Opinione

“Po fshihet realiteti”, Spahia: Tamponet e marrë dje në Shkodër nuk janë analizuar

Ish-deputeti i PD-së Brdh Spahia akuzoi sot, Ministrinë e Shëndetësisë se po fsheh realitetin në lidhje me tamponët e marrë në Shkodër.

Në reagimin e tij, Spahia e konsideron fshehjen e tamponëve si një krim dhe sipas tij tamponët e marrë në Shkodër nuk janë analizuar.

“Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, i përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71”, tha ai.

Spahia tha se dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra. /atsh

“Po fshihet realiteti”, Spahia: Tamponet e marrë dje në Shkodër nuk janë analizuar Read More »

“Nëse numrat do lëvizin në drejtimin e gabuar, do përdorim frenat e emergjencës”

Kryeministri Edi Rama deklaron se “nëse numrat do të lëvizin në drejtimin e gabuar, ne do përdorim frenat e emergjencës që do të jenë gati në çdo moment”.

Rama sjell shembullin e Austrisë, që sipas tij, “ka një plan hapjeje të ngjashëm me tonin”.

“Austria ka një plan hapjeje të ngjashëm me tonin dhe më të avancuar në kohë me rreth 10 ditë. Ja çfarë ka shkruar para pak minutash në Twitter kancelari austriak: “Qasja jonë në muajt e ardhshëm do të jetë e qartë: Aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme. Nëse numrat do të lëvizin në drejtimin e gabuar, ne do përdorim frenat e emergjencës që do të jenë gati në çdo moment”. FIKS”, shprehet Kryeministri Rama. /atsh

“Nëse numrat do lëvizin në drejtimin e gabuar, do përdorim frenat e emergjencës” Read More »

“Mirënjohje ndaj kujtdo që sot është në detyrë”, Balla: Do të dalim dhe më të fortë nga kjo luftë

“Mirënjohje ndaj mjekëve, infermiereve, por edhe punonjësve të policisë, Forcave të Armatosura, çdo punonjësi që sot është në detyrë, në çdo detyrë të pazëvendësueshme, në çdo njësi prodhuese apo shërbimi”.

Ky ishte mesazhi me të cilin e nisi sot ditën kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa ndau një foto të ekipit të bluzave të bardha të angazhuar në vijën e parë të frontit të luftës kundër COVID-19.

“Teksa fillojmë një ditë të re të luftës, t’i shprehim mirënjohje mjekëve, infermiereve, por edhe punonjësve të policisë, Forcave të Armatosura, çdo punonjësi që sot është në detyrë, në çdo detyrë të pazëvendësueshme, në çdo njësi prodhuese apo shërbimi. Me ndihmën e Zotit ne do të dalim më të mirë dhe më të fortë nga kjo luftë”, tha Balla. /atsh

“Mirënjohje ndaj kujtdo që sot është në detyrë”, Balla: Do të dalim dhe më të fortë nga kjo luftë Read More »

Mbrojtja Civile/ Prefekti i qarkut Vlorë: Rritja e temperaturave do të shtojë shkeljet për të shkuar në plazh, gjë që duhet ndaluar

Problematikat e hasura dhe hartimi i planit të masave në vijim lidhur me menaxhimin e situatës për COVID-19 ishin në qendër të mbledhjes së Komisionit të Mbrojtjes Civile të zhvilluar nga Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj.

Çështjet të cilat hasën më tepër diskutim konsistojnë në shtimin e kontrolleve në subjekte shërbimi si lokale apo restorante, me qëllim shmangien e hapjes së tyre, si dhe shmangien e abuzimeve me fashën orare në disa subjekte të tjera.

“Rritja e temperaturave të motit do të sjellë shtim të shkeljeve për të shkuar në plazh, gjë e cila duhet ndaluar në mënyrë kategorike. Mbeten problem tregjet e tregtimit të fruta-perime, ku qytetarët nuk respektojnë distancën, ndërsa shitësit nuk përdorin maskë dhe dorashka”, – tha prefekti Mamaj.

Sipas tij, lidhur me këtë situatë, Komisioni vendosi të bëjë shenjëzimin në çdo treg dhe mbylljen e përkohshme të tregjeve ku nuk mund të menaxhohet situata.

“Pavarësisht zgjatjes së fashës së orarit për lëvizjen e qytetarëve, lejohet lëvizja vetëm, pasi të jetë aprovuar leja, për të bërë blerjet e produkteve të nevojshme”, – tha Mamaj.

Prefekti bën të ditur se “çdo bashki ka evidentuar të moshuarit e vetmuar dhe familjet në nevojë dhe gjatë gjithë kohës së karantinës ka bërë shpërndarjen e ndihmave”.

Sa i përket dezinfektimi të ambienteve të brendshme dhe të jashtme Mamaj shprehet se “ka qenë i përditshëm në çdo bashki”.

“Policia Vendore, Policia Bashkiake, ushtria dhe inspektoratet do të vijojnë bashkëpunimin e ngushtë për të vlerësuar situatën dhe për të marrë masat për të parandaluar shtimin e qarkullimit pa kriter të qytetarëve”, – tha Mamaj./atsh

Mbrojtja Civile/ Prefekti i qarkut Vlorë: Rritja e temperaturave do të shtojë shkeljet për të shkuar në plazh, gjë që duhet ndaluar Read More »

Spahia: Rruga e vetme për kthimin sa më shpejt në normalitet është shtimi i testimeve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se “rruga e vetme për kthim në normalitete është shtimi i testimeve”.

“Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojnë dhe njëherë rëndësinë e rritjes së testimeve, pasi në këtë mënyrë jo vetëm nuk arrijmë të shkëpusim dot zinxhirin e infektimit, por po vihet çdo ditë në rrezik shëndeti i mjekëve dhe infermierëve dhe rritja e të infektuarve nëpër spitale.

“Sot kemi disa mjekë dhe infermierë nga spitali i Traumës të vetëkarantinuar. Uroj me zemër që t’i kenë shpëtuar infektimit dhe të kthehen shpejt në krye të detyrës aty ku ka dhe shumë nevojë”, tha Spahia.

Ai theksoi se “testimet kanë garantuar suksesin e menaxhimit të përhapjes së COVID-19 në shumë vende që sot po bëhen gati t’i hedhin hapat e parë drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve në mënyrë që të nisë hapja dhe kthimin në normalitet në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme”./atsh

Spahia: Rruga e vetme për kthimin sa më shpejt në normalitet është shtimi i testimeve Read More »

“Politikanët rrënimtare të shëndetësisë të heshtin në këto kohë covidiane”/Kalo: Akuzat politike s’duhet të zbehin profesionalizmin e mantelbardhëve

Mjeku i njohur Tritan Kalo deklaron se “epidemitë kanë rrënuar dhe po rrënojnë shtete e sisteme të tëra, ndaj duhet të jemi kurdoherë të përgatitur për t’u përballur me to.

Kalo thekson se politikanët rrënimtarë të shëndetësisë publike, duhet të heshtin në këto kohë covidiane.

“Jo dhe vetëm jo partitizmit, militantizmit dhe politikbërjes së pabuktë e asfiksuese të mbrothësimit të vendit….po dhe vetëm po në çdo moment profesionalizmit, përkushtimit dhe humanizmit të mantelbardhëve. Politikanët rrënimtarë të shëndetësisë publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata drejtues jo vizionarë të QSUT “Nënë Tereza” të pas 1993, së paku duhet të heshtin në këto kohë covidiane”, deklaron mjeku i njohur.

Ai thekson se “ishin medikotriteti dhe partitizmi i tyre, ato që e dëmtuan në themel strukturën mirë-funksionale në aspektin epidemiologjik dhe jo vetëm, të të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr.4.

“Pulitikanët tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njëjtin ushqim”, duke prodhuar më pas politika jo të mbara, aromëmbytëse dhe rrënuese së paku për Lëminë e Përkujdesjes dhe Ndjekjes së të sëmurëve me Sëmundje Infektive, sektor në të cilën unë kuntribuoj që prej 2 Korrikut 1981…Sot me ndërhyrjet që po bëhen edhe pse disi të vonuara e të cilat duhen shpënë më tej, shpresoj se do të bëhet e mundshme që jo larg në kohë, të korrigjohen këto ndërhyrje të gabuara, si dhe të bëhet e mundur që Shërbimi Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të plotësohet me të gjithë infrastrukturën e nevojshme të funksionalitetit të tij….profezionalizmi kurdoherë duhet të prevalojë mbi politizmin në shëndetësi…..së bashku me ju bashkëkombasit e mi, shpresoj se do ja dalim mbanë edhe në përballjen me COVID-19!!!”, deklaron mjeku Kalo./atsh

“Politikanët rrënimtare të shëndetësisë të heshtin në këto kohë covidiane”/Kalo: Akuzat politike s’duhet të zbehin profesionalizmin e mantelbardhëve Read More »

Braçe : Sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë

Zv/ kryeministri Erion Braçe ka uruar sot besimtarët katolikë për Pashkën.

Referuar edhe situatës nga koronavirusi, Braçe thotë se sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë.

“Gëzuar Pashkën! Çdo shqiptari të krishterë, të besimit katolik, kudo që ndodhet, dua t’i uroj Pashkën! Sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë”, ka theksuar Braçe.

“E di që shumë ndër ju e përtej jush po vuajnë, po sakrifikojnë, shërbejnë për jetën duke ndihmuar, kuruar e shpëtuar jetë, njëri tjetrin!”, është shprehur Braçe.

“Lutjet e gjithkujt shkojnë për ata që vuajnë e për ata që shërbejnë! Jemi bashkë, në vuajtje e shërbim! Do jetë më mirë. Shpresa është e madhe” shprehet Braçe në mesazhin e urimit të tij./atsh

Braçe : Sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë Read More »

Manastirliu: Në këtë ditë mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka cituar fjalët e Papa Françeskut për festën e Pashkës së Shenjtë.

“Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”, tha Manastirliu.

“Në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vdekjen, mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me COVID-19. Ky gjest domethënës në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ja dalim bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë”, shprehet Manastirliu. /atsh

Manastirliu: Në këtë ditë mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona Read More »