Lajmi i fundit

Mega-operacioni – Roli i dy agjentëve amerikanë të atashuar pranë ambasadës së SHBA në Tiranë

Policia shqiptare ka dhënë sot detaje të mega-operacionit të koduar “One If – By Land”, falë të cilit u shkatërruan 7 grupe kriminale që kishin krijuar një linjë të trafikut të klandestinëve nga Shqipëria, të kthyer në shqetësim për shumë vende të BE-së, por edhe për SHBA-të e Kanadanë e largët.

Bëhet fjalë për grupe të strukturuara që kishin linja e itinerare të qarta, e që në një hark të caktuar kohor kishin mundur të çonin në destinacion 1 mijë persona.

Për shkatërrimin e kësaj linjë, siç bën me dije edhe polica shqiptare rol vendimtar kanë luajtur edhe dy agjentë amerikanë të atashuar pranë ambasadës së SHBA- në vendin tonë.

“Operacioni u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve”,- sqaron policia shqiptare.

KUSH JANE PARTNERET QE MOREN PJESË NË OPERACION
2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë,

Përfaqësuesin e organizatës policore SELEC me qendër në Rumani,

Përfaqësuesin e policisë spanjolle,

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.

ITENERARET QË PËRDORNIN PËR TË TRAFIKUAR SHQIPTARET
• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada
Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara me metoda speciale hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka kërkuar në Gjykata dhe ka nxjerrë Urdhëra Ndalimi për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar 39 të tillë dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mega-operacioni – Roli i dy agjentëve amerikanë të atashuar pranë ambasadës së SHBA në Tiranë Read More »

30 mijë $ për në SHBA, ja 4 policët e përfshirë …

Në konferencën për shtyp për megaoperacionin e policisë për goditjen e grupeve që trafikonin shqiptarë drejt SHBA-së dhe Kanadsë, kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu, bëri me dije se në mesin e 39 të arrestuarve, janë edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit. Veliu bëri me dije se ata janë me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.

Ata janë:

Çelnik MAKSUTI, 53-vjc Ilir ISMAILI, 32-vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Erjon MAXHARI, 28-vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Gjokë UJKAJ, 46-vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

Veliu bëri të ditur se këto shtatë grupe kriminale kanë arritur të dërgojnë në SHBA dhe Kanada plot 1mijë persona. Itineraret e ndjekur prej tyre janë Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri-Francë-Mbrëtëri e Bashkuar, Shqipëri-Bullgari-Belgjikë-Republikë Domenikane- SHBA- Kanada dhe Shqipëri-Spanjë-Amerikë Latine-SHBA-Kanada. Për çdo person paguhej nga 7 mijë paund për në Angli dhe 25-30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada.

30 mijë $ për në SHBA, ja 4 policët e përfshirë … Read More »

Vlore : Nje vetrate xhami per pak sa nuk i ka marre jeten nje shtetasi.Kujdes mund tju ndodh dhe ju!Shmangni levizjet …

Më datë 17.03.2018, rreth orës 12:50, në lagjen ” 28 Nëntori”, në afërsi të Kishës Ortodokse, si pasojë e erës së fortë ka rënë një vetratë xhami e cila ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin R.K., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.

Policia gjen rastin tu bëj thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike.

Gjithashtu luten që për çdo nevojë apo problem që do të kenë të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 dhe 129.

Vlore : Nje vetrate xhami per pak sa nuk i ka marre jeten nje shtetasi.Kujdes mund tju ndodh dhe ju!Shmangni levizjet … Read More »

Vlore : Moti i keq ka sjelle probleme me energjin elektrike ne shume zona ,perfshire edhe zonen Orikum – Radhime

Moti i keq me stuhi të fortë, ka shkaktuar avari në disa zona të qytetit , disa fidera janë stakuar si masë sigurie, për të shmangur problemet në rrjet, ndërsa zonat me te prekura ne qytet ka qene Pylli i Sodes, Zverneci, Mifol- Akerni.
Punonjësit e OSHEE-se ndodhen ne terren për riparimin në kohë sa më të shpejtë të të gjitha defekteve
Burime te OSHEE ne Vlore thone se punonjesit jane ne terren duke evidentuar te gjtiha zonat prblematike, vecanerisht fshatrat ku linjat jane edhe me te dobeta.

Sipas burimeve zyrtare behet me dije se ne zonen e Pyllit te Sodes ka patur renie te pishave si dhe demtim te linjave elektrike, duke lene pa energji edhe zonen, ndersa ne qytet zonat pa energji kane qene edhe Hajro Cakerri, Topana, Partizani, Karabash
Zonat me te prekura nga ererat e forta jane Orikum – Radhime, Lumi i Vlores, Mifoli, zona e Spitalit ne qytetin e Vlores..
Ne Zvernec nga renia e pemeve prej ererave te forta eshte bllokuar edhe rruga..

Vlore : Moti i keq ka sjelle probleme me energjin elektrike ne shume zona ,perfshire edhe zonen Orikum – Radhime Read More »

“Shkundet” Lezha, Fatmir Xhafaj flet për goditjen e grupeve kriminale: 7 në 1, shumë shpejt…

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me mega aksionin e mbajtur sot nga Policia e Shtetit dhe oficerë amerikanë, që çoi në shkatërrimin e një rrjeti kriminal që merreshin me klandestinë. Ky grup krimial e ka bazen ne Lezhe. Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Xhafaj theksoi se kjo ishte një goditje 7 në 1, ndërsa paralajmëroi aksione të tjera me rëndësi.

“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit”, tha Xhafaj.

“Shkundet” Lezha, Fatmir Xhafaj flet për goditjen e grupeve kriminale: 7 në 1, shumë shpejt… Read More »

Mos dilni ne rruge ,shmangni pemet dhe shtyllat.Ja cfare parashikohet te ndodhe ne Vlore …

Një stuhi me erëra të forta që pritet në Vlorë ka detyruar bahskinë e drejtuar nga Dritan Leli të lëshojë alarmin për “apokalipsin”

Bashkia ka njoftuar se “sipas meteorologëve parashikohen shira dhe erëra të forta.

Të gjithë punonjësit e Bashkise Vlorë janë në gadishmëri të plotë.Ju lutemi merrni masat për të shmangur levizjet afer pemeve, afer shtyllave te tensionit si dhe parkimin ne zonat e rrezikshme.

Te kufizohen ne maksimun levizjet ne rruge per shkak te ererave shum te forta,” thuhet në njoftimin e saj.

Mos dilni ne rruge ,shmangni pemet dhe shtyllat.Ja cfare parashikohet te ndodhe ne Vlore … Read More »

Pas Ledionit, heq dorë nga The Voice edhe …

Vetëm dy javë më parë, moderatori i njohur i “The Voice Kids” në Top Channel, tha publikisht se e kishte të vështirë të përballonte edhe një “The Voice” tjetër, kështu që kishte vendosur të hiqte dorë. Shkak për këtë ishin emocionet e forta që Ledioni, bashkë me të gjithë stafin, merrnin javë pas jave nga fëmijët. Edhe pse ka plot 8 vjet që e bën këtë dhe duket e vështirë për t’u besuar, Ledioni po heq dorë, sepse nuk mund t’i përballojë dot më emocionet .

Dhe jo më pak e emocionuar se ai ndihet edhe Miriam Cani, e cila gjithashtu, mbrëmjen e kësaj të premteje, ka kërkuar të heqë dorë nga “The Voice”.

Gjithçka që në pamje të parë të duket një detaj spektakli, në fakt nuk është kështu. Jo vetëm produksioni që merret me muaj të tërë me fëmijët, por edhe trajnerët kalojnë me konkurrentët orë të tëra në prova, ndajnë me ta copëza nga jeta e tyre private dhe, dashje pa dashje, krijojnë një miqësi që vështirë të zhbëhet nga një skualifikim.

Gjatë mbrëmjes së të premtes, ndërsa Miriamit i duhet të zgjidhte në betejat e fundit, njërin nga tre konkurrentët e saj në garë, Arseldi, Hana dhe Martina, këngëtarja e pati të vështirë të vendosë, aq sa i kërkoi produksionit të skualifikohet ajo nga “The Voice” dhe fëmijët të vijojnë garën. Më herët, tre konkurrentët e Miriamit kishin përgatitur për të edhe një surprizë me ëmbëlsira duke ia bërë asaj edhe më të vështirë vendimin.

Me natyrën emotive që e karakterizon gjithmonë dhe me emocionet e gjalla që i falin fëmijët, Miriami tha se gjithçka për të po bëhet më e vështirë: “A mund të skualifikohem unë dhe të tre të vazhdojnë garën?” – pyeti ajo Ledionin, i cili e miratoi vështirësinë e saj për të vënë gishtin vetëm te njëri konkurrent.

Po t’u shtojmë këtyre momenteve të spektaklit edhe faktin që si Ledioni, ashtu edhe Miriami janë prindër për herë të parë, doza më e lartë e emocionit mund të justifikohet…

Nga e premtja e ardhshme, The Voice Kids fillon me netët live. Po pastaj si do t’ia bëjë Miriami?

Pas Ledionit, heq dorë nga The Voice edhe … Read More »

Zbardhen detaje nga operacioni policor, 50 persona në pranga. Ja akuzat …

Zbardhen detaje të reja nga aksioni policor i zhvilluar gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Arrestime janë bërë në 6 qytete, duke nisur nga Kukësi në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Dibër dhe Korçë.

Burimet policore thanë se janë lëshuar 50 urdhër arreste nëpër të gjithë Shqipërinë.

Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë dhe punonjës e drejtues policie.

Personat e arrestuar dyshohet se bënin pjesë në një organizatë kriminale që trafikonte njerëz.

Në këmbim të parave, njerëzit dërgoheshin në SHBA dhe në Kanada.

Zbardhen detaje nga operacioni policor, 50 persona në pranga. Ja akuzat … Read More »