Lajmi i fundit

Manastirliu: Do mbulojmë 100% të nevojave për trajtimin e kancerit të gjirit

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të sigurojë 100% të trajtimit me barin e shtrenjtë Trastuzumab (Herceptine) për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, përmes një marrëveshje të negociuar nga qeveria shqiptare me kompanitë mëmë për të siguruar një ulje të rëndësishme të cmimit, në mënyrë që të garantojmë për herë të parë falas këtë kurë të shtrenjtë por jetike për gratë që vuajnë nga kjo sëmundje”. Deklarata u bë sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu, në takimin “Beteja me kancerin e gjirit vazhdon…”, organizuar nga shoqata YËCA.

“Ne të gjithë këtu e dimë shumë mirë sesa problem kemi patur ndër vite me mbulimin 100 % të medikamenteve për tumoret në Shqipëri. Sot me krenari them që ne mbulojmë 100 % të trajtimeve me medikamente të linjës së parë. Sigurisht, kemi shumë për të bërë por një lajm të mirë dua tja u jap sot. Nëpërmjet një vendimi të qeverisë të marrë së fundmi, ne I kemi hapur rrugën trajtimit 100 % të kancerit të gjirit nëpërmjet një medikamenti, që ju e dini shumë mirë që është një medikament shumë i shtrejntë, por që ne synojmë që brenda 6 mujorit të parë të këtij viti të vitit 2018 ne të mbulojmë 100 % të nevojave me këtë trajtim, për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit”, tha Manstirliu.

Ministrja deklaroi gjithashtu se përveç trajtimit medikamentoz, Brenda muajit Prill do të zgjerohet trajtimi radioterapeutik për sëmundjet tumorale, me vënien në punë të akseleratorit të dytë linear në shërbimin onkologjik në QSU.

“Nuk është e largët koha kur trajtimi me radioterapi kryhej përmes aparaturës së vjetër të kobaltit, ndërsa sot që flasim, rreth 50 pacientë në ditë e marrin shërbimin e radioterapisë me aparaturën bashkëkohore të akseleratorit linear në QSUT dhe Brenda muajit Prill do të vëmë në funksion akseleratorin e dytë linear që tashmë është instaluar pranë spitalit onkologjik, për të zgjeruar shërbimin për personat që vuajnë nga sëmundjet tumorale”, tha Ministrja Manastirliu.

Ajo vuri theksin te rëndësia e parandalimit, pasi, nëse kapet në kohë, kanceri I gjirit trajtohet dhe mund të kurohet.

“Dy mamografi të lëvizshme ofrojnë shërbimin në komunitet, kryesisht për gratë e zonave rurale që kanë më pak mundësi aksesi në këto shërbime, duke bërë të mundur që rreth 5 mijë gran ë vit të kryejnë këtë ekzaminim vetëm përmes mamografëve të lëvizshëm. Ndërkohë brenda muajve të parë të këtij viti, ne do të fuzisojmë spitalet rajonale me 5 mamografë të rinj, për të ofruar shërbimin sa më afër njerëzve, aty ku janë nevojat”, tha Manastirliu.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë gra të mbijetuara nga sëmundja e kancerit të gjirit, deputete, ambasadori amerikan Lu, ambasadori austriak Sattler, aktivistë të shoqërisë civile, etj. u dha mesazhi për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të sëmundjes sepse beteja me kancerin e gjirit është një betejë që mund të fitohet, nëse sëmundja kapet në kohë.

Manastirliu: Do mbulojmë 100% të nevojave për trajtimin e kancerit të gjirit Read More »

Nga Gjata tek Sollaku, 20 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi çeli procedurën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga ky institucion më 12 shkurt, dhe janë 20 kandidatë që kanë shprehur interesin, për zëvendësimin e gjyqtarit Vladimir Kristo.

Gara nga Kuvendi u çel fill pas asaj të kreut të shtetit Ilir Meta, për të zgjedhur kandidatin e institucionit të tij. Aktualisht, Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 4 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithsej, duke e vendosur këtë institucion kyç në një ngërç.

Me futjen në fuqi të ligjeve të reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të gjykatës duhet të kenë kaluar më parë vetting-un.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me shumicë të cilësuar dhe vullnetin për të mos e lënë Gjykatën Kushtetuese të bjerë në kolaps e kanë shprehur edhe demokratët. Konsensus ose jo, kjo do të përcaktohet nga emrat e kandidatëve që do të renditen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Lista e plotë e kandidatëve:

  1. Anila Kristani
  2. Arta Vorpsi
  3. Besnik Muçi
  4. Çlirim Gjata
  5. Dashamir Kore
  6. Dedë Kasneci
  7. Denar Biba
  8. Elsa Toska
  9. Gëzim Allaraj
    10.Ilir Kadiu
    11.Ilir Panda
    12.Irena Nino
    13.Kostandin Kazanxhi
    14.Kristaq Traja
    15.Rexhep Bekteshi
    16.Sinan Tafaj
    17.Sokol Hasani
    18.Shpresa Beçaj
    19.Theodhor Sollaku
  10. Valbona Bala

Nga Gjata tek Sollaku, 20 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese Read More »

Negociatat me Greqinë, flet presidenti Meta: Proces solid dhe kushtetues

Pasi ka dhënë një ditë më parë plotfuqinë për negociatat me Greqinë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot është shprehur se ka pasur një bashkëpunim mjaft konstruktiv.

“Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm, për të pasur një proces solid e kushtetues, por edhe tekniko ligjore për negociatat sa më të suksesshëm”, u shpreh Presidenti Meta.

“Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces solid nga pikëpamja kushtetuese”, theksoi për gazetarët Meta.

Duke komentuar shtimin e një anëtari në ekipin e negociatave, presidenti Ilir Meta i shpreh se Ksenofon Kristafi është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare.

“Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur nga ana ime, pasi është një personalitet me mjaft eksperiencë në drejtësinë ndërkombëtare”, përfundoi presidenti Ilir Meta deklaratën e tij para gazetarëve.

Negociatat me Greqinë, flet presidenti Meta: Proces solid dhe kushtetues Read More »

Rituali i 13 të martave, nis pelegrinazhi në kishën e Laçit

Pranë Kishës së Shna Ndout në Laç, nisi sot pelegrinazhi i 13 të martave që kulmon mes 12 e 13 qershorit. Qindra pelegrinë, nga vende e besime të ndryshme ishin pranë kishës që e cilësojnë të shenjtë, duke u lutur për mrekullitë që kërkojnë.

Në kishën e Shna Ndout në Laç nisi pelegrinazhi i 13 të martave që kulmon më 12 qershor. Disa qindra persona kishin mbërritur që në orët e para të mëngjesit në vendin që e cilësojnë të shenjtë.

Pas ritualit të ngjitjes së mundimshme në mal, ndalesave tradicionale dhe rrotullimit tre herë rreth kishës, pelegrinët ndezin qirinj dhe luten për mrekullinë që kërkojnë. Pelegrinët vijnë thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë. Të moshuarit, tregojnë se ritualin e 13 të martave e kanë ndjekur edhe në kohën e regjimit, kur besimi në Zot ishte i ndaluar.

Të martën e fundit, duke pritur 13 qershorin, pranë kishës së Laçit mblidhen disa mijëra pelegrinë të ardhur nga Shqipëria por edhe vende të tjera.

Rituali i 13 të martave, nis pelegrinazhi në kishën e Laçit Read More »

Klandestinë në SHBA e Kanada: Kush ishte çifti që drejtonte grupin kriminal

Të tjera detaje janë zbuluar për 7 grupet kriminale në Tiranë që falsifikonin pasaporta dhe mjete identifikimi.

Gazetarja Dorjana Bezat, ka qenë e pranishme në banesën e drejtuesit të grupit Eno Muçollari dhe bashkëshortes së tij Lirije Muçollari, të cilën e kishin kthyer në laborator për falfiskimin e dokumenteve. Kjo banesë ndodhet në zonën e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet.

“Lirija shkoi më 16 janar në Itali dhe kur u kthye 4 ditë më vonë në bagazhe iu gjetën materiale si letra plastike, kartona si ato të kartave të identitetit. Apartamenti është mbajtur në vëzhgim për 2 muaj. Janë kapur dhe biseda telefonike dhe video përgjime,” tha gazetarja për BalkanWeb.

Ky grup kriminal  trafikonte klandestinë me pasaporta false për në Angli, SHBA dhe Kanada. Mes 39 personave të arrestuar, janë edhe 4 punonjës të policisë të Hanit dhe Hotit dhe të Qafë-Thanës që akuzohen për shpërdorim detyre: Çelnik Maksuti, 53 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë,  Ilir Ismaili, 32 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë, Erjon Maxhari, 28 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë, Gjokë Ujkaj, 46 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

ITENERARET QË PËRDORNIN PËR TË TRAFIKUAR SHQIPTARET
• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada

Deri më tani janë arrestuar 39 shqiptarë, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mega-operacioni u finalizua të shtunën nga Policia e Shtetit, ndërsa u prenë lidhjet e shqiptarëve me 7 grupe kriminale që vepronin në të gjithë Europën.

Nga operacioni u mësua se shqiptarët paguan 7 mijë paund për të shkuar në Angli dhe 25 deri në 30 mijë dollar për të shkelur në Kanada dhe SHBA.

Për shkatërrimin e kësaj linje, siç bën me dije edhe polica shqiptare rol vendimtar kanë luajtur edhe 2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Klandestinë në SHBA e Kanada: Kush ishte çifti që drejtonte grupin kriminal Read More »

Shqiptarët besojnë më shumë te feja se te politika

Për vitin 2017, shqiptarët kanë thënë se besojnë më tepër tek institucionet fetare se sa tek ato të arsimit publik, tek institucionet e shëndetit, tek policia apo tek prokuroria apo gjykata. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) kanë prezantuar së fundmi gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje 2017”, i zhvilluar në nëntor 2017.

Gjetjet tregojnë se institucionet publike që gëzojnë besimin më të madh janë:
– Institucionet Fetare (76%)
– Forcat e Armatosura (63%)
– Institucionet e Arsimit Publik (63%)
– Institucionet e Shëndetit Publik (53%)
– Policia e Shtetit (53%)
– Prokuroria (22%)
– Gjykatat (21%)
– Partitë Politike (21%)

Shqiptarët besojnë më shumë te feja se te politika Read More »

Ne te gjitha Qarqet sot priten reshje dhe …

Sot priten reshje në të gjitha qarqet. Reshjet pritet të jenë mesatare në të gjitha qarqet. Në shumicën e qarqeve në disa raste do të shoqërohen me shtrëngata. Reshjet priten të jenë më të dendura gjatë pasdites së sotme. Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 800 m mbi nivelin e detit në veri të vendit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 / 15 °C
në vendet malore: 1 / 9 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

Ne te gjitha Qarqet sot priten reshje dhe … Read More »

I vodhën pronën në Lezhë, flet Gjek Çelaj që çoi në pranga gjysmën e Bashkisë së Lezhës: Ja si e zbulova…

Në Tonight llva Tare ku po diskutohej cështja e tjetërsimit të pronave në Bashkinë e Lezhës, ndërhyri përmes një reagimi me shkrim denoncuesi kryesor i kësaj skeme, të cilit i është vjedhur prona, zoti Gjek Çelaj.
Denoncuesi Çela tha se e kishte denoncuar këtë çështje në vitin 2017.
Kjo, pasi një topograf i kishte thënë që dikush ia kishte marrë pronat.
Çelaj tha se ka vënë në dijeni të gjitha institucionet dhe vetëm Policia, Prokuroria dhe Avokati  i Popullit kanë
Reagimi i plotë:
Ne muajin gusht 2017 neve, si trashegimtare te ligjshem te nje pjese te pronave te grabitura, jemi vene ne dijeni nga nje topograf se kishte shume mundesi qe dikush na kishte marre pronat. Menjehere u vume ne levizje dhe beme verifikimet tona dhe, fatkeqesisht, rezultoi se ishte e vertete.

Atehere une bera nje kallezim penal ne Prokurorine e Lezhes te ciles i dergova edhe vendimin e Gjykates se Lezhes te vitit 2006 qe na njihte si trashegimtare te ligjshem dhe, gjithashtu, i dergova edhe disa dokumente te Arkivit Shteteror, te kohes se Zogut dhe te vitit 1945 qe provonin pronesine tone.

Prokuroria filloi hetimet dhe pas dy javesh, me vendim te gjykates Lezhe, prona u vendos nen sekuestro. Une pata informuar thuajse te gjitha institucionet shteterore rreth asaj qe kishte ndodhur dhe m’u pergjigjen me korrekltesi vetem Prokuroria Lezhe, Policia e Shtetit dhe Zyra e Avokatit te Popullit. Sic e dini, hetimet cuan ne arrestimin e disa personave. Jam teresisht i cuditur me dy fakte:
1. Perse dikush, per interesa politike mobilizon tufat e budallenjve ne Lezhe per te protestuar kunder nje procesi penal, aq me shume qe gjithe populli i Lezhes e di se ne bregdetin e Lezhes eshte bere kerdia me pronat dhe ketu jane te implikuar zyrtare te meparshem dhe aktuale lokale. Sic e dini edhe ju, krimi nuk ka ngjyra politiuke.

Ngjyrat e krimit jane dy: Imoraliteti dhe paligjshmeria.

  1. Si mundet qe ” drejtesia ” shqiptare te gjeje prova te mjaftueshme per arrestimin e dikujt diten e premte dhe pasi ne Lezhe e deri ne Tirane fryu stuhi ( mesa duket stuhia i ka derguar gjyqtarit ” faqen Nr.13 ” te dosjes qe kishte harruar ta lexonte ) gjate fundjaves, doli qe provat jane ” te pamjaftueshme ” dhe ” fatkeqet ” qe kane vjedhur 235 mije metra katror toka tani duhet te sigurohen per 24 ore me polic tek shtepia.
    Normal Neve si trashegimtare te prones na intereson kthimi i prones ne gjendjen e meparshme juridike dhe, megjithe demin qe na kane bere, ” drejtesia ” ne dashte t’i denoje, t’i liroje ose t’i shpalle ” heronj te demokracise dhe te moralit te saj “.

Ajo per te cilen une, ashtu si organi i hetimit dhe policia qe ehste marre me ceshtjen, jam i sigurt eshte fakti se nuk kemi te bejme me gjera te rastit, sporadike dhe as pakujdesi por me nje rrjet te mireorganizuar, koordinuar i cili ka pervetesuar pronat dhe, nje pjese e zyrtareve shteteror kane marre shperblimet ne te holla.

Si popull, kemi gati tri dekada qe na kane hypur ne qafe gangsteret politike, banditet e ” drejtesise ” dhe budallenjt qe behen vegla te verbera te tyre.
Gjithashtu, me duhet t’ju them se as z. Edi Rama dhe as deputeti i zones, z. Pjerin Ndreu nuk kane kurrfare meritash ne ndjekjen e ceshtjes dhe konkluzionet e hetimit pasi qendrimet e tyre, gjate gjithe kesaj kohe kane qene te heshtura, megjithe informacionet qe iu kemi derguar.

Madje, nuk kemi marre asnje lloj reagimi prej tyre. Prandaj, mos iu jepni atyre merita qe s’i kane dhe i kerkoj politikes, majtas dhe djathtas, te rrije larg kesaj ceshtjeje. Ne jemi dhe do te jemi te vendosur deri ne fund ne kthimin e te drejtave tona te shkelura.

I vodhën pronën në Lezhë, flet Gjek Çelaj që çoi në pranga gjysmën e Bashkisë së Lezhës: Ja si e zbulova… Read More »