Njoftime

Ambasada e SHBA-së: Njoftim i rëndësishëm për qytetarët me vizë amerikane

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka ndarë një lajm për të gjithë shqiptarët që kanë një vizë amerikane. Sipas ambasadës shqiptarët me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre.

“Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA”, shkruan ambasada.

Klikoni këtu:

https://fb.watch/pTxRK0CJJZ/

Ambasada e SHBA-së: Njoftim i rëndësishëm për qytetarët me vizë amerikane Read More »

Njoftim/ Shitet apartament ne orikum. Cmimi 50.000 Euro.

SHITET APARTAMENT ORIKUM
Orikum, Bashkia Vlorë, Vlorë County, Southern Albania, 9426, Albania
€50.000
Pershkrimi
Apartamenti organizohet ne:
1 Dhoma gjumi
1 Sallon+Kuzhin
1 Tualet
1 Ballkon
Siperfaqja : 63 M2 m2
Cmimi : 50.000 Euro
AGENT : MIGUEL SHEHU
📞 : +355699230533
Per me shume info ose 1 vizite ne prone me kontaktoni !

Njoftim/ Shitet apartament ne orikum. Cmimi 50.000 Euro. Read More »

Njoftim/ Humb qenushi ne Vlore. Ja kerkesa e familjes!

Njoftim :

Ne daten 8/11/2023 ne vlore ka humbur nje qenush, eshte vendosur neper postera por nuk eshte gjetur ende.
Emri : Buçi
Rraca: hasky
Ngjyra : Gri me te bardh
Qenushi ka humb te merkuren ne daten 8/11/2023 tek fabrika e cimentos Vlore (bishti kalldremit). Qeni eshte i mesuar me familjen prej 2 vitesh
Kush mund te kete informacion qe mund te na ndihmoje ju lutemi te na kontaktoni ne keto numra:
TEL: +355 69 309 8619
WHATSAPP: ‪+355 69 289 6229

Njoftim/ Humb qenushi ne Vlore. Ja kerkesa e familjes! Read More »

Gjermania në krizë për punëtorë, mungesa në një ndër gjashtë profesione, si mund të aplikojmë

Në një ndër gjashtë profesione mungojnë punonjësit e kualifikuar, sipas një studimi të Agjencisë Federale për Punës: Më 2022 në 200 nga rreth 1200 profesione ka mungesë personeli – shumë më tepër se një vit më parë.

Agjencia Federale e Punës në Nyrnberg sapo ka publikuar studimin për punonjësit e kualifikuar gjatë vitit të kaluar. Rezultatet janë tronditëse. Numri i punonjësve është pakësuar me një të katërtën brenda vitit në profesionet më të prekura nga kjo dukuri.

Ka mungesa në profesionet që kanë të bëjnë me kujdestarinë, personelin mjekësor, në zanatet në fushën e ndërtimit, në kopështe e çerdhet për fëmijët, në teknikën e automjeteve dhe në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Krahasuar me një vit më parë gjatë vitit 2022 në hoteleri dhe gastronomi, në metalurgji dhe në autobusët e shërbimit urban ka mungesë personeli.

Për të ashtuquajturën analizë mbi mungesën e punonjësve të kualifikuar Agjencia Federale për Punën analizon 120 profesione dhe i vlerëson ato mbi bazën e gjithsej 14 indikatorëve. Si profesion me mungesë personeli klasifikohet ai profesion, nëse janë gjashtë indikatorë që nënkuptojnë këtë dukuri. Ndër këto indikatorë janë p.sh. kohëzgjatja e zënies së vendit vakant të punës, kuota e papunësisë në këtë profesion dhe zhvillimi i nivelit të pagesave.

Shumë vende vakante për pak punonjës të kualifikuar

Fillimi i vitit 2022, sipas Agjencië Federale për Punën, ishte mjaft premtues. Vështirësitë me furnizimet dukej se po kapërceheshin dhe pasojat e pandemisë ishin në shumë sektorë të përballueshme. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022 ishte një ngjarje vendimtare, kur shumë njerëz nga Ukraina morrën arratinë dhe ndër të tjera gjetën mbrojtje edhe në Republikën Federale të Gjermanisë.

Ky zhvillim u ndje në tregun e punës. Regjistrimi i shtetasve të Ukrainës ndikoi në tregun e punës duke bërë që numri i të papunëve të ketë rritje më 2022. Nevojat e sipërmarrjeve për forca të reja pune megjithatë u rrit dhe numri i vendeve vakante arriti një vlerë të re rekord me gati dy milionë.

Ende nuk ka shenja përmirësimi

Edhe në profesionet e ndërtimit në vitin 2022 ka pasur mungesa në nivel federal. Në diferencimin sipas landeve megjithatë ka disa dallime si p.sh. në Berlin/Brandenburg ku ka mungesë në sektorin e ndërtimeve në lartësi dhe në thellësi. Ndërsa në disa lande të tjera aktualisht mungojnë arkitektë dheinxhinierë ndërtimi.

Në nivel federal prej vitesh mungojnë gjithashtu ekspertë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe në këtë drejtim ende nuk duket se do të ketë përmirësim të situatës. Transformimi në këtë sektor mund ta intensifikojë edhe më shumë problemin e gjetjes së punonjësve të kualifikuar për këtë sektor. Në vitin 2022 ka pasur mungesa personeli kryesisht në fushën e zhvillimit të software-ve dhe në programim./DW

Gjermania në krizë për punëtorë, mungesa në një ndër gjashtë profesione, si mund të aplikojmë Read More »

Ministria del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët dhe zbardh detajet

Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar për situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 471 teste të kryera, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitive. Ndërkohë fatmirësisht nuk është raportuar asnjë humbje jete.

Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 471 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,730 që nga fillimi i epidemisë.

4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Tiranë, Fier, nga 1 qytetarë në Pukë, Lezhë, Durrës, Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë.

Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Ministria del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët dhe zbardh detajet Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com