Opinione

Meta: ‘Ta bëjmë vendin tonë të dashur për të jetuar të ardhmen europiane të fëmijëve tanë këtu’

Presidenti Ilir Meta deklaron se qytetarët nuk duhet të lejojnë të shtypen nga abuzuesit me pushtetin.

Duke folur mesditën e sotme nga Malësia e Madhe, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës së Koplikut, ai kërkoi që të punohet për një Shqipëri të lirë e demokratike.

“Ta bëjmë vendon tonë të dashur për të jetuar të ardhmen europiane të fëmijëve tanë këtu, të mos lejojmë të shtypemi nga padrejtësitë shoqërore, apo të vuajmë nga varfëria e pamerituar, apo nga dhuna shtetërore apo papërgjegjshmëria e atyre që abuzojnë me pushtetin. Sot jemi në një betejë për liri mendimi, ekonomi më konkurruese dhe më gjithëpërfshirëse, vetëm demokracia dhe sovraniteti i popullit janë garancia për mbrojtje të përhershme të sovranitetit të atdheut dhe interesave kombëtare”, u shpreh Meta.

Ai tha se le të jetë shembulli i qëndresës së Koplikut për të rinjtë për tu përballur me sfidat e kohës, të punojmë bashkë të rrëzojmë çdo pengesë për të ardhmen europiane të Shqipërisë. /noa.al

Meta: ‘Ta bëjmë vendin tonë të dashur për të jetuar të ardhmen europiane të fëmijëve tanë këtu’ Read More »

Rama: ‘Ne duhet me çdo kusht të parandalojmë një karantinë të përgjithshme të dytë’

Kryeministri Edi Rama ndryshon qëndrim për sa i përket mundësisë së rikthimit të një karantine të dytë në vend, për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Më herët, Rama ka deklaruar në mënyrë të përsëritur dhe të prerë se nuk do të ketë rimbyllje të vendit. Këtë të Shtunë, në një deklaratë për mediat nga Kryeministria, ai zbuti qëndrimin, teksa u shpreh se “duhet të parandalojmë karantinën e dytë”, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit të izolimit.
“Ishte e parashikueshme që me ardhjen e vjeshtës numrat do rriteshin e teksa në disa vende po rikthen masat dhe po rikthehet kërcënimi i një karantine të përgjithshme, ne duhet me çdo kusht të parandalojmë një karantinë të përgjithshme të dytë. Një karantinë e përgjithshme e dytë do ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe shtetin”, tha Rama.

Rama: ‘Ne duhet me çdo kusht të parandalojmë një karantinë të përgjithshme të dytë’ Read More »

Rama: Jemi e vetmja e mirë në politikën shqiptare!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë bilancin e dy mandateve apo tashmë 7 viteve qeverisje në krye të vendit prej 2013.

Sipas Ramës, mandati i parë ishte për të ndalur hemoragjinë dhe dëmet në financat e shtetit kurse mandati i dytë ishte rivendosja e rregullit si në financat apo dhe në shumë sektorë të tjerë.
Rama thekson se mandati i dytë prej 2017 ishte një mandat ku qeveria forcoi organizmin e një trupi që lëngonte prej 7 viteve më parë.

Ndërkohë ai thekson se mandati i tretë PS dhe qeverisë nuk i duhet për vete, por sepse PS është e vetmja e mirë e politikës shqiptarë dhe jo e keqja më e vogël e vendit.

”Sot jo sot, por prej disa vitesh s’ka më fatura aforfe, s’ka më radha në shi. Pa llogaritur transformimin e vazhdueshëm në investimet e munguara qysh nga koha e elektrifikimit të vendit. Për të mbyllur këtë proces, nuk kanë mjaftuar në asnjë sektor, dhe kjo është arsyeja pse duhet të marrim mandatin e tretë.

Mandatin e dytë pasi ndaluam me sukses hemoragjinë, pasi rivumë rregull në financat, pasi ju dhamë njerëzve të jashtëzakonshëm disa instrumente më shumë, ishte mandati ku kemi forcuar organizmin e një trupi që lëngonte 7 vite më parë, edhe pse na është dashur të përballemi përveçse me problemet e përditshme, edhe me me probleme të krijuara për të na rënë ndesh, edhe me probleme që i ranë në kokë Shqipërisë dhe popullit shqiptar jashtë vullnetit të njerëzve, qoftë tërmeti dhe qoftë virusi, që futi botën në një pandemi të frikshme e të rrezikshme.

Ne sot kur jemi në përfundim të këtij mandati të dytë, siç thashë është mandat i forcimit dhe ecjes pas një paralize nga ku ne e nisëm këtë përpjekje, arrijmë të rrisim pagat ndërkohë që nuk më rezulton që ndokush e ka bërë këtë. Të rrisim pagat si asnjëherë më parë për mjekët e bluzat e bardha në Shqipëri sepse e meritojnë patjetër. Por edhe sepse e konsiderojmë të domosdoshme që këtë mundësi që e kemi krijuar ta vëmë në dispozicion të tyre dhe arsimtarët. Dy kategori të gjera në shoqërinë tona që janë dhe në dy fronte të vështira sot. Pikiërisht prej kësaj përballje.

As i prekëm rrogat e pensionet, as i bëmë bisht zotimit tonë për të kaluar nga një sistem taksimi të padrejtë, pasi ulëm taksat për 97% të shqiptarëve. Por puna jonë nuk është mbyllur. Këto të gjitha janë arsye sepse pse ne na duhet një mandat i tretë jo për veten, por për Shqipërinë.

Që Shqipëria të kalojë jo nga ecja por në vrapim. Dhe janë sot kushtet që pse Shqipëria duhet të kalojë në një tjetër nivel shpejtësie, e kusht tjetër veç PS.

Ne s’jemi e keqja më e vogël, jemi e vetmja e mirë në politikën shqiptare. S’jemi më e mira e mundshme, dhe kjo është arsyeja se pse kjo familje politike ka potencial për shumë më tepër, për shumë më tepër besnikëri ndaj atyre që meritojnë më shumë, edhe në aspektin e përfaqësimit. Ndaj bindjes që gjithë shqiptarët do e votojnë prap PS.”- tha Rama.

Rama: Jemi e vetmja e mirë në politikën shqiptare! Read More »

Meta: O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita…

Pak pasi mbaroi fjalimin në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama mori përgjigje nga Presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit reagoi në Facebook mbi deklaratat e Kryeministrit që tha se Ilir Meta është bërë qesharak duke dhënë dekorata për heronjtë e popullit.

“O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim:

“Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!” Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT”, ka shkruar Meta.

Meta: O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita… Read More »

Gazetari Ylli Dylgjeri:’Kungull, mos të p lastë (Eli)fara. Po rekruton ç’të del përpara’

Gazetari Ylli Dylgjeri i ka kushtuar një parodi, një prurjes më të freskët në radhët e Partisë Socialiste, këngëtares Eli Fara që sot edhe këndoi në Asamblenë e Partisë Socialiste, në prani të Erion Veliajt.

Kungull, mos të p lastë (Eli)fara
Po rekruton ç’të del përpara, Dënglat e tua, tjetër bën e tjetër thua!

Sbëhet fushata me farë hua,

Eshtë Republikane kjo grua!

Gazetari Ylli Dylgjeri:’Kungull, mos të p lastë (Eli)fara. Po rekruton ç’të del përpara’ Read More »

Pse jemi shoqëri e panatyrëshme?/ Nga Artan Fuga

OPINION NGA ARTAN FUGA

Pse jemi shoqëri e panatyrëshme?

Këtë e ka artikuluar fort për herë të parë Thomas Hobbes kur ka thënë që ligji juridik është gjendje e panatyrëshme sepse sipas ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë para tij, si i dobëti edhe i fuqishmi, kurse në natyrë shkruante ai i fuqishmi e shkatërron të dobëtin.

Nga kjo pikëpamje ne jemi shoqëri natyrore sepse te ne ligja i merr të keqen të fuqishmit, përkundrazi është kamxhik në duart e tij për ta zbutur kurrizin e më të dobëtit.

Por, ne jemi shoqëri e panatyrëshme në kuptimin e keq të fjalës!

Në natyrë ka larmi ngjyrash, llojesh, formash. Natyra është e larmishme, e diversifikuar, lloje llojesh, kurse te ne pushtetet e të gjitha llojeve duan që çdo gjë ta fusin në kallëpe. Deputetët në kallëp, nëpunësit në kallëp, studentët në kallëp. Gjithçka monotoni.

Në natyrë nuk ka autoritarizëm vertikal, dëshirë për kontroll mbi të tjerët, pema sado e madhe nuk e kontrollon dot fijen e barit, luani nuk e kontrollon dot peshkun, krokodili nuk ka se çfarë i bën pelikanit, dhelpra nuk i ha dot rrushtë. Kurse në shoqëri te ne gjithkushi është poshtë atij që është lart, ai e kontrollon deri në gjithçka, cfarë mendon, çfarë ha, çfarë dëshiron të bëjë.

Ne natyrë qeniet dhe pemët e zgjedhin vetë çfarë duhet dhe duan të bëjnë, zogu fluturon, lopa ha bar, ujku gjurmon sorkadhen, qeni leh, molla bën mollë, po portokallja bën portokalle, nuk i thotë ujku dot mollës bëj portokalle. Kurse te ne gjithçka është e kushtëzuar, banesa, rruga, zhurma, lagjia, papunësia, rroga, gjithçka, edhe filmat në televizion me Mahmut Pashën.

Në natyrë molla bie nën mollë, ferra bën ferra, dardha bën dardha, ka rregull mor burrë. Kurse te ne përkthyesi i arabishtes mëson matematikë, historiani bëhet gjeometër, pianisti bëhet ekonomist, molla bën pjeshka, kungulli bën pjepra, macja ha bukë me mjaltë, askush nuk dihet se kush ishte, kush është dhe çfarë do bëhet. Demokraci thonë këta!

Rrumpallë – thoshin dikur çunat e lages.

/NOA.al

Pse jemi shoqëri e panatyrëshme?/ Nga Artan Fuga Read More »

Bledi Mane ‘Na qenkan mërzitur ca mejhaxhinj opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruan e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë’

Pas lajmit se një prej ministrave të kabinetit Rama ka partneren 5 muajshe shtatëzënë, e cila nuk është gruaja por e dashura e tij, me anë të një shkrimi në Facebook ka reaguar gazetari Bledi Mane.

Lajmi i divorcit të ministrit është raportuar jo vetëm nga mdiat pranë opozitës por edhe nga grupe të rrjeteve sociale dhe portale pranë PS-së.

Mane ka replikuar për lajmin që qarkullon në media, duke e mbrojtur ish-ministrin e Financave, ministrin e Rindërtimit dhe të Covid-19, Arben Ahmetaj, se ai nuk ka të krahasuar me djalin e Sali Berishës.

Po kështu gazetari ka zbuluar, se ministri Arben Ahmetaj së fundi është divorcuar nga bashkëshortja, për t’i lidhur zyrtarisht me të dashurën e tij, e cila thuhet se ka mbajtur postin e disa drejtorive.

Pas konstatimit të Manes për divorcin e ministrit, me të drejtë të gjithë mendojnë se shkak për divorcin është bërë dhe shtatëzania e të dashurës së ministrit.

E plotë nga Bledi Mane

NUK E NGATËRONI DOT BEN AHMETAJN ME DJALIN E SALIUT

***

Mejhanet e Tiranës hoqën maskat, derdhën kafen turke nëpër filxhanë, u rehatuan në minderet e konakut dhe filluan rufitjen. Mes dhëmbëve dhe gjuhës nxirrosur nga llumi i kafesë, nisën me avazin e vjetër të përgojimit të lajmit të ri:

“Na qenka divorcuar një ministër nga bashkëshortja dhe na paska rënë në dashuri me një tjetër femër!”

Tirana primitive, ajo pjesë e reckosur orientale e kryeqytetit, llum porsi kafeja dhe e djallëzuar si stomak i keqyshyer lebetit e klith rrugëve si e ndershme, si puritane. Ajo pjesë e fëlliqur e Tiranës ku nuk ka as arsim, as dritë, as higjenë mendore ka dalë në pazar e na bën moral. Na flet për dashurinë, për familjen, për ndjenjën e pastër ajo Tiranë e ndotur nga cinizmi dhe fukarallëku. Ajo Tiranë dembele që nuk punon, nuk krijon, nuk fantazon, nuk lodhet, nuk lahet, nuk ushqen as barkun e as trurin del në mejdan e na ulëret për ndershmëri. Kjo pjesë e vogël e Tiranës së madhe depërton madje nën lëkurë dhe u kërkon llogari indeve dhe qelizave të ndjenjave, të epshit, të dashurisë hyjnore dhe shqetësohet pse cikli dashuror mes dy humanëve përfundon një ditë dhe nis një tjetër cikël, nis një dashuri e re.

Çfarë hipokrizie e poshtër, çfarë teatri absurd në kasabanë kur kurvëlliku është bërë normë, ku liria seksuale mban brekë llamarine të ndryshkura dhe ku morali ngatërrohet me ujin e sterosur të Lanës…

Na qenkan mërzitur ca mejhaxhinj opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruan e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë? Na qenka trishtuar opozita e Berishës ku inçesti bëri kërdinë deri dje dhe dolën lakuriq në sy të fisit, katundit, vendit. Paska gjetur një tjetër kauzë opozita derdimene dhe kërkon të luftojë socialistët e Fatos Nanos, Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt me divorce grash.

Dhe kë, socialistët? Të paktën këta mëkatarë qeverisës kanë dhenë shembuj të mirë, këta marrin guximin dhe divorcohen legalisht, nuk mbajnë familje të sforcuara për sy të botës dhe nuk pallohen fshehurazi bodrumeve të selive.

Ti Grida Duma me Edi Palokën po më lexon?

/NOA.al

Bledi Mane ‘Na qenkan mërzitur ca mejhaxhinj opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruan e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë’ Read More »

‘Shqiptarët i pret një dimër i vështirë’

Eksperti i shëndetit publik, mjeku Erion Dasho, i është drejtuar me një apel të fortë Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit teknik, por edhe mjekëve, për të lënë mënjanë propogandën dhe të marrin masat e duhura për përballimin e pan demisë së koronavirusit.

Dasho shkruan se shqiptarët i pret një dimër i vështirë, duke theksuar se pacientët nuk kanë nevojë për mure të lyer dhe oborre spitalesh me bar, por për pajisje serioze. Nga ato pajisje që duhen blerë rregullisht dhe jo kur bie pandemia.
“Këta pacientë kanë nevojë për mjekë, infermierë dhe terapistë respiratorë me njohuri dhe aftësi bashkëkohorë dhe jo për protagonistë facebooku dhe instagrami”, shkruan Dasho.

Referuar situatës, mjeku i njohur thekson se nga 1 korriku kur rastet me COVID nisën të rriteshin ndjeshëm dhe deri më sot, dy spitalet COVID kanë trajtuar midis 400 dhe 600 pacientë të tillë.

“Shifra e saktë është mbajtur se kret nga ministria dhe këto vlera janë përllogaritur bazuar mbi ato pak informacione që raportohen.
Në të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 340 persona duke e bërë vd ekshmërinë reanimatore nga COVID ndër më të lartat në botë.

Çdo vend i përgjegjshëm, çdo komitet i përgjegjshëm, çdo ministri e përgjegjshme analizon të dhënat me qëllim që të kuptojë ku vepron mirë dhe ku gabon. Kjo jo për të nd ëshkuar, por për të përmirësuar cilësinë e kujdesit në javët dhe muajt që do të vijnë. Ky quhet përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë dhe është një nga shtyllat e mjeksisë moderne”, shprehet ai.

Postimi nga Erion Dasho

Edhe njëherë për ata që nuk janë sqaruar akoma!

80% deri 85% e pacientëve me COVID shërohen vetë. Detyra e mjekut të mirë të familjes është t’i monitorojë me kujdes, të mos u japë medikamente të panevojshme dhe t’u rekomandojë shtrimin në spital kur kanë komplikacione.

Nga 15% e pacientëve që përfundojnë në spital, pjesa më e madhe kanë nevojë për trajtim të komplikacioneve kryesisht me antibiotikë dhe antikoagulantë. Pothuajse të gjithëve u nevojitet oksigjen në sasi dhe pr esione të ndryshme. Me menaxhim të mirë edhe këta pacientë në pjesën dërrmuese shërohen. Atyre u nevojiten mjekë që zbatojnë protokollet dhe i monitorojnë. Jo heronj! As supermenë!

Ndonjë koleg patetik që akoma del me maska dhe skafandra për të tërhequr vëmendjen, thjesht është ca muaj i vonuar. Këto skena kishin kuptim në shkurt dhe në mars, në Wuhan, Lombardi dhe New York. Jo në Tiranë në shtator!!!

Fatk eqësisht, për shkak të moshës dhe të sëmundjeve bashkëshoqëruese, si dhe në një numër të vogël rastesh për arsye ende të paqarta, një pjesë e pacientëve komplikohen dhe kanë nevojë për kujdes int ensiv.

Këtu hyn në lojë teknologjia, shkenca dhe heroizmi.

Së pari, këta pacientë nuk kanë nevojë për mure të lyer dhe oborre spitalesh me bar, por për pajisje serioze. Nga ato pajisje që duhen blerë rregullisht dhe jo kur bie pandemia.

Së dyti, këta pacientë kanë nevojë për mjekë, infermierë dhe terapistë respiratorë me njohuri dhe aftësi bashkëkohorë dhe jo për protagonistë facebooku dhe instagrami.

Së fundi, në këta pacientë shpesh ka nevojë të improvizohet, në këta pacientë minuta bën diferencën midis jetës dhe vdekjes, në këta pacientë jo rrallë të shpëton intuita dhe jo protokolli.

Nga 1 korriku kur rastet me COVID nisën të rriteshin ndjeshëm dhe deri më sot, dy spitalet COVID kanë trajtuar midis 400 dhe 600 pacientë të tillë. Shifra e saktë është mbajtur se kret nga ministria dhe këto vlera janë përllogaritur bazuar mbi ato pak informacione që raportohen.

Në të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 340 persona duke e bërë vd ekshmërinë reanimatore nga COVID ndër më të lartat në botë.

Çdo vend i përgjegjshëm, çdo komitet i përgjegjshëm, çdo ministri e përgjegjshme analizon të dhënat me qëllim që të kuptojë ku vepron mirë dhe ku gabon. Kjo jo për të nd ëshkuar, por për të përmirësuar cilësinë e kujdesit në javët dhe muajt që do të vijnë. Ky quhet përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë dhe është një nga shtyllat e mjeksisë moderne.

Për të gjithë këto arsye, ministria bën mirë të harrojë propagandën dhe kolegët të harrojnë patetizmat për t’ju përveshur punëve.

Shqiptarët i pret një dimër i vështirë. Shumë jetë do të kenë nevojë të shpëtohen…

‘Shqiptarët i pret një dimër i vështirë’ Read More »