Opinione

Çfarë do të ndodhë më 30 korrik?

Nga Nard Ndoka

“Më pyeti një mik sot: – Çfarë do të bëhet më 30 korrik? – Se di, – i thashë, por po të tregoj një histori të vjetër:

“Një fshatar kishte një pendë qe, që punonte tokën me to.

Njëri prej tyre, i ngordhi. Shkon fshatari në treg për të blerë një ka tjetër. Shikon andej e këtej dhe i pëlqen një laraman.

Bën pazar me të zotin dhe bie dakort për çmimin. Në fund kujtohet dhe e pyet: – A punon ky ka që po marr? – Po, – i thotë fshatari, por është pak bq..!

E merr ky, shkon në arë dhe e fut në parmendë me kaun tjetër, fillon punën dhe për dy orë çdo gjë shkon mirë.

Mbas dy orësh, ky kau që bleu, shtrihet në tokë dhe nuk ngrihej më të punonte tokën.

I binte fshatari me hostenin e gjatë, e thumbonte me thumbin në majë, por nuk lëvizte që nuk lëvizte kau nga vendi.

Në darkë, i shkon fshatari të zotit të kaut tek shtëpia.

– O zotëri,- i thotë, kau që të bleva, punoi vetëm dy orë dhe u shtri në tokë pastaj. – Po, të tregova se është pak bq, – i thotë fshatari. – Atë e kuptova,- i thotë ky, por nuk më prish shumë punë, se është bq, por nuk po punon. – Epo, çfarë nuk pret nga një bq,- i përgjigjet fshatari.

– Ok, të kuptova,- më tha miku im. Po shkonte rrugës, tundte kokën dhe qeshte me vete!”

Çfarë do të ndodhë më 30 korrik? Read More »

Kryemadhi: PO listave të hapura 100%

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i thotë “PO” listave të hapura 100%.

Përmes një mesazh në “Facebook”, pas dakordësisë si Opozitë e Bashkuar, Kryemadhi shkruan se askush, përfshirë dhe kryetarët nuk duhet t’i fshihen gjykimit të popullit.

“PO listave të hapura 100%.
Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!
Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve. 🇦🇱”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi: PO listave të hapura 100% Read More »

Gazmend Bardhi: ‘Edi Ramës i ra maska’

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili komentoi qëndrimin e Lulzim Bashës për kushtin për të vijuar dialogun me lista të hapura 100%, vjen një reagim nga Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Me anë të një mesazhi në Twitter, Bardhi thekson se Ramës i ra maska. Ai i bën thirrje kryeministrit që të hap 100 % listat dhe të tërheq amendamentin e njëanshëm për koalicionet.

REAGIMI I GAZMENT BARDHIT:

Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira ✌️

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Gazmend Bardhi: ‘Edi Ramës i ra maska’ Read More »

Prof. Silvana Bala bën thirrje për mbajtjen e maskës: Jetën duhet ta mbrojmë me çdo kusht!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë mesazhin e mjekes së njohur, Prof. Silvana Bala,

“Jeta është e shtrenjtë. Atë duhet ta mbrojmë me çdo kusht! Vendose maskën të mbrosh jetën tënde dhe të të dashurve tuaj”, është mesazhi i Prof. Silvana Bala.

Ministrja Manastirliu shprehet se “mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar”.

Përdorimi i maskës në mjedise të mbyllura publike ul me 70% përhapjen e infeksionit COVID-19./atsh

Prof. Silvana Bala bën thirrje për mbajtjen e maskës: Jetën duhet ta mbrojmë me çdo kusht! Read More »

Beqaj: Mund të hapim edhe COVID 5 dhe 6, por mjekë dhe infermierë pa kufi nuk bëjmë dot.

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shendetësisë dhe aktualisht deputet i PS, në një intervistë për emisionin ‘Në Fokus’ në TvT thotë se rritja e kapacitetit të testimeve nuk do të sillte ndonjë ndryshim të situatës.

Sipas tij qytetarët e kanë shpërdoruar situatën e lirimit të masave dhe duhet të bëjnë kujdes, sepse spitale mund të happen pafund, por po shkojmë drejt ezaurimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët kanë punuar prej 5 muajsh pa ndërprerje.

“Shumë apo pak teste kjo është relative. Edhe nëse do kishte teste më shumë çfarë do të ndryshonte? Unë besoj se njerëzit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, që kanë nevojë për t’u intubuar nuk do ishte më i madh edhe në rast se testet do ishin më të shumta.

Kjo është një histori e kapërcyer. Numri i testeve nuk ka një vlerë më të madhe. Ajo që bën përshtypje është se Shqipëria ka një përqindje të lartë të rasteve të reja në raport me testet,”-deklaron fillimisht Beqaj.

Më pas ai flet për një ezaurim të mjekëve, ç’ka mund të sjellë edhe një mbyllje përsëri të vendit, por kjo gjithsesi mbetet e vështirë.

“Unë vetë mendoj se nuk mund të ketë më mbyllje. Sigurisht që ezaurimi i kapciteteve spitalore mund të na detyrojë të bëjmë edhe shtrëngesa të paimagjinueshme. Duhet përgjeshmëri. Mund ti kërkjojmë çdo gjë qeverisë, por një gjë nuk e zgjidhim dot. Nuk bëjmë dot rritje të numrit të mjekëve dhe infermierëve. Mund të hapim edhe COVID 5 dhe 6, por mjekë dhe infermierë pa kufi nuk bëjmë dot.

Edhe sot janë njerëz që prej 5 muajsh jetojnë me një ngarkesë të jashtëzakonshme,”-deklaroi Beqaj.

Ndërkohë për ecurinë e reformës zgjedhore Beqaj deklaroi:

“Unë besoj se opozita joparlamentare duhet të jetë e kënaqur se çfarë është pranuar me 5 qershor sot është bërë realitet. Këto ndryshime janë kërkuar nga miqtë dhe partnerët tanë. Në vijim të marrëveshjeve kemi edhe angazhime të tjera me opozitën parlaemnatere të cilët duhet të shohim edhe disa elementë të rinj. Unë nuk besoj se opozita jashtëparlamentare do të jetë aq naive sa të vazhdojë në këtë rrugë që ka nisur prej dy vitesh.”

Beqaj: Mund të hapim edhe COVID 5 dhe 6, por mjekë dhe infermierë pa kufi nuk bëjmë dot. Read More »

Këshilli Politik/ Miratohen detajet e “5 qershorit”, Gjiknuri: Opozita jashtëparlamentare refuzon dialogun për listat e hapura

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha në mbyllje të tryezës së sotme se kjo mbledhje shërbeu për të vijuar në mënyrë formale miratimin e detajeve të tjera që lidhen me marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa sa i takon ndryshimeve kushtetuese, opozita jashtëparlamentare nuk pranoi të diskutonte.

“Miratuam formalisht paketat e mbetura ligjore të marrëveshjes së 5 qershorit. Nga ana tjetër, unë konkludova që në vazhdën e takimeve të mëhershme të diskutonim dhe për hapjen e listave, por fatkeqësisht opozita nuk do ta trajtojë këtë çështje në Këshillin Politik, pavarësisht se thirrja e partnerëve dhe presidentit ka qenë në këtë drejtim”, – tha Gjiknuri.

“Ne kërkuam të vijojmë dialogun për këtë pjesë. Ne do të donim që për 30 korrikun të kishim një dakordësi edhe me opozitën jashtë parlamentit, por opozita jashtë parlamentit nuk pranon të diskutojë për këtë. Ajo që mbetet si pjesë e fundit e ndryshimeve në Kod ështe implementimi i të gjitha rekomandimeve të OSBE për depolitizimin e administratës zgjedhore. Ne ishim të gatshëm të vijonim diskutimet sot, por opozita nuk e shfaqi këtë vullnet dhe vijuam me detajet e tjera të marrëveshjes së 5 qershorit”, – tha Gjiknuri. /atsh

Këshilli Politik/ Miratohen detajet e “5 qershorit”, Gjiknuri: Opozita jashtëparlamentare refuzon dialogun për listat e hapura Read More »

Këshilli Politik/ Hajdari, thirrje PD-së të mbështesë listat e hapura: I duhen vendit

Deputetja Rudina Hajdari i bëri sërish thirrje Partisë Demokratike të mbështesë ndryshimet kushtetuese që do të miratohen më 30 korrik që lidhen me hapjen e listave.

Menjëherë pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik, Hajdari i bëri thirrje edhe çdo demokrati dhe secilit që sipas saj është i zhgënjyer nga servilosja e njerëzve që futen në Parlament dhe nuk i përgjigjen kërkesave të qytetarëve të vazhdojnë të mbështesin listat e hapura.

“Vetëm kështu do të sjellim ndryshimin në Kuvend. Duhet patjetër që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me lista të hapura, sepse në Kuvend nuk do të miratohen më koncesione, por ligje që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së jetës së qytetarit”, tha Hajdari.

Deputetët, tha Hajdari, sot nuk kanë fjalën e tyre të lirë dhe dëshirë për të luftuar për ata qytetarë që i votojnë. “Listat e hapura do e mundësojnë këtë dhe nuk ka njeri të ndalë këtë furtunë ndryshimi, sepse i duhet vendit. Edhe BE aplikon po të njëjtën metodë, sepse është mënyra më demokratike”, u shpreh deputetja opozitare.

Sipas saj, kur duhet të flasim për lista të hapura duhet të kemi konsensus të gjerë politik, prandaj, u shpreh ajo, “vij në Këshillin Politik”.

“Dua të mos ndaloj së reshturi për t’i shtirë dorën çdo demokrati që ndjehet i braktisur nga ata që kanë braktisur vullnetin e tyre për të ndryshuar gjendjen në Shqipëri. Listat e hapura janë realiteti i ardhshëm në zgjedhjet e ardhshme. Është koha për të përqafuar këtë ndryshim”, tha Hajdari./atsh

Këshilli Politik/ Hajdari, thirrje PD-së të mbështesë listat e hapura: I duhen vendit Read More »

Shkëlzen Berisha blen pasuri prej 1.8 milionë eurosh, Balla: Berisha e Basha kërkojnë pagë lufte, ty Covid-19 ta paska shtuar

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj lajmit mbi pasurinë e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha.

Sipas medies, edhe pse askush nuk e di se çfarë pune ka bërë djali i ish-kryeministrit, vetëm një nga pasuritë i vlen 1.8 milionë euro.

“Zen, ke gjë për të thënë? Apo shpifje nga ato që pastaj në gjykatë dalin ndryshe edhe kjo? Eh mor Zen! Babi dhe Luli qajnë për ekonominë dhe kërkojnë pagë lufte, ty Covid-19 të paska shtuar pasurinë. Eh mor Zen, eh!”, shprehet Taulant Balla.

Sipas medies, përgjatë 15 viteve të fundit, askush nuk e di se çfarë pune ka bërë djali i ish-kryeministrit. Por, zërat flasin se Shkëlzen Berisha ka punuar shumë pak, ose aspak dhe se shumë benefite i ka siguruar nëpërmjet lidhjeve që krijonte nga i ati.

Media raporton se Shkëlzen Berisha ka me dhjetëra llogari bankare nga Shqipëria deri në Suedi dhe deklaron qindra mijëra euro të ardhura nga puna si konsulent. Sipas burimeve të medias, djali i ish-kryeministrit, që punon si konsulent, ka blerë një godinë, në afërsi të Tiranës, me një çmim prej 1.8 milionë euro. Burimet shtojnë për gazetën “Shqip” se pagesa është likuiduar menjëherë nga Shkëlzen Berisha, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë. /atsh

Shkëlzen Berisha blen pasuri prej 1.8 milionë eurosh, Balla: Berisha e Basha kërkojnë pagë lufte, ty Covid-19 ta paska shtuar Read More »