Ditën e sotme në një emision të Top Channel u transmetua intervista e Mihal Kokëdhimës, pronarit që u përlesh me familjen spanjolle në ish-restorantin e tij.
Sot Kokëdhima u shfaq para shqiptarëve me lot në sy, pa asnjë shenjë pendese për ngjarjen horror që bëri xhiron e botës. Ai u shfaq në rolin e viktimës.
Por gazetari nga Vlora Enrik Mehmeti, duket se nuk ndikohet nga lotët e Mihalit. Në një reagim në Facebook ai i kthehet keq, duke thënë se turpëroi Shqipërinë në sytë e botës.
Mehmeti tregon edhe një episod që e ka përjetuar personalisht, lidhur me atë ngjarje të shëmtuar.
“Mihal Kokdhima sot u përlot në një intervist duke u shprehur se ishte i shkatërruar dhe i prekur nga ngjarja e vitit të kaluar . Mu kujtua nje episod Në muajin Shkurt ,ne Hollande ku u takuam me nje grup miqsh dhe nje prej tyre i cili eshte pjese e politikes Hollandeze me tregoi videon e Mihalit duke u shprehur se kjo gje krijon pershtypjen se ne shqiperi po nuk e hengre ushqimin mund te ndodhi si kete rast.I shpjegova se Shqiptaret jane nje popull mikprites dhe rasti i këtij tipit eshte sporadik duke na çuditur dhe vetë ne shqiptarëve.Këtë na bëre o legen ,na turpërove në sy të botës ….Ke surrat dhe bën të prekurin…” shkruan Mehmeti në rrjetet sociale.
Një 37-vjeçare nga Saranda i dha fund jetës duke u vetëhelmuar pasi dyshohet se ish-bashkëshorti mori kujdestarinë e vajzës 12-vjeçare.
Ngjarja tronditi sot opinion publik, duke sjellë reagime të shumta.
Një reagim në lidhje me ngjarjen ka bërë edhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila shkruan për realitetin e vajzave të Instagramit dhe për realitetin e trishtë të ngjarjeve që ndodhin jashtë rrjeteve sociale.
Reagimi i plotë:
Ne Shqiperine, jashte instagramit, nje nene 37 vjecare, sot, humbi jeten. Pas ndarjes nga bashkeshorti, Gjykata vendosi qe vajza e saj 12 vjecare duhej te jetonte me babain, i cili u largua me te voglen, ne Itali. Nena nuk e perballoi dot. Sot e nisen me urgjence ne Tirane, pasi ishte vethelmuar. Nuk ia doli. Eshte e veshtire t’ia dalesh, kur te largojne nga femija. Sepse nuk gjen shume arsye te jetosh. Njoh gra qe mbijetojne, por nuk jetojne me, qyshkur gjykatat iu kane marre femijet. Vajza te instagramit, kur bota eshte e padrejte, e keqja vjen e te gjen. E nuk ka instagram qe te te beje te buzeqeshesh me. Ndaj duhet te kerkojme, sot, kush ia mori jeten Elones. Ishte njera nga ne. Sot jemi nje me pak. #kushevrauElonen.
Shqipëria nuk i është borxhlije asnjë qyteti dhe asnjë krahine. Të gjithë qytetet, katundet dhe krahinat i janë borxhli Shqipërisë.
Nëse sot krerët e pushtetit e ndjejnë veten borxhli ndaj grupeve krahinore, që i sollën në pushtet apo i mbajnë në pushtet, është detyrim i tyre personal dhe familjar, jo i shqiptarëve dhe aq më pak i kombit.
Narrativa e sotme folkloriko-historike allasovjetike, që rrëfejnë shesheve e sokakëve krerët e politikës duke hiperbolizuar dhe duke keqpërdorur historinë krahinore në funksion të legalizimit të sundimit të sotëm, është mentalitet tribal dhe feudal i mesjetës, është përçarje krahinore dhe një përdhosje e demokracisë.
Përpara se të na kërkoni votën na tregoni njëherë pse nuk u mbajtën ato që u premtuan gjithë këto vite ku pushteti ishte në të njëjtat duar që nga ardhja e demokracisë.
Përpara se të na kërkoni votën mos akuzoni njëri tjetrin për dështimet, sa për sy e faqe, dhe të vazhdoj e njëjta histori. Gjeni ndonjëherë dhe ndonjë zgjidhje se nuk na duhet kush ishte fajtori dhe kush ishte ai i shkathëti që kap gabimet.
Përpara se të na kërkoni votën, na tregoni dhe formulën sa shpejt pasurohet një pushtetar me një mandat të thjeshtë se ndoshta funksionon dhe për ne.
Përpara se të na kërkoni votën, kur të shkoni derë më derë, shikojeni sic do 4 vjet mjerimin ku është Shqipëria që nga kohaa që ra ekonomia e Italisë dhe Greqisë, dhe mbajini në mend të jepni zgjidhje kur të jeni në pushtet.
Përpara se të na kërkoni votën, na tregoni pse kapet aq shpejt hajduti i pulave dhe ai që vjedh në sasi apo bën krime më të rënda është ose arrest shtëpie ose në drejtim të paditur.
Përpara se të na kërkoni votën, na gjeni nje zgjidhje lehtësisht të aplikueshme dhe të kuptueshme për bizneset e vogla dhe të mesme se ato të medhatë i keni merak vetë ju, nuk i lini të falimentojnë aq lehtë. Prezantoni një plan projekt për zhvillimin e ekonomisë. Fillojeni nga krijimi i kushteteve për Bujqësinë si infrastruktura dhe logjistika, dhe ofroni siguri për Turizmin.
Rininë, punësimin, shëndetësinë, drejtësinë… Na tregoni që do të ketë vërtet ndryshime përvec iluzioneve propagandistike. Se nuk e di pse nuk po e thyen asnjëri këtë traditën që premtohet dicka tjetër dhe gjatë mandatit del dicka tjetër që cuditërisht lidhet gjithmonë me rritjen e detyrimeve dhe pagesave ndaj shtetit apo institucioneve të tij.
Përpara se të na kërkoni votën, shkurtojini pak burokracitë e tepërta dhe të kota duke qëneë se i hap vend vetëm korrupsionit. E thënë më qartë, shkurtoni punët e kota dhe rrisni numrin e psikologëve nëpër institucione përshembull. Bulizmi dhe rritja e agresivitetit dhe dhunës sa nuk po ulëret që aty duhet nderhyrje.
Përpara se të na kërkoni votën, bëni dhe ndonjë trajnim për Komunikimin se dukeni sikur pasi nuk keni zgjidhur problemet me bashkëshortët në shtëpi vini dha nxirrni inatet në parlament. Komunikimi është i rëndësishëm. Mos flisni me fjalë që as vetë nuk i kuptoni për të na lënë në errësirë.
Përpara se të na kërkoni votën, mendoni dhe për diasporën. Mund të jenë një forcë shumë e madhe lobuese nëpër botë për interesa të kombit dhe influenciator të politikave.
Përpara se të na kërkoni votën, tregojini militantëve se cilin program po mbështesin, jo cilin idhull politik se është turp që flasin dhe mbrojnë me pasion dicka që as vetë nuk e dinë.
Mos u nxitoni me Exit Polle se duket sikur po shikojmë horoskopin në stacione të ndryshme.
Përpara se të na kërkoni votën, dilni njëherë para pasqyrës dhe pyesni veten: Po ju a do ta votonit vetveten?
Kursejini përqafimet në fushata se njerëzit duan motivim, shpresë, plane, siguri,punë.. Pastaj dhe nëse na përqafoni bëhemi për mall se nuk do ju shikojmë më për 4 vite të tjera.
Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka reaguar për rastin e Manjola dhe Alesio Cakanit, dy të mbijetuarit e tërmetit të 26 nëntorit që humbën kryefamiljarin dhe vajzën.
“Pensioni i jetës sipas qeverisë qenka një paketë treshe apo katërshe viktimash”.
“Vdekje në paketë përkundrejt një pensioni!”
“Ky është cinizmi më i rëndë që mund të gjesh në çfarëdo lloj qeverisje. Përfiton pension nëse ke vdekje në paketë treshe”.
“Makabritet!”, thekson Duma, e cila shton se historia e Manjola Cakonit dhe e të birit Alesios, duhet dëgjuar e ridëgjuar dhe se ajo përmbledh fatkeqësisht thelbin e jetës së shqiptarëve nën qeverisjen e Ramës.
Ajo shkruan se kishin “në dorë” t’i shpëtonin, por vendosën t’i lënë t’i zënë rrënojat, shqiptarë e fëmijë shqiptarësh, kishin detyrë t’i ndihmonin, por shpenzuan taksat e shqiptarëve për udhëtime dhe foto reklamash për Ramën.
Sipas Grida Dumës, qeveria është fshehur dhe nuk po gjen ende një strategji si ta mbulojë, si ta paketojë e ta varë në një çengel drejt opozitës këtë fakt makabër.
“Qeveria fshihet, hesht sepse kjo është historia e pambulueshme e dhimbjes dhe fatkeqësisë të vërtetë të gjithë shqiptarëve që u qeverisën nga një paliaçadë reklamash, që nuk e ndaloi as respekti ndaj jetës e vdekjes”.
“Përgjegjësit e jetës së shqiptarëve duhet të ndëshkohen!”, – shprehet ajo.
STATUSI I PLOTË I GRIDA DUMËS
“Moj zonjë a desha unë të jetoj para fëmijës sim?! Jo! Zoti më la”.
Këto janë fjalët që vijojnë të të buçasin si çekan në mendje pasi dëgjon rrëfimin e një nëne që ka humbur vajzën e bashkëshortin nga tërmeti dhe një burokratuce administrate i thotë: “ ti nuk e meriton pensionin, e anë marrë ata që kanë tre viktima, ti ke vetëm dy viktima”.
Vetëm dy viktima! Vetëm dy!
Pra po thoshte, duhet të të kish vdekur dhe një i tretë që të përfitosh pension!
Pensioni i jetës sipas qeverisë qenka një paketë treshe apo katërshe viktimash.
Vdekje në paketë përkundrejt një pensioni!
Ky është cinizmi më i rëndë që mund të gjesh në çfarëdo lloj qeverisje. Përfiton pension nëse ke vdekje në paketë treshe.
Makabritet!
Çdo fjalë e kësaj gruaje që shfaqet e jashtëzakonshme në qëndrim dhe forcë, godet me mprehtësinë që ka tehu i një thike të mprehur pas shpine.
Nënë e bir, janë të qartë që jetën e familjarëve nuk ia ka marrë natyra por qeverisja.
Historia e Manjola Cakonit dhe e të birit Alesios, duhet dëgjuar e ridëgjuar sepse përmbledh fatkeqësisht thelbin e jetës së shqiptarëve nën qeverisjen e Ramës.
Tërmeti i Nëntorit i mori jetën babait dhe bijës 15 vjeçare, pasi në shtator godina kish marrë goditje të rënda dhe inspektorët megjithë verifikimit nuk i lajmëruan ata për rreziqet.
Qeveria i la banorët të jetonin po aty, pa asnjë paralajmërim.
Por nuk mbaron këtu; Rama i shfaqet “në derë”, që të bëjë një shfaqje me ta, në mes të mortit që u ra.
E merr Alesion e vogël, udhëton në Itali për të shkrepur fotot e takimit me futbollistë, Kronika bën bujën e shoë-t, ia servirin shqiptarëve, përfitojnë reklamën, e mënjëherë më pas… e harrojnë Alesion.
Fjalët Alesios sot, djalit 11 vjeçar që duhet të ishte ende fëmijë, dëshmojnë sa shumë e ka rritur atë fatkeqësia. Ai ftohtësisht qetë thotë: “Nuk ja u fal… ata nuk na thanë të mos banonim aty dhe humba babin e motrën…Ishte bukur të takoje Ronaldon por unë doja më mirë një pension…”
Kishin “në dorë” t’i shpëtonin por vendosën t’i lënë t’i zënë rrënojat, shqiptarë e fëmijë shqiptarësh. Kishin detyrë t’i ndihmonin, por shpenzuan taksat e shqiptarëve për udhëtime dhe foto reklamash për Ramën. E në fund u lanë një pu(su)llë si slogan elektoral “ti s’do jesh vetëm”.
Manjola e familjarët paguan vetë edhe tarifën e varrimit. Manjola e familjarët u lanë të të prisnin në vetmi faturën e marketimit. Prej orëve të paraditës së sotme, dëshmia e Manjolës dhe të birit vijon trondit shqiptarët.
Nga ai moment qeveria është fshehur! Nuk po gjen ende një strategji si ta mbulojë, si ta paketojë e ta varë në një çengel drejt opozitës këtë fakt makabër .
Qeveria fshihet, hesht sepse kjo është historia e pambulueshme e dhimbjes dhe fatkeqësisë të vërtetë të gjithë shqiptarëve që u qeverisën nga një paliaçadë reklamash, që nuk e ndaloi as respekti ndaj jetës e vdekjes.
Përgjegjësit e jetës së shqiptarëve duhet të ndëshkohen!
Ata nuk do të përgjigjen vetëm ndaj Manolës e Alesios, por ndaj jetës së seicilit që u degdis prej tyre.
Ata do duhet të përgjigjen shpejt, shumë shpejt përballë gjithë shqiptarëve.
“Nuk i gjen gjë vajzat, mi jo, ç’ti bësh djalit. Të gjithë i kemi sytë te ai dhe ai, po sëmurë mbeti. Ndërsa vajza si top, asgjë se gjen”.
Këto shprehje dhe të tjera si këto, janë pjesë e një bisede, që dy zonja zhvillonin me njëratjetrën dhe unë u gjënda pranë tyre. Në fillim mendova se ishin gra të thjeshta e të vjetra, që jetojnë më shumë me të shkuarën, por jo, ishin nga ato gra, që e mirmëbajnë veten dhe nuk e tregojnë moshën, por, që nuk kujdesen aspak në të njëjtën mënyrë për zemrën dhe fjalët e tyre.
Diskrimini femër-mashkull e ka zanafillën dhe kultivohet në familje. Është pikërisht ky diferencim, që i bëhet vajzës që në foshnjëri dhe, që ushqen heshturazi këtë kompleks dhe përçmim për femrën, duke filluar nga vetë femra. Këto dy zonja që flisnin për vajzën që “nuk e gjen gjë”, po veten çfar e dinë, edhe ato femra janë. Përçmimi i jetuar në fëmijërinë e tyre, i ka transformuar ato në dy njerëz të pavetëdijshëm për veten dhe fjalët e tyre. Edhe pse kanë ndodhur ndryshime dhe vajza është më e mirëpritur në familje dhe nuk vihen më emra Sose apo Mbaresa apo Humbe, në thelb ajo vazhdon të keqtrajtohet e deri të shfrytëzohet nga familja. Por edhe kur e mbrojnë, e mbrojnë si femër dhe të dobët dhe jo si njeri. Dhe e keqja nuk mbetet me kaq , por vazhdohet me detyrën që i ngarkohet mashkullit që ta mbrojë atë, vajzën apo gruan. Ky trajtim dhe pozicionim, vajza e dobët dhe djali i forti, “prodhon” këtë situatë që vetëm respekt të njeriut ndaj njeriut nuk mund të krijojë. Kur i kërkojmë djalit të mbrojë motrën apo femrën në përgjithësi, “se ajo është vajzë”, dashur padashur, kultivohet ideja se femrat janë të paafta të mbrojnë veten dhe ai, djali si i fortë, mund edhe ti përdorë ato si shkëmbim të mbrojtjes që i ofron. I kultivon djalit idenë, se jeta e vajzës varet nga ai.
Kini kujdes prindër dhe edukatorë me shprehjet që përdorni kur flisni për vajzën. Mos i kërkoni një djali të mbrojë një vajzë, por insistoni se nuk mund të sillemi keq me një njeri tjetër, pasi vajza është një njeri tjetër. Përpiquni të kultivoni barazinë gjinore. Mësojini njëherë njerëzoren dhe të mirën dhe më pas gjininë. Mos ushqeni supremacinë e mashkullit ndaj femrës, sepse këtë gjë bëni kur kërkoni, që ta mbrojë apo të mos sillet keq me një vajzë. Lira Gjika
Një grua e fortë është e pasionuar, e zjarrtë dhe gjithmonë e përgatitur për t’u përballur me një sfidë. Gratë e forta janë shumë të rralla dhe nëse keni qenë me fat që të keni gjetur një, ka disa gjëra që mund të mësoni prej tyre. Ato jetojnë jashtë rregullave të shoqërisë për gratë dhe ka disa gjëra që kurrë nuk i pranojnë.
1. Nuk u bëhet vonë për atë që mendojnë të tjerët
Gratë e forta kanë një mënyrë të caktuar të jetesës dhe ato janë krenare për këtë. Ato kurrë nuk do e ndryshonin veten, vetëm në mënyrë që të tjerët t’i pëlqejnë.
2. Nuk u bëhet vonë për idenë e trupit të përsosur
Gratë e forta e dinë se secili ka një trup të ndryshëm dhe se nuk ekziston një gjë e tillë, si një trup i përsosur. Atyre nuk u bëhet vonë për gjëra të tilla sipërfaqësore dhe preferojnë më mirë të jenë të shëndetshme dhe të lumtura, në vend që të përpiqen të përshtaten në kornizën e të gjithëve.
3. Ato nuk janë viktima të modës
Gratë e forta kurrë nuk do e ndjekin modën, nëse nuk u shkon në trupin e tyre. Ato veshin rroba që ndjehen rehat, pa u shqetësuar shumë nëse janë në modë apo jo.
4. Janë të hapura për të mësuar gjëra të reja
Një grua e fortë kurrë nuk e refuzon një debat dhe ajo tërhiqet kur e di që gabon. Ajo kurrë nuk do të përpiqet të imponojë mendimin e saj, veçanërisht nëse nuk ka argumentet e duhura për ta mbështetur atë. Ajo është gjithashtu e hapur për të mësuar gjëra të reja dhe për të dëgjuar mendimet e njerëzve të tjerë.
5. I japin fund një marrëdhënie toksike
Një grua e fortë nuk qëndron kurrë në një marrëdhënie të pashëndetshme. Sapo vë re flamujt e kuq, ajo i jep fund.
6. Nuk kanë frikë të eksperimentojnë në shtrat
Gratë e forta janë pasionante dhe nuk kanë frikë ta tregojnë. Ato janë përherë të hapura me parterin dhe përherë pëlqejnë t’i ndezin gjërat sipas mënyrës së tyre.
7. Nuk kanë nevojë për mediat sociale për të marrë vlerë
Gratë e forta janë të fokusuara në gjërat që kanë realisht rëndësi, dhe nuk u bëhet vonë nëse fotografia e trye mer shumë “like”. Ato e shprehin mendimin që kanë thjesht për kënaqësinë e tyre, jo për të marrë miratimin e të tjerëve.
8. Zgjedhin rehatinë dhe jo dhimbjen për t’u dukur mirë
Edhe pse takat e larta duken bukur shumë, gjithmonë të bëjnë ta kalosh natën me dhimbje. Gratë e forta nuk e bëjnë kurrë, sepse e dijnë që bukuria nuk vlen për dhimbjen dhe gjithmonë zgjedhin rehatinë.
9. Nuk duan thashethemet
Gratë e forta nuk angazhohen kurrë në biseda pa mend. Nuk janë të interesuara për jetët e të tjerëve dhe nuk diskutojnë kur njerëzit nuk janë aty. / bota.al
Njerëzve u duhen vetëm pak sekonda për të bërë një vlerësim mbi juve. Po çfarë vlerësojnë ata saktësisht kur dëshirojnë të mbërrijnë në konkluzione në lidhje me ju?
Amy Cuddy është një profesore në Universitetin e Harvardit, dhe një prej folëseve më të suksesshme në TED Talks. Ajo ka studiuar përshtypjet e para që krijohen tek njerëzit, së bashku me kolegët e saj psikologë, Susan Fiske dhe Peter Glick, për më shumë se 15 vite. Zbulimi i tyre është shumë interesant…
Në librin e saj që është botuar së fundmi “Presence” (Prania), Cuddy thotë se njerëzit i bëjnë vetes dhe më pas i përgjigjen menjëherë këtyre dy pyetjeve kur ju takojnë për herë të parë:
-A mund t’i besoj këtij personi?
-A mund ta respektoj këtë person?
Një prej gjërave më kureshtare që ka zbuluar Cuddy gjatë studimeve të saj shumëvjeçare – sidomos në ato që kanë të bëjnë me kontekstin profesional – është se shumica e njerëzve besojnë se që vetëbesimi dhe të qënit kompetentë, është një faktor shumë i rëndësishëm. Pikësëpari, njerëzit duan që të vërtetojnë se janë të mençur dhe të talentuar.
Nga ana tjetër, kredibiliteti është faktori më i rëndësishëm në mënyrën se si ju vlerësojnë të tjerët. Përgjithësisht, njerëzit vetvetiu mendojnë se është shumë më e rëndësishme, për “mbijetesën”, që të dijnë me siguri nëse dikush e meriton apo jo besimin e tyre. / bota.al