Moti

Stuhia CIARAN ‘paralizon’ Shqipërinë, rrugë të bllokuara, mungesë energjie dhe përmbytje

Prej më shumë se 8 orësh Shqipëria është goditur nga stuhia CIARAN e cila ka shkakktuar dëme të shumta materiale në të gjithë vendin, si dhe ka paralizuar rrugët.

Ndërkohë që situata vijon të jetë e përkeqësuar gjatë mbrëmjes së sotme, ku për shkak të stuhisë ka patur rrëshkitje dherash në disa akse të vednit duke paralizuar rrugët dhe lëvizjet e qytetarëve në drejtim të Tiranës.

Për shkak të stuhisë ka patur rrëshkitje dherash në rrugën e Arbrit në dalje të Klosit. Autoritetet kanë njoftuar se qytetarët që duan të lëvizin drejt Tiranës duhet të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz deri në pastrimin e rrugës.

“Patrullat e Policisë Rrugore janë në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë dhe për të menaxhuar trafikun rrugor. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112.”, njofton policia.

KLIKONI PER ME SHUME

Kjo metodë shkakton humbje peshe prej 10 kg çdo 2 javë
Ndëkrohë që për shkak të motit të keq, vërshimit të ujërave është bllokuar në 3 vende rrugaTheth – Ndërlysaj.

Gjithashtu për shkak të stuhisë ka problematika në qarkun e Gjirokastrës, kryesisht në aksin rrugor Përmet-Tre Urat. Sipas informacioneve, mësohet se për disa minuta si pasojë e shkarjes së dherave është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks, pranë vendit Redhi i Badlonjës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar grupet e emergjencave civile si dhe ato të mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor, të cilët kanë mundësuar hapjen dhe largimin e dherave. Burime zyrtare nga prefektura e Gjirokastrës pohojnë se ky aks tashmë është i kalueshëm dhe nuk shënon asnjë problematikë.

Deri tani, është bërë i mundur zhbllokimi i dy pikave pranë zonave të njohura nga banorët si “Shkëmbi i Thethit” dhe pranë “Centralit”.

Po punohet me ritme të shpejta për zhbllokimin e të gjithë aksit brenda natës së sotme.

Sipas grupeve në terren, brenda 1 ore ky segment rrugor nga Ndërlysaj në drejtim të Thethit do të jetë i hapur për udhëtarët.

Stuhia “Ciaran” ka nisur dhe në Korçë. Mësohet se reshjet janë shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike në disa zona.

Sakaq, kanë nisur edhe problemet e para të stuhisë, pasi dhjetra fshatra në Bashkinë e Korçës dhe Maliqit janë pa energji elektrike.

Në Bashkinë e Korçës janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq, kurse në bashkinë e Maliqit njësia administrative Gore.

Sipas shtabit të emergjencave, e nesërmja pritet të ketë reshje me shtrëngata në disa pjesë të qarkut.

Po ashtu edhe Shkozeti vijon të jetë pa energji elektrike prej disa orësh, për shkak të motit të keq.

Stuhia CIARAN ‘paralizon’ Shqipërinë, rrugë të bllokuara, mungesë energjie dhe përmbytje Read More »

Sinoptikanja tregon si pritet të jetë moti këtë javë

Nëntori do të vijë me tipare tipike të vjeshtës, me temperatura më të freskëta dhe me reshje shiu. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se pritet që duke filluar nga dita e nesërme dhe deri të dielën e kësaj jave, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme që do të sjellin vranësira, lagështirë të lartë dhe reshje shiu.

Lajda Porja: Vetëm dita e sotme do të jetë kështu, vetëm sot do të jenë vranësira të lehta, një ditë e ngrohtë, temperatura 25 apo 26 gradë. Duke filluar që nga nesër, rreth orës së mesditës, 12 apo 1, fillojnë reshjet e para në veri, veri-perëndim. Ndërkohë pritet që reshjet të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë javës. Pra, që nga e marta dhe deri të dielën, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme duke sjellë vranësira, lagështirë të lartë, reshje shiu.

Megjithatë, reshje të denduara shiu do të ketë dita e premte, e shtunë dhe e dielë, ku do të ketë herë pas here shira me intensitet të lartë. Do të jenë kryesisht në zonat veriore dhe qëndrore. Jugu, do të marrë reshje më të pakëta, megjithatë, pjesa e dytë e javës do të jetë shumë më keq se e para. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të kenë prezencë të reshjeve, por nuk do të jenë problematike.

Parashikohet që nga dita e nesërme, do të ketë rënie të temperaturave, por jo shumë e ndjeshme. E mërkura sjell rënie të temperaturave, duke bërë që nga e mërkura e deri ditën e dielë të ketë rënie të tyre, rreth vlerës jo më shumë se 20 gradë.

Nëntori do të futet me tipare tipike të vjeshtës, me reshje, do të jetë freskët dhe mbeten prezente reshjet pothuajse gjatë gjithë javës. Parashikohet që problematike të jenë stuhitë e erës, duke filluar që nga dita e enjte, përfshirë edhe fundjavën, mbetet që një erë që do të jetë e fortë duke sjellë dallgëzim dhe probleme në trafikun detar./tvklan.al

Sinoptikanja tregon si pritet të jetë moti këtë javë Read More »

‘Tërbohet’ moti javën e ardhshme, stuhi shiu, breshër dhe

Pas shumë oshilonacioneve, moti mesa duket javën e ardshme do të futet në stinën tipike të vjeshtës sa u përket tempraturave por edhe reshjeve të shiut.

E hëna parashikohet e kthjellët dhe me temperatura relativisht të ngrohta, ndërsa nga e marta dhe në vazhdim do të kemi rikthim të reshjeve të shiut si dhe ulje temperaturash.
Duke nisur nga dita e mërkurë temperaturat maksimale por dhe ato minimale do të pësojnë rënie në disa gradë.

Ndërkohë që gjatë javës nuk do të mungojnë reshjet e shiut që hera herës parashikohet të vinë edhe në formën e stugive.

‘Tërbohet’ moti javën e ardhshme, stuhi shiu, breshër dhe Read More »

Parashikimi i motit për sot

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse orët apo ditët me diell nuk do të mungojnë.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe ditën e Martë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta kryesisht në relievet e larta malore.

Parashikimi i motit për sot Read More »

Moti, zbuloni kur priten rrebeshe lokale shiu

Moti mjaft i ngrohtë veror do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave, madje me intensitet të shtuar dhe këtë e kemi sqaruar me disa postime paraprake. Gjatë mesit të javës pritet kulminacioni i të nxehtit të kësaj vale të nxehtësisë verore. Temperaturat në Kosovë pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, ndërsa ndonjë gradë më lartë në zonat më të nxehta të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqipëri gjatë tërë javës pret mot kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë. Ulje krejtësisht të lehta të temperaturave mund të ketë afër fundjavës, ndërsa krejt në fundjavë mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Kosova, veriu u Malit të Zi, pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Lugina e Preshevës do të kenë mot mjaft të nxehtë deri të enjtën. Edhe nga e enjta do të jtë nxehtë, por me ulje të lehta të temperaturave, ndërsa vende-vende parashihen rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut do të jenë më të rralla dhe më të izoluara të enjtën, ndërsa nga e premta do të vijnë duke u intensifikuar dhe përhapur. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta në tërë rajonin, ndërsa në zonat e rrebesheve të shiut ulja e temperaturave në pjesën e dytë të javës do të jetë më e theksuar. Reshjet që vijnë në pjesën e dytë të javës nuk do të jenë gjithëpërfshirëse, megjithatë në disa vise priten rrebeshe nganjëherë intensive.
Pra, edhe një javë me mot shumë të nxehtë veror. Në Shqipëri nxehtë dhe me diell afërsisht deri të dielën. Në Kosovë nga e enjta ulje e lehtë e temperaturave me ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Nga e premta rrebeshe më të përhapura dhe më intensive, por prapë mbetet ngrohtë edhe pse normalisht temperaturat shënojnë ulje sidomos në kohën dhe zonat e rrebesheve të shiut.

Ishte ky parashikimi javor i motit për tërë rajonin tonë. Nëse ka ndonjë ndryshim eventual (gjë që mund të ndodhë) do të njoftoheni në postimet tona të përditshme.

Moti, zbuloni kur priten rrebeshe lokale shiu Read More »

Java nis me temperatura të larta, por do të ketë surpriza në ditët në vijim

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo falë depërtimit të Anticiklonit Afrikan shoqëruar me masa ajrore të nxehta dhe relativisht të thata.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare më të theksuara në zonat malore në lindje.

Për ditën e Enjte dhe atë të Premte vranësirat në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intenistet të ulët.

Java nis me temperatura të larta, por do të ketë surpriza në ditët në vijim Read More »

Moti i keq ‘pushton’ Europën/ Përmbytjet ‘bëjnë namin’ në Spanjë dhe Greqi

Pas një vere të mbushur me zjarre vdekjeprurëse, Greqia po përballet me rrebeshe e shira të rrëmbyeshëm, për shkak të stuhisë Daniel që ka përshirë një pjesë të vendit. Më e rëndë situata paraqitet në Volos dhe Pelion, ku një burrë ka humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugët e duke bllokuar drejtuesit e mjeteve.

Me urdhër të policisë, në Volos, Pelion dhe në të gjithë rajon Magnezinë malore është në fuqi ndalimi i qarkullimit për aq kohë sa zgjat moti i keq, me një mesazh nga 112 që u është dërguar banorëve që në mëngjes.
I njëjti mesazh u dërgua më pas për banorët e Skiathos. Problemet po rriten orë pas ore nga uji që po bie në një sasi të paparë dhe me intensitet në Volos.

Në rrugën Ierolohiton njerëzit janë strehuar në katet e sipërme të shtëpive pasi katet përdhese janë përmbytur dhe kërkojnë ndihmë nga zjarrfikëset.

Deri tani janë bërë 600 thirrje në numrat e zjarrfikëses dhe policinë në zonat e Argalastit Volos dhe Trikeri dhe 60 thirrje në Larisa dhe zonat përreth.

Në të njëjtën kohë, njerëzit janë duke u shpëtuar me varka nga dyqanet në qendër të qytetit të Volos.

Pothuajse të gjitha zonat e Volosit, Nea Jonisë dhe shumë periferive tashmë po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike dhe problemet janë bërë të shumta si në banesa, ashtu edhe në zona industriale dhe biznese.

Ka shumë zona të Volosit pa lidhje telefonike ndërsa transporti urban është ndërprerë. Mjaft dramatike situata është edhe në Spanjë, ku kanë humbur jetën të paktën 5 persona dhe 3 rezultojnë të zhdukur. Një djalë 10-vjeçar u shpëtua pas 8 orësh që kishte qëndruar në një pemë për t’i shpëtuar përmbytjeve.

Moti i keq ‘pushton’ Europën/ Përmbytjet ‘bëjnë namin’ në Spanjë dhe Greqi Read More »

Moti merr kthesën e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale të gjata me kthjellime në bregdetare dhe zonat e ulëta por me kthjellime dhe kalime vranësirash paraqiten në zonat malore, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të vendit. Gjatë orëve të pasdites; vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin, të cilat pritet që më të theksuara të në zonat malore por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në dhe në mesditë tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme që po diktojnë kushtet e motit në Ballkanin Jugore po ndikojnë në kushtet atmosferike të Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët vijuese sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin por nuk priten reshje.

Maqedonia e Veriut

Vijon Republika e MV të jetë nën mbizotërimin intervaleve të gjata me kthjellime gjatë orëve të paradites por pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë MV POR nuk priten reshje. Temperatura minimale do të shënohet në Kumanovë 16 gradë C ndërsa maksimalja pritet në qytetin e Shkupit deri në 35 gradë C.

Europa

Ishujt Britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Gjithashtu nën mbizotërimin e vranësirave të shumta do të jetë gadishulli i Skandinavisë ku priten shira me intensitet të lartë. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Moti merr kthesën e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com