Lajmi i fundit

Ja në cilat qytete banorët paguajnë më shumë taksa…

Nëse keni planifikuar të ndërroni gjendjen civile, më parë duhet të interesoheni për bashkinë ku do të shkoni dhe taksat që do të paguani. Jo në të gjitha bashkitë, taksat janë të njëjtat.

Ndër 61 bashkitë në vend, disa prej tyre kërkojnë më shumë pagesa nga banorët. Për 9 muajt e parë të 2014, 61 bashkitë kanë arkëtuar 17.5 miliardë lekë (130 milionë euro) si taksa dhe tarifa nga bizneset dhe individët për 9 muajt e parë të vitit 2017, me një rritje prej gati 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të portalit financatvendore.al.

Gjysma e këtyre të ardhurave (51%) është mbledhur nga bashkia Tiranë. E dyta është Bashkia e Durrësit me 6.4% të totalit dhe më pas vijon Elbasani, me gati 3% të totalit.

Por, cilat janë ato bashki që mbledhin më shumë të ardhura në raport me banorët e tyre dhe cilat zërat kryesorë nga i sigurojnë ato. “Monitor”, ka përpunuar të dhënat e portalit të financave vendore për të ardhurat nga taksat dhe tarifat dhe numrin e banorëve sipas bashkive kryesore (popullsia për Bashki është marrë nga të dhënat që përdoren për përllogaritjen e granteve të pakushtëzuara nga Buxheti, i vetmi informacion i disponueshëm).

Në vend të parë është Tirana, ku taksat dhe tarifat e mbledhura nga bizneset dhe individët, të llogaritura për frymë arrijnë në 14.5 mijë lekë për 9-mujorin (pa përfshirë grantet e pakushtëzuara nga qeveria).

Për periudhën janar-shtator, Bashkia e Tiranës ka arkëtuar gati 9 miliardë lekë, me një rritje prej 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të portalit të financave vendore. 35% e të ardhurave të Bashkisë kanë ardhur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që ndonëse mblidhet nga bizneset e ndërtimit paguhet indirekt nga qytetarët, pasi ajo transferohet direkt në çmimin e shitjes së apartamenteve (ndërtuesit kanë pohuar se efekti i kësaj takse ka qenë një shtrenjtim i apartamenteve me 50-100 euro për metër katror në varësi të zonës).

17% të të ardhurave të bashkisë kanë ardhur nga taksa e ndërtesës dhe 16% nga Tarifa të shërbimeve publike vendore (mbetje, gjelbërim etj.) Taksat dhe tarifat për frymë që paguhen në Bashkinë Tiranë janë gati sa trefishi i mesatares së vendit, që është rreth 5,000/lekë për frymë.

Në vend të dytë është Bashkia e Vorës, ku të ardhurat për frymë janë 10.6 mijë lekë, ose dyfishi i mesatares së vendit. Bashkia e Vorës “përfiton” nga fakti që një sërë biznesesh të mëdha ushtrojnë aktivitetin në territorin e saj. 21% e të ardhurave të saj vijnë nga taksa e ndërtesës dhe 19% nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

E treta është Saranda, me rreth 8,500 lekë të ardhura për frymë. Bashkia bregdetare ka një shpërndarje më të barabartë mes të ardhurave, e kryesuar nga taksa mbi ndërtesat, tarifa të shërbimeve publike vendore (mbetje, gjelbërim), tarifa për zënien e hapësirave publike dhe fasadave, tarifa për shërbime administrative etj.

Kavaja, që renditet e katërta (5.3 mijë lekë për frymë), i siguron të ardhurat kryesore nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë, teksa kjo bashki jep lejet në një zonë të lakmuar bregdetare. Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës përbënin gati 40% të totalit për 9 mujorin.

Edhe në Durrës (po rreth 5.3 mijë lekë për frymë) mbizotërojnë të ardhurat që merren nga lejet e ndërtimit. Taksa e infrastrukturës zë gati 28% të totalit të të ardhurave, e ndjekur nga taksa mbi ndërtesat me 21%.

Bashkitë që mbledhin më pak taksa janë ato të veriut e verilindjes, si Kukësi, Dibra, Mirdita, Tropoja. Për kompensim ato kanë dhe grante më të larta nga qeveria qendrore, ku më e dukshme është kjo për Kukësin, për të cilin grantet e pakushtëzuara për 9-mujorin ishin 6 herë më të larta sesa të ardhurat e veta, ndërsa në Dibër rreth 9 herë më shumë.

Ekspertët kanë pohuar se heqja e taksës së biznesit të vogël disa vjet më parë ka shtrembëruar strukturën e të ardhurave të bashkive, teksa ato në kërkim të burimeve të tjera të të ardhurave kanë rritur taksat dhe tarifat për shërbime të tjera.

Në fund të vitit 2015, qeveria shqiptare vendosi që të heqë taksën e biznesit të vogël për xhiro deri në 5 milionë lekë (që ishte 25 mijë lekë në vit), ndërsa për fashën nga 5 në 8 milionë lekë tatimi u ul në 5%. Të ardhurat nga taksa e biznesit të vogël administroheshin nga bashkitë.

Ja në cilat qytete banorët paguajnë më shumë taksa… Read More »

Shqipërinë e pret një rrezik që nuk ishte menduar, kërcënimi vjen nga…

Shqipëria gjendet në mesin e shteteve të cilat janë të rrezikuara nga furnizimi me ushqime në vitin 2050, në një nivel afër atij alarmant.

Ne kete perfundim ka arritur një hartë e re e përpiluar nga Organizata Botërore e Ushqimit.

Ndërsa Europa nuk rrezikohet, tjetër panoramë shfaqet në Ballkan.

Ngrohja globale ndikon jo vetëm në kushtet klimatike, por edhe në mënyrë indirekte në shëndetin e bimëve. Një problem që Organizatat e huaja e konsiderojnë si shumë të rëndësishëm është nevoja për të ndryshuar zakonet tona të ngrënies. Kjo, sepse ngrohja globale dhe të tjera rreziqe që i kanosen globit kanë ndikuar në pakësimin deri në zhdukje të disa lloje ushqimesh bazë.
Harta e ofruar nga Organizata Botërore e Ushqimit tregon vendet më të rrezikuara nga pakësimi i ushqimeve, ndër të cilat Ballkani do të ndikohet, krahas vendeve të kontinentit afrikan apo ato të Amerikës Jugore.

Harta, sipas metodologjisë, tregon lidhjen midis niveleve të ndryshme të emetimeve të gazrave me efekt serë dhe shkallëve të ndryshme të adaptimit të mjedisit – se si perspektivat e lidhura me sigurinë ushqimore në lidhje me ndryshimet klimatike do të evoluojnë deri në vitin 2050 (ose 2080). Kjo, sipas tyre do të ndikojë në garantimin  e vazhdueshëm të ujit dhe ushqimit, si dhe në nevojat energjetike të nevojshme për mbijetesë.

Përveç kafesë, ka 11 specie bimore në rrezik zhdukjeje sipas raportit. Ato janë: Avokado, Çokollata, veza dhe vera, peshku, luleshtrydhet, frutat e thata, banania, qepa, kumbulla, orizi, gruri, soja etj.

harta

Shqipërinë e pret një rrezik që nuk ishte menduar, kërcënimi vjen nga… Read More »

Blindohet Lezha, ja çfarë ka ndodhur

Qyteti i Lezhës është blinduar nga forcat e policisë prej orëve të  para të ditës së hënë. në Gjykatën e Lezhës sot pritet të jepet masa e sigurisë për kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Fran Frrokaj i arrestuar për abuzim me pronat në zonën e Shëngjinit.

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë të arrestuar për abuzime me pronat në Shëngjin do të dalin sot para gjykatës së Lezhës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën dhe kanë vendosur shirita.

Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë u arrestuan të premten me masë sigurie “arrest me burg” të marrë në mungesë nga gjykata e Lezhës, ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të dielën, por që në orët e mëngjesit, mbështetës të kryebashkiakut Frrokaj dhe familjarë të personave të arrestuar protestuan dhe në disa raste bllokuan edhe rrugën para komisariatit të Policisë Lezhë.

Ata e konsiderojnë politik arrestimin e Frrokajt, ndaj kërkojnë lirimin e tij. Në të njejtën linjë, qëndron edhe Partia Demokratike e Lezhës, e cila e cilëson arrestimin si tentativë për ti dëmtuar imazhin në Lezhë.

Blindohet Lezha, ja çfarë ka ndodhur Read More »

Para gjykatës do mblidhen qindra protestues demokratë

E hënë datë 19 mars,në Lezhë në ora 09.00, do të jetë seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit për kryebashkiakun Fran Frrokaj dhe të ndaluarit e tjerë. Demokratët lezhjanë e kanë quajtur arrestimin të motivuar politikisht ndaj kanë vendosur të protestojnë para gjykatës.

Mësohet nga burime të besuara se numri i protestuesve do jetë i lartë, ndaj nga Tirana janë dërguara forcat speciale për të mos patur ndonjë konfrontim me policinë.

Para gjykatës do mblidhen qindra protestues demokratë Read More »

Dimri i vonuar, rikthehet acari në Europë

Një dimër i vonuar ka goditur Europën nga Polonia deri në Britaninë e Madhe, me pjesë të tjera të Europës Veriore që u prekën gjatë fundjavës.

Polakët panë reshje të dendura bore në Varshavë të premten, ndërsa paralajmërime për temperatura të ulëta u lëshuan në 10 rajonet jug-lindore të vendit. Nga e shtuna, më shumë se 25 centimetra borë dhe erëra me shpejtësi 40 kilometra në orë janë regjistruar në jug të Polonisë. Vala e të ftohtit atje pritet të vazhdojë deri më 22 mars.

Në Britaninë e Madhe, banorët në Anglinë Lindore dhe Skoci janë përballur me temperatura nën zero. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik tha se disa zona të regjistrojnë disa centimetra borë dhe erëra të ftohta gjatë gjithë fundjavës.

Reshjet më të dendura të borës u regjistruan gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës me më shumë se 5-10 centimetra borë në disa zona. Këto reshje kanë shkaktuar edhe probleme në vend. Mbi 100 fluturime nga Heathrou u anuluan të shtunën.

Reshje bore përfshinë të dielën edhe Irlandën, por edhe Francën dhe pjesë të Europës Qendrore dhe Lindore.

Dimri i vonuar, rikthehet acari në Europë Read More »

Kush janë 3 deputetët shqiptarë, vëzhgues për zgjedhjet në Rusi

Këtë të dielë Rusia po voton për të zgjedhur Presidentin e ri të Federatës.

Dhe për të ndjekur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 555 mijë vëzhgues, lokalë dhe ndërkombëtarë.

Në përbërje të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR bëjnë pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu, Bledi Çuçi dhe Ervin Bushati.

Mësohet se ata janë vendosur në disa qendra votimi në Moskë.

Qendrat e votimit janë hapur që në 08:00 të mëngjesit dhe mbyllen në 20:00, me orën lokale të Rusisë. Votimi është elektronik.

Kush janë 3 deputetët shqiptarë, vëzhgues për zgjedhjet në Rusi Read More »

Njihuni me Agim Ismailin, juristin e Kristalit që po masakron shqiptarët me kancer dhe helmime

Personi që shikoni në foto është Agim Ismaili, përgjegjësi i vetëm për vdekjet në Shqipëri, për numrin e lartë të tumorëve dhe sëmundjeve të tjera, shkruan Pamfleti.com.

Pyetja lind pse? Ismaili është drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Ai ka për detyrë që të kontrollojë çdo lloj ushqimi që vjen në Shqipëri apo prodhohet në vend. E ka për detyrë, por nuk e kryen punën e tij.

Një tjetër një mega-skandal ka përfshirë vendin tonë që është përhapur nga mediat belge.

Mediat belge kanë ngritur alarmin e mishit të skaduar që u eksportua nga vendi i tyre drejt Kosovës dhe mbërriti deri në doganën shqiptare.

Sipas një informacioni të fundit, në muajin Gusht të vitit të kaluar në kufirin Shqipëri-Kosovë u konfiskua 20 ton mish me etiketat e kompanisë Vanlommel.

Çështja është nëse ky mish i skaduar është shitur në dyqane dhe markete shqiptare. Asnjë nuk di këtë.

Nuk është rasti i parë i skandalit të këtij lloji. Sipas burimeve të Pamfleti.com, kontinierët me mish brazili në Shqipëri vijnë me tonelata produkte të skaduara.

Ismaili, juristi i diplomuar te Kristali, nuk thotë asgjë.

Imagjinoni këto produkte që shiten në marketet e lagjes dhe blihen nga kushdo.

Mishi dhe ushqimet e skaduara apo të mbushura me kimikate dhe pesticide janë burimi kryesor për përhapjen e sëmundjeve kancerogjene dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse në Shqipëri. Kjo e thënë nga ekspertët dhe mjekët e vendit.

E pra, Ismaili megjithatë nuk po e vë ujin në zjarr për këto probleme.agim-ismaili-juristi-i-kristalit-qe-po-vret-shqiptaret-me-kancer-dhe-helmime.Pamfleti

Njihuni me Agim Ismailin, juristin e Kristalit që po masakron shqiptarët me kancer dhe helmime Read More »

Të përjashtuarit nga taksa e pronës – Nga pensionistët, te hotelet me 5 yje

Edhe pse formula e matjes do të ndryshojë, jo të gjithë do të paguajnë taksën e pronës. Qeveria ka menduar të përjashtojë kategoritë e personave në nevojë.

Kështu, kryefamiljarët pensionistë në qytet apo fshat, kur jetojnë vetëm nuk do të paguajnë taksën e banesës.

Edhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike do të përjashtohen nga taksa, ashtu si ndërtesat e banimit që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara dhe banesat sociale në pronësi të bashkive.

Më pas, në listën e përjashtimit, të përcaktuar në ligjin e miratuar në nëntor të vitit 2017, janë të gjitha pronat shtetërore që përdoren për qëllime jofitimprurëse, pasuritë shtetërore nën administrimin e shoqërive publike shtetërore, ndërtesat e komuniteteve fetare në funksion të veprimtarisë së tyre, si dhe objektet e kulturës.

Qeveria ka menduar të përjashtojë nga taksa e pronës edhe hotelet/resortet me 4 dhe 5 yje, që marrin “status special” po me vendim qeverie. Kjo masë, sipas saj është marrë për të stimuluar sektorin e turizmit.

Të përjashtuarit nga taksa e pronës – Nga pensionistët, te hotelet me 5 yje Read More »