Lajmi i fundit

Konfrontime me policinë, minatorët tentojnë të hyjnë në Kryeministri

Tensione e përplasje ka pasur ditën e sotme mes minatorëve dhe policisë gjatë protestës së tyre përapara kryeministrisë.

Minatorët kanë tentuar të hyjnë në kryeministri dhe të takojnë Ramën, pasi nuk kanë marrë një përgjigje prej këtij të fundit pas 30 minutash.

Sipas minatorëve ka përfunduar afati kohor që i dhanë kryeministrit për miratimin e statusit të minatorit.

Rama është në zyrën e tij, pasi kishte mbledhje qeverie.

Konfrontime me policinë, minatorët tentojnë të hyjnë në Kryeministri Read More »

Sot nisi Vetingu: Fatos Lulo hyn i pari për t’u pyetur për pasurinë dhe lidhjet e tij nga ekspertë shqiptarë e të huaj

Nisi sot faza vendimtare e procesit të Vetingut: seacat dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët e parë në Pallatin e Kongreseve, në orën 11:00 me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

I pari paraqitet anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo,  para trupës gjykuese të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja. Lulo, pak para zgjedhjeve të 2013, pikërisht në muajin maj, u emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ku më parë mbante pozicionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë që nga viti 2005.

Përfaqësuesit e SHBA-BE do bëjnë pyetje. Shqiptarja.com ka mësuar se gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Fatos Lulo, do të pyetet rreth veprimtarisë së tij edhe nga gjyqtarët dhe prokurorët e SHBA-BE, pjesë e ekipit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që po asiston në procesin e Vetingut. Gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë janë Theo Jacobs, Ferdinando Buatier de Mongeot, Elka Ermenkova, Branko Hrvatin, Hans Kijlstra, John S. Leonardo, Mia Roessingh-Bakels dhe Marie Tuma.

Këta do t’i drejtojnë pyetje gjyqtarit rreth të dhënave që kanë mbledhur ata vetë dhe përfaqësuesit shqiptarë rreth pasurisë së gjyqtarit dhe kontakteve të mundshme me botën e krimit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë janë njoftuar prej disa ditësh për zhvillimin e kësaj seance dëgjimore. Kjo praktikë do të ndiqet për çdo gjyqtar apo prokuror që do të merret në pyetje.

Gjyqtari apo prokurori ka të drejtë të mos i përgjigjet asnjë pyetje, por kjo mund të konsiderohet mungesë bashkëpunimi dhe për rrjedhojë, kjo sjellje, rëndon më tej pozitat e tij. Vendimi për gjyqtarin e parë, afati Pas seancës së sotme dëgjimore, Komisioni i Vlerësimit do të marrë një vendim për gjyqtarin Fatos Lulo, nëse duhet të përjashtohet nga drejtësia, duhet të shërbejë në sistem apo të vazhdojë shkollën e riedukimit. Vendimi do të merret brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore, ndërsa do të publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, bashkë me arsyet përkatëse. Vendimi do të bazohet në gjetjet që kanë dalë gjatë hetimit administrativ. Në përfundim të procesit, Komisioni duhet të vendosë mes tre opsioneve, shkarkimin nga detyra, konfirmimin në detyrë ose pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Sot nisi Vetingu: Fatos Lulo hyn i pari për t’u pyetur për pasurinë dhe lidhjet e tij nga ekspertë shqiptarë e të huaj Read More »

Pyetje policëve nga Vetingu: Ke nofkë? Pi alkol, drogë, merresh me lojëra fati? Pranon dhurata?

Në procesin e vlerësimit, punonjësit e Policisë së Shtetit apo Gardës së Republikës do të duhet të plotësojnë disa formularë deklarimit që lidhen me pasurinë e figurën e tyre e nga ana tjetër duhet t’u japin përgjigje edhe disa pyetjeve. Më poshtë lista e pyetjeve dhe formularët që duhet të plotësojnë ata në kuadër të procesit të “vetting-ut”:

-A keni pasur emër apo mbiemër tjetër më parë?

-A jeni njohur nga të tjerët me ndonjë nofkë, emër apo mbiemër tjetër nga ai që keni pasur apo keni regjistruar në gjendje civile?

-A keni pasur apo keni shtetësi tjetër?

-A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj?

-A keni qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga një autoritet shqiptar ose i huaj për kryerjen e një vepre penale?

-A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare apo të huaja, për kryerjen e një vepre penale?

-A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale në fuqi ose jo?

-A është lëshuar ndonjëherë ndaj personit tuaj një urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e veprave penale?

A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj?

A keni dijeni se një nga anëtarët e familjes suaj është përfshirë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar?

A keni pasur kontakte të papërshtatshme në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyrë tjetër takimi i qëllimshëm me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës?

A keni pasur kontakte të paprështatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar?

A jeni në dijeni që një nga anëtarët e familjes suaj ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizaur?

A keni pranuar, shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar?

A keni dijeni se një person i familjes ka pranuar/shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar?

Gjatë 10 viteve të fundit, a ju është refuzuar hyrja në ndonjë shtet të BE/NATO?

A keni kërkuar azil politik në ndonjë shtet?

A jeni përdorues i lëndëve narkotike?

A keni varësi ndaj alkoolit apo lojërave të fatit?

A keni qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish Sigurimi i Shtetit para vitit ‘90?

Pyetje policëve nga Vetingu: Ke nofkë? Pi alkol, drogë, merresh me lojëra fati? Pranon dhurata? Read More »

Të parët nga Ballkani për azil: 22 mijë shqiptarë i mësynë vjet BE-së

Renditemi të parët në Ballkan për sa i përket numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Europian. Eurostat ka publikuar të dhënat mbi azilkërkuesit në 2017-n, dhe Shqipëria është në krye të vendeve europianë për sa i përket numrit të aplikantëve.

Numri i azilkërkuesve për herë të parë nga Shqipëria në vitin 2017 ishte 22,075 persona, nga 29 mijë vitin e mëparshëm.

Pavarësisht rënies krahasuar me vitin e mëparshëm, krahasuar me vendet e rajonit, ku edhe ekonomitë janë të ngjashme Shqipëria shënon rekord azilkërkuesit me një numër disa-fish më të lartë. Numri i azil kërkuesve nga Mali i Zi në 2017-n ishte 515 (më i ulëti në rajon), më pas renditeshin boshnjakët me 1765 kërkesa gjatë 2017-s, maqedonasit me 4250 kërkesa, serbët me 5055 kërkesa, dhe Kosova me 5310 kërkesa për azil.

Për çdo një malazez ka 42 shqiptarë që aplikojnë për azil, për çdo boshnjak 12 shqiptarë, për çdo maqedonas ka 5 shqiptarë dhe për çdo serb dhe shqiptarë të Kosovës ka katër shqiptarë që kërkojnë azil.

Nga të dhënat e Eurostat për numrin e aplikimeve sipas shtetit ku janë drejtuar azilkërkuesit shqiptarë, vendin e parë e mban Franca me 11,395 aplikime vetëm në 2017-n, apo 52 për qind e totalit të aplikimeve. Në vend të dytë është Gjermania me 3,775 aplikime, apo rreth 17 për qind e totalit. Më pas renditen Greqia me 2,345, apo rreth 11 për qind e totalit të aplikimeve, Anglia me 1,690, Suedia me 685, Belgjika 670, etj.,.

Në total numri i aplikimeve për azil në BE ishte 649 mijë e 855 dhe kërkesat më të shumta vijnë nga vendet e lindjes së mesme ku konfliktet janë ende aktive si: Siria, Iraku dhe Afganistani, të cilat përgjigjen për 24 për qind të totalit të aplikimeve.

Ndërsa për sa i përket vendeve Europiane, në vend të parë është Shqipëria, rreth 3 për qind e totalit.
Edhe pse numri i azilkërkuesve ka ardhur me rënie që nga viti 2015, ku arriti rekordin me rreth 66 mijë aplikime, përsëri renditemi të parët në Europë për numrin e lartë të azilkërkuesve në BE./Monitor

Të parët nga Ballkani për azil: 22 mijë shqiptarë i mësynë vjet BE-së Read More »

613 kg kokainë, Xhafaj: Prokuroria të thërras Bashën dhe Berishën

Për 613 kg kokainë të kapur në Maminas, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i është drejtuar me një letër Prokurorisë, që të thërras për të dëshmuar, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën. ”Të thërriten si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës”,-thuhet në letrën e ministrit.

Përmes një letre, ministri thotë se Berisha dhe Basha duhen thirrur pasi kanë bërë deklarata publike se kanë dijeni se kush e zhvillon trafikun e drogës në vend dhe veçanërisht për faktet që kanë të bëjnë me poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kg kokainë.

Duke treguar kujdes që letra të mos të interpretohet si një ndërhyrjeje në punën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ministri Xhafaj vlerëson se përgjegjësia e tij kushtetuese, por edhe interesi si qytetar e obligojnë që të kërkojë vëmendjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për deklaratat e bëra dhe të artikuluara publikisht nga autorët e tyre, pasi do të ishin të dobishme për hetimin e këtyre veprave penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Çmoj se ka interes të ligjshëm publik dhe posaçërisht për hetimin që është duke u kryer që, nga ana e institucionit që ju drejtoni, të thirren këta persona dhe të deklarojnë përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, faktet për të cilat kanë dijeni dhe provat, që ata zotërojnë për klanet kriminale të trafikut të drogës, përfshi edhe rastin e fundit të sekuestrimit të 613 kilogram kokainë’’, thuhet në letër.

Ministri i Brendshëm nënvizon se është detyrim kushtetues i zotit Berisha dhe zotit Basha t’i paraqesin Prokurorisë së Krimeve të Rënda faktet dhe provat që disponojnë.

“Ndërkohë unë njoh dhe respektoj faktin se zyra që ju drejtoni është organi kompetent që Kushtetuta dhe ligji e ngarkojnë të marrë dhe të vlerësojë ligjërisht deklarimet e këtyre zotërinjve dhe vërtetësinë e tyre, ndaj është përgjegjësia juaj institucionale dhe detyrimi kushtetues e ligjor i zotit Sali Berisha dhe i zotit Lulzim Basha që t’i paraqesin organit që ju drejtoni, faktet dhe provat mbi trafikun e drogës në Shqipëri, që ata pretendojnë në deklarimet e tyre publike”, thekson z.Xhafaj.

Në fund të letrës ministri shpreh gjithë mbështetjen institucionale të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe shprehet besimplotë tek puna dhe rezultatet hetimeve për çështjet e trafikut të drogës, përfshi këtu edhe çështjen e sekuestrimit të 613 kilogramëve kokainë në Durrës.

613 kg kokainë, Xhafaj: Prokuroria të thërras Bashën dhe Berishën Read More »

Lista e studentëve nga Orikumi që përfitojnë bursë shteti për vitin 2018.

Këshilli i Bashkisë Vlorë, bazuar në ligjin Nr.139/2015, dt.17.12.2015 “Për vetëqeverisjen
vendore”, pasi shqyrtoi relacionin e paraqitur nga Drejtoria e Koordinimit të Projekteve dhe
Investimeve të Huaja në Bashki, për shqyrtimin dhe miratimin e bursave të nxënësve të
arsimit parauniversitar

VENDOSI:

Të miratojë bursë shteti të plotë për nxënësit e viteve të I, të shkollave të
mesme profesionale :

1- MAMUSH MARKO MILIKA , banues në Njësinë Administrative Shushicë,
Bashkia Vlorë , nxënës në vitin e parë në Shkollën e Mesme “Pavarësia”, Vlorë.
2- NIKO SOTIRAQ LLAMBRO , banues në Njësinë Administrative Novoselë,
Bashkia Vlorë , nxënës në vitin e parë në Shkollën e Mesme Tregtare, Vlorë.
3- LIRENA HAMDI DEMAJ , banuese në Njësinë Administrative Novoselë,
Bashkia Vlorë , nxënëse në vitin e parë në Shkollën e Mesme “Hoteleri –Turizëm”,
Tiranë.
4- ALBION SOKRAT LUGA , banues në Vlorë , nxënës në vitin e parë në
Shkollën e Mesme Pavarësia, Vlorë. Komuniteti egjiptian.
5- EMIRJAN BILAL IBRUSHI, banues në Njësinë Administrative Orikum,
Bashkia Vlorë , nxënës në vitin e parë në Shkollën e Mesme Pavarësia, Vlorë.
6- GENTJAN DRITAN VEIZAJ , banues në Vlorë , nxënës në vitin e parë në
Shkollën e Mesme Pavarësia, Vlorë. Komuniteti egjiptian.
7- ENEA NEXHIP MUSTA , banues në Vlorë , nxënës në vitin e parë në Shkollën
e Mesme Pavarësia, Vlorë. Komuniteti egjiptian.
8- ENEA PETRIT ZEQO , banues në Vlorë , nxënës në vitin e parë në Shkollën
e Mesme Tregtare, Vlorë. Komuniteti egjiptian.
9- FRANKO GENCI ABEDINI , banues në Vlorë , nxënës në vitin e parë në
Shkollën e Mesme Pavarësia, Vlorë. Komuniteti egjiptian.
10- ARISTILJO IRAKLI MURRAJ , banues në Bashaj, Vlorë , nxënës në vitin e
parë në Shkollën e Mesme Pavarësia, Vlorë.
11- AVERILDO SHATE NELOJ, banues në Njësinë Administrative Orikum,
Bashkia Vlorë , nxënës në vitin e parë në Shkollën e Mesme Bujqësore ”Rakip Kryeziu
“,dega Veterinari, Fier.
12- MARKELA EDMOND MOÇKA, banuese në Njësinë Administrative Novoselë,
Bashkia Vlorë , nxënëse në vitin e parë në Shkollën e Mesme Bujqësore ”Rakip Kryeziu”,
dega Veterinari, Fier.
13- REDI HALIM DURA , banues në Vlorë , nxënës në vitin e parë në Shkollën e
Mesme Bujqësore ”Rakip Kryeziu “,dega Bujqësi, Fier.
14- LELO FREDI LELAJ , banues në Vlorë , nxënës në vitin e parë në Shkollën e
Mesme Bujqësore ”Rakip Kryeziu “,dega Teknologji Ushqimore, Fier.
II. Të konfirmojë bursë shteti të plotë për nxënësit e viteve të II, III, IV, të shkollave
të mesme profesionale :
1- STELINA SELAMET BRAKAJ, banuese në Njësinë Administrative Shushicë,
Bashkia Vlorë, nxënëse në vitin e tretë në Shkollën e Mesme “Pavarësia “, Vlorë.
2- ROMARJO SHEFIT ALLUSHAJ ,banues në Sevaster, nxënës në vitin e tretë në
Shkollën e Mesme “Tregtare “, Vlorë.
3- MIKEL ANDON SADIKAJ ,banues në Kuç , nxënës në vitin e tretë në Shkollën e
Mesme “Pavarësia “ ,Vlorë.
4- FELIKS AVDULLA PIRIZI ,banues në Ballsh, nxënës në vitin e katërt në Shkollën
e Mesme “Pavarësia “, Vlorë.
5- PAULO VIKTOR LIMAJ, banues në Vranisht, nxënës në vitin e katërt në shkollën e
mesme Industriale “Pavaresia “,Vlorë.
6- MARVIS ALTIN BEGAJ, banues në Sevaster, nxënës në vitin e tretë në shkollën e
mesme “Naim Frashëri “,Vlorë.
7-KLINTON ADRIATIK ALIKO , banues në Përmet, nxënës në vitin e tretë në
Shkollën e Mesme Industriale “Pavarësia “,Vlorë.
8-FIEDORË FIDEL ÇAUSHAJ , banues në Selenicë, nxënës në vitin e tretë në Shkollën
e Mesme Industriale “Pavarësia “,Vlorë.
9-KRISTAQ AMDI REXHAJ , banues në Vllahinë, nxënës në vitin e dytë në Shkollën
e Mesme “Tregtare “,Vlorë.
10-MARSEL AGIM ILIAZI , banues në Përmet, nxënës në vitin e katërt në Shkollën e
Mesme Industriale “Pavarësia “,Vlorë.
11-KLAUDIO KLEO SALIAJ, banues në Amonicë, Sevaster, nxënës në vitin e katërt
në Shkollën e Mesme Industriale “Pavarësia “,Vlorë.
12-VELI PËRPARIM MUÇAJ , banues në Ballsh, nxënës në vitin e katërt në Shkollën e
Mesme Industriale “Pavarësia “,Vlorë .
13-DIONIS LEFTER KUSHA , banues në Krahës, nxënës në vitin e dytë në Shkollën e
Mesme Industriale “Pavarësia “,Vlorë .
14-FJORELO ADNAND BARJAMAJ , banues në Vranisht, nxënës në vitin e dytë në
Shkollën e Mesme Industriale “Pavarësia “,Vlorë.
15-FATJON MITAT BRAHIMAJ , banues në Sevaster, nxënës në vitin e dytë në
Shkollën e Mesme Industriale “Pavarësia “,Vlorë.
16- ANXHELA FERDINAND YMERI , banuese në Vlorë, nxënëse në vitin e dytë në
Shkollën e Mesme “Tregtare “, Vlorë, me Statusin e Jetimit.
17-ARDIT MUHAMET ÇEKREZI, banues në Njësinë Administrative Orikum,
Bashkia Vlorë , nxënës në vitin e dytë në Shkollën e Mesme Tregtare, Vlorë.
18-FRANCESKO SHKELQIM KASAJ , banues në Njësinë Administrative Shushicë,
Bashkia Vlorë, nxënës në vitin e dytë në Shkollën e Mesme Tregtare, Vlorë.Komuniteti
egjiptian.
19- ERIOLA GENCI SERJANAJ, banuese në Vlorë, nxënëse në vitin e tretë në
Shkollën e Mesme Tregtare, dega Hoteleri Turizëm, Vlorë. Komuniteti egjiptian.
20- PAOLA NIKOLIN TEKIU , banuese në Vlorë , nxënëse në vitin e tretë në Shkollën
e Mesme Tregtare, dega Ekonomik, Vlorë. Komuniteti egjiptian.
21- KRISELDA DEFRIM TEKIU , banuese në Vlorë , nxënëse në vitin e tretë në
Shkollën e Mesme Tregtare, dega Hoteleri Turizëm, Vlorë. Komuniteti egjiptian.
22-EMROS ALTIN DANO , banues në Vlorë , nxënës në vitin e dytë në Shkollën e
Mesme Tregtare, Vlorë. Komuniteti egjiptian.
23- ALBERT AVDUL SHEHU , banues në Lukovë, nxënës në vitin e e tretë në
Shkollën e Mesme “Pavarësia “, Vlorë.
III- Nxënës që përfitojnë bursë nga kuotat bosh nga bursat e miratuara në vitin
paraardhës.
1- ERI SYBI DAJA , banues në Njësinë Administrative Orikum, Vlorë , nxënës në vitin
e dytë në Shkollën e Mesme “Pavarësia”, Vlorë, përfiton bursë të plotë.
2-SAMUEL NJAZI JAÇE , banues në Vlorë , nxënës në vitin e dytë në Shkollën e
Mesme “Pavarësia”, Vlorë , përfiton gjysëm burse. Komuniteti egjiptian,
3-KRISTI SKËNDER DANO , banues në Vlorë, nxënës në vitin e dytë në Shkollën e
Mesme “Pavarësia”, Vlorë, përfiton gjysëm burse. Komuniteti egjiptian.
4-KLAUDIO REMZI MUSTA , banues në Vlorë, nxënës në vitin e tretë në Shkollën e
Mesme “Pavarësia”, Vlorë, përfiton gjysëm burse. Komuniteti egjiptian.
5-LAJDON FEJZI MATAJ , banues në Vlorë, nxënës në vitin e tretë në Shkollën e
Mesme “Pavarësia”, Vlorë, përfiton gjysëm burse. Komuniteti egjiptian.
IV.Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Bashkia Vlorë.
V. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARE
Vojsava Shkurtaj

Lista e studentëve nga Orikumi që përfitojnë bursë shteti për vitin 2018. Read More »

“E Premtja e zezë”, dita e prangave për VIP-at e Shqipërisë

Rastësi apo jo, arrestimet “VIP” në Shqipëri janë kryer vetëm ditëve të premte! Kështu ka ndodhur me arrestimin e ish ministrit Spiro Ksera, për të vijuar më pas me arrestimet e ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, dhe më pas me ish-guvernatorin Ardian Fullani dhe kryetarin e Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu. Të “Premtes së zezë” nuk i ka shpëtuar as Fran Frrokaj, kreu i bashkisë Lezhë, i cili u arrestua pikërisht mesditën e së premtes me dt 16 Mars në zyrën e tij.

SPIRO KSERA

E premte, 29 janar 2016

Të premten e 29 janarit të vitit 2016-të u ekzekutua urdhër-ndalimi i prokurorisë së Tiranës për ish-ministrin e Punës dhe të Cështjeve Sociale, Spiro Ksera. Mësohet se ndalimi i ish-ministrit Spiro Ksera është bërë gjatë një aktiviteti në Gjirokastër, me urdhër të Prokurorisë. Spiro Ksera është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se ai akuzohet për një tender me vlerë 30 milion lekë dhe këtë e ka bërë një ditë para se të linte detyrën si ministër. Pas gjykimit ish ministri u dënua nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 8 muaj burg. Gjithashtu, gjykata ka vendosi që Kserës t’i hiqet e drejta për 5 vite pasi të kryejë dënimin, për ushtrimin e funksioneve publike.

SHPËTIM GJIKA

E premte, 6 Shkurt 2015

Ka qenë data 6 shkurt e vitit 2015 kur ish-kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika u vu në pranga. Ka qenë mesdita e së premtes kur efektivë të policisë janë paraqitur me udrhër ndalimin nga ana e organit të akuzës. Arrestimi i Gjikes ndodhi rreth orës 14:00 në një restorant pranë banesës së kryebashkiakut 52- vjeçar të Vlorës. Një skuadër policore është paraqitur në lokalin ku po drekonte Shpëtim Gjika dhe pasi ka marrë kontakt me të, i ka bërë me dije se kishte një vendim gjykate për arrestimin e tij.

Para prangosjes, mësohet se kryebashkiaku ka qenë në zyrën e tij, si çdo ditë tjetër pune në Bashki. Rreth orës 13:00 ai ishte larguar mesa duket për të drekuar diku pranë banesës së tij, ku edhe ndodhi arrestimi. Pasi ka dalë nga restoranti ku ndodhej me disa persona të tjerë, policët i kanë vënë prangat Shpëtim Gjikës, i cili është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

ARDIAN FULLANI

E premte, 5 shtator 2014

Ka qenë data 5 shtator e vitit 2014 kur gjykata kishte caktuar masën “arrest me burg” të vendosur në mungesë ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani, pas kërkesës së prokurorisë. Ka qenë ditë e premte. Në ora 19:45 të mbrëmjes Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndodhej në zyrën e tij, në godinën e ish-kompanisë VEFA në Tiranë.

Një skuadër e policisë mbërriti te sheshi “Avni Rustemi” me urdhrin e arrestit të lëshuar nga gjyqtarja Blerina Muça, pas kërkesës së prokurorit Ramadan Troci. Sapo Guvernatori kishte hapur derën e makinës së tij “BMË”, me targë TR 0270 Z, katër oficerë policie, dy civilë e dy me uniformë, e kanë penguar të futej brenda.

Oficerët i kanë komunikuar Fullanit urdhrin e arrestit për akuzën “shpërdorim detyre”. Mes punonjësve të Policisë dhe Guvernatorit të Bankës Qendrore ka pasur një bisedë sqaruese, që ka zgjatur vetëm disa sekonda dhe më pas dy prej oficerëve e kanë kapur nga krahët, duke e drejtuar drejt makinës së tyre. Fullani ka hipur në një tjetër “BMË” të bardhë të Policisë dhe është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në orën 19:55 të mbrëmjes, Fullani u fut i prangosur në Drejtorinë e Qarkut, ku u izolua në qelinë e paraburgimit.

XHELAL MZIU

E premte, 20 dhjetor 2013

Arrestimi i kryebashkiakut të Kamzës u bë po në një ditë të premte, në mbrëmje vonë. Ka qenë 20 dhjetori i vitit 2013, kur policia ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë për arrestimin e tij për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera publike.

Policia ekzekutoi në mbrëmje vendimin e Gjykatës së Tiranës, që kishte vendosur ndaj kryebashkiakut masën e sigurisë “arrest me burg”, pas kërkesës së Task-Forcës të Prokurorisë, që kishte regjistruar procedim penal që prej muajit shtator.

Një orë pas arrestimit të Mziut, policia shpalli në kërkim edhe drejtorin e zyrës juridike të Bashkisë Kamëz, Atli Hoti, për të njëjtën akuzë, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar me Mziun.

FRAN FRROKU

E premte, 16 mars 2018

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arrestuar mesditën e së premtes më 16 Mars Shoqërimi në polici i kryebashkiakut u bë pas hetimeve për shpërdorim detyre, pasi janë konstatur shkelje. Pas tre ditësh në paraburgim gjykata vendosi arrest shtëpie për Fran Frrokaj.

“E Premtja e zezë”, dita e prangave për VIP-at e Shqipërisë Read More »

Shkodra bërtet: Po mbytemi në ujë!

Ministri-deputet i Shkodrës Ditmir Bushati në fakt me ujin po merret, por jo më atë të Shkodrës. Po “qetëson” detin në Jug të vendit. Kështu deklarojnë me mllef në Bashkinë e Shkodrës.

-Drama e banorëve që jetojnë nën ujë prej 20 ditësh. Krybashkiakja Voltana Ademi: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në zonat e dëmtuara. Banorët rrezikohen nga epidemite.

Në Shkodër prej më shumë se 20 ditësh fshatra dhe zona të tëra janë në luftë me ujin. Reshjet shpeshta të shiut dhe hapja e portave të hidrocentraleve kanë krijuar një situatë dramatike dhe me rrezik për jetën e banorëve. Deri në mbrëmje llogaritin 4215 hektarë sipërfaqe e përmbytur, mes të cilave banesa, ferma bujqësore, sera, tokë dhe rrugë.

Uji ka hyrë kudo. Situatë alarmante. Kryetarja e Bashkisë Shkodër thërret se gjendja po përkeqsohet dhe ka jetë njërëzish në rrezik.

Në Dajç janë 10 fshatra të përmbytur dhe 149 familje të bllokuara. 26 shtëpi rrezikohen të shemben, pasi kjo duhet të jetë përmbytja e 6 ose e 7-të në këto vitet e fundit. Në ish-komunën Ana e Malit 4 fshatra janë të izoluara, ku më serioze dhe me rrezik për banorët paraqitet gjendja në fshatin Obot. Në këtë fshat nga momenti në moment kërcënohen 150 shtëpi, 12 prej tyre janë aktualisht të pabanueshme. Dëmet në kafshë, ferma dhe produktet bujqësore janë të pallogaritshme. Në njësinë Bërdicë uji ka dëmtuar gjithë prodhimet e fermerëve duke përmbytur më shumë se 1200 hektarë tokë. 10 familje kanë 20 ditë që jetojnë me ujin në banesat e tyre. Në Velipojë dhe Rrethina janë 30 banesa të përmbytura, ndërsa situata në dëmet materiale është e pallogaritshme. Pas disa ditësh beteje me ujin,  përmbytja po turret drejt qytetit të Shkodrës. Në lagjet periferike të qytetit llogariten 110 hektarë tokë të përmbytura me dëme të pallogaritshme në prodhimet bujqësore. Rreth 40 banesa në këto lagje janë përmbytur.

Kjo është panorama e situatës më të fundit në Qarkun Shkodër. Prej 20 ditësh gjendja nuk ka njohur asnjë përmirësim, përkundrazi vetëm sa përkeqësohet. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi gjatë këtyre javëve ka bërë thirrje çdo ditë për ndihma dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në zonat e goditura nga përmbytjet. Në vend të reagimeve institucionale ka marrë refuzim ose heshtje. Madje, në vend që ti jepte ndihmën si deputet i zonës, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati bëri ironi me kryebashkiaken duke i kërkuar të punonte më shumë për përballimin e situatës. Ministri Bushati në fakt me ujin po merret, por jo më atë të Shkodrës. Po merret me detin në Jug për t’ia dhënë Greqisë. Kështu deklarojnë me mllef në Bashkinë e Shkodrës.

Ministria e Mbrojtjes thekson se nuk jemi në situatën e fatkeqësisë natyrore dhe nuk duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Kryeministri Edi Rama dhe deputetët e PS që e kanë detyrim njohjen me situatën dhe marrjen e masave, nuk e kanë parë të arsyeshme të vizitojnë Shkodrën. Kanë frikë përballjen me qytetarët. I vetmi institucion që e ka vlerësuar seriozisht situatën është Presidenca. Dje kreu i shtetit, Ilir Meta u informua personalisht për situatën në Shkodër nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, si dhe dërgoi dy këshilltarët të tij për të parë nga afër gjendjen. Kreu i shtetit kërkoi nga institucionet që të marrin masa për shpëtimin e jetës së njerëzve, si dhe ruajtjen e pronës së qytetarëve.

Në fakt edhe deputeti i PS-së Paulin Stërkaj ndodhet ditë-natë në terren, por është vetëm një. Duhet qeveria të shpërngulet në Shkodër. Prej gati një muaj qytetarët e disa fshatrave në Shkodër po lihen në mëshirë të fatit, përballë një fatkeqësie natyrore qe ende nuk ka marrë fund. Parashikimet e motit flasin për sasi të mëdha reshjesh në ditët në vijim, ndërkohë gjendja në Shkodër është alarmante edhe me kaq sa ka ndodhur. Pritet shtim të nivelit të ujit duke hyrë edhe në qytetin e Shkodrës.

Indiferenca e institucioneve shtetrore në Shkodër është e pashpjegueshme dhe dëshpëruese. Këshilli Bashkiak dhe kryetarja e Bashkisë çdo ditë numëron dëmet dhe kërkon ndihmë nga qeveria në Tiranë. Kjo neglizhencë e qeverisë, nuk mund të shpjegohet ndryshe vetëm me faktin se qeveria e PS nuk ka vota në Shkodër dhe pushteti vendor është i PD. Është gati kriminale të shohësh se përmbytjet në Fier dhe Lushnje (zona me kryebashkiak të PS) ngrenë në këmbë gjithë shtetin për pak orë, ndërsa në Shkodër ka një muaj që qeveria nuk pranon as të hedh sytë.

Veç pronave të humbura, banesave dhe bagëtisë këto ditë po shfaqet edhe një rrezik i ri. Përmbytjet në pranverë janë më të rrezikshme se në dimër, me të cilat jemi mësuar. Për shkak të temperaturave të larta, përmbytjet në zonat e banuara shumë shpejt mund të sjellin infeksione dhe epidemi për shkak të kafshëve të ngordhura.

Në Shkodër dje të frikësuar nga rritja e valës së ujërave thërrisnin: Ditmir, ktheu në Shkodër dhe lërja kryeministrit, Brukselin!

Hajde Ditmir e merru me ujin e Shkodrës, pasi uji i grekut pret për më vonë!

Dit Bushatlliu

Shkodra bërtet: Po mbytemi në ujë! Read More »