Lajmi i fundit

Vlore : ‘Lungomare’ nje dite mbasi koha e keqe shkaktoi shume deme …

Te shumta demet qe ka shkaktuar moti i keq ne qytetin e Vlores diten e djeshme e cila perfundoi dhe me humbjen e jetes se nje qytetari.

Punetoret e firmes sic e shikoni ne foto jane duke punuar qe te mund te rikuperojne demet e shkaktuara.

Urojme qe ‘Lungomare’ te marre sa me shpejt formen e bukur qe kishte.

Vlore : ‘Lungomare’ nje dite mbasi koha e keqe shkaktoi shume deme … Read More »

Një emision i çuditshëm, nis së shpejti në Tv Klan, nuk do ta besoni kush e prezanton

Një emision i ri do të nisë shpejti në Tv Klan. Përveç formatit edhe prezantuesi hyn në kategorinë e të çuditshmëve.

Në fakt ky televizon prej disa kohësh ka paralajmëruar se viti do të jetë plot me surpriza.

“Në kurthin e Piter Pan” apo ‘Në fermën e VIP-ave” do të fillojnë së shpejti. Por askujt nga ju nuk i kishte shkuar në mendje se Robert Aliaj do të kishte një emsion të tijin në Tv Klan. Programi do të titullohet “Vetëm një natë” , lajmin e bëri të ditur Arian Çani mbrëmë në “Zonë e Lirë”.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se kur do të fillojë saktësisht emisioni dhe përmbajta që ai do ketë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Një emision i çuditshëm, nis së shpejti në Tv Klan, nuk do ta besoni kush e prezanton Read More »

Kryeministri Edi Rama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, zoti President!

Ligjin për gjuhën shqipe herën e parë e rrëzoi me dekret presidenti maqedonas Ivanov, pasi u votua në parlament. Më pas parlamenti sipas Kushtetutës e rivotoi. Tani ligji hyn në fuqi automatikisht, pasi presidenti vetëm njëherë ka të drejtë kushtetuese ta kthejë një ligj në parlament. Por Presidenti maqedonas nuk don ta dekretojë ligjin e parlamentit. Pas prononcimit të presidentit maqedonas Gjorge Ivanov që sërish nuk do ta dekretojë Ligjin për gjuhën shqipe, atij i është drejtuar kryeministri shqiptar Edi Rama, duke i kujtuar se nuk ka nga të shkojë. Nënteksti i kryeministrit Rama është i qartë: Mos e kruaj me shqiptarët, ndryshe shteti maqedonas fiket, siç fiket një qiri kur i fryn njeriu.

“Z. Ivanov, gjuha shqipe nuk është gjuhë e armikut, por gjuhë e një populli konstitutiv në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, i nderuar president Ivanov”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndërkohë gjatë votimit të këtij ligji për herë të dytë nga parlamenti pati përplasje fizike mes kryetarit të parlamentit maqedonas i cili drejtohet nga shqiptari Talat Xhaferi dhe kryetarit të opozitës, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Kryeministri Edi Rama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, zoti President! Read More »

Zbulohet në Tropojë një nga rezervat e kromit më të mëdha në botë

Në një prej zonave krombajtëse në Tropojë është gjendur një masiv kromi me një vlerë të konsideruesheme.

Ky zbulim është bërë në Zogajt të Tropojës. Lajmi u bë i ditur nga biznesmeni Sahit Muja i cili pretendon se ka zbuluar në vendin e tij rezervën e kromit me sasinë më të madhe në botë.

‘Live ne Tropoje. Endrra e pa imagjinushme ralitet. Pas 8 vitesh investimesh e sakrificave te medha arritem te kapim nje nder rezervat me te medha te kromit ne bote ne Zogaj te Tropojes. Nje trup gjigant qe do ti siguroje kombit Shqiptare miljarda dollare. Ishte privilegj i madhe te kem shkencetaret me te mire ne bote e biznesmen te klasit botrore qe konfirmuan kte masive kromi qe eshte nder me cilsoret ne bote. Te gjathe ata qe nuk heqen dore nga une e qendruan pas meje ju falenderoj per punen fisnikerine e besimin. Perulem me shume rrespekt per te gjithe stafin e vllezrit e mi qe si luane erdhen nga Amerikaper te bere te mundur kte arritje kolosale. Zoti e bekofte dhe bashkoftekombin Shqiptare.’shkruan Muja krah fotos së publikuar në profilin e tij.

 

Zbulohet në Tropojë një nga rezervat e kromit më të mëdha në botë Read More »

Kishat e Voskopojës të rrezikuara, mund të zhduken

Objektet e kultit postbiznatine në Voskopojë dhe Vithkuq të Korçës janë klasifikuar në mesin e 7 vendndodhjeve me monumente që rrezikojnë të shkatërrohen. Jane 12 kisha që po përballen me degradimin e ndërtesave, afreskeve, por edhe vjedhjeve. 12 objekte kulti të periudhës post bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq janë klasifikuar mes 7 vendndodhjeve monument kulture më të rrezikuara në Europë.

Europa Nostra, Organizata Kryesore e Trashëgimisë në Europë në bashkëpunim me Institutin e Bankës Europiane të Investimeve ka klasifikuar kishat e dy zonave si mjaft të rrezikuara duke i renditur ato krah monumenteve të tjera si në Austri, Bullgari, Gjeorgji, Rumani, Greqi, Turqi e Mbretërinë e Bashkuar.

Kreu i Fondacionit E shkuara për të Ardhmen Kliti Kallamata tregon se 12 kishat sot përballen me një spektër të gjerë problematikash duke nisur nga amortizimi struktural, degradimi i afreskeve dhe vjedhjet çka sipas tij ngre domosdoshmërinë e ndërhyrjes

“këto kisha që për ne kanë një vlerë unikale janë në një gjendje jo të mirë, duke parë gjendjen e tyre ne i nominuam për t’i futur në këtë listë, në mënyrë që pas kësaj të fillojmë të hapin programe për restaurimin e tyre. Këto vuajnë pasi nuk ka pasur restaurimi prej vitesh. Është një grup kishash që kanë lidhje me njëra-tjetrën”, u shpreh Kliti Kallamata, kreu i fondacionit “E shkuara për të ardhmen”.

Ky klasifikim duket shpresëdhënës pasi parashikon ndërhyrje në këto objekte Monument Kulture të cilat kanë vlera të veçanta për trashëgiminë tonë kulturore.

Kishat e Voskopojës të rrezikuara, mund të zhduken Read More »

Xhaçka-Ademit: S’kishit pastruar kanalet, prandaj u përmbyt fshati

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri një pasqyrim të qartë të situatës së përmbytjes në Shkodër, pas akuzave të kryetares së bashkisë së Shkodrër Voltana Ademi e cila tha se qeveria nuk ka ndihmuar banorët e përmbytur, por e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Xhaçka në një intervistë për ERT TV shpjegoi se përmbytja nxori në pah problemin e pastrimit të kanaleve kulluese të cilat u bllokuan nga mbetjet e pa pastruara nga bashkia. Kjo solli dhe përmbytjen e fshatrave duke dëmtuar tokat bujqësore, madje ministja e Mbrojtjes ka provuar me fakte, duke treguar me foto kanalet e mbushura me mbetje.

“Voltana Ademi e cila nuk bëri detyrën e saj si kryetare e bashkisë por vetën ka hedhur përgjegjesinë e saj tek të tjerët. Kemi administruar të gjithë situatën në Shkodër, duke mundësuar ushqime, ilaçe. Hapjen e rrugëve për çdo vend që ka pasur probleme. Madje kemi shpërndarë ushqime për kafshët. Kryetari i bashkisë ka përgjegjsinë të administroje problemin në zonën që ajo drejton. Përgjegjesia e Voltrana Ademit ishte të planifikonte një plan për zonat që përmbyten por nuk e ka bërë edhe pse nuk është kompetencë, nuk ka deklaruar emergjencat civile në bashkinë që ajo administron. Ajo ishte detyra e kryetares së bashkisë të administronte problemin, ajo nuk ka bërë asnjë lëvizje për tiu ardhur në ndihmë banorëve. Në buxhetin e bashkisë së Shkodrës janë 6 milionë lekë të cktuara për emergjencat civile ndërkohë që duhet të ishte 10 milionë lekë”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes”,-tha Xhaçka.

Bashkia thotë se ka ujë në shtëpitë e banorëve?

Nuk ka ujë në shtëpitë e banorëve pasi kemi ndërhyrë, shtëpitë janë të sjhpërndara bashkia shkodër nuk bëri detyrën e saja si bashki për tiu ardhur në ndihmë banorëve. Në të gjitha fshatrat nuk ka prezenca të ujit në banesa por vetëm në toka bujqësore. I vetmi bashkëpunim ka qenë tryeza e diskutimit me emergjencën civile, më pas ka patur hedhje pritje të përgjegjsisë. Voltana Ademi ka vite që nuk pastron kanalet kulluese, por i ka lënë të mbushen me mbetje kjo solli dhe bllokimin e kanaleve të cilat përmbytën edhe tokat bujqësore. Forcat e armatosura kanë qenë në terren duke evakuar 750 banorë që rrezikoheshin nga përmbytja.

Ka patur toka të përmbytura në Anën e Malit, Dajç, bashkia deklaroi se situatë është e rëndë?

Situata nuk është ajo që paraqet Voltana Ademi por krejtë ndryshe, jo e gjithë toka ka qenë bujqësore madje nuk është përdorur. Ne kemi punuar për largimin e ujit në tokat pujqësore, kemi shpërndarë ushqime, uji, dhe koncentrat. Voltana Ademi nuk ka marrë masa parandaluese për të shmangur përmbytjen por as për fonde që do të ndihmonin banorët.

Xhaçka-Ademit: S’kishit pastruar kanalet, prandaj u përmbyt fshati Read More »

Komisioni Hetimor për Tahirin, deputeti i PD: Aksioni i parë politik, të zbardhet e vërteta

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se ngritja e Komisionit Hetimor për rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dhe fenomenin e kultivimit të drogës në vend, është aksioni i parë politik. Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, deputeti demokrat thotë se këto dy çështje janë në interes të publikut, pasi fenomeni i kultivimit të drogës është zgjeruar ndjeshëm pas vitit 2013.

Sipas Alibeajt, gjatë punimeve të këtij Komisioni do të diskutohet nëse ka patur pengesë të punës së Prokurorisë për rastin “Tahiri”. Duke përmendur ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë, Alibeaj tha se një veprim i tillë u bë pengesë për hetimet e Prokurorisë.

“Nuk ka ndonjë të fshehtë të madhe për të kuptuar punën e komisionit hetimor. Objektiv i komisionit janë përcaktuar dy çështje kryesore, së pari për fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ky fenomen ka patur edhe mbështetje politike, madje një zhytej totale politike, siç është rasti i përfshirjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Së dyti pra është çështja e përfshirjes së ish-ministrit Tahiri. Komisioni hetimor nuk heton hetimet e prokurorisë, nuk e lejon ligji, kushtetuta, ajo çka ne kemi interes është korrektesa ligjore, pra fakti: “a e kanë mbështetur apO e kanë penguar të drejtën për të hetuar të organeve të Prokurorisë”, u shpreh deputeti i PD.

Alibeaj tha se ky Komision Hetimor do të ketë një afat kohor, pra nga një periudhë e caktuar kohore prej nga do të fillojë puna hetimore. Sa i takon rasteve të kultivimit të drogës në Shqipëri, Alibeaj pranoi se gjatë qeverisjes së PD ka qenë vetëm rasti i Lazaratit.

“Kur themi se do të diskutohet për fenomenin e kultivimit të drogës, nuk do të ketë limit, sepse çështja është sensibilitet publik, më shumë se politik. Ky fenomen, që unë e pranoj se ka patur ndonjë ishull të izoluar siç ishte Lazarati, dhe që ishte faj i yni; por ne pretendojmë që më së paku nga 2013 e këtej kultivimi i drogës u rrit ndjeshëm. Kjo ishte një strategji e qartë qeveritare, me mbështetje të qeverisë. Kemi prova që drejtues të policisë, të cilët u rimorën në punë pas 2013, kishin këtë gjë në fokus”, tha Alibeaj.

Komisioni Hetimor për Tahirin, deputeti i PD: Aksioni i parë politik, të zbardhet e vërteta Read More »

Zbulohet ilaci natyral qe rikthen shikimin deri ne 99 %

Në të ardhmen, një kompani farmaceutike zvicerane do të fillojë prodhimin e ilaçit të quajtur ” Kura Kur’anore”. Ky medikament u zbulua nga Abdul Basit Mohammed dhe pretendohet të rivendosë vizionin deri në 99 përqind. Ai pohon se ky ilaç u gjet në librin e shenjtë islamik të Sures Jusuf, vargu 84 .

Në ajetin 84 thuhet se paraardhësit tanë shpesh përdorën djersën si ilaç natyral për shumë çështje, veçanërisht kur ajo erdhi në shërimin e syve dhe në rivendosjen e vizionit.

Eksperimentet u bënë me lepujt dhe njerëzit, duke treguar se ilaçi me të vërtetë bën mrekulli. Pra, çfarë mendoni për këtë? A është e mundur për të rikthyer shikimin pa kaluar një operacion? E pra, del se kjo tashmë është bërë realitet dhe se me të vërtetë funksionon.
Shpikësi donte që ilaçi të quhej” Kura Kur’anore”, kërkesa e tij u miratua dhe kompania zvicerane së shpejti do të fillojë me prodhimin

Zbulohet ilaci natyral qe rikthen shikimin deri ne 99 % Read More »