Gjatë orëve të fundit Shqipëria është goditur nga disa lëkundje sizmike të njëpasnjëshme. Sizmiologu Rexhep Koçi, deklaroi se qytetarët nuk duhet të frikësohen për këto lëkundje sizmike, pas janë thjesht paslëkundje.
“Nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi. Si tërmeti i 26 nëntorit është e natyrshme që do të shoqërohen për një periudhë të gjatë me pasgoditje kur herë pas here zona të caktuara janë riaktivizuar, siç është zona e djeshme. Pastaj ka pasur një periudhë që qetësohet, riaktivizohet por gjithmonë magnituda ka qenë 4.2- 4.3.
Nuk kanë qenë magnituda që të kalojnë 5 që të ketë impakt në struktura dhe ndjeshmërinë e njerëzve”, u shpreh sizmiologu Koçi për Ora News.
Mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm disa tërmete kanë goditur vendin. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se orën 00:13 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter, në Gjirin e Lalzit. Sipas ministrisë, ky tërmet është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.
Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka votuar ditën e sotme për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 25 prillit.
Surpriza e parë e demokratëve vjen nga Pogradeci, ku është eleminuar deputeti Klevis Balliu.
Ish-deputeti i PD-së ishte edhe një emër mjaft aktiv në radhët e Partisë Demokratike gjatë kviteve të fundit, sidoemos për protestat te Astiri.
Mes të eleminuarve nga anëtarësia është edhe ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, që nuk ia ka dalë të fitojë besimin e demokratëve të Pogradecit.
Në Pogradec pas mbylljes së votimit janë kualifikuar 8 kandidatë.
Mes tyre nuk janë Eduart Kapri dhe Klevis Balliu.
Kapri ka marrë 200 vota kundër nga anëtarësia, ndërsa Balliu 306.
Që një kandidat të skualifikohet, duhet të marrë 145 vota kundër.
Ndryshe nga ata, ish-deputeti Ervin Salianji është konfimuar nga anëtarësia e kësaj partie në Maliq, për kandidat për deputet.
Në Maliq u konfirmua lista e plotë e kandidatëve. Pjesëmarrja në votime në rang qarku ishte me shumë se 60%.
Ervin Salianji mori 28 vota kundër.
Votimet u mbyllën në të gjitha degët e PD-së së Qarkut Korçë. Por nuk kanë shkuar normalisht në Devoll.
Në Devoll, raportohet se kryetari i PD-së Arben Miza është qëlluar me grusht nga mbështetës të ish kryebashkiakut të Devollit Bledion Nallbati.
I gjendur përpara kësaj situate, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka bërë thirrje që demokratët të qetësohen dhe të mos krijojnë përplasje të tjera.
Konikti ka nisur pas akuzave që kreu i PD-së ka adresuar ndaj Nallbatit lidhur me blerjen e votave kundër dhe dëmtimin e procesit zgjedhor.
Devolli konsiderohet një nga bastionet kryesore të PD-së në juglindje të vendit dhe gara mes kandidatëve për deputet është konsideruar si mjaft e ethshme.
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër.
Avokati i njohur Spartak Ngjela zbuloi sot se PS dhe PD kanë tentuar të bëjnë një qeveri të përbashkët deri para 1 muaji e gjysmë, por kjo ide është refuzuar nga SHBA.
Ai deklaroi se listat e hapura i kërkon vetëm opozita parlamentare, ndërsa PD dhe PS nuk i duan ato.
Prej disa muajsh debatohet për Reformën Zgjedhore, debate apo mosmarrëveshje që duket se zhvillohen për të lënë të kuptohet se gara mes tyre është shumë e ashpër.
Madje refuzimi i Ilir Rusmjalit nga PD, emër i propozuar nga PS, si dhe heshtja pas zgjedhjes në krye të KQZ-së së Ilirjan Celibashit, njeriut kyç të procesit zgjedhor, pavarësisht Kodit apo sistemit për të cilin bëhet zhurmë aktualisht, është provë e qartë e një ujdie të kopsitur mirë nga dy partitë kryesore, para zgjedhjeve të 25 prillit.
“Halli i përbashkët të bashkon se dy parti janë në konflikt me njëri tjetrin për pushtetin. Por para një muaji e gjysmë donin të bënin qeveri të përbashkët që ta bënin mirë grupin anti-reformë. Por nuk i la ajo. Atëherë Rama doli me kod tjetër. Opozita parlamentare kërkon lista të hapura por nuk dalin këta me lista të hapura as njëra as tjetra”, tha Ngjela në Abc News.
I pyetur nëse ai do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Ngjela e ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar.
“Patjetër që kam ambicje, por ky është një ekuacion që do të shihet kur të vijë momenti. Por ambicien për t’u rikthyer në politikë e kam” – u shpreh Spartak Ngjela.
Më herët Spartak Ngjela pati pretenduar se një diplomat i huaj i kishte thënë se Edi Rama do t’ia dorëzojë Bashës postin e kryeministrit, sipas një marrëveshje të fshehtë mes tyre, pas 25 prillit.
Edi Rama pas një pauze, do të kthehet më tej, për të marrë postin e Presidentit, teksa do të propozohet nga PS dhe do të miratohet edhe me votat e PD-së, si shenjë e një mirëkuptimi mes palëve politike.
Mjeku Tritan Kalo shkruan se në këtë “kohë kovidiane” të gjithë duhet të solidarizohemi me armatën e mjekëve dhe njëri-tjetrin, për të zbatuar disa masa thelbësore që na mbrojne nga infektimi.
Sipas tij, ky solidarizim duhet për të shamngur dhe vendosjen e vendit në karantinë sepse atë do ta vuajë populli, dhe jo ata që ai i quan “ish-brekëgrisurit e djeshëm e milionerët e sotëm”.
“RËNDËSI PRAKTIKE për ne të gjithë ka fakti se, së bashku do të mundemi t’ja dalim mbanë përballjes me “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, DUKE evituar plotësisht dhe me shumë sukses një “QUARANTIN” = mbyllje 40 ditore/gjashtë javore të dytë të vendit…..”, shkruan mjeku.
Shkrimi i plotë:
Kohë kovidiane….7.10.2020….SOLIDARITET = SOLI-DARI-TET = Vetëm-guximtari-ja del në krye: Punës, Profesionit dhe Përkushtimit ndaj të tjerëve….Solidariteti ynë me ARMATËN e punonjësve të Shëndetsisë Publike dhe jo vetëm, për të respektuar: 1- Masat e mbrotjes individuale/Maskat që mbulojnë gojën dhe hundën njëkohësisht në mjediset e mbyllura apo aty ku ka shumë persona njëkohësisht, 2- Distancimin fizik kurdoherë kur një gjë e tillë është e mundëshme, 3- Higjenën individuale/larjen e duarve dhe higjenën kolektive të mjediseve ku punojmë, shkollohemi, shplodhemi, argëtohemi dhe jetojmë ishin, janë dhe do të mbeten tre elementë thelbësorë në vijimësinë e përballjes sonë me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, POR edhe në solidaritet e mirëkuptim të PËRPJEKJEVE të çdominutëshme të kësaj Armate për të mbrojtur jetët tona….
A ËSHTË kjo vala e parë, e dytë, e tretë apo e katërt e Pandemisë, një gjë e tillë pak rëndësi ka në aspektin e EPIDEMIOLOGJISË FAKTIKE/REALE, rëndësi ka fakti se infeksioni nga Sars-Cov2/Covid-19 është ulur këmbëkryq prej shumë muajsh KUDO nëpër Botë, e me siguri një situatë e tillë do vijojë edhe për disa kohë …..Teorizimet le tua lëmë më shumë GJITHOLLOGËVE dhe kërkuesve të PROTAGONIZMIT përgjatë këtyre kohëve kovidiane….
RËNDËSI PRAKTIKE për ne të gjithë ka fakti se, së bashku do të mundemi t’ja dalim mbanë përballjes me “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, DUKE evituar plotësisht dhe me shumë sukses një “QUARANTIN” = mbyllje 40 ditore/gjashtë javore të dytë të vendit…..
JEMI vetëm NE, “il poppolo Albanese”, që do të vuajmë pasojat e saj sikundër ndodhi edhe në të shkuarën e afërt, DHE jo “ish-brekëgrisurit e djeshëm” dhe “milionerët/pasunarët e sotëm”, ndaj na takon NE dhe vetëm e vetëm NE, që të tregojmë shkallën më të lartë të KUJDESIT dhe të SOLIDARITETIT me dhe për njëri tjetrin në këtë përballje….MIRËKUPTIMI dhe BASHKVEPRIMI ndërmjet nesh janë të domozdoshme në këtë proçes….”Koha është e Maskarenjve, por Atdheu i Shqiptarëve” (A.A.)….PANIK jo dhe vetëm jo….KUJDES e DROJË po dhe vetëm po….TOGETHER for EVER!!!
Julian Deda, aktori i njohur i humorit, ka reaguar plot skepticizëm lidhur me vendimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama, për të rritur pagat për mjekët dhe mësuesit.
Në reagimet e tij politike, Julian Deda, flet si funksionar i PD-së, madje me ambicje për t’u bërë deputet i kësaj forve politike, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Edi paska vendosur të rrisë me 40% pagat për mjekët dhe 15% për mësuesit” – u shpreh ai.
“Në parim më pëlqen, por duke parë historikun qeverisës të rilindjes duket qartë që është një hile e ndyrë elektorale”, – tha Julian Deda.
Më tej ai e sheh vendimin, të mbushur me hipokrizi dhe interesa personale.
“Kishte 8 vjet kohë, por nuk i shkoi ndërmend të rrisë asnjë qindarkë, duke detyruar mbi 900 mjekë dhe mbi 2000 infermiererë të zhduken nga sytë-këmbët”.
“Pse u kujtua pikërisht tani, që Shqipëria është në borxh deri në fyt? Ku i gjeti lekët në këtë kohë, që është periudha më e errët ekonomike që ka përjetuar ndonjëherë ky vend? Ka vetëm një përgjigje: vota, karriga e tij, sapun për djath, dëshirë histerike, për të qëndruar në pushtet”.
“Shpresoj që shqiptarët të mos mbajnë mend fundin e sheqërosur të një procesi të gjatë dhe dramatik”, – u shpreh disi i revoltuar Julian Deda, me vendimin e sotëm të kryeminsitrit Rama, të cilin e konsdieroi hipokrit dhe të parealizueshëm.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një intervistë për ‘Ilva Now’, deklaroi se partia e saj do të marrë një rezultat surprizë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kryemadhi tha se e bazonte optimizmin e saj tek zhgënjimi i socialistëve, duke theksuar se prit më 25 prill më shumë se 40 mandate.
Ndërsa fliste për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor në Parlament në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca qeverisëse, kryetarja e LSI-së tha se, nuk ka makinacion që ia heq fitoren opozitës.
“Edhe Taulant Balla t’i numërojë votat e opozitës nuk ka strukturë apo metodologji që të nxjerrë fitues Edi Ramën. E pamë lakuriq Edi Ramën. Deri tani e kishim parë biologjikisht, tani po e shohim politikisht. Rama shpreson të dëgjojë nga opozitës se nuk do të hyjë në zgjedhje”, tha znj. Kryemadhi.
Pavarësisht kësaj, kryetarja e LSI-së u shpreh se nuk beson se opozita ka gabuar me bojkotin e zgjedhjeve lokale.
“Beteja e 25 prillit ka marrë fund. Sot Rama ka opozitë socialistët e vet, minimumi do të dyfishojmë rezultatin. Me ndryshimet e mëparshme të 5 qershorit, LSI e fillonte dyshemenë e saj me 34 mandate, ndërsa sot e fillon dyshemenë me 40 mandate”, theksoi kryetarja e LSI-së.
“Do të jetë rezultat surprizë për shumë të tjerë, jo vetëm për Ilir Metën. 30% e administratës e votoi kundër në zgjedhjet lokale. Veprimet e njëanshme të Edi Ramës minimum do të dyfishojnë rezultatin e LSI-së, e them minimumi”, shtoi znj. Kryemadhi.
Analisti Andi Bushati bëri deklaratën e fortë sot në emisionin “Open” në Top Channel, ku tha se kryeministri Edi Rama është “i vendosur për të bërë masakër elektorale”. Sipas Bushatit, ndërrimi i pushtetit nuk është problem, por problemi është rruga që po ndiqet.
“Situata është e qartë, nga njëra anë kemi Ramën të vendosur për masakër elektorale dhe Bashën që bën idiotin e dobishëm, dhe hiqet sikur nuk e kupton që masakra po ndodh para syve të tij. Nëse ti thua që ky është fundi i Ramës, nëse pushteti ndërrohet nuk do përbëjë problem, problemi është se rruga që po ndiqet, është masakër.
Ndryshimi rregullave të lojës është se Rama në 2013 ka ardhur në pushtet me koalicion, tani nuk le PD dhe LSI që të koalicionohen se do të kalonin në opozitë.
Ai thotë:’mua kështu nuk më del loja, po e prish’. Ky është ndryshimi i madh”, tha Bushati.
Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit që pati sot me sipërmarrësish të mëdhenj të sektorit të mobilerisë në Nikël të Fushë-Krujës, deklaroi se Biznesi i madh i goditur nga keqqeverisja, taksat e larta dhe mungesa e ndihmës.
Basha diskutoi me sipërmarrësit planin me 5 pika të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe ndihmën konkrete që ky plan i ofron biznesit drejtpërdrejt dhe konsumit në tërësi.
Ndër instrumentat e ndihmës që Basha përmendi në këtë komunikim me biznesin, ishin:
-Çeku prej 1000 euro për biznesin e vogël për 6 muajt e ardhshëm për të zbutur barrën e pagesave më urgjente;
-Vendosja e një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin dhe subvencionimi i çdo norme interesi mbi këtë nivel për kredimarrjet për investime dhe shpenzime operative.
-Zgjatja e afatit dhe zgjerimi i kritereve të përfitimit nga garancia sovrane në favor të një numri më të madh biznesesh prodhuese.
-Mbështetja e biznesit me një pagesë mujore prej 200 mijë lekësh për 6 muajt e ardhshëm për çdo punëtor që rimarrin në punë
-Pagesa mujore prej 160 mijë lekësh për çdo shqiptar që ka humbur punën dhe shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për 6 muajt e ardhshëm;
-Subvencionim i 50% të qirasë ose heqje e taksës së pronës për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj;
Ai shtoi se ky është plani për mbijetesën e biznesit deri me 25 prill, pasi sipas tij, vendi nuk është më i varfër, por vendi është i vjedhur.
Basha u zotua se programi i Opozitës nis me sipërmarrjen e vogël dhe të mesme.
“Ne kemi vënë në themel të programit taksën e sheshtë 9%. Biznesi prodhues dhe eksportues do të marrë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare nga qeveria e Partisë Demokratike, siç mbështetet prodhimi dhe eksporti në çdo vend të rajonit dhe Europës.
Shpirti i sipërmarrjes shqiptare e ka shpëtuar Shqipërinë në momentet e saj më të vështira. Jam i sigurt se me qeverinë e Partisë Demokratike në krahun tuaj, do të jeni shumë më mirë ju, punonjësit tuaj dhe e gjithë ekonomia”, tha Basha.