Opinione

‘Politikani nuk është shkencëtar dhe qytetari nuk është injorant’

OPINION Nga Artan FUGA

Bisedë miqësore të dielën në mëngjes

Pershendejte profesor.

Kam ndjekur cdo status tuajin per gjate gjithe kohes se fushates per zgjedhjet lokale dhe respektoj shume cdo mendim tuajin. Por kam nje pyetje qe nuk di t’i jap pergjigje.

Imagjinojme sikur te kishim dy apo me shume parti politike serioze, qe per garen zgjedhore te paraqesnin ne publik programe te krijuara me kujdes nga studime mjaft profesioniste (p.sh qindra pika ku do paraqitej menyra e zhvillimit ekonomik afatgjate, drejtimi qe duhet te marre arsimi, aplikimi i teknologjise se fundit ne pika kyce per zhvillimin ekonomik, programe te ndryshme mbi afrimin e te rinjve me artin e kulturen etj etj etj).

Si mund te lihet ne dore te votuesve, ketyre votuesve qe jane ne Shqiperi, te keqarsimuar, zgjedhja se kush nga programet tejet profesioniste (ketu e kam fjalen qe per fushen teknologjise, bie fjala, te degjohet mendimi i profesionisteve me te mire, dhe jo budalleqet e ‘politikaxhinjve’ gjate gjithe kohes ne media) eshte me i mire per komunitetin, kur ata nuk e kane idene jo vetem se cila eshte me e mira e komunitetit, por edhe se cila eshte me e mira e tyre personale.

Artan Fuga:

I nderuar mik , ndjesë sepse nuk kam mundur ta lexoj mesazhin më parë mesazhin tuaj. Ndërkaq mendoj se pyetja juaj shumë e drejtë, e ka përgjigjen.

Duhet të dalim nga kuptimi klasik i demokracisë kur politikani ka mendim të specializuar shkencor dhe i drejtohet një qytetari që gjithashtu është ekspert. As politikani nuk është mendimtar shkencor, as qytetari nuk është ekspert që të dijë të gjykojë programet ekonomike. Ky është një koncept utopist i demokracisë që ka ardhur deri te Kanti. Por, më pas dhe sot përpunohen të gjitha mekanizmat që e zgjidhin këtë problem.

E para, opinioni i gjerë publik nuk është një turmë. Brenda tij ka lidera opinioni që dinë gjëra edhe më mirë sesa politikanët dhe janë qytetarë të thjeshtë, që kanë besimin e miqve dhe të rretheve të tyre familjare dhe shoqërore. Ata luajnë rol të madh në demokracitë e zhvilluara. Ata në fushat përkatëse dinë shumë më tepër sesa të gjithë politikanët e marrë së bashku.

E dyta, kur masa nuk është masë e papunësh dhe e papronësh, atëhere secili i njeh shumë mirë interesat e tij dhe di të gjykojë për to më mirë se çdo politikan apo ekspert ekonomie. Nuk i di me teori por me interesat e veta si aksioner, si pronar i vogël ose i mesëm, i bën mirë llogaritë.

Së treti, në demokraci të vërtetë, qytetari nuk lihet kështu në injorancë si e kemi lënë ne, por njeh filozofinë, gjeografinë, ekonominë, financat aq sa i duhet për të kuptuar programet politike që duhet të jenë të qarta dhe konkrete dhe jo me terma të vështirë gjoja shkencorë.

Ndërkaq edhe politikani vetë, është edhe ai pothuajse injorant në të gjitha fushat ku nuk është specialist. Ja të pyes: Sa politikanë janë specialistë bankarë? Ose ekspertë të administrimit? Pra, nuk duhet paraqitur situata sikur politikani është i gjithëditur dhe qytetari injorant. Joooo! Nuk është e vërtetë.

Pastaj në fund një shoqëri e vërtetë e emancipuar, ka mediat dhe gazetarët, ka analistët e vërtetë, ka mediat e specializuara që popullarizojnë dijet që qartësojnë idetë dhe programet dhe nuk janë propagandistë thjesht si te ne.

Ja pra që është e mundur. Fajin nuk e ka qytetari, por politikani që e ka lënë atë në errësirë, pa dije, pa kulturë, pa pronë, dhe pastaj e trajton si budalla!

Unë kam besim se kjo gjendje kapërcehet shumë mirë dhe jam optimist, mjafton të ketë vullnet politik jo nga politikanët sepse ata nuk e kanë, por nga qytetarët që të duan të ngrihen nga niveli i “nën-njerëzve”.

‘Politikani nuk është shkencëtar dhe qytetari nuk është injorant’ Read More »

‘Dhërmiu është pasqyra ku ne duhet të shihemi dhe nëse na ka mbetur sadopak ndërgjegje, duhet ta pranojmë që jemi të shëmtuar’

Nga Flora Xhemani Baba Nëse doni të kuptoni se si funksionon shoqëria shqiptare, mos u gënjeni nga ekranet, ku analistët bëjnë skanerin e politikës dhe ku vipat na tregojnë “la bella vita”. Mjafton të shkoni një ditë në Dhërmi, jo për të bërë plazh po për t’i marrë plazhet me radhë dhe do të keni një pasqyrë të qartë të përditshmërisë tonë.

Gjen aty nga të gjitha; zhulin deri në gju dhe luksin që feks nga larg me prepotencën e vet tipike, resorte të tipit “luxury & Spa” ku vetëm një masazh relaksi kushton 100 € dhe fast food-e ku gocat shkojnë me terezi e fshehurazi, që të mos i shohin shoqet, plazhe me çadrat me dantella, në të cilat gocat e fast food-eve lënë gjysmën e rrogës dhe plazhe me shezllone të prishura ku të thyhet arrshi i qafës, parkingje private ku futesh falas por vetëm po hëngre drekë aty dhe parkingje-cepa rruge ku punërori të sheh nga koka te këmbët si roje spitali, të nxjerr koston sa të vlen lëkura dhe e vë çmimin sipas vlerës që të ka dhënë , ka dyqane ku një ujë kushton 300 lekë por edhe shitës ambulantë, që rrushin e importit ta shesin për rrush vendi, restorante “gourmet” ku një pjatë me tre karkaleca kushton 30€ por edhe zgarë sallamerish, ku me 30€ ha gjithë familja.

Dhoma që kushtojnë 300 € por mund të flesh edhe në çadër. Ka staf që të shërben me korrektësi por ka edhe pehlivanë që me shpresën se nuk do shikosh faturën, ta hedhin me ndonjë njëzeçe. Ka plazhiste që lahen me pupa deti prej gurëve por ka edhe pjeshka që nuk i heqin takat 15 ponds në asnjë çast të ditës. Por ajo që ulërin më shumë në Dhërmi janë plehrat. Ato i gjen kudo; në rrugë, në plazh, pranë shezllonit tënd, pas kurrizit tënd të futura nëpër gropa shkëmbinjsh, para resorteve luksoze ku janë bërë kapicë, nëpër qoshet e çdo parkingu, në çdo rrënjë peme, nëpër ullishta, madje edhe brenda në det, ku u bëjnë shoqëri peshqve.

Plehrat i bashkojnë në harmoni të plotë të gjitha shtresat; të pasurit vanitozë, që rrudhin buzët sapo dalin nga resorti por që plehrat e tyre i fluturojnë nga dritarja e makinës, të varfrit që duan me çdo kusht të vijnë në Dhërmi edhe pse nuk është për xhepin e tyre, bizneset që prej nevojës së “vjeljes” ç’është e mundur nga gushti, nuk kanë kohë dhe i hedhin të gjitha aty afër, hallexhinjtë që shesin, shitësit ambulantë dhe plazhistët, që kur largohen, lenë pas skena të vërteta krími e në fund edhe punojësit e pushtetit lokal, që lekët e plazheve i morën paradhënie por dy kosha më shumë nuk i vunë dhe e kanë lënë gjithë plazhin në mëshirën e ndërgjegjes së munguar të kësaj lukunie që përmenda më sipër. Dhe për ta mbyllur, ashtu siç thoshte personazhi i Ndriçim Xhepës në një nga filmat e Socrealizmit, Dhërmiu është pasqyra ku ne duhet të shihemi dhe nëse na ka mbetur sadopak ndërgjegje, duhet ta pranojmë që jemi të shëmtuar.

‘Dhërmiu është pasqyra ku ne duhet të shihemi dhe nëse na ka mbetur sadopak ndërgjegje, duhet ta pranojmë që jemi të shëmtuar’ Read More »

Basha: Si pasojë keqmenaxhimit,Shqipëria zhytet në varfëri, njerëzit humbin vendet e punës dhe kriza ekonomike thellohet

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se në këto 7 vite, qeveria “Rama” e ka taksuar punën dhe dijen më shumë se çdo qeveri tjetër më parë dhe se barra më e rëndë e këtyre taksave ka rënë mbi shtresën e mesme.

Ai shton se sot të gjithë e shohim se taksa progresive e Edi Ramës ka dështuar dhe ka prodhuar vetëm kaos, pandershmëri dhe padrejtësi dhe se ajo është kritikuar fort edhe nga organizatat ndërkombëtare si FMN.

Sipas tij, çdo ditë që kalon shqiptarët paguajnë më shumë taksa, ndërsa Rama i përdor ato për të bërë më shumë PPP me klientët e tij.

“Si pasojë e këtij keqmenaxhimi dhe kësaj arrogance, Shqipëria zhytet në varfëri, njerëzit humbin vendet e punës dhe kriza ekonomike thellohet. Rama e ka futur dorën thellë në xhepin e çdo qytetari. Ai nuk mendon për njerëzit, por vetëm për nje grusht klientësh dhe oligarkësh dhe e ka vënë shtetin dhe çdo politikë fiskale në shërbim të tyre duke i lënë qytetarët në mëshirën e fatit. Vendit i duhet një ndryshim i madh dhe rrënjësor!”, shkruan Basha.

Ai shton se politika fiskale e PD, është pjesë e Planit Ekonomik për ti kthyer frymëmarrjen vendit dhe ekonomisë së njerëzve, më shumë të ardhura në xhepat e tyre dhe më pak taksa.

Basha zotohet se qeverisja e djathtë ti eliminojë nivelet e shumta të taksave mbi punën, do ti heqë pengesat që vetëm frenojnë zhvillimin dhe do të thjeshtohet i gjithë sistemi.

Ai shpreh besim se sa më shumë para në duart e qytetarëve do të nxisin investimin në arsimim dhe kualifikim dhe do ti japin frymë rritjes ekonomike.

“Politika jonë fiskale ka në bazë taksën e sheshtë 9% për qytetarët dhe të punësuarit, taksa më e thjeshtë dhe më e ulët në të gjitha vendet e rajonit. Mirëqenia e shtresës së mesme, e atyre që punojnë dhe prodhojnë, është jetike për rimëkëmbjen e gjithë ekonomisë shqiptare. Vetëm një qeveri serioze që kujdeset për njerëzit do ta vendosë shtetin dhe politikbërjen në funksion të rritjes së të ardhurave të gjithsecilit dhe jo të një grushti njerëzish! Shqipëria e ka potencialin të ofrojë mirëqenie dhe siguri për të gjithë qytetarët e saj. Ditë më të mira”, shkruan në mbyllje Lulzim Basha.

Basha: Si pasojë keqmenaxhimit,Shqipëria zhytet në varfëri, njerëzit humbin vendet e punës dhe kriza ekonomike thellohet Read More »

‘Po sikur emigrantët të ktheheshin? Të thoshin: Tani, boll, u mërzitëm në vend të huaj dhe do të kthehemi!’ / Opinion nga Artan Fuga

OPINION nga Artan Fuga

Më kujtohet që dikur, aty nga vitet 60 dhe 70 ishte problem kur në shtëpitë tona në qytete vinin për vizitë të afërt ose miq nga fshati. E ka trajtuar këtë çështje edhe filmi “Kapedani”.

Nga njera anë gëzoheshim kur ata vinin sepse sillnin dashuri, miqësi, gëzim, çmalleshin njerëzit me njeri tjetrin. Edhe na sillnin ndonjë produkt fshati nga ekonomia familjare.

Mirëpo me kalimin e ditëve, vinte koha për të ikur. Edhe të zotët e shtëpisë i përcillnin me dashuri miqtë nga fshati, por ndoshta edhe me pak lehtësim. Po sikur miku nga fshati te dera e apartamentit të pendohej dhe të kthehej duke thënë qartazi fjalinë e tmerrshme: “E di ç’kam, po qendroj edhe nja dy javë te ju!” Të gjithë do të ishin lemerisur.

Jo më kot, disa krahina te ne kanë shprehjen: “Miku, është budalla!”, nuk dihet se kur vjen e kur ikën, tekat e tij duhen plotësuar, njësoj si të një fëmije apo të dikujt që ka probleme psikologjike të rënda.

E kemi shtruar ndonjëherë çështjen: Po sikur emigrantët të ktheheshin? Të thoshin: Tani, boll, u mërzitëm në vend të huaj dhe do të kthehemi!”

Atë ditë të 15 gushtit kur shihja rradhët e veturave të emigrantëve në kufi, m’u kujtua pikërisht skena kur miku nga fshati ishte duke kapërcyer pragun e shtëpisë për të ikur. Po sikur të kthehet? Atë ditë të 15 gushtit, kur askush fillimisht nuk merrej me fatin e emigrantëve për të kaluar kufirin, në fakt të gjithë autoritetet ishin të interesuar që ata të iknin!!!.

Po sikur t’u mbushet mendja dhe të thonë: “Ashtu? Nuk çan kokën ndokush për të na ndihmuar të ikim? Atëhere po kthehemi!”

‘Po sikur emigrantët të ktheheshin? Të thoshin: Tani, boll, u mërzitëm në vend të huaj dhe do të kthehemi!’ / Opinion nga Artan Fuga Read More »

Grida Duma: Qeveria’Rama’ ka ngelur në klas

Grida Duma, ish-deputete e Partisë Demokratike sa i takon çështjes së rihapjes së shkollave, u shpreh se qeveria është e papërgatitur dhe ‘ngelëse në klasë’, sa i përket menaxhimit të situatës dhe apo vendimit që duhet ndërmarrë në këto momente.

Ajo tha se nuk ka asnjë plan për sigurinë e shëndetit të fëmijëve dhe arsim cilësor në kushtet e pandemisë.

“Kur kanë mbetur vetëm 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria nuk ka marrë asnjë masë, nuk ka publikuar asnjë udhëzim dhe asnjë protokoll sigurie që ruajnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve”.

“Edhe shpalljen e vendimit për rihapjen e shkollave e bënë nën presionin e drejtë të Partisë Demokratike. Nga vetë deklaratat e Ministrisë së Arsimit, vendimi për hapjen e shkollave është marrë pa asnjë përgatitje”.

“Gjithë çfarë Ministria deklaron është që ende po detajojnë një plan, tha Grida Duma.

“Pra, vetëdeklarojnë se kanë marrë vendimin pa pasur një plan. Vendimi i marrë para hartimit të një plani të mirëmenduar sipas kushteve dhe mundësive me shkollat tona është një rrezik mbarëkombëtar. Sot qeveria nuk deklaron asnjë plan masash, sepse nuk e ka! Pikërisht sepse nuk ka një plan apo strategji, ka gjetur mënyrën keqdashëse ta hedhë përgjegjësinë tek prindërit duke spekuluar që gjoja “po bën atë që deshën shqiptarët”, sepse “kështu doli sondazhi”.

“Qeveritë nuk qeverisin me sondazhe dhe sondazhet nuk janë vendime qeverie. Nëse do të ishte kështu, bënin mirë të kryenin një sondazh mbi çfarë donin shqiptarët në kohën e karantinës; apo çfarë donin shqiptarët, kur mbyllja pa plan u shkatërroi ekonominë dhe punën. Për më shumë, qeveria ka vendosur pikërisht të kundërtën e asaj që duan shqiptarët. Shqiptarët në çdo sondazh zgjedhin të arsimojmë fëmijët në kushte sigurie jete. Shqiptarët në çdo sondazh vënë shëndetin dhe jetën si prioritet themelor”, u shpreh Duma.

Ish-deputetje nga selia e PD-së fajësoi qeverinë për situatën me arsimin në vend:

“Pikërisht për këtë qeveria duhet të na thotë qartë dhe me përgjegjësi të plotë:

Çfarë ka ndryshuar në kapacitetet dhe pregatitjet për mbrojtjen nga infektimi nga koha kur shkollat u mbyllën, ndërsa kishte vetëm 5-15 të infektuar në ditë.

Çfarë kapacitetesh më të specializuara ka sot qeveria kur deklarohen edhe 150 të infektuar në ditë?

Problemet që nuk kanë marrë një zgjidhje dhe që ndikojnë negativisht në sigurinë shëndetësore në shkolla janë disa.

Shumë shkolla në Tiranë dhe Durrës, edhe para pandemisë, bënin mësimin me turne. Tani nuk dihet se me çfarë kapaciteti do të punojnë. Qeveria nuk ka akoma një përgjigje.

Qeveria nuk ka zgjidhur akoma çështjen e nxënësve dhe mësuesve të shkollave të shembura nga tërmeti i Nëntorit të kaluar.

Për shkak të mungesës së një plani, qeveria nuk ka përgjigje për programin 6 orësh mësimor. Çfarë do të bëhet me të? I alteruar mes mësimit në klasë dhe online, ngarkesa shkon edhe 12 orë.

Qeveria nuk thotë se çfarë do të bëhet me oraret e mësimit, në mënyrë që prindërit të gjejnë një mundësi për përshtatjen e orareve të tyre.

Shkollat nuk janë pastruar dhe higjienizuar.”

Për të vazhduar me:

“Vetëm tre javë nga fillimi i mësimit dhe për asnjë nga këto probleme të mëdha nuk ka asnjë strategji të qartë përballimi. Qeveria duhet të jetë e qartë që fëmijët në shkolla dhe siguria e tyre janë përgjegjësi e saj prioritare, shumë më tepër se çdo pjesë tjetër e popullatës. Fëmijët e shqiptarëve mund të nisin jetën shkollore vetëm pasi të qartësohen plotësisht për mënyrën dhe masat e plota të ruajtjes së standardeve të distancës, higjenës, sjelljes mbrojtëse, në të gjithë ambientin shkollor. Vendimi i derisotëm për hapjen e shkollave është një vendim “ngelës”, i papregatitur, i cili në mungesë të njohjes dhe llogaritjes së kapaciteteve, kohës, organizimit të të gjitha mjeteve, rrezikon shëndetin e fëmijëve së pari dhe gjithë zinxhirit të mëtejshëm pas tyre.

Partia Demokratike kërkon informimin dhe transparencën e plotë të shqiptarëve mbi hapat, mjetet dhe mundësitë e përllogaritura për të nisur një vit shkollor që i shërben arsimimit dhe forcimit dhe jo rrezikut të shëndetit dhe jetës.

/NOA.al

Grida Duma: Qeveria’Rama’ ka ngelur në klas Read More »

Lu ftoni o njerëz mos u fr iksoni , mos bini pre e lajmeve te rroriste,mos lejoni askënd të ja u ngatërrojë mendjen, mos shikoni dhe pranoni lajme tro mokratësh

Aida Shtino

Duhet me ne fund te perpiqemi te kuptojme, se cfare ka ndodhur me njerezimin….
Duhet te kuptojme te gjitha ato gjera te keqija dhe sa tanike qe na kane bere disa…
Te shohim kush fshihet mbrapa gjithe ketyre zhd ukjeve te femijeve, kush fshihet mbrapa kesaj ekonomie te ndare kaq pabarazisht, kush fshihet mbrapa PICAGATE , kush fshihet mbrapa prifterinjeve pe dofil….kush fshihet mbas kesaj bote te ndare kaq keq…
Do te na duhet ta shikojme kete dhe ta vendosim mendjen tone ne nje gjendje per te kuptuar, se kush fshihet mbas gjithe ketyre dhe kete do te na duhet ta kuptojme mire…
Ekzistonte e keqja tek njerezimi…po po aq e keqe , sa nuk mundet te gjeje asnje fantazi te semure, qe do te mundet ta pershkruaje ate…
Por miq, me me fund duhet te shikojme edhe dicka tjeter….sepse mbas gjithe kesaj te keqeje , ekzistojne edhe te miret…
Jane njerzit e mire , te ndricuar te cilet po pe rleshen dhe po lu ftojne kete te keqe…
Kjo do te jete lu fta jone. Nuk deshironi te ngrihemi…te lu ftojme nuk e doni kete…?
Lu ftoni pra…mbushuni brenda jush energji pozitive te bashkuar, sepse e keqja nuk iken vetvetiu , por ajo goditet pa pushim nga drita…nga njerzit e ndricuar.
Besojeni dhe pranojeni se ekzistojne ata njerez…ng rihuni pra shperndani energji pozitive rreth e qark jush, tek njerzit tuaj, tek ata qe ju takoni cdo dite…
Lu ftoni o njerez mos u friksoni , mos bini pre e lajmeve te rroriste…mos lejoni askend te ja u ngateroje mendjen…mos shikoni dhe pranoni lajme tro mokratesh , mos u ndikoni edhe ju nga pa niku…
Forca e te keqes do te jete frika juaj…pra lu ftoni.
Pranojeni me ne fund se e keqja eshte duke u rrezuar ne keto momente dhe se eshte drejt fundit…shikojeni…dhe veproni duke e mare parsysh kete fakt… si ndryshe deshironi te lu ftoni…me thoni si…?
A do te gjeni ndonje mundesi tjeter per ta bere kete…?
Hajdeni me driten…debojeni erresiren…mos e prekni…mos e lejoni tju ndikoje…
Mos i jepni mundesine tiu rrezoje…
Mos kerkoni te gjeni lajme zhgenjyese qe te bindeni…qendroni lart…ne kembe…mbushur me energji pozitive dhe shperndajeni ate tek te tjeret bujarisht…
Lu ftoni…
Qendroni te forte dhe optimiste.
Shikojeni driten brenda stuhise qe po kalojme…shikojeni…eshte atje…
Ne jemi te lagur e te bere qull tani…por nje diell i shkelqyer eshte i gatshem te na ndricoje dhe te na ngrohi…shikojeni diellin…driten..
Lu ftoni…/ Aida Shtino

Lu ftoni o njerëz mos u fr iksoni , mos bini pre e lajmeve te rroriste,mos lejoni askënd të ja u ngatërrojë mendjen, mos shikoni dhe pranoni lajme tro mokratësh Read More »

Kryedemokrati Lulzim Basha jep një mesazh lidhur me situatën e Covid dhe va ksinën për lu ftimin e Covid-19

Kryedemokrati Lulzim Basha jep një mesazh lidhur me situatën e Covid dhe vaksinën për lu ftimin e Covid-19.

Ai thotë se të gjithë e kanë të qartë se vaksina që po përgatitet në kohë rekord në laboratorë të ndryshëm të botës mbetet mjeti më efikas për ndalimin e pa ndemisë Covid-19.

Sipas tij, synimi është që ashtu si jemi vaksinuar kundër fruthit, rubeolës, hepatitit apo edhe virusit të gripit stinor, të mund që të vaksinohemi edhe kundër virusit Covid-19 sapo të jetë gati vaksina.

Ai shton se për këtë arsye gjithë vëmendja e qeverive anembanë botës sot është fokusuar tek sigurimi i vaksinës anti-Covid si mënyra e vetme për të ndalur virusin që po merr çdo ditë jetë njerëzish.

“BE, SHBA, por edhe vendet fqinje me Shqipërinë kanë paraporositur, rezervuar apo kanë ndarë fonde të veçanta për blerjen e saj, duke qenë se kërkesa për vaksinën anti-Covid është globale dhe kapacitetet prodhuese nuk mundësojnë dot një shpërndarje të njëtrajtshme të saj. Kjo është e vetmja qeveri që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës. Është urgjente të përcaktohen fondet e nevojshme për vaksinën anti-Covid dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër covid19 sapo vaksina e re të jetë gati. Pa asnjë vonesë!”, shkruan Basha.

Ai thotë se shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është situata në spitale, sa teste janë siguruar, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për njerëzit në nevojë dhe se qytetarët ende nuk kanë mundësi të testohen edhe kur kanë patur kontakt me persona të infektuar.

Basha deklaron se nuk mund të vazhdohet më kështu dhe se pasojat e kësaj neglizhence do të jenë fatkeqësisht shumë të rënda, si për shëndetin ashtu edhe për ekonominë e shqiptarëve.

“Ndaj pa humbur më asnjë ditë, duhet që qytetarët të informohen me përgjegjësi dhe transparencë: sa vaksina kundër gripit sezonal ka siguruar qeveria, sa do të jetë fondi në dispozicion për vaksinën anti-covid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj vaksine me qëllim që tu sigurohet mundësia të gjithë shqiptarëve sipas radhës së përcaktuar nga niveli i rrezikut të ekspozimit”, thotë ndër të tjera lideri i opozitës.

Në mbyllje ai përsërit thirrjen që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre, të respektojnë distancimin social, të mbajnë maskat dhe të zbatojnë të gjitha protokollet shëndetësore të OBSH-së.

“Virusi është mes nesh dhe derisa të kemi vaksinën, kujdesi dhe masat e gjithsecilit prej nesh janë jetike për t’u mbrojtur prej ti”, deklaron Lulzim Basha. /noa.al

Kryedemokrati Lulzim Basha jep një mesazh lidhur me situatën e Covid dhe va ksinën për lu ftimin e Covid-19 Read More »

Gazetarja Rudina Xhunga: Na duhet pikërisht një vaksinë për babëzinë!

E gjithë jeta jonë tani duket se po rrotullohet rreth koronavirusit.

Problemet e tjera çuditërisht janë harruar, edhe pse janë ende aty, si para shfaqjes së virusit, madje problemet mund të jenë edhe më të mëdha tani, pavarësisht se për to, flitet gjithnjë e më pak.

Gazetarja Rudina Xhunga, përmes një “story” në instagramin e saj ka treguar punën që po bëhet në çdo cep të Tiranës për të ngritur pallate sa më të larta, ndonëse shumë prej tyre bllokojnë të tjerat që ndodhen rrotull.

Ajo në shenjë revolte është shprehur se duket sikur askush nuk e vë re këtë ‘katastrofë’ dhe këtë e quan babëze që ka nevojë për ‘kurim apo vaksinë’.

Koronavirusi nuk është asgjë, teksa ajo thotë se na duhet pikërisht një vaksinë për babëzinë.

Këtë vaksinë gazetarja e lidh me mosndryshimin dhe babëzinë që kanë shumë njerëz duke prekur edhe të drejtën elementare të të tjerëve, siç është drita dhe dielli.

/NOA.al

Gazetarja Rudina Xhunga: Na duhet pikërisht një vaksinë për babëzinë! Read More »