Opinione

‘Çfarë tr ishtimi i t merrshëm! Harrojmë që një shkollim i keq është më shumë se një vr asje masive jetësh të rinjsh në dekadat e ardhëshme, më keq se Covid’

Nga Artan Fuga

Në vend të de batit për shkollim, sherrin nëse ndërhyn apo jo BE në fushatat elektorale

(O Zot na mbro!)

Që të trajtosh një reformë të qartë dhe të saktë për arsimin parauniversitar dhe universitar, kjo bëhet pasi të jenë zgjidhur dhe dhënë përgjigje shkencërisht disa pyetje. Përgjigje jo ideologjike, politike, sepse ato nuk janë përgjigje, janë sologane, por përgjigje bazuar në të dhëna të arsyetuara saktë.

Ku do të duam ta çojmë zhvillimin ekonomik, social, kulturor të Shqipërisë në së paku njëzet vitet e ardhshme. Përpunimi i modelit imagjinar i Shqipërisë të vitit 2050 është urgjeeeeent të përpunohet qysh tani. Ndryshe rraghim kot ujë në havan.

Cilat janë profesionet në shoqërinë shqiptare të dekadave që vijnë për të orientuar edukimin dhe formimin kulturor, shkencor, dhe profesional të të rinjve shqiptarë. Nuk mundet që universitetet të vazhdojnë të japin dije që i riu dhe e reja duhet t’i marrin që në shkollën nëntëvjeçare apo në gjimnaz. Nuk mësohet përshembull gjuha e huaj në moshën e universitetit.

Në çfarë mënyre do të organizohet shkollimi, si do të menaxhohet shkollat dhe universitetet që ato të mos jenë vi ktimat e përhershme të politikës dhe të ministrive burokratiko-propagandistike që e kanë shka tërruar formimin shkencor dhe mësimdhënien si edhe kërkimin shkencor. Mos na tregojë politika sesi do të jenë dijet në shkollë, por të na japi ligje që të mundësojnë që shkollat dhe universitetet ta gjejnë vetë ato rrugën që duhet për të dhënë dijet që duhen. Ministrisë i ka ikur përsëri nga dora ajo që ndodh. Janë rikhtyer Kristalet, më keq seç ishin. Doni prova? Mëz thirrni në gjyq se ju jap pa fund!

Pa krahasuar me botën se çfarë quan bota njeri të kulturuar, as mund të bëhet fjalë për sistemi dijesh dhe kulture në Shqipëri.

Ja katër parimet bazë që na ndihmojnë për të menduar. Ndryshe hajde të dëgjojmë propaganda shu rdhuese mbi shkollën.

Ne vend të de batojë politika për arsimin dhe shkencën, si t’a çlirojmë nga v argonjtë e burokracisë dhe politikës, de bati bëhet nëse de bati është një ndërhyrje e BE në fushatat elektorale të sotme apo jo!

Çfarë tr ishtimi i tm errshëm! Harrojmë që një shkollim i keq është më shumë se një vr asje masive jetësh të rinjsh në dekadat e ardhëshme, më keq se Covid.
/NOA.al

‘Çfarë tr ishtimi i t merrshëm! Harrojmë që një shkollim i keq është më shumë se një vr asje masive jetësh të rinjsh në dekadat e ardhëshme, më keq se Covid’ Read More »

Luljeta Bozdo: ‘Nuk zgjidhen pr oblemet as me ko nfrontime, as me b oks as me mu ndje, por me argumente’

Luljeta Bozo, një nga dy risitë e listës së PS-së për Tiranën gjatë prezantimit që Edi Rama i bëri sot doli nga gjuha teknike, që jemi mësuar ta dëgjojmë për tërmetin, duke i dërguar disa mesazhe opozitës, se pro blemet nuk zgjidhen me konfrontime dhe bo ks, referuar ngjarjeve të Elbasanit.

“Shkurt fare, për dy arsye, e para filloi që të fryjë një cik dhe e dyta ne inxhinierët i kemi një cik të shkurtra fjalët. Të hyja në politikë nuk më ishte shkuar më mendjen. Kur erdhi ftesa me shumë dashamirësi dhe shumë respekt dhe pasi më hoqi disa pasiguri Lali Eri, dhe duke pasur në konsideratë mendimin e të gjithë e atyre njerëzve, pas tërmetit u bëra e njohur.

Donin të kishin njerëz të tillë për të përfaqësuar në Kuvend apo vende të tjera. E pranova ftesën duke qenë e bindur për dy gjëra, e para sepse PS është shumë progresiste, ato që merr përsipër i bën, nuk bën vaki të ketë dhënë ndonjë premtim dhe të mos e ketë mbajtur plotësisht.
Në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira tërmeti dhe pandemia, që i ndërprenë punën për të arritur të gjitha objektivat.

Njerëzit nuk duhet të harrojnë kur e mori PS në 2013 cfarë reformash bëri, që nuk janë bërë asnjëherë dhe pse duhet ta votojnë për mandatin e tretë që punën e nisur ta çojnë përpara, që rinia të mos largohet. Jam besimplotë që me mënyrën, qeveria e tregoi veten me menaxhimin e kësaj situate.

Kërkojmë të kemi shtëpinë brenda 24 orëve, por kemi Italinë që akoma nuk po i strehon njerëzit pas të rmetit, apo vende që tejkaluan kapacitetet e spitaleve dhe kërkuan ndihmë. Ne do të bëjmë të pamundurën, që PS të fitojë edhe ketë mandat të tretë që është në të mirën e të gjithëve.

Nuk ka nevojë të bëjmë mitingje, njerëzit të kuptojnë në cdo bisedë që bën me të. Populli nuk bën më numra si ato që b ërtasin nga mëngjesi në darkë dhe kërkojnë k onfrontime.

Nuk zgjidhen pr oblemet as me ko nfrontime, as me b oks as me mu ndje, por me argumente” tha ajo.

Luljeta Bozdo: ‘Nuk zgjidhen pr oblemet as me ko nfrontime, as me b oks as me mu ndje, por me argumente’ Read More »

Flet Majko: A do të ketë koalicion me LSI-në

Pandeli Majko, i cili kandidon për deputet në listën e PS për qarkun e Tiranës, është komentuar gjatë për faktin se renditet në vendin e 19-të.

Majko, i ftuar në emisionin “Top Talk” në Tch, ka theksuar se nuk e ndan askush dhe asgjë nga Partia Socialiste, pavarësisht fitores apo humbjes. Edhe nëse nuk do të jetë deputet pasi është në vijën e zjarrit, Majko thotë se do të vijojë të jetë socialist.

“Nëse ne në mandatin e tretë nuk do të rrezikonim, kush duhet të rrezikonte? Këta që sapo kanë trokitur në dyert e PS? Në politikë, edhe unë e kam nisur duke përfaqësuar vetëm veten si student.

Vetë Rama është në vijën e zjarrit, dhe ne jemi në vijën e zjarrit dhe nuk kemi hyrë për të dalë në opozitë. Nëse do ishte histori për të ndjekur rrjedhën normale të ngjarjeve, do të na shikonit në vijën e parë, jo në vijën e zjarrit.

Unë jam rritur në PS. Mbi gjysma e jetës sime fizike është me komunitetit tim socialist, është jashtë çdo dyshimi nëse i shmangem përgjegjësive karshi komunitetit të PS. Nëse nuk do të jem deputet nuk do të thotë se s’jam socialist. Jam te vija e zjarrit sepse dua t’i them cdo socialisti, sidomos atyre që janë të mpirë apo të mërzitur sepse duhet ta shikojnë greminën.

Nuk kërkojmë asnjë votë të kundërshtarit, nëse marrim votat e njerëzve tanë si në zgjedhjet e fundit ne nuk e diskutojmë 2017-ën”, tha Majko.

I pyetur nëse do PS do të bënte koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Majko tha:

“Nuk ngre asnjë aludim për gjëra që do të jenë të qarta vetëm pasi të numërohen fletët e votimit. PS ka synimin të fitojë zgjedhjet nga të gjithë testimet.”

Flet Majko: A do të ketë koalicion me LSI-në Read More »

Osman Mula: ‘Prej 7 vitesh Rama nuk firmos pensionin tim, ja arsyeja…

Dy prej personaliteteve të mëdha të artit shqiptar, Osman Mula dhe Vladimir Prifti, kanë ngritur shqe tësimin për vëmendjen thuajse zero të qeverisë karshi tyre.

Ata shq etësimin e ngritën gjatë një takimi me drejtuesin e Fushatës së Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidat për deputet në Tiranë Alfred Rushaj.

Mungesa e investimeve institucionale drejt artit dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar te artistët, ishin disa nga shqetësimet e tyre.

Osman Mula rrëfeu edhe përvojën e vet personale. Ai tha se kryeministri aktual ka 7 vjet që nuk i firmos pensionin e posaçëm, vetëm pse është demokrat.

“Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë. Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë. Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre, ata bëjnë reklamat. Mirëpo arti nuk është ky, arti është institucional”, – u shpreh Osman Mula.
/NOA.al

Osman Mula: ‘Prej 7 vitesh Rama nuk firmos pensionin tim, ja arsyeja… Read More »

Rama: Basha po vë në rr ezik jetën e qytetarëve, në nisëm vaksinimin, ata tallen

Kryeministri Edi Rama ka folur për incidentin e ndodhur në Elbasan ditën e verës, duke theksuar se qeveria e ka të vështirë që të nisë vaksinimin intesivisht, kur të tjerët tallen duke mos repsektuar rregullat e vendosura për të parandaluar Covid-19.

Gjatë fjalës së tij, Rama dha se kryedemokrati po vë në rr ezik jetën e qytetarëve.
“Ne po bëjmë detyrën tonë për të respektuar rregullat duke respektuar njerzit, duke respektuar të drejtën themelore të secilit për jetën dhe për shëndetin.
Të tjerët po shfaqin një nga tiparet e tyre më të këqija, ky që po shfaqin është një tipar i politikës së rrugës dem babadem me gjoja grumbullime spontane tek vetura e Boratit i cili del mbi veturë dhe përshëndet dasmorët klitharalk me dy gishta e flamuj pa marrë aspak parasysh që kështu rr ezikohet shëndeti i tyre e i familjarëve të tyre. Lu fta me ar mikun e padukshëm është sfida e sfidave.

Zmbrapsja e virusit është sfida e sfidave. Nuk mund të vaksinojmë intensivisht nga njëra anë dhe të tallemi nga ana tjetër.
Është ab uzive këtë nuk mund ta bëjë një forcë politike që ofrohet si alternativë qeverisëse, ky sk uthllëk është tipar i karakterit të tyre politik dembabadem. Në do të gjemën mënyra për të angazhuar njerëzit me komunikimet tona por asnjëherë nuk do të biem pre e tu rmave”, tha kryeministri.

Rama: Basha po vë në rr ezik jetën e qytetarëve, në nisëm vaksinimin, ata tallen Read More »

Harta e Vuçiç për Kosovën, reagon Rama ‘Nxori hartë leshi, loz me kukulla në Facebook’

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi ku ndoqi procesin e vaksinimit komentoi foton e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç me hartën e Kosovës dhe flamurin serb.

Rama u shpreh se Vuçiç në Beograd loz me kukulla në Facebook.

“Nxori hartë leshi, loz me kukulla në Facebook”, tha Rama.

Vuçiç fotografinë e publikuar në llogarinë personale e ka shoqëruar me mesazhin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.

Në foto shkruhet “Kosova nuk është barra jonë, por kryqi ynë, dhe nga kryqi mund ta shihni ringjalljen më mirë se nën të. Rroftë Serbia!”.

Reagimi i Ramës vjen disa ditë pas postimit të Vuçiçit, ndërkohë që nuk ka pasur një reagim zyrtar nga vendi ynë lidhur më këtë çështje.

“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook”.

“Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat

/NOA.al

Harta e Vuçiç për Kosovën, reagon Rama ‘Nxori hartë leshi, loz me kukulla në Facebook’ Read More »

PD: Rama për 8 vite abuzime me tenderat

Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo ka reaguar sot në lidhje me reforme në sektorin e energjjisë.

Sipas saj, e vetmja gjë që bëri në 8 vite për energjinë, ka qenë ab uzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët.

“Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera. Rama i cili ka dështuar për 8 vite me radhё dhe e ka penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё tё nevojë. Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë –pёr t’ua dhёnё miqve tё tij. Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama”, tha ajo.

Po ashtu, Gora shtoi se “ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me radhë, energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë.Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”./atsh

PD: Rama për 8 vite abuzime me tenderat Read More »

Kryemadhi, zbulon bashkëpunimin që mund të ketë me Edi Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mo huar çdo mundësi bashkëpunimi me Krymeinistrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit. Madje Kryemadhi ka irnizuar duke u shprehur se “do qep ndonjë fustan tek Edi Rama kur të bëhet rrobaqepës, bashkëpunim tjetër jo”.

E pyetur në lidhje me një bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Ilva Noë’ në Euronews Albania e përjashtoi totalisht këtë mundësi.

Po një bashkëpunim tuajin sërish me Edi Ramën e përjashtoni pas 25 prillit?

Unë mendoj se mund të qep ndonjë fustan tek Edi Rama kur të bëhet rrobaqepës, thjesht për t’i bërë qejfin në shenjë bamirësie apo në shenjë mëshire. Por bashkëpunim tjetër jo.

Si ndihesh kur sheh që kur flet për ju vë filxhanin e kafesë?

Sepse mesa duket është munduar shumë duke e parë filxhanin e kafesë dhe i thonë: të del një “M” aty që s’të lë rehat.

A di ai diçka në aftësitë e tua parashikuese?

Unë nuk kam aftësi parashikuese, jo vetëm për të, por për çdo njeri tjetër. Unë jam e drejtpërdrejtë, nuk i bëj njeriu keq për hir të së vërtetës. Mundohem gjithmonë që të bashkëpunoj me njerëzit në sinqeritet maksimal. Nganjëherë sinqeriteti im i tepruar quhet edhe dobësi, por unë e kam quajtur armën time më të fortë’.

Kryemadhi, zbulon bashkëpunimin që mund të ketë me Edi Ramën Read More »