Lajmi i fundit

Le Figaro :Jam dëshmitar i një ngjarje që do të flasë Evropa -rrëfimi i rrallë për Ismail Qemalin

Prestigjiozja franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të premten e 29 nëntorit 1912, në faqen n°2, rrëfimin e dëshmitarit që gjendej me Ismail Qemalin dhe suitën e tij në bordin e anijes “Bruenn”.
Gjithçka ka filluar në Trieste, më 19 nëntor 1912, ku itinerari i parashikuar fillimisht, Trieste – Brindisi – Patras, është ndryshuar. Çfarë ka ndodhur më konkretisht gjatë asaj dite ? Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “ Dars (Klos), Mat–Albania”:

Ardhja e Ismail Qemal Beut në Durrës
Një nga miqtë tanë, që po nisej më 19 nëntor, në Trieste, na dërgoi dje këtë lajm interesant:
“Unë jam dëshmitari i një ngjarjeje për të cilën do të flasë Evropa, ndoshta nesër, dhe se ndoshta do të ketë një ndikim të madh në ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ballkan. I nisur dje në Trieste në bordin e “Bruenn-it” drejt Patras-it, ne do të arrinim fillimisht, sipas itinerarit, në brigjet e Brindisit, gjatë mbrëmbjes. Por, sapo filluam të largoheshim nga Trieste, filluan të qarkullonin zëra se do të zbarkonim në Durrës, ku princi shqiptar Qemal Beu, me suitën e tij, e cila gjendej në mesin e udhëtarëve të tjerë, do të zbriste për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

Në fakt, ne dalluam Ismail Qemal Beun në “business class”. Ai është një burrë i një farë moshe. I rrethuar nga një duzinë personazhesh të tjera, ai duket serioz dhe simpatik. Pra, kësaj mbrëmje, të mërkure, na konfirmojnë se rreth orës dhjetë do të jemi afër Durrësit. Po atë orë, me një mot të bukur – mes dritës së hënës dhe qetësisë së plotë – ne dalluam nga larg ndriçimin e një anije, atë të avullores “Wurmbrand” të Lloidit Austriak (Kompania më e madhe detare e perandorisë austro-hungareze). “Bruenn-i” u ndal 200 metra larg saj. U zbritën shkallët, pastaj barkat në të cilat Qemal Beu dhe suita e tij u akomoduan për të shkuar drejt “Wurmbrand-it”

Ja detajet që unë mblodha dhe që po ua përcjell.
Princi shqiptar do të kalojë natën në bordin e kësaj anije dhe nesër ndoshta do të zbarkojë në Durrës për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, dhe po ashtu në Shëngjin dhe Vlorë. Unë bisedova për disa çaste me njërin prej personave të suitës së princit, një njeri që fliste admirueshëm gjuhën greke dhe italiane. Ai më tha se qëllimi i misionit të tyre ishte kthimi i Shqipërisë tek shqiptarët dhe se ata nuk do të lejonin që Serbia të merrte asnjërin nga portet që ajo lakmon.

Nga ajo që unë kuptova, pas krijimit të një qeverie të përkohshme, ata duan t’i ofrojnë fronin e Shqipërisë një princi të huaj. Unë mendoj se Austria gjendet në mesin e gjithë kësaj lëvizje, sepse Qemal Beu u fut në bordin e njërës prej anijeve të Lloid-it, e cila ndryshoi në mënyrë të tërthortë e të papritur itinerarin e saj. Së fundi, ai kaloi nga “Bruenn-i” në një anije tjetër të Lloidit, “Wurmbrandi”, e cila u nis drejt brigjeve shqiptare për këtë qëllim.”

 

image

Le Figaro :Jam dëshmitar i një ngjarje që do të flasë Evropa -rrëfimi i rrallë për Ismail Qemalin Read More »

Ja sa do paguhet për apartamentet në 68 qytete të vendit?

Më shumë taksë për pronën do të paguajnë ato qytete që kanë çmime fiskale më të larta, ndërsa në rrethet si, Memaliaj apo Tepelenë, taksa do të jetë shumë e ulët.Ja tabela e plotë me vlerën e taksës se sa do të paguhet në 68 qytetet e Shqipërisë.

Në qytetin e Elbasanit çmimi referencë i miratuar nga qeveria është 50,300 lekë/m2. Çmimi i shtëpisë 5,030,000 lekë. Për shtëpitë e privatizuara, taksa do të jetë 1760 lekë në vit, kurse për shtëpitë pas 1993-it, taksa do të jetë 2515 lekë në vit.

Për qytetin e Fierit, vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimin fiskal, që është 53,100 lekë/ m2. Vlera e shtëpisë me sipërfaqe 100 m2 është 5,310,000 lekë. Taksa për shtëpitë para ’93-it është 1858 lekë, kurse pas këtij viti është 2655 lekë.

Në qytetin e Memaliaj, një familje që ka në pronësi një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, të ndërtuar para vitit 1993 do të paguajë 525 lekë në vit. Kush disponon një dyqan në rrethe, do të paguajë më pak taksa se një dyqan në Tiranë.

Kjo, për shkak se çmimi i dyqanit do të llogaritet 1,5 herë më i lartë se çmimi i shtëpisë, kurse në Tiranë kjo llogaritet 2 herë më i lartë. Ndërsa për ndërtesat që përdoren për prodhim, përpunim apo magazinim të mallrave, taksa do të jetë 0,2 për qind e çmimit të magazinës.

Sipas metodologjisë, çmimi i magazinës do të jetë sa 50 për qind e çmimit të sipërfaqes së banimit të zonës përkatëse, sipas qyteteve.

Ja sa do paguhet për apartamentet në 68 qytete të vendit? Read More »

Zbulim i madh : Qumështi që shpëton jetë vjen nga…

Një zbulim i madh është bërë në Australi dhe mund të ndihmojë në luftën kundër antibiotikëve duke përdorur qumështin e sqeporit.

Një gjitar që mund të bëjë vezë, të prodhojë qumësht, ka sqep si të rosës dhe këmbë helmuese. Nuk ka thithka, por e mban qumështin në bark dhe i ushqen të vegjlit nëpërmjet djersitjes. Pas disa studimeve për kafshët unike, shkencëtarët zbuluan në 2010 se qumështi i sqepurit përmbante veti të vecanta antibakteriale.

“Sqeporët janë kafshë të çuditshme dhe kanë një biokimi të çuditshme”, thotë dr. Janet Newman. Studiuesit besojnë se fakti që nuk e nxjerr qumështin nëpërmjet thithkave është një prej arsyeve përse përmban karakteristika mbrojtëse antibakteriale.

 

Zbulim i madh : Qumështi që shpëton jetë vjen nga… Read More »

Masakrimi, pronat nga veriu në jug në duart e…

Skema e falsifikimit të dokumenteve të pronësisë dhe tjetërsimi i kategorisë nga rërë në bujqësore është regjistruar edhe më parë prej prokurorisë shqiptare. Një muaj më parë në bashkinë Rrogozhinë u vunë në pranga 8 persona dhe dy u shpallën në kërkim për abuzimin me 11 mijë metër katror tokë në zonën bregdetare të Spillesë.

Ndërkohë në Kavajë në muajin nëntor të vitit të shkuar u zbuluan 135 praktika të falsifikimit të dokumenteve duke e ndarë tokën shtetëore në favor të individëve dhe më pas ish-zyrtarët e Bashkisë Kavajë dhe bashkëpunëtorë të tyre i shisnin tek persona të tjerë. Nga operacioni u vunë nën akuzë 11 persona ish-drejtues të lartë të Bashkisë por dhe ish-zyrtarë të zyrave të regjistrimit. Në listën e përfituesve të zbardhur prej policisë ishin dhe familjarë të ish-kryetarit të bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi.

Një tjetër procedim është dhe rasti i dosjes së Gjirit të Lalzit. Në pranga u vunë 4 persona ndër të cilët dhe ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi. Sipas prokurorisë, ndalimi është bërë për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.

Në korrik të vitit 2016 prokuroria vendosi të ndalojë ish-kryetarin e komunës Levan, Xheladin Malaj, dhe 3 zyrtarë të tjerë nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumentave” duke favorizuar një subjekt në ushtrimin e aktivitetit në tokë shtetërore.

Dosjet e zyrtarëve të lartë për prona në fakt kanë vijuar dhe më tej në vite, teksa shpesh janë mbyllur për mungesa të provave. Në shkurt 2017, 20 hektarë janë sekuestruar pranë zonës së Porto Romanos. Në të njëjtin vit në Shkodër u bllokuan 23 mijë m2. Në maj 2016 u sekuestruan 220 hektarë tokë në zonën e Karaburunit dhe po në të njëjtin qark në vitin 2015 u sekuestruan 44 hektarë tokë.

Masakrimi, pronat nga veriu në jug në duart e… Read More »

Prokurori i Antimafias së Barit: Droga nisej nga Orikumi, pse operacionin e quajtëm “Shefi”

Prokurori i anti-mafias së Barit Dr.Ettore Cardinali, njëherazi drejtues i hetimeve që çuan në kapjen e 43 personave në operacionin e 14 marsit në Itali, ka dhënë detaje të tjera për trafikun e drogës dhe organizatën kriminale ku një pjesë e madhe ishin shtetas shqiptarë.

Para mediave, i pyetur për zonat në Shqipëri ku ushtronte aktivitet kjo organizatë kriminale, Cardinali tha se nisja duket se bëhej nga Orikumit.

Cilat janë zonat ku ushtronin aktivitet në Shqipëri anëtarët e kësaj organizate kriminale dhe ka kuptim emri i operacionit “Shefi” në Shqipëri?
E kemi vendosur emrin shefi sepse hetimi arriti shumë lart. Nuk u limituam me hetimet vetëm me personazhet që ishin destinacioni i drogës në Itali por i përqendruam edhe në faktin e personave që nisnin drogën. Për sa i përket zonës së ardhjes, duhet të jetë zona e Orikumit.

A ka një profil fjala “shef”?
Ishte emri i një operacioni, jo i një personi të caktuar. Edhe sepse gjatë hetimeve janë zbuluar dy organizata të ndara. Njëra që kishte në ngarkim, bënte shefin në Bari dhe një në jug të Barit, ishin dy organizata të ndryshme.

Prokurori i Antimafias së Barit: Droga nisej nga Orikumi, pse operacionin e quajtëm “Shefi” Read More »

Operacioni ‘Shefi’, Hajdarmataj jep detaje të reja: Ja kush janë kokat e trafikut të drogës

Zbardhen detaje nga operacioni ‘Shefi’ i përfunduar 2 ditë më parë në Shqipëri e Itali ku në pranga janë vendosur 43 persona, 21 prej të cilëve janë shqiptarë. Në një konferencë për mediat, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj është shprehur se bëhet fjalë për një operacion të zhvilluar me grupe të përbashkëta të hetimit mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe DIA-s.

Ai zbuloi gjithashtu se në terren kishte edhe oficerë të DIA-s.
“Finalizimi i një bashkëpunimi të suksesshëm e të frytshëm. Është hera e parë që në një operacion të tillë asistojnë oficerë të DIA-s që treguan frymën e tyre të bashkëpunimit gjatë punës në terren me oficerë të policisë së shtetit. Janë siguruar gjithashtu masa sigurimi arrest me burg për Ferhat Hajdinin dhe Fiqiret Seferi për disa episode. Hetimet janë ende në vijim, duke premtuar rezultate pozitive në luftën e përbashkët kundër narkotikëve. Bashkëpunimi ynë është vijues edhe gjithëpërfshirës duke përmendur krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, ku kemi edhe të arrestuar, si Dino Abazi.
Po kryhen hetime paralele nga Shqipëria e Italia për një numër procedimesh për sasi të mëdha narkotikësh, kryesisht kanabis, të trafikuara përmes formave të ndryshme”, deklaroi Hajdarmataj.
Dr.Ettore Cardinali, i prokurorisë anti-mafia të Barit, drejtues i hetimeve që çuan në kapjen e 43 personave konfirmoi informacionet e dhëna nga Hajdarmataj.

“Jam këtu për të verifikuar raportet e mira të besimit që janë vendosur me prokurorinë për krime të rënda që nga viti 2017 me skuadrën hetuese të përbashkët. Kemi konstatuar edhe bashkëpunimin e plotë të policisë në ekzekutimin e këtyre urdhrave të arrestit”, tha Cardinali, duke theksuar se bashkëpunimi do vijojë.

Pjesë nga deklarata e Besim Hajdarmataj:

Jemi këtu bashkë me kolegë nga Prokuroria e Barit dhe Antimafia e rajonit të Pulias për të shpjeguar për një operacion të përbashkët.

Më datë 14 mars 2018 në vendin tonë dhe në Itali janë nxjerrë urdhra arresti për 21 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 19 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim, të cilët janë pjesë të grupeve të strukturuara kriminale që veprojnë në fushën e trafikimit të narkotikëve midis dy vendeve Shqipëri e Itali. Kryesisht, të kanabisit sativa, ku nga operacionet e kryera në shtetin italian në 2016-2017 janë sekuestruar 2.5 ton kanabis sativa, 1 kg heroinë dhe 1 kg kokainë.

Nga operacionet e kryera nga 2016 në Itali janë sekuestruar 2.5 ton kanabis sativa, 1 kg kokainë dhe 1 heroinë.

Arrestimi u si rezultat i hetimeve të përbashkëta.

Në 2017 mes dy prokurorive është bërë një marrëveshje e përbashkët hetimore për shkëmbimin e informacioneve dhe hetimit me grupe të përbashkëta.

Në pranha në Shqipëri janë vënë, Mariglen Shuha dhe Avni Seferi, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës mes dy vendeve.

Nga bashkërendimi i të dhënave në kohë reale dhe puna e përbashkët me oficerët e DIAS Bari Italia u identifikuan dhe mbi bazën e urdhër arresteve ndërkombëtarë, të prokurorisë së barit, u bë arrestimi i tyre më 14 mars 2017.

Ky operacion kishte në përbërje oficerë të Policisë së Shtetit, të policisë gjyqësore të Krimeve të Rënda dhe oficerë të DIA-s. Ky operacion është një bashkëpunim i frytshëm duke dëshmuar  vullnetin tonë në luftën kundër narkotikëve

Është hera e parë që në një op të tillë marrin pjesë asistojnë oficerë të DIA-s që treguan frymën e tyre të bashkëpunimit më Policinë e Shtetit.

Në kuadër të hetimeve janë caktuar masa sigurimi për 2 qytetarët shqiptarë Ferhat Hajdini Fiqiret Seferi dhe në kërkim Marlin Aliaj dhe Andi Peshku.

Rezultate  ederitanishme tregojnë për vullnetin e përbahskët dhe integritetin profesional dhe njerëzor. Gjejmë me vend të theksojmë se bashkëpunimi me autotetet italaine është vijues dhe gjithpërfshirës me krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me prokurorinë e Leçes.

Një prej të arretsuarve është Dine Abazi si pjesë e organizatës kriminale të trafikimit të narkotikëve mes dy vendeve. Na rezulton se po kryhen hetime paralele për një numër procedimesh për trafik të madh narkotikësh si kanabis nga deti, ajri dhe në raste të rralla nga pikat e kalimit kufitar; i referohem viteve 2016-2017.

Prokuroria antimafia i Barit nga ana e tij tha se “jam këtu për bashkëpunimin e vendosur mes dy prokurorive; bëhet fjalë për skuadrën investigative të përbashkët Falenderoj përfaqësuesit e Policisë së Shtetit që me shumë profesionalziëm kanë vijuar punën e tyre…… Në vijim të hetimeve janë vënë dy organizata të ndara, të ndryshme.

Pyetje nga mediat: A ka ky grup kriminal, asete në Shqipëri?

Hajdarmataj: Kemi bërë hetime, prokuroria italiane kishte filluar më parë. Ne krahas hetimeve nisin dhe hetimin pasuror.

 

Operacioni ‘Shefi’, Hajdarmataj jep detaje të reja: Ja kush janë kokat e trafikut të drogës Read More »

Emigracioni i mirë, Rama tregon pse largohen shqiptarët nga vendi

Kryeministri Edi Rama, sot e ka cilësuar emigracionin si të mirë. Këtë deklaratë e ka bërë në konferencën “Sfida e migracionit”, deklaroi se “nuk largohen vetëm shqiptarët drejt vendeve më të pasura”, duke shtuar se njerëzit ikin edhe nga vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian.

“Në të gjitha vendet e reja të BE-së, Poloni dhe Kroaci për shembull, shohim se njerëzit largohen për të njëjtat arsye. Vetëm vitin e kaluar, nga Kroacia janë larguar plot 50 mijë njerëz, 90% e të cilëve të rinj. Por, ndryshe nga ne, ata nuk shënohen si azilkërkues sepse janë forca të lira pune që lëvizin për mundësi më të mirë punësimi dhe për integrim shoqëror në një vend më të zhvilluar të BE-së”, u shpreh Rama.

“Emigrimi jashtë vendit sot lidhet me mundësitë për punësimin, ndryshe nga vitet ‘90”, shtoi kreu i qeverisë.

Rama theksoi se emigracioni nuk është fenomen i keq, përkundrazi: “Secili ka të drejtën që të shkojë e të jetojë ku të dojë. Kush e vajton emigracionin si e keqe që ka mbërthyer Shqipërinë, e ka gabim. Kemi arritur shumë falë emigracionit, në dije, eksperiencë dhe kulturë. Fatkeqësia jonë është që e kalojmë këtë proces në një kohë ku gjithçka është “online”, ku dhe një grabitje në një fshat të Europës bën lajm. Të tjerët e kanë kaluar në kohëra të tjera. Nuk ka asnjë vend të zhvilluar sot që nuk e ka kaluar periudhën e emigracionit”.

Emigracioni i mirë, Rama tregon pse largohen shqiptarët nga vendi Read More »