Lajmi i fundit

Bie edhe ‘kalaja’ e Tropojës, PS fiton

Partia Socialiste ka arritur të fitojë Bashkinë e Tropojës me kandidatin e saj Rexh Byberi.

Bastioni i demokratëve bie kështu për herë të dytë brenda katër viteve, ku fillimish ra në 2019 teksa në garë ishte vetëm PS-ja, dhe tani kur në garë ishte ish deputeti demokrat, Besnik Dushaj.

Ndonëse në faqen e KQZ-së zyrtarisht janë numëruar 30 kuti nga 38, të dhënat e partive të mbërritura nga komisionerët, sugjerojnë se Rexh Byberi të jetë shpallur fitues me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj ka marrë vetëm 4876 vota.

Pas numërimit edhe të kutisë fundit socialistët e Tropojës kanë nisur festën.

“Urime Tropoja. Tropojanët zgjodhën punën e Rexh Byberit. Tropojanët fituan”, shkruan drejtuesi politik i PS-së, Pandeli Majko.

Bie edhe ‘kalaja’ e Tropojës, PS fiton Read More »

Dalin rezultatet e para edhe në 10 bashki të vendit, ka surpriza

Pak para mesnatës nisi numërimi i votave në disa bashki të vendit duke sjellë rezultatet e kutive të para që zakonisht janë tregues i rezultatit final.

Në bashkinë Has ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë “Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti me 264 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Beqir Mulaj që ka 239 vota.
Në Bashkinë e Tropojës që duhet të ishte bastion i Berishës, surpriza është se deri më tani janë numëruar kutitë e 3 qendrave të votimit nga 38 që janë në total dhe dominon thellë PS.

Kandidati i Partisë Socialiste Rexhe Byberi kryeson me 604 vota, ose 60.70%, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Besnik Dushaj ka marrë 391 vota.
Në bashkinë e Lushnjës, palët janë afër, në dy kutitë e para, kandidatja e PS Eriselda Sefa ka marrë 280 vota kundrejt rivalit të “Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka, i cili ka marrë, 204 vota. Bashkia e Lushnjës ka gjithsje 156 qendra votimi.

Në Pustec, komunë e minoritetit maqedonas, kandidati i Partisë Socialiste ka siguruar fitoren ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”.

Në Memaliaj, nga një kuti e numëruar rezulton se në avantash është kandidati socialist Gjolek Guci. Në total janë 27 kuti.

Në Mat që njihej si bastion i Berishës, spas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Agron Malaj ka marrë deri më tani 119 vota, ose 62.63 %. Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Skënder Gjuci ka marrë 71 vota ose 37.37 %.

Në Poliçan janë numëruar 2 qendra votimi. Adriatik Zotkaj i cili është kryetar bashkie atje prej shumë vitesh, ka marrë 229 vota, ndërsa kandidati i Berishës 17 vota. Surprizë përbën fakti që kandidati i PD zyrtare Florian Qamame ka marrë 60 vota ose gati 4 herë më shumë se emri i Berishës.

Në Bashkinë e Këlcyrës ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Klement Ndoni me 145 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë” Arjan Kasaj me 106 vota dhe kandidatit të Partisë Demokratike Adriatik Spahiu me 25 vota.

Në bashkinë Skrapar janë numëruar kutitë nga 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Adriatik Mema me 89 vota kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Euglen Mustafallari me 71 vota.

Në Bashkinë e Devollit, deri tani janë numëruar votat në 3 qendra votimi, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Eduard Duro i cili ka marrë 484 vota, ose 53.60%. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Elvis Hajdërlli, ka marrë 414 vota, ose 45.85%.

Dalin rezultatet e para edhe në 10 bashki të vendit, ka surpriza Read More »

Votimi në Eurovision, ja shteti i vetëm që shpërbleu me 12 pikë Shqipërinë

Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” përfunduan në vend të 22-të në Eurovision 2023 të shtunën mbrëma.

Festivali i këngës u mbajt të shtunën mbrëma në Britani të Madhe.

Në televotimin e publikut Shqipëria që u përfaqësua nga Kelmendi e familja e saj mori 59 pikë. Prej tyre vetëm nga një shtet mori pikë maksimale, 12, nga Zvicra.

Në total Shqipëria i mori 17 pikë nga votat e jurisë e 59 nga të publikut.

Nga televotimet, Shqipëria mori tetë pikë nga Gjermania, ndërsa nga shtatë pikë i mori nga Sllovenia, e Italia. Nga Kroacia dhe pjesa tjetër e botës, ku hynin shtetet që nuk kishin pjesëmarrës në Eurovision, mori nga gjashtë pikë. Greqia ia dha 4 pikë, ndërsa nga tri i mori nga Malta, Austria, Belgjika.

Votimi në Eurovision, ja shteti i vetëm që shpërbleu me 12 pikë Shqipërinë Read More »

Ja cili qytet kryeson listën me më shumë pjesëmarrës në votim

Pjesëmarrja e votuesve për zgjedhjet vendore në rang vendi kanë arritur në 32.19% deri në orën 16:00.

Në 5 bashki të vendit numri i votuesve është mbi 50%.

Ndërsa në Has deri më tani regjistrohen pjesëmarrja më e lartë e qytetarëve që kanë votuar e cila pasohet nga Puka dhe Fushë Arrëzi.

Bashkia Has 52.70
Bashkia Pukë 52.36%

Bashkia Fushë Arrëz 51.69%

Bashkia Pustec 50.38%

Bashkia Kukës 50.30%

Ja cili qytet kryeson listën me më shumë pjesëmarrës në votim Read More »

Zgjedhjet në Shqipëri, fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kakavijës

Një pjesë jo të vogël të votuesve ditën e sotme në zgjedhjet vendore, e përbëjnë edhe emigrantët që kanë ardhur nga jashtë për të votuar.

Burime bëjnë me dije se vetëm në pikën kufitare të Kakavijës ka pasur 4452 hyrje nga jashtë dhe 1400 dalje nga vendi ynë.
Pjesëmarrja në votime nuk ka qenë shumë e lartë gjatë paradites, por pritet që deri në orën 19:00 të rritet numri i personave që ushtrojnë të drejtën e votës.

Zgjedhjet në Shqipëri, fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kakavijës Read More »

75-vjeçari ng acmon vajzën e re brenda dyqanit të tij

Një 75 vjeçar ka ngacmuar se ksualisht një vajzë të re në Durrës. Këtë rast e ka raportuar sot nga qyteti bregdetar, Dhurata për “Aldo Morning Show” në Tv Klan.

Ajo thotë se i moshuari përveçse e ka nga cmuar 21 vjeçaren, i ka mbyllur dhe derën e dyqanit të tij, por kjo e fundit ka arritur të largohet.

“Një 75-vjeçar ka nga cmuar një 21-vjeçare. Dhë në fakt ai ka shkuar në dyqanin e tij për të riparuar diçka, e ka ngacmuar dhe madje, madje i ka mbyllur derën. Por fatmirësisht ajo e shkathët, me lezet, ka hapur derën dhe ka ikur, është larguar menjëherë. Këtë gjë e ka treguar te familjarët e saj dhe ata do shkojnë atje dhe patjetër do e sqarojnë mirë”, raportoi Dhurata. /tvklan.al

75-vjeçari ng acmon vajzën e re brenda dyqanit të tij Read More »

Ak sident i rëndë në Vlorë, një i vd ekur dhe tre të pl agosur

Një person ka hu mbur jetën dhe tre të tjerë janë pl agosur në një ak sident mbrëmjen e djeshme në Selenicë, Vlorë.

Bëhet me dije se vi ktima është një grua 69-vjeçare. Mjeti tip “Renault” ka hu mbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në zonën e Bishtit të Malit.
Mësohet se tre të pl agosurit janë transportuar me urgjencë për në spital, ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aks identit.

Vlorë/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka hu mbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e ak sidentit ka ndë rruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dë mtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngj arje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aks identit.

Ak sident i rëndë në Vlorë, një i vd ekur dhe tre të pl agosur Read More »