Opinione

Ermal Fejzullahu nuk përmbahet ndaj kolegëve: ‘Turp prej Zotit të flasin këngëtarët për mungesë lekësh’

Pandemia ka prekur edhe sektorin e muzikës ku prej muajsh nuk po mbahen koncerte dhe së fundmi qeveria ndaloi edhe jetën e natës dhe muzikën live.

Për këtë arsye artistët kanë reaguar të revoltuar dhe kanë dalë në protesta. Por ndryshe e sheh situatën këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Në një intervistë për emisionin “Ora Verore”, Ermali u shpreh se këngëtarët nuk duhet të ankohen që s’kanë punë e lekë, sepse në Kosovë e Shqipëri ka shumë njerëz që nuk sigurojnë dot as ushqim.

“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, u shpreh Ermali.

Ermal Fejzullahu nuk përmbahet ndaj kolegëve: ‘Turp prej Zotit të flasin këngëtarët për mungesë lekësh’ Read More »

Presidenti Meta bën thirrjen e fortë!

Kreu i shtetit, Ilir Meta reagoi pas një raportit të OKB-së, që parashikon se nga Shqipëria do largohen edhe 615 mijë njerëz të tjerë.

Reagimi i Metës:

Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani! Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane! Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës! Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë

Presidenti Meta bën thirrjen e fortë! Read More »

A do të krijojë një parti të re? Ja përgjigja që jep Rudina Hajdari

Në lidhje me krijimin e një partie të re, Hajdari la të kuptohet se do të jetë pjesë e një partie në zgjedhjet e 2021 por pa treguar nëse do jetë një parti të re që do krijojë ajo apo grupi i saj parlamentar.

Ajo tha se në shtator mund të zbulojë diçka më shumë, por tani është e fokusuar në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Di të them që në zgjedhjet e ardhshme do të jem në një liste dhe shpresoj që të jetë e hapur 100 % dhe me njerëz që janë vlejë dhe emrat e tyre do peshojnë dhe s’do kenë frikë nga populli shqiptar dhe të përfaqësojnë njerëzit me dinjitet dhe tu japin llogari për premtimet e tyre.

Do të jetë një fushatë e jashtëzakonshme dhe do mundohemi se gjatë kësaj periudhë që do e zbulojmë së bashku duhet fillimisht të mbyllin kodin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese dhe në shator do zbuloj diçka më shumë”, tha Hajdari.

A do të krijojë një parti të re? Ja përgjigja që jep Rudina Hajdari Read More »

Kush ishte Ymer Ali (Cekodhima), vullkani patriotik qe u dekorua me medaljen ‘Per veprimtari patriotike’

Ymer Radhima ne prag te shperberjes se perandorise turke, punoi e luftoi per nje Shqiperi te pavarur e perparimtare. Ai ishte mbeshtetes i Ismail Qemalit; nga qeveria e te cilit u ngarkua per organizimin e mbrojtjes se Llogorase prej pushtimit grek; gjat periudhes se shpalljes se pavaresise, Isa Bolutini ka banuar ne shtepine e tij ne Lagjen Muradie.

Ai u bashkua me luften e popullit te Vlores kunder Italise me 1920 dhe kunder intrigave per coptimin e Shqiperise si dhe kunder njerezve si Marka Gjoni, qe donte te luante rolin e agjentit jugosllav kunder pavaresise shqiptare. Ne keto vite ate e gjeje ne Vlore ne krye te kesaj lufte dhe si perkrahes i programit te Avni Rustemit, Ymeri ka dhene nje kontribut te shquar ne luften per clirim kombetar. Me 1921 ai ka qene ne krye te udheheqies se keshillit te Federates “Atdheu” ne Vlore, qe perbehej nga pese veta dhe qe kishte si kryetar patriotin Jani Minga; po kete vit ai ka qene kryetar i keshillit “Mbrojtja Kombetare”.

Se bashku me kryeredaktorin e Gazetes “Fjale e Lire” avokat Agjah Libohoven, Ymeri udhetoi me 17 Nentor 1921 me vaprin “LLOJD” Vlore-Shengjin e pastaj drejt Shkodres per t’u takuar me Avni Rustemin, ku prej nga te tre bashke udhetuan drejt Mirdites per t’u takuar e biseduar me Marka Gjonin si dhe per te protesuar ndaj veprimtarise se tij pro jugosllave ne dem te indipendences se Shqiperise. * Ymer Radhima merr pjese me nje grup bashkefshataresh ne festen qe u organizua ne Vlore me rastin e 1-vjetorit te Luftes se Vlores. Ne kete miting eshte perpiluar e derguar nje telegram Keshillit Kombetar te Qeverise ne Tirane, me anen e te cilit
47
kerkohej te beheshin zgjedhje te lira; te miratohej me ligj liria e votimit per te zgjedhur nje asamble kushtetuese, prej se ciles do te dilte qeveria. Ky telegram, qe nenshkruhet nga 80 burra ne emer te popullit te Vlores, u firmos edhe nga 5 (pese) burra nga Radhima qe ishin: Ymer Radhima, Xhafer Asllan Ramosaco, Avokat Mehmet Halil Lameborshi, Elmaz Ali Alikapo dhe Mulla Sali Xhafer Lameborshi. * * Ymer Radhima gjate gjithe jetes se tij ka qene nje figure e paster patriotike, ai ka qene vullkan patriotik dhe si i tille kujtohet me respekt nga gjithe radhimjotet. Ne kujtim te veprimtarise se tij, me 26 Nentor 1962 eshte dekoruar nga Kuvendi Popullor me medaljen “Per Veprimtari Patriotike”.

Kush ishte Ymer Ali (Cekodhima), vullkani patriotik qe u dekorua me medaljen ‘Per veprimtari patriotike’ Read More »

Lavdosh Ferruni: ‘Jam nip i Tragjasjot,vellezerit niper te Radhimjot por ja si quhet krahina jone’

Zoti Lavdosh Ferruni, biri i krahines tone dhe ambjentalisti i mirenjohur eshte shprehur ne nje rrjet social ne lidhje me emertesen qe duhetperdoret per krahinen tonea jone.

Ai thekson se duhet te perdorim termin ‘Krahina e Dukatit’ sepse kjo eshte ajo qe njeh historia e afert dhe administrimi faktik i para Luftes se Dyte Boterore. Sipas tij kjo eshte menyra per te ruajtur identitetin e krahines.

Komenti i tij i plote :

Me vjen mire qe perdorni fjalen Krahine. Dhe do ishte mire akoma te perdorni ate qe njeh historia e afert dhe administrimi faktik, i para luftes se 2te Botrore, dhe deri vone, krahina e Dukatit. Keshtu ruhet identiteti i krahines. Une jam nip i tragjasjot dhe jam krenar, vellezerit e mij ne Dukat jane niper te Rradhimjot dhe jane krenare. Orikumasit jane pak me konglomerat, por jane mirepritur nga Krahina. Por Orikumi thjesht duhet te jete pjese e krahines. Forca cuna. ta ruajme identitetin.

Lavdosh Ferruni: ‘Jam nip i Tragjasjot,vellezerit niper te Radhimjot por ja si quhet krahina jone’ Read More »

Kandidatët për deputetë/ Kim: Kryetarët e partive do mbajnë përgjegjësi, mos i fyeni votuesit, mos promovoni korrupsionin

Në media u publikua një lajm sipas të cilit gjyqtari Gjin Gjoni është propozuar nga PD për përfshirjen e tij në listat e kandidatëve për deputetë.

Siç raportojnë mediet, strukturat e degës së Partisë Demokratike në Lezhë e kanë propozuar emrin e gjyqtarit Gjoni si kandidat për deputet, i cili vetëm një ditë më parë dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.

Por lidhur me këtë lajm reagoi PD, duke u shprehur se gjyqtari Gjoni është propozuar si kandidat për deputet nga dega e PD Lezhë, por mohon që ai do të pranohet.

Sipas PD-së, nuk mund të kandidohet për deputetë “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të Vetingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të Vetingut”.

Ndërkaq, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim paralajmëroi liderët e partive politike se do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën logon e tyre, ndërsa kanë nisur përgatitjet për listimin e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi, shqyrtoni kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, u shpreh Kim.

Një ditë më parë, gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni deklaroi dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë ndërsa pritej të përballej me Vetingun. Ai tha se “trupa që më gjykon mua dhe kolegët e mi, është në nivel që lë për të dëshiruar”, duke shtuar në argumentin e tij se ”sita e Vetingut nuk ka të njëjtat parametra, dhe as kritere të barabarta për të gjithë, nëse je shërbëtor i politikës”. /atsh

Kandidatët për deputetë/ Kim: Kryetarët e partive do mbajnë përgjegjësi, mos i fyeni votuesit, mos promovoni korrupsionin Read More »

Robert Ndrenika ripohon mbështetjen e tij për ndërtimin e teatrit të ri

Në asnjë centimetër të Teatrit të ri Kombëtar nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla.

Ikona e Teatrit Kombëtar Robert Ndrenika ka ripohuar mbështetjen e tij për ndërtimin e teatrit të ri.

Në një prononcim për mediet, Ndrenika thekson se është njohur me projektin e godinës së re pasi e kanë thirrur në zyrë, regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri dhe se në të gjithë territorin e teatrit, në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla. Ai thekson se në këtë projekt janë të pasqyruara të gjithë kërkesat e komunitetit të artistëve.

“Falënderim! Dje më thirrën regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri, në një zyrë arkitekture dhe pashë skicat dhe projektin e ndërtimit të teatrit të ri. U kënaqa shumë. Me këtë rast dua të bëj një falënderim (për dijeni edhe të mikes sime, gazetares Fatmira Nikolli) dua të falënderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike, sepse gjatë gjithë kohës që unë pashë këto skica si edhe projektin e teatrit të ri, pata parasysh vërejtjet dhe sugjerimet që kanë bërë Aleanca dhe PD-ja, duke dashur që në projekt, të jenë të pasqyruara të gjitha vërejtjet e tyre për teatrin”, – tha Ndrenika.

“Të gjitha këto vërejtje i gjeta të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Për shembull, në të gjithë territorin e teatrit, në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla. I gjeta të pasqyruara në atë projekt të gjitha kërkesat e tyre përveç njërës ‘që teatri do bëhet, aty ku ishte, por do bëhet shumë herë më i mirë nga sa ishte’. Teatri i ri, do të jetë me kushte bashkëkohore si shumë teatro evropianë”, shprehet Ndrenika. /atsh

Robert Ndrenika ripohon mbështetjen e tij për ndërtimin e teatrit të ri Read More »

“Jo mjekim interneti për COVID-19″/ Brataj, apel qytetarëve: Kontaktoni mjekët e familjes për këshilla

Jo mjekim interneti për COVID-19. Ky është apeli që ka bërë sot kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndjekin këshillat e internetit për mjekim kundër koronavirusit.

Ai ka marrë rastin e betadinës, duke sqaruar se ajo nuk shërben për shpëlarje fyti, por është një dezifektant për plagët.

“Përshëndetje qytetar shqiptar kudo ndodhesh. Sot po qarkullon në rrjetet sociale një mjekim apo protokoll mjekimi i cili po shpërndahet nga të gjithë personat që mendojnë se do të ndihmojnë sadopak njerzit dhe të afërmit e tyre”, ka thënë Brataj.

“Jo terapi interneti, jo terapi nga çdokush. Në atë mesazh ka gjëra mjekësore të ngatërruara, të shpjeguara jo nga specialist të fushës. Nuk ekziston betadinë për shpëlarje fyti, betadina është një dizifektant për plagët. Terapia dhe medikamentet merren nën këshilla mjekësore, pasi vlerësohen shenjat dhe simptomat, por mbi të gjitha kur vlerësohen parametrat jetësorë si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, frekuenca respiratore, niveli i oksigjenit në gjak (saturimetria) që duhet të jetë në njerëzit normal nga 94-100%, në ata me patologji pulmonare jo më pak se 90%. Nëse është më poshtë këtyre shifrave i duhet dhënë oksigjen të sëmurit”, është shprehur ai.

“Nëse saturimetria e oksigjenit është 43% siç thuhet në atë mjekim mund të jetë i papërshtatshëm më me jetën, prandaj ju lutem jo terapi interneti. Mjeku i familjes, mjeku i 127, mjekët e urgjencave, specialistët si infeksionist dhe pneumolog janë profesionistët që në këtë moment mund t’ju këshillojnë pasi t’i keni kontaktuar ata. Çdo mjek që ju njihni ose keni besim në ta duhet t’i kontaktoni, të këshilloheni dhe nëse ata ju këshillojnë ose ju drejtojnë te specialistë të tjerë atëherë veproni”, ka thënë Brataj./atsh

“Jo mjekim interneti për COVID-19″/ Brataj, apel qytetarëve: Kontaktoni mjekët e familjes për këshilla Read More »