Lajmi i fundit

Gjykata ndryshon masën për kryebashkiakun, nga burg në “arrest shtëpie”

Gjykata e Lezhës ka vendosur të lërë në “arrest shtëpie” kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Kryebashkiaku akuzohet për “shpërdorim detyre” për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit

Frrokaj ka dalë sot para gjykatës dhe avokatët e tij kërkuan rivlerësimin e masës së sigurisë, të dhënë më parë “arrest me burg”. Në gjykatë kanë dalë edhe 11 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës të arrestuar për të njëjtën akuzë.
Tensione para seancës në Gjykatën e Lezhë
Dhjetra forca policie kanë rrethuar gjykatën e Lezhës që herët në mëngjez. Me qindra e qindra simpatizantë të kreut të Bashkisë së Lezhë (përfaqësues i PD) dhe mbështetës të tij janë mbledhur para gjykatës së Lezhës. Ata e kanë pritur me brohoritje  mbërritjen në Gjykatë të kryebashkiakut Fran Frrokaj duke thënë se “jemi me ty’. Mbërritja e të arrestuarve nga policia është bërë nën masa të rrepta sigurie. Ata akuzohen për ‘tjetërsim prone’.

Kryetari i këshillit të qarkut Lezhë Gjok Noka nuk ndodhet në sallën e gjyqit, por shtruar në spital me probleme me zemrën.

Seanca gjyqësore vazhdon për vlerësimin e masës së arrestit, ndërsa jashtë gjykatës vazhdojnë të mblidhen qindra të tjerë, duke e futur gjykatën në një rrethim të vertetë proteste. Rrugët e qytetit të Lezhës janë nën kontrollin e forcave speciale të ardhura nga Shkodra dhe Tirana.

Informacionet janë se protestuesit, nëse gjykata vendos lënien në burg të kryebashkiakut, që të turren drejt drejtorisë së policisë së qarkut. Edhe në drejtorinë e policisë janë vendosur forca policie të ardhura nga Mirdita dhe Laçi.

Gjykata ndryshon masën për kryebashkiakun, nga burg në “arrest shtëpie” Read More »

Akademia e Shkencave: Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në tre shtete

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për njohje e shqipes si gjuhë zyrtare. “Faktorizimi i shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoninë fqinje është në të njëjtën kohë faktorizim i letërsisë shqipe dhe traditës e kulturës shqiptare bashkë me të. Gjuha shqipe historikisht nuk është shfaqur e nuk kthyer kurrë në kufi për gjuhën e tjetrit. Shkrimtarët dygjuhësh në Maqedoni, me të mirënjohurin Luan Starova dhe të tjerë si Kim Mehmeti, janë një pasuri e përbashkët e dy historive të letërsisë”,- thuhet në deklaratën e Akademisë.

Deklarata e plotë:

Prej datës 14 mars 2018 gjuha shqipe ka statusin e një gjuhe zyrtare edhe në Republikën e Maqedonisë. Me vendimin që mori Kuvendi i shtetit fqinj, shqipja tashmë shenjohet si gjuhë zyrtare në tre shtete.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë e përshëndet me gëzim të madh këtë ngjarje me rëndësi historike, duke vlerësuar se me vendimin e tyre ligjvënësit e shtetit fqinj jo vetëm u njohën shqiptarëve një të drejtë të merituar, por dhe shfaqën para botës së qytetëruar një mendësi krejt të re.

Europeizmi, thelbi i të cilit është tejkalimi i kompleksit të antagonizmit dhe konfliktualitetit me fqinjët, iu bë i njohur botës si prirja sunduese dhe më autoritare edhe në institucionin më të lartë shtetëror në Maqedoni, bashkë me njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Gjuha shqipe ka mbijetuar nëpër mjegullën e shekujve në bashkëjetesë dhe marrëdhënie të natyrshme me gjuhët e gjalla e ato të vdekura të rajonit; me gjuhët e perandorive dhe të supershteteve; me gjuhët e qytetërimeve dhe të liturgjive, me gjuhët e fqinjëve dhe të jofqinjëve.

Njësia e gjuhës shqipe në funksionet e saj zyrtare është përbërësja e vetme njësuese e shqiptarëve në pikëpamjen kombëtare. Shekujt i kanë ndarë ata nga pikëpamja territoriale në disa shtete dhe nga pikëpamja e besimit janë të bashkuar në disa komunitete fetare.

Faktorizimi i shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoninë fqinje është në të njëjtën kohë faktorizim i letërsisë shqipe dhe traditës e kulturës shqiptare bashkë me të. Gjuha shqipe historikisht nuk është shfaqur e nuk kthyer kurrë në kufi për gjuhën e tjetrit. Shkrimtarët dygjuhësh në Maqedoni, me të mirënjohurin Luan Starova dhe të tjerë si Kim Mehmeti, janë një pasuri e përbashkët e dy historive të letërsisë.

Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare me siguri do të forcojë paqen e brendshme shoqërore në Maqedoni dhe do të inkurajojë hapa të tjerë emancipues në rrugën e përbashkët drejt procesit europeizues.

Shqiptarët në Maqedoni me siguri do ta shohin shtetin e tyre të përbashkët me popullsinë shumicë si qytetarë që gjenden sovranë në vendin e tyre.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përshëndet të gjitha përpjekjet e intelektualëve dhe të ligjvënësve të vendit fqinj për ta arritur këtë rezultat.

Akademia e Shkencave: Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në tre shtete Read More »

Lajme të këqija nga moti, dimri nuk do të ikë, ja cfarë pritet te ndodh …

Edhe për këtë javë nuk ka lajme të mira nga moti. Ndërsa Tirana do të jetë e përfshirë nga reshjet e shiut, në malësi do të ketë reshje dëbore.

Dëbora dhe ulja e ndjeshme të temperaturave do të ndihet në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat do të shkojnë deri nën 0 gradë në zonat malore.

Madje sipas Meteoalb në verilindje të vendit dëbora, në zonat malore do të arrijë mbi 40 centimetra.

Java që kaloi në zonat e ulëta dhe bregdet temperaturat kishin mbërritur deri në 25 gradë në mesditë, duke kaluar edhe temperaturat mesatare të muajit mars.

Në zonat e ulëta dhe bregdet termometri gjatë kësaj jave dhe në mesditë nuk do t’i kalojë 18 gradët.Image

Lajme të këqija nga moti, dimri nuk do të ikë, ja cfarë pritet te ndodh … Read More »

Harta, Shqipëria në mesin e vendeve të rrezikuara nga furnizimi me ushqim në vitin 2050

Sipas një harte të re të përpiluar nga Organizata Botërore e Ushqimit, Shqipëria gjendet në mesin e shteteve të cilat janë të rrezikuara nga furnizimi me ushqime në vitin 2050, në një nivel afër atij alarmant. Krahas vendit tonë, pjesa më e madhe e vendeve afrikane, amerikanojugore dhe aziatike. Ndërsa Europa nuk rrezikohet, tjetër panoramë shfaqet në Ballkan.

Ngrohja globale ndikon jo vetëm në kushtet klimatike, por edhe në mënyrë indirekte në shëndetin e bimëve. Një problem që Organizatat e huaja e konsiderojnë si shumë të rëndësishëm është nevoja për të ndryshuar zakonet tona të ngrënies. Kjo, sepse ngrohja globale dhe të tjera rreziqe që i kanosen globit kanë ndikuar në pakësimin deri në zhdukje të disa lloje ushqimesh bazë.

Harta e ofruar nga Organizata Botërore e Ushqimit tregon vendet më të rrezikuara nga pakësimi i ushqimeve, ndër të cilat Ballkani do të ndikohet, krahas vendeve të kontinentit afrikan apo ato të Amerikës Jugore.

Harta, sipas metodologjisë, tregon lidhjen midis niveleve të ndryshme të emetimeve të gazrave me efekt serë dhe shkallëve të ndryshme të adaptimit të mjedisit – se si perspektivat e lidhura me sigurinë ushqimore në lidhje me ndryshimet klimatike do të evoluojnë deri në vitin 2050 (ose 2080). Kjo, sipas tyre do të ndikojë në garantimin e vazhdueshëm të ujit dhe ushqimit, si dhe në nevojat energjetike të nevojshme për mbijetesë.

Përveç kafesë, ka 11 specie bimore në rrezik zhdukjeje sipas raportit. Ato janë: Avokado, Çokollata, veza dhe vera, peshku, luleshtrydhet, frutat e thata, banania, qepa, kumbulla, orizi, gruri, soja etj. harta ushqimi

Harta, Shqipëria në mesin e vendeve të rrezikuara nga furnizimi me ushqim në vitin 2050 Read More »

Nga gjykata Fran Frokaj : Merreni masa për përmbytjet…

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, nëse do të ketë ndryshim nga ‘arresti me burg’ apo do të vijojë të qëndrojë në qeli gjatë gjykimit.

Por në vend se të mbrojë veten para gjyqtarëve mbi akuzën për shpërdorim detyre dhe tjetërsim pronash, Frrokaj ka kërkuar të merren masa për rrëshqitjet e dherave në rrugën e Kalasë në qytetin e Lezhës.

Frrokaj i ka kërkuar nënkryetares së Bashkisë Lezhë t’i shkruajë një shkresë komitetit të emergjencave që të ndërhyhet në këtë rrugë pasi ka rrëshqitje masive. Ndërkohë në gjykata ka masa të larta sigurie për shkak se jashtë dyerve të saj ndodhen një numër i madh mbështetësish dhe familjarësh të personave të akuzuar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Nga gjykata Fran Frokaj : Merreni masa për përmbytjet… Read More »

Merrni masa!Reshje shiu në gjithë vendin, priten përmbytje

Në shumë zona të vendit gjatë ditës së sotme janë regjistruar reshje të madha shiu. Në zonat e larta malore raportohet edhe nisja e reshjeve të borës. Në Durrës, rrugët në disa lagje janë përmbytur. Në Shkodër situata në zonat e përmbytura prej një jave në Obot është përkeqësuar. Ndërsa në Jug, në disa akse kombëtare ka pasur probleme serioze me qarkullimin e mjeteve.

Shkodër, shtohen zonat e përmbytura

Në qarkun e Shkodrës duket se hapësira e zonave të përmbytura do të zgjerohet. I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu gjatë orëve të fundit dhe sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshjet do të shtohen edhe gjatë ditës së sotme duke bërë që prurjet në lumin Drin dhe atë të Bunës të shtohen.

“Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e diel, dt.18) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë RRITJE të  niveleve të ujit dhe rritje të hartës së përmbytjeve”, thuhet në njoftimin e një dite më parë të IGJEUM.

IGJEUM thotë se do të vazhdojë rritja e prurjeve edhe gjatë ditës së sotme në pjesët malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. “Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë RRITJE TË PRURJEVE DHE NIVELEVE përgjatë datave 20, 21 dhe 22 mars 2018. Pritet ZGJERIM I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit”, thuhet në njoftim. Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet rritje e ndjeshme e prurjeve duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.

Reshjet shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë nën ujë

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në qytetin bregdetar të Durrësit. Raportohet se disa rrugë të qytetit janë nën ujë, duke bërë të pamundur kalimin e këmbësorëve dhe njëkohësisht duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Situata më problematike paraqitet në rrugën ‘Aleksander Goga’, kryqëzimi i Stadiumit, rruga ‘Skënderbe’, rruga ‘Taulantia’ dhe tek rreth rrotullimi tek ‘Stacioni i trenit’. Po kështu moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar sërish rrëshqitjen e dherave në Currila, e për pasojë bllokimin e rrugës në njërën prej korsive të kalimit për automjetet.

Rreshjet e shiut kanë provokuar rënien masive të dherave në drejtim të segmentit rrugor Univeristet-Currila gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, duke bërë që qarkullimi i mjeteve të devijojë vetëm në një korsi.

Masivi i baltës bllokon për disa orë njërin kah të aksit Tepelenë-Gjirokastër

Moti i keq me reshje intensive të shiut ka shkaktuar probleme në aksin rrugor Tepelenë- Gjirokastër. Rreth orës 03:00 të mëngjesit, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë ka pasur vështirësi të qarkullimit të mjete.

Shkak është bërë një masiv balte i cili ka bllokuar për disa orë njërin kah të rrugës. Momentalisht firma e kontraktuar po punon me te gjitha mjetet. Situatë e ngjashme në Shkallën e Zezë tek Uji i Ftohtë paraqitet sa herë ka reshje shiu.

Po ashtu probleme janë shfaqur edhe ne aksin Këlcyrë-Përmet në Çarshovë, aty ku prej dy ditësh rruga ka qenë e kalueshme, por me vështirësi për shkak të rënies së dherave. Momentalisht edhe në këtë aks po punojnë 3 mjete për pastrimin e rrugës.

Merrni masa!Reshje shiu në gjithë vendin, priten përmbytje Read More »

Moti i keq mbyll shkollat në Durrës

Moti i keq në Durrës ka krijuar anomali jo vetëm në qarkullim po dhe në procesin mësimor në këtë qytet.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ”Met Hasa” në Porto Romano të Durrësit janë izoluar brenda godinës. Uji ka përmbytur oborrin e mjedisin përreth.

Ndërkohë mësimi është pezulluar dhe te shkolla ‘Neim Babameto’ në Spitallë.

Për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut në qytetin e Durrësit, edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” njofton pezullimin e procesit mësimor për sot.

Moti i keq mbyll shkollat në Durrës Read More »