Lajmi i fundit

Kjo është rutina e përsosur e mëngjesit për performancën maksimale të trurit

Ata janë përfshirë në funksionin e trurit prej vitesh, duke studiuar saktësisht se si ushqimet, zakonet dhe historia familjare ndikojnë në shëndetin e trurit. Bëhet fjalë për Dr. Willeumier dhe Dr. Porter , dy neuroshkencëtarë që e dinë ndoshta më mirë se kushdo se çfarë të bëni dhe çfarë të mos bëni nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin tuaj mendor.

Sipas ekspertëve, gjithçka fillon me gjumin dhe rutinën e mëngjesit. Kur bëhet fjalë për rutinën e mëngjesit, janë 3 zakone shumë të thjeshta që ia vlen të ndiqni për të ndihmuar pak më shumë trurin tonë

Mos u zgjoni papritur.

Idealja është të zgjoheni pa një orë alarmi dhe me rrezet e diellit. Megjithatë, kjo nuk ndodh në shumicën e rasteve. Njerëzit modernë zgjedhin të zgjohen me një orë alarmi dhe madje edhe me tinguj të fortë e të bezdisshëm. Megjithatë, kjo nuk ndihmon as trurin dhe as shëndetin mendor. Është e rëndësishme të zgjohemi pa probleme, kështu që edhe nëse zgjohemi me alarm, është më mirë të zgjedhim tinguj më të qetë dhe relaksues.
Mos e bombardoni trurin tuaj me lajme që në momentin e parë.

Nëse nuk e keni hequr tashmë zakonin e kontrollit të celularit sapo të zgjoheni, atëherë është koha ta bëni. E njëjta gjë vlen edhe për televizionin. Bombardimi i mendjes, me lajme që në momentin e parë, mund t’ju shkaktojë vetëm stres dhe ankth. Në vend të kësaj, përqendrohuni te vetja dhe nevojat tuaja.

Ushqyesit janë thelbësorë për funksionimin e duhur të trurit.

Pa ushqimet e duhura, truri nuk mund të përballojë siç duhet nevojat moderne, duke bërë që ne të ndihemi të rraskapitur mendërisht dhe fizikisht. “Mikroorganizmat në zorrën tonë çlirojnë neurotransmetues (serotonin, dopamin, γ-aminobutirat, etj.), vitamina, hormone dhe molekula të tjera që mund të lidhen me humorin, sjelljen dhe funksionin mendor”, thekson Dr. Willeumier. Mjafton të thuhet se 95% e serotoninës, një neurotransmetues thelbësor për rregullimin e oreksit, tretjes dhe gjumit prodhohet në zorrë.

Kjo është rutina e përsosur e mëngjesit për performancën maksimale të trurit Read More »

Tensionohet situata/ Ç’ndodhi gjatë natës në Dibër

Përshkallëzohet situata në Dibër. Pas tentativës për blerje votash në qytetin e Peshkopisë nga eksponentë të Partisë Socialiste, pak orë më vonë të së premtes, ka ndodhur një tjetër ngjarje që ka lidhje me incidentet e mëparshme.

Pas një de bati verbal mes simpatizantëve të koalicionit opozitar dhe përfaqësuesve të PS-së në Maqellarë, gjatë largimit në shtëpi të të parëve për në fshatin Kllobcisht, nga makina me targë BX 495 CW, tipi Mercedes ML, ngjyra jeshile, është që lluar me ar më zj arri në ajër.
Më pas makina është larguar me shpejtësi, por ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë, por pa u dëmtuar dhe më pas është larguar në drejtim të paditur dhe Policia menjëherë ka qenë e pranishme në vendngjarje, por pa arrestuar autorët.

Personat brenda makinës kanë qenë të maskuar me kapuç. Kjo makinë ka qarkulluar gjatë gjithë ditës në Maqellarë dhe fshatrat përreth. Qytetarët e pranishëm në vendngjarje deklaruan dhe dyshuan se ishte ish-Administratori i njësisë administrative Maqellarë Erger Kosiqi, sot drejtor i Sigurimeve Shoqërore në Peshkopi.

Tensionohet situata/ Ç’ndodhi gjatë natës në Dibër Read More »

Arrestimet në Dibër pas dyshimeve për blerje votash, reagon Meta

Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të pamjeve, ku në Dibër dyshohet se disa punonjës të administratës kanë paguar para në këmbim të votave për kandidatin e PS.

Meta u shpreh se për fat të mirë ka ndërhyrë policia në kohë duke i arrestuar, pasi situata mund të kishte agravuar.

“Për blerje votash ka ndodh arre stimi tani i qytetarëve të Dibrës dhe përshëndes kandatin tonë zotin Ismail. Dhe për fat ka vajtur prokuroria dhe po licia sepse situata mund të shkonte ndryshe. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të arrestohet një kandidat dy ditë para zgjedhje.

Para 10 ditësh Edi Rama ishte në Himarë, hungërinte dhe gjoja imitonte këtë kandidatin tonë sepse nuk i ishte përgjigjur komuniteti. Pak ditë më pas u krijua një zhurmë e madhe mediatike, ishte gjithçka e sponsorizuar nga Edi Rama”, tha ai në një intervistë për Euronews.

Arrestimet në Dibër pas dyshimeve për blerje votash, reagon Meta Read More »

23-vjeçarja shqiptare ‘pushton’ skenat e botës, fiton çmim në zemër të Serbisë

Pianistja nga Kosova, Anila Aliu i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi ka fituar çmime shumë të rëndësishme në të gjithë botën.

Vetëm 23-vjeçe, ajo është rreshtuar mes emrave të njohur ndërkombëtarë të muzikës klasike. Së fundmi, ka fituar çmimin kryesor në një konkurs në Tailandë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Anila ka treguar se për të arritur deri këtu i është dashur të kalojë raunde të ndryshme për disa vite me radhë dhe padyshim shumë punë.

“Unë tani sapo u ktheva nga Tailanda, ka qene një nga eksperiencat më të bukura për gjatë karrierës sime. Një garë e një niveli jashtëzakonisht profesional, pasi kishte përfaqësues nga e gjithë bota. Unë përfaqësova Kosovën dhe pata nderin dhe kënaqësinë të prezantoj muzikën klasike të shtetit tonë dhe nivelit ku ne jemi. Për këtë garë, jam përgatitur për vite me radhë, ka pasur disa raunde nëpër të cilat më është dashur të kalojë. Raundi i pari ka qene në vitin 2020-2021, ku fitova një çmim, që më mundësoi të kalojë në raundit tjetër. Në secilin raund konkurenca sa vinte e rritej, sepse shtetet vetëm zvogëloheshin. Tani arrita të jem pjesë e shteteve finalistë, të cilët morën pjesë dhe performuan në BangKok të Tailandës tani në fund të muajit prill. Ka qene një organizim fantastik në të gjitha detajet, shumë profesional, konkurentët kanë qene të jashtëzakonshëm. Kemi pasur nga moshat më të ndryshme, deri në kategorinë e moshës pa limit, mund ta merrni me mend se çfarë niveli dhe konkurence ka qene. Mirëpo, fal punës së madhe, arrita të triumfoj”, tha ajo.

Më tej, lidhur me çmimin e fituar në Beograd, Anila u shpreh se është shumë krenare, pasi në botën e muzikës klasike nuk ka rëndësi se nga vjen, por talenti që ke.

“Më bën krenare dhe shumë të lumtur, fakti që në botën e muzikës klasike nuk ka rëndësi se nga vjen dhe çmohesh dhe vlerësohesh për atë që ti dhuron në skenë. Është diçka që e sheh dhe e ndjek një audiencë, një publik i tërë, një juri shumë profesionale me prejardhje nga shtete të ndryshme të botës. Kështu që ti aty vlerësohesh vetëm për atë ç’ka ti ofron në skenë. Mund të jesh e një niveli të jashtëzakonshëm, mirëpo gjatë atyre pak minutash performancë në skenë, ndoshta nuk është dita jote dhe nuk arrin të shpalosësh ato ç’ka ti ke punuar me vite e vite”, tregoi pianistja.Abcnews

23-vjeçarja shqiptare ‘pushton’ skenat e botës, fiton çmim në zemër të Serbisë Read More »

‘Eurovision 2023’, ja dhjetë shtetet që u kualifikuan në finale

Mbrëmë ishte nata e dytë e gjysmëfinales së ‘Eurovision 2023”.

Mbrëmja madhështore e mbajtur në “M&S Bank Arena” të Liverpool-it dhuroi 16 performanca fantastike nga 16 shtete të ndryshme.
Por rezultati përfundimtar i kalkuluar 50% mes publikut dhe 50% mes jurive profesionale të çdo shteti, kualifikoi vetëm 10 prej tyre në finalen e madhe.

Shtetet që arritën të kualifikoheshin janë:

Shqipëria

Qipro

Estonia

Belgjika

Austria

Lituania

Polonia

Australia

Armenia

Sllovenia

‘Eurovision 2023’, ja dhjetë shtetet që u kualifikuan në finale Read More »

Arr estohet Fredi Bejleri, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë (foto)

Arre stohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri.

Mësohet se Bejleri është shoqëruar në DVP Vlorë pak minuta më parë, ku edhe ndodhet aktualisht.

Beleri është pr angosur me akuzën e blerjes së votës.

Kujtojmë se kandidati i “BF” në Himarë, Beleri ka qenë ditët e fundit në qendër të akuzave politike, pas deklaratës se me ardhjen e tij në krye të Bashkisë, do të punojë për helenizimin e Himarës.

Arr estohet Fredi Bejleri, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë (foto) Read More »

Ilaçet i shkaktuan pro bleme, gruaja tenton të dj egë farmacinë në Tiranë

Një 37-vjeçare është arr estuar nga policia e Tiranës, pasi tentoi t’i vinte fla kën një farmacie në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Nga pamjet filmike të publikuara nga pol icia, shihet 37-vjeçarja teksa spërkat me benzinë farmacinë në kryeqytet. Pretendimi i gruas për veprimin e kryer ishte se ilaçet e blera në këtë farmaci i kishin shkaktuar pro bleme shëndetësore.
Në cilësinë e provës materiale u seku estruan një bidon me lëndë dje gëse dhe një aparat celular.

Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasja: M. K., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nag veprimet het imore dys hohet se kjo shtetase ka tentuar të dj egë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke i hedhur lëndë dje gëse, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar pro bleme shëndetësore”, njofton p olicia.

Ilaçet i shkaktuan pro bleme, gruaja tenton të dj egë farmacinë në Tiranë Read More »

Ndërron jetë papritur ish-banorja e ‘Big Brother’

Ylli i realiy show-t italian “Big Brother”, Monica Sirianni ka ndërruar jetë teksa ishte në një lokal nate.

Mësohet se Sarianni u sëmur papritur të premten gjatë një nate jashtë me miqtë në Sauveria Mannelli, një qytet në provincën Catanzaro të Italisë dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, ku u shpall e vdekur.
Raportet thonë se një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e sëmundjes dhe vdekjes së saj të papritur, pa asnjë informacion ende të publikuar për publikun, megjithëse raportet thonë se përfshirja e palëve të treta është përjashtuar. Mësohet se mjekët nuk e kanë përjashtuar shkakun e një ataku kardiak.

Ish-ylli televiziv u shfaq në sezonin e 12-të të versionit italian të reality shoë-t, i cili u transmetua midis 2011 dhe 2012.

Ajo lindi në Australi nga prindër italianë që kishin emigruar nga rajoni jugor i Kalabrisë para se ajo të lindte.

Ndërron jetë papritur ish-banorja e ‘Big Brother’ Read More »