Njoftime

Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor

Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin që ia ka nisur Ministrisë së Arsimit, për zbatim.

Hapja e shkollave që nis në 31 gusht për ata që humbën mësimin online gjatë kohës së pandemisë dhe 14 shtator, për të gjithë nxënësit në mbarë Shqipërinë, do të shoqërohet me masa konkrete:

Të gjithë nxënësit do të hyjnë në shkollë me radhë me një largësi 2 metra nga njëri-tjetri.

Nxënësve do iu matet temperatura dhe nëse kanë simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, do të njoftohet mësuesi kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

Justifikimi i mungesave tani do të bëhet vetëm nga mjeku i familjes.

Nxënësit duhet të jenë të gjithë të pajisur me maska me një përdorim, ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre për higjenën e hundëve.

/NOA.al

Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor Read More »

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë.

Bëhet me dije se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se, kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020.

Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë hyrjes nr. 1 të Ambasadës.

Ambasada njofton se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00 “Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

Emër mbiemër Adresën e saktë të banimit Kodin postar Numrin e celularit Foto të kuponit të aplikimit

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”. /noa.al

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë Read More »

Ja kur fillon shkolla/ Ministria e Arsimit zbulon datën

MASR – SQARIM

Nisur nga disa lajme ditën e sotme, MASR nënvizon se viti i ri shkollor NUK FILLON më datë 31 gusht, por më 14 shtator, ashtu siç edhe është parashikuar.

Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.

Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020.

Zyrat Arsimore kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund të jenë pjesë e këtij programi dhe që janë kryesisht nxënës të cilët u përkasin shtresave vulnerabël, romë, egjiptianë apo të zonave të thella gjeografike. Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara.

Ndërkohë, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.

Ja kur fillon shkolla/ Ministria e Arsimit zbulon datën Read More »

Nëse doni të shkoni në Itali, ja kushtet e reja/ Lejohen vetëm disa kategori, ndalohet vetëm një!

Në një njoftim për qytetarët amvasada shqiptare në Itali ka bërë me dije se kush janë kategoritë që lejohen të udhëtojnë drejt shtetit fqinj.

Udhëtimi për qëllime turizmi nuk konsiderohet i vlefshëm.

Njoftimi i ambasadës shqiptare në Itali

Udhëtimet Shqipëri – Itali (dhe anasjelltas) lejohen vetëm për arsye të përcaktuara, si: arsye pune, shëndetësore apo studimi, urgjence absolute, kthim në banesë apo vendbanim. Nuk lejohen, pra, udhëtimet për turizëm.

Lejohet gjithmonë kthimi, në Itali nga Shqipëria, i shtetasve italianë/BE/Shengen dhe i familjarëve të tyre, si edhe i shtetasve të pajisur me leje të rregullt qëndrimi e familjarëve të tyre. Në momentin e kthimit në Itali, shtetasi duhet të vetë-karantinohet si edhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes shëndetësore, të plotësojë një vetëdeklarim në të cilin të paraqesë arsyen e cila e lejon të kthehet në Itali dhe të arrijë në vendmbërritjen e tij përfundimtare në Itali vetëm me mjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të këtij të fundit).

Janë parashikuar disa përjashtime nga detyrimi për t’u karantinuar, me kushtin që të mos shfaqen shenja të COVID-19 dhe që shtetasi të mos ketë qëndruar apo kaluar tranzit në: Bullgari, Kosovë, Mal të Zi, Serbi,Rumani, Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnjë dhe Hercegovinë, Brazil, Kili, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peru, Republikë Dominikane në 14 ditët para datës së hyrjes në Itali për:

1. këdo që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se 120 orë për nevoja të provuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë absolute, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar dhe për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;

2. këdo që përshkon tranzit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se 36 orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar e për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;

3. shtetasit dhe ata me banim të rregullt në San Marino dhe Shtetin e Vatikanit, në SHTETET e BE-së(përveç Kroacisë, Greqisë, Maltës, Spanjës, Rumanisë dhe Bullgarisë), në shtetet që bëjnë pjesë në hapësirën SHENGEN, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Andora, Principata e Monako-s, Australi, Kanada, Gjeorgji, Japoni, Zelandë e Re, Ruanda, Republika e Koresë, Tajlandë, Uruguaj, të cilët hyjnë në Itali për arsye të provuara pune;

4. personel shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesionin e tij, përfshirë ushtrimin e përkohshëm të profesionit të parashikuar nga neni 13 i Ligjit nr. 18, datë 17 mars 2020; 5. punonjës ndërkufitarë në hyrje dhe në dalje nga territori italian për arsye pune të provuara dhe që kthehen në banesën, vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre;

6. personel i shoqërive dhe subjekteve me seli ligjore apo dytësore në Itali që udhëton jashtë Italisë për arsye të provuara pune për një afat kohor jo më të gjatë se 120 orë; 7. funksionarë dhe agjentë, gjithsesi të përcaktuar, të Bashkimit Evropian apo të organizatave ndërkombëtare, diplomatë, personel administrativ dhe teknik i misioneve diplomatike, funksionarë dhe nënpunës konsullorë, personel ushtarak në ushtrim të detyrave të tyre;

8. nxënës dhe studentë të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin banojnë apo kanë vendbanimin, në të cilin kthehen çdo ditë apo të paktën një herë në javë. Studentët të cilët duhet të testohen për pranimin në kurset universitare apo për gjuhën, mund të hyjnë në Itali duke paraqitur vetëdeklarimin si edhe një dokument që provon pjesëmarrjen në testim. Natyrisht hyrja në

Itali duhet të bëhet afër datës së testimit dhe qëndrimi në territorin italian nuk mund të zgjatet përtej kohës së domosdoshme.

Nuk janë të detyruar të vetë-karantinohen dhe t’i nënshtrohen mbikëqyrjes shëndetësore, gjithashtu: ekuipazhet e mjeteve të transportit, personeli i mjeteve të udhëtimit, shtetasit të cilët hyjnë në Itali për arsye pune, të rregulluara nga protokolle të posaçme sigurie, të aprovuara nga autoritetet kompetente shëndetësore.

Mbetet detyrim – edhe në këto raste – plotësimi i deklaratës së posaçme, pa detyrim për t’u karantinuar dhe për të mos përdorur mjetet publike. Saktësohet se është kompetencë ekskluzive e autoriteteve kompetente italiane të policisë së kufirit të verifikojnë përmbushjen reale të kushteve si më sipër.

Disa Rajone mund të vendosin, ndaj shtetasve të cilët hyjnë në territorin italian nga disa Shtete apo territore të huaja, përmbushjen e disa detyrimeve të veçanta. Para nisjes për t’u kthyer në Itali, rekomandojmë të verifikohet ekzistenca e urdhrave të mundshëm shtesë të nxjerrë nga Rajonet, duke kontaktuar drejtpërdrejt me to apo duke vizituar faqet zyrtare përkatëse (duke klikuar këtu). Në mënyrë të veçantë, përsa u përket njoftimeve të shtypit lidhur me tamponë në masë në aeroportin e Perugia-s, sjellim në vëmendjen tuaj se Rajoni i Umbria-s kryen tamponë falas vetëm për shtetas të ardhur nga

Greqia, Spanja, Kroacia dhe Malta. Shtetasit në ardhje nga Shqipëria, nëse nuk u bëjnë pjesë në rastet e përjashtuara të parashikuara, duhet të karantinohen, edhe pse mund të kenë kryer tamponin kundrejt pagesës.

Nëse doni të shkoni në Itali, ja kushtet e reja/ Lejohen vetëm disa kategori, ndalohet vetëm një! Read More »

Një lajm i mirë vjen për të gjithë qytetarët shqiptarë në Greqi

Një lajm i mirë vjen për të gjithë qytetarët shqiptarë në Greqi.

Të gjithëve atyre që u ka skanduar pasaporta kanë mundësi të marrin shërbime me atë pasaportë deri më 31 dhjetor.

Me vendim të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Greqisë, të gjitha pasaportat e shqiptarëve që kanë skaduar apo skadojnë, u shtyhet vlefshmëria deri më dt. 31/12/2020 dhe janë të pranueshme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve për të kryer çdo procedurë ligjore.

Vijon…

Një lajm i mirë vjen për të gjithë qytetarët shqiptarë në Greqi Read More »

Ja çfarë dokumentesh duhen për ata që duan të vizitojnë bashkëshortin ose bashkëshorten në Gjermani

Aeroporti i Tiranës nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale, njoftoi të interesuarit se çfarë dokumentesh duhen për ata që duan të vizitojnë bashkëshortin ose bashkëshorten në Gjermani.

Nëpërmjet njoftimit listohen të gjitha dokumentet që nevojiten.

Dokumentet që nevojiten janë:

Çertifikatë martese me vulë apostile; çertifikate familjare me vulë apostile; fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes; biletat vajtje-ardhje; kontrata e shtëpisë në Gjermani; konfirmim me email nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja resident; kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente.

Aeroporti sqaroi se kjo është vetëm një listë referuese që vjen si përgjigje e qindra mesazheve në “Facebook” për këtë çështje.

“Bëjmë me dije se kjo listë është vetëm referuese, për të patur një përgjigje të përafërt për qindra pyetje në inbox. Theksojmë se ky është një informacion i mbledhur nga TIA, për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe familjarëve dhe nuk mund të quhet dokument zyrtar”, shkruhet në njoftim.

REAGIMI I PLOTË

📌Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Gjermani, për të vizituar bashkëshortin apo bashkëshorten, që është më leje qëndrimi EU. 🇦🇱🇩🇪

📌Dokumentet që kërkohen (lista ka vetëm qëllim reference dhe asistence)

1) Certifikatë martese me vulë apostile

2) Certifikate familjare me vulë apostile

3) Fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes

4) Biletat vajtje-ardhje

5) Kontrata e shtëpisë në Gjermani

6) Konfirmim me email nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja resident.

7) Kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente.

📌 Bëjmë me dije se kjo listë është vetëm referuese, për të patur një përgjigje të përafërt për qindra pyetje në inbox. Theksojmë se ky është një informacion i mbledhur nga TIA, për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe familjarëve dhe nuk mund të quhet dokument zyrtar.

📌 Eshtë e rëndësishme të kuptohet që kalimi i kufirit shqiptar dhe hyrja në kufirin gjerman mbetet në diskrecionin e policisë kufitare të të dy vendeve.

Ju faleminderit për mirëkuptimin,

Tirana International Airport./NOA.AL/

Ja çfarë dokumentesh duhen për ata që duan të vizitojnë bashkëshortin ose bashkëshorten në Gjermani Read More »

Për të hyrë në Greqi prej mëngjesit të datës 17 gusht qytetarët duhet të kenë me vete…

Policia e Shtetit informon të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, se nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, duke filluar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vijim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë do të lejohet të kalojnë vetëm 750 shtetas në ditë, ndërsa nga Kapshticë vetëm 300 persona në ditë.

Për të hyrë në Republikën e Greqisë prej mëngjesit të datës 17 gusht qytetarët duhet të kenë me vete:

-Certifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë Negativ;

-Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

-Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

-Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

-Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Sot, pas komunikimeve të pandërprera me homologët grekë është mundësuar që në Kakavijë të vijojë puna me ritëm duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që janë në pritje në radhë, për të kaluar në shtetin grek.

Gjithashtu po pas komunikimeve intensive me homologët grekë, në këto momente në Kapshticë ka nisur puna normalisht e do të vijojë deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndërsa nga nesër në orën 06:00 të mëngjesit në të dyja pikat e kalimit do të aplikohen masat e raja anti-COVID.

Policia Kufitare apelon qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos ndërrmarin udhëtime pa pasur me vete dokumentacionin e mësipërm, pasi Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Kakavijës si dhe në drejtim të Kapshticës.

“Nuk do të lejohet asnjë qytetar që ka qëllim destinacionin final Greqinë të udhëtojë në drejtim të këtyre pikave pa pasur dokumentacionin e nevojshëm”, thotë në mbyllje Kakavija.

Situata në Kakavijë, Meta: Tamponë falas, s’mund të trajtohen si njerëz pa atdhe dhe shtet

Arrihet marrëveshja: Kakavija dhe Kapshtica do të punojnë deri në orën 22.00

Pas Kapshticës edhe Kakavija ul traun! Plotësohet kuota prej 750 personash të lejuar nga pala greke

Kapshtica ul traun, ndërpritet puna: U plotësua kuota e kalimit të 300 personave

Për të hyrë në Greqi prej mëngjesit të datës 17 gusht qytetarët duhet të kenë me vete… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com