Opinione

Pipero: Në Itali asnjë s’pashë pa maskë po prapë numrat rriten

Mjeku Pëllumb Pipero duke folur për maskën në ambientet e hapuar solli një shembull personal.

“Para tre katër ditësh isha në Itali, asnjë s’pashë në rrugë pa maskë të them të drejtën, po prapë numrat atje kanë filluar të rriten , me këtë nuk dua të them që maska nuk efikasitet, por dua të them varet si dhe ku e përdorim, pra efikasiteti.
Prandaj duhet të përdorim masat dhe mjetet që kemi në mënyrë efikase”, tha Pipero.

Pipero: Në Itali asnjë s’pashë pa maskë po prapë numrat rriten Read More »

Basha: Plani ynë i Rimëkëmbjes, 5 hapa kundër krizës

Plani i Rimëkëmbjes: 5 hapa kundër krizës

Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:

Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.

Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.

Sigurimin e paisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.

Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.

Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:

Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.

Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.

Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.

Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:

Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.

Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.

Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.

Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.

Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:

Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.

Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.

/NOA.al

Basha: Plani ynë i Rimëkëmbjes, 5 hapa kundër krizës Read More »

Balal: Shqiptarët, sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste

Numri dy i socialistëve, Taulant Balla, shprehet i bindur se shqiptarët nuk kanë një alternativë më të mirë sesa Partia e majtë për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla u shpreh se kundërshtari shumë i dobët dhe i pabesueshëm për t’i dhënë votën, nuk krijon një garë të mirëfilltë idesh, programesh dhe ekipesh.

Reagimi i plotë i Taulant Ballës

“Shqiptarët, sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste, madje sot ka edhe më shumë arsye për të na ribesuar drejtimin e vendit, më shumë sesa edhe tre vite më parë. Këtë njerëzit e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot s’na mjafton. Kundërshtari shumë i dobët dhe i pabesueshëm për t’i dhënë votën, nuk krijon një garë të mirëfilltë idesh, programesh dhe ekipesh. Tërmeti dhe pandemia nuk ishin ngjarje dosido, por janë nga ato ngjarje që tundin tokën nën këmbët e një vendi të tërë dhe jo më të një qeverie. Dhe shqiptarët janë dëshmitarë dhe gjyqtarë të pagabueshëm.”

Balal: Shqiptarët, sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste Read More »

Basha: Çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh sot në një dalje publike, se “Shqipëria e papërgatitur për valën e parë të pandemisë, pasojat i paguan qytetarët dhe eknomia”.

Basha foli rreth manaxhimit të pandemisë, ku tha se “kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar, vendet në spitale janë plotësuar 100%”.

Basha e konsideroi në kolaps sistemin tonë shëndetësor.

“Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër”.

“Kriza dhe braktisja nga shtet i ka bërë të varfërit të mjerë”.

“I vetmi që nuk ka marrë asnjë masë për krizën që i ka trokitur në derë është Edi Rama”, tha Basha.

Ai ironizoi edhe vendimin e fundit të kryeminsitrit Rama.

‘E gjithë përgjigjia e Ramës për pandeminë është “Vini maskë!”.’

“Na ka rënë goja duke kërkuar që të rriten testimet. Infektimet janë rritur, testimet kanë rënë.”

“Sot për sot ajo që ka rëndësi për jetën e njerëzve është që Rama të marrë masa për jetën e njerëzve.”

“I bëj thirrje të lërë dërdëllitjet si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier, por të marrë masat që i kemi kërkuar”.

“Plani ynë me 5 pika, 1000 euro shtesë mujore për mjekët, 500 për infermierët”.

“Përfshirja e mjekut të familjes kërkon që Edi Rama të zgjidhë qesen për pandeminë, jo për PPP-të”.

Basha bëri edhe një thirrje për mjekët dhe infermierët.

“U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë”.

“Testimi i personelit mjekësor të lënë në mëshirë të fatit që zonat e pritjes së pacientëve të jenë më të sigurta për mjekët”.

“Duhet urgjent sigurimi i vaksinës antigrip për të gjithë popullsinë falas. Buxheti i shtetit ka mundësi.”

“Numri i pacientëve në risk të lartë është 500 mijë, ndërsa këta thonë se kanë marrë vetëm 200 mijë vaksina për gripin”.

“I jap zë revoltës së ligjshme të çdo mjeku dhe çdo qytetari”, – tha Basha, – “që nuk di se si po trajtohet familjari i tij”.

“Çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar”, – theksoi Lulzim Basha ndër të tjera sot, në një bashkëbisedim me gazetarët.

Basha: Çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar Read More »

Kryeministri flet për situatën e naftëtarëve të Ballshit: ‘Forma të tilla protestash janë të panevojshme për mua’

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej 16 ditësh janë në grevë urie.

Në takim me gazetarët, kreu i Qeverisë u shpreh se ende nuk ka një sqarim për këtë situatë, dhe do t’i informojë naftëtarët sapo të ketë një përgjigje.

Gjithsesi, forma të tilla protestash i konsideron të panevojshme.

“Sapo të kem përgjigje do t’i vë në dijeni. Po bëj gjithçka për të gjetur një zgjidhje por deri më tani nuk e kemi. Nuk kemi mundësi t’u zgjidhim problemin naftëtarëve, nuk kemi një kompani që i merr përsipër detyrimet. Forma të tilla protestash janë të panevojshme për mua”, tha Rama.

Naftëtarët kërkojnë pagesat e prapambetura dhi rifillimin e punës në rafineri. /noa.al/

Kryeministri flet për situatën e naftëtarëve të Ballshit: ‘Forma të tilla protestash janë të panevojshme për mua’ Read More »

Kryemadhi: Nuk e mbaj maskën!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket se nuk do ti bindet aspak urdhrit të qeverisë për të mbajtur maskat kudo veçse në shtëpi. Në një intervistë për RTV Ora, shprehet se nuk do e mbajë maskën dhe u bën thirrje shqiptarëve që të mos e zbatojnë vendimin që do të hyjë në fuqi të enjten e kësaj jave.

“Personalisht nuk kam për ta mbajtur maskën. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve. Maska mbahet aty ku është e domosdoshme për ta mbajtur
Po hyre 100 veta në lokal hyr pa maskë, po dole në rrugë me maskë. Ky zotëria që thotë se duhet mbajtur maska 24 orë, e ka bërë llogarinë sa u kushton kjo shqiptarëve? Sa është efekti te xhepat e shqiptarëve? Apo ka ndërmend të bëjë ndonjë koncesion për maskat? Unë për vete nuk do e mbaj maskën.

Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anullonte koncesionet në shëndetësi. Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët.

Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxori anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin… Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë. Do tu bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen. Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit”, tha Kryemadhi.
Në fundjavë, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për media, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe u shpreh:

“Ditën e mërkurë ne do të publikojmë masën dhe masat ndëshkimore dhe nga dita e enjte të gjithë me maskë sapo të nxjerrin veten nga shtëpia, kudo, kudo, kudo dhe gjobat do të zbatohen në kohë reale. Nuk do të ketë më asnjë mundësi për tju shmangur gjobave sepse do ti zbatojmë me OSHEE.

Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maska do jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ që mund ti shmanget gjobës”.

Kryemadhi: Nuk e mbaj maskën! Read More »

Basha: ‘Koha nuk pret.Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi’

Koha nuk pret. Njerëzit sot kanë nevojë për mbështetje. Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi.

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimeve që pati sot me disa pronarëve të biznesit të vogël.

Në një video, që bëri publik pas takimit me ta, Basha publikoi historinë e një pronareje të biznesit të vogël, që thotë se kategori biznesesh si ajo, janë duke falimentuar.

“Do t’i vendos kyçin dhe nuk e di se ku do të shkoj”.

Kjo është historia e një biznesi të vogël që kriza ekonomike dhe taksat që rriten përditë po e çojnë drejt falimentimit.

Rabjana Shima: Prej vitit 2013-të, taksat janë rritur shumë sa janë bërë të papërballueshme. Jemi drejt falimentimit

Rabjana Shima është një prej shumë bizneseve të vogla në Tiranë. Që prej vitit 2007 kur ka hapur minimarketin në një lagje të Tiranës, ajo mban familjen me këtë biznes. Por me rritjen e taksave që prej vitit 2013-të ajo thotë se tashmë rrezikon falimentimin.

Në një kohë që kriza ekonomike sa vjen e thellohet, fitimet ulen. Kjo sjell pamundësinë e saj për të paguar taksat e rritura, përfshirë këtu edhe taksat vendore që janë shtuar. “Nëse vazhdon kështu, për pak unë do t’i vendos kyçin dhe nuk e di se ku do të shkoj”, – thotë ajo e dorëzuar përballë vështirësive që ka sjellë politika fiskale e qeverisë këto 7 vitet e fundit.

Rabjana Shima:

“Jam Rabjana Shima. Unë biznesin tim e kam hapur në vitin 2007. Në 2013-ën, filluan taksat të ndryshojnë. Taksat u rritën jashtë mase shumë saqë po bëhet e papërballueshme. Taksat lokale, taksë pastrimi unë paguaj 690 mijë në vit. Taksë arsimi paguaj 170 mijë në vit, dhe taksë e hapësirës publike 100 mijë lekë në vit. Kam kaluar, kam 4 vite që jam biznes i madh me TVSH”.

“Me këtë dyqan të vogël që është 25 metra katror, më kanë kaluar me xhiro mbi 95 milion në vit dhe kam paguar mbi 10 muaj tatim fitimin 170 mijë lekë në muaj. Puna është duke rënë dita-ditës. Unë punoj burrë e grua nga mëngjesi deri në darkë. 30 ditë në muaj në jemi në punë, nuk kemi ditë pushimi, nuk kemi ditë feste. Nuk kam ditë kur unë sëmurem të rri në shtrat, nuk më paguan njeri. Ne jemi drejt falimentimit. Për pak unë do t’i vendos kyçin dhe nuk e di së ku do të shkoj”, thotë ai në videon e postuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Basha: ‘Koha nuk pret.Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi’ Read More »

Alfred Cako: Ja çfarë do të ndodhë në 30 ditët e ardhshme

Konspiracionisti Alfred Cako, ishte i ftuar në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”. Cako parashikoi sipas tij se çfarë do të ndodhë në Botë për 30 ditët e ardhshme.

Fillimisht sipas Cakos do të ndërpritet për disa ditë interneti dhe do të shkatërrohen platformat e rrjeteve sociale.
Ndërsa më tej shtoi se shërbimi i transfertave të parasë, që kontrollohet nga “bankierët” (një grup prej disa personash për të cilët ai mendon se janë më të pasurit në botë), do të kalojë në një sistem tjetër të kontrolluar nga shteti amerikan.

“Do të ndërpritet për disa ditë interneti, do të shkatërrohen platformat e rrjeteve sociale. Do të merret shërbimi i transfertave të parasë, që kontrollohet sot nga bankierët dhe do të kalojë në një sistem tjetër të kontrolluar nga shteti amerikan, e jo nga korporatat”, tha Cako.

Alfred Cako: Ja çfarë do të ndodhë në 30 ditët e ardhshme Read More »