Njoftime

Po licia e Shtetit sqaron rregullat e kalimit në Kapshticë e Kakavijë: Formulari për testin e koronavirusit duhet të…

Policia Shqiptare njofton qytetarët që duan të kalojnë drejt Greqisë për rregullat e reja.

Pas ndryshimit të orareve të kalimit në Pikën Kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, po licia sqaron dhe për formularin me testin negativ për COVID me të cilin duhet të jenë pajisuar ata që duan të kalojnë. Ndërkohë që shtetas të BE apo me leje qëndrimi në vendet e BE dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet te hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

NJOFTIMI:

🔵 Autoritetet policore greke👮, njoftojnë se nga ora 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣ deri në orën 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🛂🚧 nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët 🧍‍♂️ dhe automjetet 🚗 si në hyrje edhe në dalje të Greqisë🇬🇷.

🔵 Pikat e kalimit🛂 do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣ deri në 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣, ora Shqiptare.

🔵 Policia e Shtetit👮 🇦🇱 fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të ⚠️ shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura 🛂⛔pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare 🇦🇱 që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar 🚧🛂.

🔵 Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qyetarët se sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve greke, duke filluar nga data 16 Gusht 2020, do të lejohet që të hyjnë në Greqi🇬🇷 nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije🛂 vetëm 750 shtetas në ditë.

🔵 Duke filluar nga data 17 Gusht, do të lejohet hyrja në Greqi nëpërmjet Pikës Kalimit Kufirit Kakavije🛂 për 750 shtetas në ditë të cilët përveç formularit PLF duhet të jenë pajisur me vërtetim në gjuhën angleze që vërteton se kanë kryer testimin për Covid-19🔬 dhe kanë rezultuar negativ. Formulari duhet të përmbajë rezultatin negativ, numër pasaporte dhe emër mbiemër.

🔵 Karantinë nuk do të ketë.

🔵 Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese, të gjithë duke qënë të pajisur me PLF dhe analizën negative Covid-19.

⛔ Shtetas të BE apo me leje qëndrimi në vendet e BE 🇪🇺 dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet te hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

🔵 Policia e Shtetit 👮 🇦🇱 apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 😷.

Po licia e Shtetit sqaron rregullat e kalimit në Kapshticë e Kakavijë: Formulari për testin e koronavirusit duhet të… Read More »

MASH publikon opsionet për fillimet e vitit të ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21. Në një komunikatë për media thuhet se organizimi i mësimit është parashikuar të nisë për të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Për rihapjen e institucioneve arsimore, gjatë hartimit të Udhëzuesit të përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021, në kushtet e pandemisë COVID-19, janë marrë parasysh vlerësimi i gjendjes dhe udhëzimet e UNESCO-s, UNICEF-it, Bankës Botërore, WFP-së, IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në udhëzuesin e përgjithshëm, përveç tjerash janë përcaktuar edhe tre skenarë për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

Në skenarin e parë është parashikuar kthimi në shkolla apo mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, me masa parandaluese.

Tek plani i dytë ose skenari B është përllogaritur kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar; prezencë në shkolla dhe mësim online.

Kurse në skenarin e tretë dhe të fundit autoritetet kanë planifikuar ta vijojnë mësimin online.

Gjithashtu, MASH ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor.

Fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë është parashikuar të nisë më 1 shtator. Prezenca e pandemisë së Covid-19, ka detyruar autoritetet të hartojnë një sërë planesh paraprake, me qëllim garantimin e procesit dhe ruajtjen e shëndetit të nxënësve.

MASH publikon opsionet për fillimet e vitit të ri shkollor Read More »

Bllokohet kalimi në Kakavijë dhe Kapshticë/ Oraret kur lejohet lëvizja

Autoritetet e policisë greke kanë vendosur që pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës të mbyllen për udhëtarët dhe automjetet prej orës 22:00 të mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Sqarohet se këto pika kalimi do të jenë të disponueshme çdo ditë prej orës 06:00 të mëngjesit deri në orën 22:00.

Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

Shtetas të BE-së apo me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet pikës doganore Kakavijë dhe Kapshticë për në Greqi.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit apelon qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura, pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Bllokohet kalimi në Kakavijë dhe Kapshticë/ Oraret kur lejohet lëvizja Read More »

Greqia jep lajmin e mirë për punëtorët sezonalë

Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi ka dhënë lajmin e mirë për punëtorët sezonal.

Nga ky vendim përfitojnë edhe mijëra punëtorë nga Shqipëria që e zgjedhin vendin fqinj për punë sezonale.

Në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit për përballimin e situatës së shkaktuar nga covid-19, bazuar në kuadrin ligjor lehtësues për rimëkëmbjen e ekonomisë të Aktit Normativ botuar në fletoren zyrtare në datën 01-05-2020 me nr A 90,

kanë vendosur shtyrjen 90-ditore të lejeve të qëndrimit për punëtorët në bujqësi që kanë hyrë në vend me këtë udhëzim, konkretisht për mbledhjen e frutave dhe ullinjve.

Për të përfituar shtyrjen e lejes sezonale të qëndrimit, të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë në organet kopetente të zonës ku ndodhen, shoqëruar nga një deklaratë e punëdhënësit, për vazhdim të kontratës së punësimit.

Greqia jep lajmin e mirë për punëtorët sezonalë Read More »

Keni mbaruar maturën dhe doni të bëheni pjesë e Forcave të Armatosura/ E keni një mundësi

Ministria e Mbrojtjes, bën një ftesë për gjithë maturantët të cilët duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Bëhet me dije se Akademia e Forcave të Armatosura është e hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara.

Të gjithë ata që kanë përfunduar shkollën e mesme në vitet e kaluara, por janë jo më shumë se 22 vjeç,

kanë afat deri më datë 10 gusht 2020 për të aplikuar në ualbania.al, ku mund të zgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.

“Suksese elitës së ardhshme të FA!”, thotë MM. /noa.al

Keni mbaruar maturën dhe doni të bëheni pjesë e Forcave të Armatosura/ E keni një mundësi Read More »

Afati i fundit për maturantët, ja si të regjistroheni për në universitetet

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publik urdhrin, sipas të cilit do të lejohen aplikimet për të gjithë ata maturantë të cilët deri më tani nuk kanë aplikuar për ndonjë degë në universitet publike. Aplikimet nisën në datën 3 dhe do të pranohen deri në 10 gusht, duke ngarkuar me përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit të gjitha zyrat arsimore vendore.

Në ditën e fundit të mbylljes së portalit për aplikimet e Formularin A2, dikasteri i Ministrisë së Arsimit vendosi të hapë ato sërish, për plotësimin e formularit A1/ A1Z, duke u dhënë një shans shumë të rinjve të konkurrojnë.

Kjo bëhet pasi pandemia e COVID-19 ka pasur ndikim jo vetëm në mbarëvajtjen e cunguar të shkollës dhe të provimeve, por veçanërisht te maturantët. Duke qenë se Formulari A1 plotësohet online nga çfarëdolloj ambienti ku ka akses interneti, jo të gjithë kanë arritur ta bëjnë këtë, veçanërisht ata të viteve të kaluara që e kanë më të vështirë të përshtaten.

QSHA-ja ka vendosur të mos e lërë pas dore këtë kategori, duke u dhënë mundësi të aplikojnë përgjatë gjithë kësaj jave. Tashmë kanë gjithë kohën në dispozicion për të aplikuar përmes e-albania për të vazhduar aplikimin pranë shkollës në portalin matura.akp.gov.al.

Ata që nuk kanë arritur të aplikojnë, në afatet e paracaktuara (qoftë maturantë të rinj apo të vjetër) mund ta adresohen fare mirë pranë shkollave ku kanë përfunduar arsimin e mesëm për të plotësuar formularin që cakton provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje që duhet të jepen në sezonin e vjeshtës

Në total ato janë katër: gjuhë e huaj, gjuhë shqipe e letërsi, matematikë dhe lënda me zgjedhje, e cila do të përzgjidhet sipas preferencave të maturantit nga listat e miratuara për secilin profil shkollor. Por në formular aplikuesi qarkon vetëm ato në të cilat ka rezultuar ngelës apo ato që nuk i ka dhënë si provime.

Kalimi me sukses i provimeve në sezonin e dytë i bën pjesë të garës për t’u futur në universitet maturantët e këtij viti që rezultuan mbetës në një ose disa provime, si dhe ata të viteve të shkuara që nuk kanë shlyer detyrimet me Maturën Shtetërore. Por këto kategori nuk do të konkurrojnë që në raundin e parë, por në të dytin dhe të tretin.

Konkretisht, bëhet fjalë për kuotat që do të deklarohen të lira në përfundim të raundit të parë. Rregulli vlen për të gjithë, dhe përfshin universitetet shtetërore dhe ato private.

Afati i fundit për maturantët, ja si të regjistroheni për në universitetet Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com