesës, atë që ajo mendonte më lanë të kuptoja se ngjarja e së enjtes ishte drama e fundit e jetës së saj. Para se t’i thërrisni kurvë, mendojeni që e kanë martuar që 14 vjeç. Kur ajo ishte ende fëmijë u bë nënë. Teksa e pyesja për jetën e saj mes rreshtash kuptova se ajo shihte si vlerë tek partnerët e saj sa njerëz kishin vrarë. Kjo besoj tregon shumë për formimin e saj…

Po ç’mund të them për vajzën e saj 9 vjeç?! A mund të ketë ajo festë?! E pashë teksa kthehej nga shkolla me gjyshen përdore. Gjithë qyteti gumëzhinte për nënën e saj. Më kaloi para këmbëve e heshtur. Në shpinë mbante çantën e shkollës ngjyrë rozë me princesha. Sa larg jeta e saj nga përrallat…

Po vajzat e burrave që nxorën armët në këtë ngjarje?! Njëra është 14 e tjetra 6 vjeç? Uroj që ato kurrë të mos e mësojnë ç’kanë bërë baballarët e tyre.

Nuk mundem të harroj as nënën e Dritan Haxhollit. “Përse të rroj unë tani që s’e kam djalin”, më tha. Një grua e veshur kokë e këmbë me të zeza, në vaj pranonte se djali i saj nuk ishte ai që duhej, por ajo sërish e donte.

Më vonë mësova se ajo grua ishte dhunuar e rrahur nga i biri shumë herë, por ajo vazhdonte të jetonte në një çati me të, duke pritur me ankth çdo natë që ai të kthehej në shtëpi pa bërë ndonjë të pabërë me armën që mbante me vete.

E pra, ta gëzojmë festën! Por, para se të bërtasim e shtrembërojmë fytyrën duke thënë “shih kjo kurva”, le t’i hedhim pak sytë vërdallë tek familja jonë, fqinjët, lagjja, shoqëria etj., të bëjë secili pjesën e tij që të rrisim vajza dhe jo kurva.

Unë e takova Marsidën nga Kavaja: Mos e thërrisni ku.rvë Read More »

Basha: Asnjë nga taksat e premtuara as nuk u ul, as nuk u hoq

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se Kryeministri Edi Rama nuk mbajti premtimet, me të cilat erdhi në pushtet.

Basha shprehet se taksat u rritën për 95 % të shqiptarëve dhe se sot paguajmë më shumë, plot 1.9 miliardë euro taksa.

“Rama mashtroi. Asnjë nga taksat e premtuara as nuk u ul, as nuk u hoq. Borxhi zyrtar u rrit nga 63% në 71% ndërkohë që 2.2 miliardë euro PPP janë borxh i fshehur”, tha ai.

Sipas Bashës, në 6 vjet, Rama vodhi dhe shpërdoroi 4.6 miliardë euro ose sa buxheti në 1 vit. /atsh

Basha: Asnjë nga taksat e premtuara as nuk u ul, as nuk u hoq Read More »

Zija Çela: Juria ka Handken, bota ka Kadarenë

“Me dasht, me besu tek vetja, me fal buzëqeshje”. Kështu u shpreh gjatë klubit të leximit përpara nxënësve të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” autori i mirënjohur Zija Çela, fitues në vite i mjaft çmimeve letrare.

Gjimnazistët diskutuan në Qendrën për Hapje dhe Dialog me autorin për librin me tregime “Princi i buzëqeshjes”, për fillesat si shkrimtar, për pushtetin e shkrimtarit, por edhe për nobelistin e saposhpallur, Peter Handke dhe çmimin e tij kaq të diskutuar.

“Juria e Nobelit hodhi në erë paturpësisht moralin e vet, duke iu kundërvënë moralit të njerëzimit, atij që është nënshkruar edhe në Kartat e OKB. Prandaj Handken ka juria, Bota ka Kadarenë. Madje në katin ma të epërm, atë të nivelit Mbinobel, në shoqërinë e Borgesit, Tolstoit, etj.,” u shpreh shkrimtari i njohur Zija Çela. /atsh

Zija Çela: Juria ka Handken, bota ka Kadarenë Read More »

Çmimi Nobel për mbrojtësin e Millosheviçit, Basha: Tronditëse, ditë e trishtë për vlerat tona

Kryetarit i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje dhënien e Çmimit Nobel në letërsi për Peter Handke duke e konsideruar si tronditëse dhe si një ditë të trishtë për vlerat tona.

Basha shprehet se “20 vjet më parë shërbeva si pjesë e ekipit të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, që ngriti aktakuzën kundër Milosheviçit për krime lufte dhe gjenocid”.

“Të shohësh çmimin Nobel të shkojë për dikë që mbronte dhe justifikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Europë pas Holokaustit, është tronditëse dhe revoltuese. Ditë e trishtë për vlerat tona”, thekson ai./atsh

Çmimi Nobel për mbrojtësin e Millosheviçit, Basha: Tronditëse, ditë e trishtë për vlerat tona Read More »

Blushi: Presidenti, zero shkelje të Kushtetutës

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi reagoi sot pas mbledhjes së Komisionit të Venecias.

Duke kundërshtuar deklaratat e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Blushi u shpreh se “çështja është e qartë si kristali: Zero shkelje të Kushtetutës”.

Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes”, theksoi ai./atsh

Blushi: Presidenti, zero shkelje të Kushtetutës Read More »

Lavdosh Ferruni: “Jam nip i Tragjasjot,vellezerit niper te Radhimjot por ja si quhet krahina jone”

Zoti Lavdosh Ferruni, biri i krahines tone dhe ambjentalisti i mirenjohur ja si shprehet ne lidhje me emertesen qe duhetperdoret per krahinen tonea jone.

Ai thekson se duhet te perdorim termin ‘Krahina e Dukatit’ sepse kjo eshte ajo qe njeh historia e afert dhe administrimi faktik i para Luftes se Dyte Boterore. Sipas tij kjo eshte menyra per te ruajtur identitetin e krahines.

Komenti i tij i plote :

Me vjen mire qe perdorni fjalen Krahine. Dhe do ishte mire akoma te perdorni ate qe njeh historia e afert dhe administrimi faktik, i para luftes se 2te Botrore, dhe deri vone, krahina e Dukatit.

Keshtu ruhet identiteti i krahines. Une jam nip i tragjasjot dhe jam kranar, vellezerit e mij ne Dukat jane niper te Rradhimjot dhe jane krenare.

Orikumasit jane pak me konglomerat, por jane mirepritur nga Krahina. Por Orikumi thjesht duhet te jete pjese e krahines. Forca cuna. ta ruajme identitetin.

Lavdosh Ferruni: “Jam nip i Tragjasjot,vellezerit niper te Radhimjot por ja si quhet krahina jone” Read More »

Mediat franceze – Falë kujdesit të mbretit Zog,Ismail Qemali prehet në Vlorë

Ekskluzive, me rastin e ditëlindjes së mbretit Zog (8 tetor 1895) :

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 30 nëntorit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me veprimin dhe respektin e Mbretit Zog ndaj Ismail Qemalit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëri

20 vjetori i Pavarësisë.

Na telegrafojnë nga Tirana :

20 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë u festua në të gjithë vendin. Një ceremoni e madhe u zhvillua në Vlorë, ku, në 1912, Ismail Bej Qemal Vlora shpalli pavarësinë e Shqipërisë, eshtrat e të cilit u transportuan nga Kanina në varrin e ri të ngritur në Vlorë nën kujdesin dhe shpenzimet pesonale të mbretit.

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, :

Mediat franceze – Falë kujdesit të mbretit Zog,Ismail Qemali prehet në Vlorë Read More »