Lajmi i fundit

Gruaja zbulon tradhtinë e bashkëshortit me shoqen e ngushtë: ‘Do t’i degjeneroj’

Këtë të dielë startoi në emisionin “E Diell” rubrika “1 herë mat” ku falë dedektives Shkënda Lili persona të ndryshojnë zbulojnë tradhtinë e partnerëve të tyre.

Në puntatën e parë bëhej fjalë për një grua e cila zbuloi tradhtinë e bashkëshortit me shoqen e saj të ngushtë.

Ajo kërkoi që të qëndronte anonime sepse ishte personazh i njohur e po ashtu edhe bashkëshorti i saj ishte shumë i rëndësishëm.

Pas gjëmimit hap pas hapi nga ekipi i Shkënda Lilit, arritën të siguroheshin provat se bashkëshorti i klientes dhe shoqja e saj takoheshin fshehurazi në një apartament në zonën e Komunës së Parisit.

Një drekë e ngrënë mes tyre në periferi të qytetit i nxorri zbuluar, pas një përqafimi që i dhanë njëri-tjetrit.

Shkënda Lili: Investigimi flet vetë dhe klientja do të vihet në dijeni, do ta thërras në zyrë që t’i tregoj.

“Kemi të gjithë provat, e di duhet të qetësohesh, mbase nuk bëjnë punë fjalët në këto momente të vështira, por ta marrim me qetësi,” përpiqet ta qetësojë dedektivja pasi i tregon provat.

“Si mund të ma bëjnë mua këtë gjë, është e pamundur, do ta marr në telefon, do ta degjeneroj, si mund të ma bënte këtë. Dua të flas me ata,” tha e acaruar klientja.

Ajo ra në kundërshtimin e dedektives, e cila tha se nuk bëhen gjërat kështu.

Gruaja zbulon tradhtinë e bashkëshortit me shoqen e ngushtë: ‘Do t’i degjeneroj’ Read More »

U rr ëzua ak sidentalisht nga pema e lisit, hu mb jetën pas 12 ditësh në gjendje të rë ndë te Trauma 34-vjeçari

Një person ka hu mbur jetën në Shkodër, pasi është rrë zuar aks identalisht.

Dy shohet se 34-vjeçari me iniciale P.K., është rrëzuar aksi dentalisht më datën 17 maj nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth, ku për pasojë ka mbetur i lën duar.

Pas l ëndimeve i riu është dërguar në gjendje të rë ndë shëndetësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë t’i mbij etojë pla gëve dhe për pasojë ka ndë rruar jetë.

Njoftimi i po licisë:

Ditën e djeshme, për shkak të rën dimit të gjendjes shëndetësore, ka hu mbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrë zuar aksi dentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.

Grupet het imore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngja rjeve.

U rr ëzua ak sidentalisht nga pema e lisit, hu mb jetën pas 12 ditësh në gjendje të rë ndë te Trauma 34-vjeçari Read More »

Ndalonin qytetarët dhe u merrnin para që të mos i arrestonin! AMP del me njoftimin e rëndësishëm

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë nën hetim disa efektivë për mitdhënie.

Mësohet se AMP ka ndërmarrë gjatë mbrëmjen së të dielës disa aksione ku në hetim ishin disa efektivë, mes tyre dy të Forcave Shqiponja.

Dyshohet se këta efektivë i merrnin para qytetarëve që ndalonim, për të mos i arrestuar

Gjithashtu aksioni është ndërmarrë edhe në disa komisariate të Tiranës, ku janë vënë në sitë efektivë te rendit publik.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një aksion mbrëmjen e djeshme për të goditur raste të mitdhënies në Policinë e Shtetit. Burime nga AMP bëjnë të ditur se nën hetim kanë qenë disa efektivë (të paktën 2 prej tyre), të Forcave Shqiponja në Tiranë. Dyshohet se këta efektivë merrnin shuma monetare nga qytetarë që ndalonim për favore ( për t’mos i kapur apo arrestuar ) . Po ashtu aksioni ka qenë edhe në disa komisariate të Tiranës, ku janë vënë në sitë efektivë te rendit publik.

Ndalonin qytetarët dhe u merrnin para që të mos i arrestonin! AMP del me njoftimin e rëndësishëm Read More »

Fredi Beleri prej 4 ditësh në spital, probleme me zemrën

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, është prej 4 ditësh i shtruar në spitalin e burgut, si pasojë e gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.

Beleri ka shfaqur probleme me zemrën, e për këtë është dërguar në spitalin e burgut, ku prej dy ditësh po merr ndihmën e parë mjekësore.
Në spital që prej arrestimit është shtruar edhe Pandeli Kokaveshi.

Si Beleri ashtu dhe anëtari i shtabi të tij elektoral kanë apeluar vendimin e GJKKO-së që iu dha atyre masën e arrestit me burg.

Fredi Beleri u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votave, 3 ditë përpara zgjedhjeve të 14 Majit.

Ai akuzohet se ka blerë 9 vota, kundrejt shumës së 40 mijë lekëve të rinj.

Megjithë problemet me drejtësinë, Beleri arriti që të fitonte me një rezultat të ngushtë zgjedhjet e 14 Majit në Himarë, përballë kandidatit të socialistëve, Jorgo Goro.

Fredi Beleri prej 4 ditësh në spital, probleme me zemrën Read More »

Përp las të miturin me derën e makinës dhe largohet, e pëson keq 64-vjeçari

Një fëmijë 12 vjeçar ka mbetur i pla gosur, pasi një shofer ka hapur derën e makinës duke e përpl asur atë.

Pol icia bën me dije se 64-vjeçari, me inicialet A.XH., teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në Tiranë, ka hapur derën dhe ka përpl asur fëmijën, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Sakaq, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi është arre stuar.

Përp las të miturin me derën e makinës dhe largohet, e pëson keq 64-vjeçari Read More »

22-vjeçarja pa patentë çan postbllokun e policisë dhe shkakton kaos në rrugë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçare të dehur, e cila ka shkaktuar kaos në rrugët e kryeqytetit me makinën e saj. Mësohet se e reja nuk kishte as patentë për drejtimin e makinës, por kjo nuk e ka penguar që të çajë një postbllok policie duke bërë “drift” në rrugët e Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur mbrëmë në mesnatë, kur policia i bëri me shenjë një 22-vjeçareje që të ndalonte, por ajo ia ka shkelur gazit me qëllim që të largohej nga policia duke shkaktuar edhe aksident në rrugën “Konferenca e Pezës”.
Policia bëri arrestimin e saj dhe tashmë vajza duhet të përgjigjet për drejtim makine pa patent, kundërshtim të forcave të rendit dhe shkaktim aksidenti.

“S. D., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me datë 27.05.2023, rreth orës 23:50, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. 22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. /albeu.com

22-vjeçarja pa patentë çan postbllokun e policisë dhe shkakton kaos në rrugë Read More »

Kaos në veri të Kosovës, pl agosje, gaz lotsjellës e b omba, Serbia urdhëron ushtrinë që të jetë gati, Vuçiç shfrytëzon situatën, jep dorëheqjen nga…

Rikthehen tensionet e forta në Veri mes Kosovës dhe Serbisë. Grupe qytetarësh serbë u përplasën ditën e djeshme me po licinë e Kosovës e cila tha se po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre. Nga ana e Kosovës ndërhyrja e policisë është legjitime ndërsa shtoi se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm. Serbia në vend që të ulte tensionet, provokoi dhe më shumë pasi Vuçiç vuri në gatishmëri ushtrinë. Për të shuar tensionet ndërhynë dhe ndërkombëtarët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dënuar ashpër situatën e krijuar në Veri. Kryeministri Kurti nuk u tërhoq edhe pas mesazheve të forta nga SHBA-BE. Gjithashtu nga ana tjetër Vuçiç dha dorëheqjen si kreu i partisë së tij dhe paralajmëroi mbledhjen e këshillit të sigurisë dhe kohë të errëta për Beogradin.

Detajet se çfarë ndodhi në Veri
Në një njoftim të policisë thuhet se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve. Rreth 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore në një spital lokal duke u ankuar për lëndime të lehta dhe ndikimin e gazit lotsjellës. Sipas policisë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë arritur të futen në ndërtesat e komunave, të shoqëruar nga forcat policore. Nga mediat e Kosovës raportohet se pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviç, aty është vendosur flamuri i Kosovës. Lulzim Hetemi, i cili tashmë është kryetar i kësaj komune, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve. Policia e Kosovës arriti të shpërndajë turmën, dhe të mundësojë futjen e kryetarit Hetemi në komunë. Pak minuta para hyrjes së tij, pranë objektit të komunës janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov.

Vuçiç bën gati ushtrinë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nga ana tjetër urdhëroi ushtrinë Serbe të ngrejë gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë dhe të lëvizë trupat e saj më afër kufirit me Kosovën, pas shpërthimit të tensioneve. Ministri serb i Mbrojtjes Vuçeviç në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv në Beograd tha se është urdhëruar një lëvizje urgjente e trupave, meqë sipas tij, “është e qartë se terrori ndaj komunitetit serb në Kosovë po ndodh”. Vuçeviç, duke folur nga rruga në qendër të Beogradit për televizionin pro-qeveritar Pink, ka vlerësuar se ngjarjet në veri të Kosovës, “ku pushteti i Prishtinës merr në dorë ndërtesat e vetëqeverisjes lokale, nuk janë lojë”. dhe se kjo “vë në rrezik sigurinë e të gjithëve në rajon”. Siç theksoi ai, ushtria do ta përmbushë absolutisht urdhrin e Vuçiçit dhe do ta mbrojë sovranitetin e Serbisë dhe të drejtën e jetës së të gjithë qytetarëve të saj.

Kaos në veri të Kosovës, pl agosje, gaz lotsjellës e b omba, Serbia urdhëron ushtrinë që të jetë gati, Vuçiç shfrytëzon situatën, jep dorëheqjen nga… Read More »