Shifrat për regjistrimet në vitin shkollor 2023-2022 zbuluan se gjithnjë e më shumë studimet në arsimin e mesëm po braktisen nga emigracioni dhe integrimi i hershëm në tregun e punës.
Të dhënat e fundit të INSTAT zbuluan se këtë vit shkollor regjistrimet në arsimin e mesëm shënuan rënie mbi 7.4 % për qind, gati dyfishi i rënies në arsimin 9 vjeçar.
Në vitin shkollor 2022-2023 kishte gjithsej 95.8 mijë të regjistruar në arsimin mesëm, nga 154 mijë në vitin 2012, me një rënie prej 38%, ose 58.5 mijë nxënës më pak. (shih grafikun: Ecuria e regjistrimit te nxënësve ne arsimin e mesëm 1991-2022)
Faktorët që kanë çuar në rënien nxënësve në shkollat e mesme më shumë se sa lindjet e ulëta janë ndikuar nga faktorët emigrimit dhe integrimi më i hershëm në tregun e punës.
Regjistrimet në arsimin 9-vjecar që ndikohen më shpejt nga rënia e lindjeve, vitin e kaluar kanë shënuan rënie me 3 për qind.
Rënia e regjistrimeve në arsimin e mesëm po ndikohet negativisht nga a faktorë komplekse, ku mbizotëron largimi i grup-moshave nën 18 vjeç nga vendi. Vitin e kaluar një kanal i ri emigracioni me gomone për në Britaninë e Madhe, nxiti emigracionin e të rinjve, të pashoqëruar me familje. Gjithashtu presionet në tregun e punës janë rritur nga mungesa e punonjësve kështu që shumë të rinj të joshur nga ofertat në tregun e punës, po mënjanojnë arsimin e mesëm.
Një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të madhe të braktisjes së hershme të arsimit në Rajon.
Të dhënat krahasuese tregojnë se në vitin 2021 gati 17 për qind e popullsisë së moshës 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim dhe as në trajnim. Kjo përqindje e lartë e 20 vjeçarëve pa asnjë angazhim në arsim ishte gati tre herë më e lartë se mesatarja europiane. Në Bosnje vetëm 4.7% e të rinjve 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim as në trajnim, në Malin e Zi, 6.7% në Maqedoninë e Veriut 4.6% dhe në Serbi 6.2%.
Numri i atyre që largohen herët nga arsimi ka rënë në shumicën ekonomive të Ballkanit Perëndimor në 2021 dhe kryesisht mbetet nën mesataren e BE-së (9.7% në 2021), përveçse në Shqipëri ku fenomeni mbetet i lartë dhe me rritje në krahasim me vitin 2020.
Megjithëse të gjithë vendet e Ballkanit vazhdojnë përpjekjet për të përmirësuar programet e arsimit në nivelin e mesëm të lartë dhe të lartë, pjesëmarrja e të rriturve në arsim dhe trajnim mbetet e ulët në të gjithë rajonin.
Në Serbi, 4.8% e popullsisë se moshës 24-65 vjeç mori pjesë në trajnim në vitin 2021, që është shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në rajon, pavarësisht se ende mbetet prapa BE- së (10.8%), ndërsa në vendet e tjera është shumë e ulët.
Mungesa e mundësive për arsimim e të rriturve dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës ndikon në punësim dhe për rrjedhojë në mundësi më të mira për punësim në popullatën e rritur.
Mungesa e të mësuarit në vazhdimësi pengon rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe adoptimin e modeleve të reja të zhvillimit, përhapjen e teknologjisë dhe zhvillimin ekonomik duke u kujdesur për mjedisin./Monitor
Makina e Adriatik Lapaj u përfshi nga fla kët ndërsa ishte në lëvizje e sipër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kuvajt”, në Tiranë.
Incidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i avokatit, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është shumë mirë.
“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”-shkruan ai
Noftimi i policisë:
Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Një person ka mbetur i pl agosur në Gjakovë. Gjithçka ka ndodhur para rreth një ore, teksa policia e ka konfirmuar rastin.
Sipas policisë, gjendja momentale e vi ktimës është stabile.
“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i pla gosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë.
Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me ar më zj arri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë). Rasti është duke u hetuar”, kanë thënë nga Policia.
Sava, një telefonuese nga Tirana në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, mendon se nëse rrethi shoqëror është në dijeni të tradhtisë së njërit prej partnerëve në një çift, duhet të flasë. Sipas saj, kjo është e nevojshme që personi tjetër mos të humbasë kohën dhe investimin në një marrëdhënie.
Ajo rrëfen një ngjarje ku e bija e vuri në dijeni shoqen e saj se personi me të cilin po dilte, ishte i martuar. Shoqja nuk e dëgjoi dhe pas 13 vjetësh mësoi se burri i saj kishte edhe një familje tjetër në Francë.
Nexhi: Vajza ime kishte një shoqe dhe një ditë e sheh në xhiro me dikë, një vajzë e mrekullueshme. Pas nja 2-3 ditësh e takon, e kishim në lagje dhe shoqe klase kishin qenë dhe i thotë “moj po ti çne me filanin? Jam fejuar “,thotë, një vajzë shumë e lumtur, e mrekullueshme. “Si je fejuar?” i thotë. “Kunata, motra e tij, e kishim në punë dhe më hyri për këtë. Çfarë thua ti, si të hyri kunata? Po”, thotë. “Ai është i martuar”, i thotë vajza, “është në Francë”. Ia tha direkt troç, më mirë një gënjeshtër e hidhur se sa të humbasin vitet e jetës e çdo gjë.
Megjithatë ajo s’ia vuri shumë veshin, shumë e lumtur me këtë, u martua, ai ikte-vinte nga Franca. Kjo mbante prindërit e tij, kishin edhe një minimarket të vogël dhe kjo punonte natë-ditë aty, lindi edhe një gocë, ky ikte-vinte nga Franca. Kishte ca fotografi në shtëpi, e dinte edhe shtëpia që ai ishte i martuar në Francë e kishte fëmijë, familja e vet dhe askush nuk i thoshte.
Nexhi: Po, po. Askush nuk i thoshte, thotë kjo “po mirë, po kjo fotografi këtu, e kujt është? Kjo është një kushërira jonë që i ka vdekur burri, që ka edhe fëmijët atje, ky ka dalë” e ku di unë, e gënjenin. Lindi edhe gocën, vajti goca 12-13 vjeç. Ai vazhdonte në Francë, kjo vazhdonte këtu.
Aldo: Kjo s’nuhaste gjë fare?
Nexhi: Fare. Njëherë për Vit të Ri se filloi pastaj të dyshonte, pas 13 vjetësh, pret biletën me gjithë gocën dhe shkon drejt e në Francë, drejt e në shtëpi. Kur shkon atje gjen gruan tjetër me fëmijë, normale që kthehet pastaj dhe aty mori fund çdo gjë. Po pas 13 vjetësh, ajo sot ka ndërtuar jetën e vet, është në Itali me dikë tjetër, por 13 vjet të jetës së saj shkuan kot./tvklan.al
Shqipëria dhe Anglia kanë finalizuar mbrëmjen e djeshme një marrëveshje për vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri të të dënuarve shqiptarë në shtetin ishull.
Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë angleze i konfirmoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se është arritur marrëveshja, e cila do të çojë përpara marrëveshjen e vitit 2020, nënshkruar nga ish-ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.
Top Channel mëson se në këtë marrëveshje të re udhëhequr nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja me detaje parashikohet se pala angleze do të paguajë sipas kostove të Shqipërisë për çdo të burgosur që do të pranohet.
Aktualisht në burgjet angleze vuajnë dënime të ndryshme 1536 mes tyre 17 persona dënuar për vrasje.
Qeveria angleze dhe ajo shqiptare në orët në vijimin pritet të publikojnë një deklaratë të përbashkët për arritjen e kësaj marrëveshje, e cila pritet të nënshkruhet në Londër nga kryeministrat Sunak dhe Rama apo dy ministrat e drejtësisë Ulsi Manja dhe Alex Chalk muajin e ardhshëm.
Ditët e fundit, gazetat Daily Telegraph dhe The Sun paralajmëruan përmes dy shkrimeve të ndryshme javën e shkuar se kjo marrëveshje ishte drejt finalizimit.