Opinione

Ish-konkurentja e Për’puthen: ‘Nëse një parti do të premtonte le galizimin e shtëpive p ublike, do ta votoja në zgjedhje’

Sot, në rubrikën “Trotuar”, në emisionin “E Diell”, në Top Channel, u diskutua nëse duhet të le galizohen shtëpitë p ublike në Shqipëri.

Ish-konkurentja e”Për’puthen”, Ana Kauri u shpreh pro legalizimit të se ksit, për të shmangur pr ostitucionin e pal igjshëm dhe të pakontrolluar.

Sipas Anës, se ksi kundrejt pa gesës duhet të miratohet sa më parë, madje deklaron se, nëse “një parti do të premtonte le galizimin e shtëpive p ublike, do ta votoja në zgjedhje”.

“Më mirë ta pranojmë dhe të thyejmë këto tabu njëherë e mirë”, shtoi Ana.

Shumica e të ftuarve, në këtë diskutim, u shprehën pro legalizmit të se ksit, ndërsa Shqipe Hysenaj, u shpreh kategorikisht kundërt.

“Është ska ndaloze, nuk duhet të lejohet, unë jam për familjen”, u shpreh Shqipja.

Madje, pranon se është më mirë që burrat të tr adhtojnë me komshinjtë, pa e kuptuar, se sa të shkojnë në shtëpi p ublike.

Ish-konkurentja e Për’puthen: ‘Nëse një parti do të premtonte le galizimin e shtëpive p ublike, do ta votoja në zgjedhje’ Read More »

‘As unë, as lali nuk kemi dalë të kërkojmë nuse,nuk kemi dalë as të bëjmë ndonjë kompeticion mode. S’të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, ça problemi ka, mos i vish. Por kur vjen puna për të zgjedhur, do merresh me gunën apo me punën’

Kryeministri Edi Ramai i ndodhur në një aktivitet në Bashkinë e Tiranës, tha se qytetarët mund ta lëvizin kanalin televiziv nëse nuk u pëlqen ai apo Erion Veliaj.

“As unë, as lali nuk kemi dalë të kërkojmë nuse”, tha Rama duke cituar edhe një shprehje popullore që në momentin e zgjedhjeve qytetarët të mos shohin gunën, por punën.

“Si mundet të jetosh në Tiranë sot dhe të mendosh për një moment të vetëm se mund të votosh ata që bënë Tiranën copash. Për cilën arsye në botë se s’të pëlqen Edi Rama, punë e madhe shumë s’të pëlqen Lali, ça problemi ka, Lali është gjëja më e kollajshme e merr telekomandën i bie me sustë, zhduket Lali nga televizori se sheh fare.”

“As unë, as lali nuk kemi dalë të kërkojmë nuse, nuk kemi dalë as të kërkojmë krushqi, nuk kemi dalë as të bëjmë ndonjë kompeticion mode. S’të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, ça problemi ka, mos i vish. Por kur vjen puna për të zgjedhur, do merresh me gunën apo me punën”, tha Rama.

Ironi pati edhe për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ai u shpreh se gjatë drejtimit të tij, Tirana u kthye në nevojtoren më të madhe të Ballkanit. Po ashtu Rama ironizoi premtimin e Bashës për tramvaj në kryeqytet./NOA.al

‘As unë, as lali nuk kemi dalë të kërkojmë nuse,nuk kemi dalë as të bëjmë ndonjë kompeticion mode. S’të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, ça problemi ka, mos i vish. Por kur vjen puna për të zgjedhur, do merresh me gunën apo me punën’ Read More »

Spiropali replikon me St resin: ‘Fitorja jonë ju duhet dhe juve, të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona’

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, publikoi në rrjetet sociale një video pak para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale.

Në vidoen e postuar, drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, u shpreh se Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë për të vazhduar me punët e papërfunduara, duke nisur nga rindërtimi, tek rritja e pagave dhe pensioneve, transformimet infrastrukturore, etj.

Nga komentet e shumta, edhe reperi St resi i ka lënë një koment. Ai njihet për bindjet e tij të djathta si dhe një simpatizant i madh i ish-kryeministrit, Sali Berisha.

“Suksese Zonja Spiropali, Por mendoj se do jet një hu mbje e madhe për ju”- shkruan St resi në postimin e ministres në “Instagram”.

Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga ministrja Spiropali, e cila ka vendosur që t’i përgjigjet.

“Hahaha fitorja jonë ju duhet dhe juve, të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona“, i përgjigjet Spiropali./NOA.al

Spiropali replikon me St resin: ‘Fitorja jonë ju duhet dhe juve, të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona’ Read More »

Gazetari Bledi Mane d ebat me aktorin: Në mitingun e PD-së ishe si kopje e Enver Hoxhës

Gazetari Bledi Mane dhe kandidati për deputet në listën e PD-së, Neritan Liçaj kanë de batuar në emisionin “Top Talk” për mënyrën se si foli ditën e djeshme në çeljen e fushatës elektorale.

Mane e cilësoi si kopje të Enver Hoxhës dhe ngriti dyshimet se fjalimit ia ka shkruar Flutura Açka ose Sali Berisha, gjë që nxiti reagimin e a shpër të Neritan Liçajt, i cili foli me tone të ashpra duke i kërkuar Manes që “të mos bëjë ekspertin për fusha që nuk i njeh.”

Neritan Liçaj: Unë dje nuk dola të kërkoj votën, por t’i them dy fjalë qytetarëve.

Bledi Mane: Po ta pyesni Neritanin, roli i fundit që ka interpretuar në një film është ai i Enver Hoxhës, një film shqiptaro rus me sekuenca në Gjirokastër. Dje pashë Neritanin në rolin e Enver Hoxhës, gati i veshur me të njëjtat rroba, i njëjti model flokësh. Nuk e di kush ia kishte shkruajtur fjalimin, Flutura Açka apo Sali Berisha sepse dje nuk pashë Neritanin që njoh, por Neritanin në një tjetër rol.

Ndoshta gabohem por dje e pashë të mbushur me mllef, me inat, Neritani një kopje e shëmtuar e militantizmit politik të Shqipërisë, rol që nuk i shkon dhe uroj…

Neritan Liçaj: Ti mund të recitosh si Mero Baze sa të duash, por nuk ke punë as me Enver Hoxhën, as me profesionin tim, nuk po merresh me modën time, lëri këto ngjyrime se nuk e ke të drejtën dhe ekskluzivitetin i dashur. Ti nuk ke të drejtën e etiketimit. Ik voto Tom Doshin dhe mbaj përgjegjësi për votën se të nderon vërtetë. Sa për Enver Hoxhën e çfarë luaj në punë dhe kush më jep mua fjalime, mua s’më jep asnjë fjalime sic të japin ty dhe e di shumë mirë ti.

Prandaj i lëmë këto që përpiqesh të manipulosh. Nuk e njeh median e popullin shqiptar më mirë se unë sepse ti e ke nga Facebook, kurse unë ia ndjej temperaturën aty në skenë, kështu që mos më bëj ekspertin. Pse shpif? Nuk mund të pranoj të më thojë se më ka shkruar njeri fjalime sepse unë fola pa letër dhe nuk ka nevojë të më shkruajë njeri fjalime sepse fjala është arti im. Ty mbase t’i shkruajnë editorialet.

Bledi Mane: Thuaji Neritanit që nuk je tek mitingu i opozitës, por tek një studio televizive dhe besoj është mirë të respektojmë njëri-tjetrin.

Neritan Liçaj: Mos prrallos dhe të respektoj unë sa të duash. /tch

Gazetari Bledi Mane d ebat me aktorin: Në mitingun e PD-së ishe si kopje e Enver Hoxhës Read More »

‘Programi i PS është bazuar në llogaritje shumë të qarta. Jam e bindur në pjekurinë dhe zgjuarsinë e popullit tonë për të votuar këtë forcë politike’

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, në hapje të fushatës elektorale, ftoi qytetarët shqiptarë që të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit, për të cilën tha se është një forcë politike plot vizion dhe që në qendër ka njeriun e thjeshtë.

Për Bozon, programi i PS-së është bazuar në llogaritje shumë të qarta që synojnë përparimin e vendit.
“Dua të them dy fjalë për popullin tonë të mrekullueshëm, të zgjuar, e që di të bëjë zgjedhjen e duhur. Programi i PS është bazuar në llogaritje shumë të qarta. Jam i bindur në pjekurinë dhe zgjuarsinë e popullit tonë për të votuar këtë forcë politike.

Jam e bindur që populli i ka vënë forcë vetes për të eliminuar dy sfida shumë të ëvshtira: pandemia, vaksinimi i gjithë popullsisë dhe të shërojë gjithë plagët e tërmetit, duke e rilindur nga e para Shqipërinë që u shkatërrua.

Populli me pjekurinë e tij do ta votojë PS-në, sepse është i bindur që këto reforma që kanë nisur në të gjithë fushat, do të shkojnë deri në fund. Ne do të jemi një vend më i begatë dhe me një të ardhme shumë më të mirë.

I ftoj të gjithë që të votojnë për këtë forcë politike që është për njerëzit e thjeshtë. Në të gjithë fushat ka patur vetëm përparime. PS është forcë politike me vizion dhe që punon për njerëzit e thjeshtë.”

‘Programi i PS është bazuar në llogaritje shumë të qarta. Jam e bindur në pjekurinë dhe zgjuarsinë e popullit tonë për të votuar këtë forcë politike’ Read More »

Berisha: ‘Fushata e Bashës si V ullkan. Fushata e Ramës si plakat e marsit’

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili mungoi ditën e sotme në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, ke ndjekur atë përmes ekranit.

Berisha ka komentuar hapjen e dyja fushatave me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ai thotë se fushata e Bashës dukej si një vu llkan ndërsa ajo e Ramës si plaka e marsit. “Fushata e Bashes si V ullkan. Fushata e Rames si plakat e marsit! Sb”, shkruan Berisha.

Berisha: ‘Fushata e Bashës si V ullkan. Fushata e Ramës si plakat e marsit’ Read More »

‘Luli është një kukull.Kur tunden kukullat hapin sytë dhe nxjerrin atë këngën në formë ninulle.Luli është një kukull e tundur’

Kryeministri Edi Rama e quajti kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën një kukull. Rama tha se kur del në ekrane, Basha është një kukull e tundur sipas tij nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ndërsa kur largohet është një kukull që fle.

Su.lmi n e ilustroi edhe me një fotomontazh, ku të 4 politikanët shiheshin pas hekurave, si një mesazh që sipas Ramës, Basha-Meta-Kryemadhi-Berisha kanë frikë nga Reforma në Drejtësi.
“Luli nuk është Luli. Luli është Iliri, Luli është Monika. Luli është një kukull. Kur tunden kukullat hapin sytë dhe nxjerrin atë këngën në formë ninulle. Luli është një kukull e tundur, kur zhduket nga ekrani është një kukull që fle.

Janë një arsye shumë e fortë për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. Por nga ana tjetër mandati i tretë i PS është mandat për punë”-tha Rama.

‘Luli është një kukull.Kur tunden kukullat hapin sytë dhe nxjerrin atë këngën në formë ninulle.Luli është një kukull e tundur’ Read More »

Sot nis zyrtarisht fushata elektorale në vendin tonë/ BE: Partitë të jenë paqësore, qytetarët të votojnë masivisht

Sot nis zyrtarisht fushata elektorale në vendin tonë.

PS e nis fushatën në sheshin “Skënderbej”, ndërsa PD në sheshin “Nënë Tereza”.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka shpërndarë deklaratën e Delegacionit të i BE-së, ku theksohet që fushata zgjedhore të zhvillohet në mënyrë paqësore mes palëve politike.

“Deklaratë nga Shefi i Delegacionit dhe Shefat e Flamurit EU të Misioneve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri mbi zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit”, shkruan Soreca. Delegacioni ka inkurajuar qytetarët e shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.

Deklarata e plotë nga Shefi i Delegacionit dhe Shefat e Flamurit EU të Misioneve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri mbi zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit:

Shefi i Delegacionit të BE-së dhe shefat e misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Shqipëri kanë ndjekur nga afër përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare dhe fushatës elektorale deri më tani. Nisja e fushatës zyrtare është rasti që partitë politike dhe kandidatët t’i përqendrojnë d ebatet e tyre te programet përkatëse politike dhe reformat që synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.

Në këtë pikë, kujtojmë rëndësinë e dialogut politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, ​​siç ilustrohet veçanërisht në konsensusin e gjerë ndërpartiak që çoi në marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. E njëjta frymë duhet të frymëzojë një fushatë elektorale që bazohet në respekt të ndërsjellë, dialog dhe vetëpërmbajtje, si dhe zhvillohet në një mënyrë paqësore, pa retorikë provokuese apo gjuhë urr ejtjeje.

Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme, si dhe respektimi i rezultatit të tyre, janë të rëndësishme për të siguruar legjitimitetin e Asamblesë dhe qeverisë së re. Ne kemi besim se të gjitha institucionet përkatëse shqiptare dhe aktorët politikë do të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ne i inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19. Ne mirëpresim dhe mbështesim përpjekjet e organizatave shqiptare të shoqërisë civile për të vëzhguar fushatën zgjedhore dhe procesin e ditës së zgjedhjeve. Komuniteti ndërkombëtar po e mbështet dhe po e monitoron në mënyrë aktive të gjithë procesin e përgatitjes dhe kryerjes së zgjedhjeve, para së gjithash përmes misionit të ODIHR-it. Po ashtu, Delegacioni i BE-së dhe ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së do të vizitojnë një numër të madh vendvotimesh ditën e zgjedhjeve. Ne qëndrojmë me vendosmëri me Shqipërinë në rrugën e pranimit të saj në BE.

Para se fushata të nis zyrtarisht, janë shënuar disa in cidente të lehta në Fier dhe Cërrik./NOA.al

Sot nis zyrtarisht fushata elektorale në vendin tonë/ BE: Partitë të jenë paqësore, qytetarët të votojnë masivisht Read More »