Lajmi i fundit

Skandali i vjedhjes së të dhënave në Facebook përfshin edhe Shqipërinë

Vjedhja e të dhënave të përdoruesve të Facebook për fushatat elektorale të partive politike është kryer dhe në Shqipëri. Partneri kryesor i kompanisë britanike, “Cambridge Analytica” që përpunon të dhënat e votuesve online, rezulton se ka akses edhe te adresat dhe llogaritë private të qytetarëve shqiptarë në Facebook.

Kompania SCL (Strategic Communication Laboratories) me qendër në Britani të Madhe konsiderohet se partneri kryesor që mbledh informacionet në mënyrë të paligjshme nga përdoruesit e Facebook. Më pas këto të dhëna private u jepen kompanive të lobimit dhe kompanive që merren me strategjinë e fushave elektorale të partive apo bizneseve.

SLC në profilin e saj, në faqen zyrtare në internet, thotë se mes shumë vendeve ku ka akses të të dhënave operon dhe në Shqipëri. Një konfirmim i tillë nga vet kompanitë do të thotë se informacione pritave të gjithë përdoruesve të Facebook në Shqipëri u janë shitur partive politike në Shqipëri për fushata elektorale. Ende nuk ka të dhëna se cila parti politike kanë pasur kontrata me SCL ose partnerë të tjerë të Cambridge Analytica.

Për të kuptuar përmasat e skandalit që ka ndodhur, mjafton të kujtojmë se këto në Britaninë e madhe dhe SHBA ka nisur një hetim për keqpërdorimin e informacioneve që qytetarët kanë deklaruar në Facebook. Nga hetimet rezulton se kompania “Cambridge Analytica” ka vjedhur të dhënat e 50 milionë qytetarëve për ti përdorur për zgjedhjet e fundit në SHBA.

“Cambridge Analytica” besohet se i përdori të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të “Facebook”-ut për të krijuar njoftime dhe reklama të individualizuara, duke shënjestruar votuesit amerikanë me mesazhe të caktuara. Të dhënat u analizuan pjesërisht me atë që njihet si “modeli psikologjik i personalitetit” në bazë të 5 tipareve, apo ndryshe “OCEAN V”.

Falë asaj çfarë përftohet mund të shënjestrohen për shembull votuesit besimtarë me rreth 30% mesazhe të fokusuara te feja, 20% mesazhe mbi të drejtat e armëve dhe 30% mesazhe me përmbajtje ekonomike; ndërkohë që pjesëtarëve të shoqatës së armëve “NRA” u dërgohen më së shumti në “Facebook” mesazhe që lidhen me të drejtën e armëmbajtjes.

E njëjta gjë rezulton të jetë përdorur dhe në Shqipëri nga partitë ose kompanitë e marketingut. Kompania SCL në Shqipëri në shumë aktivitete që kanë të bëjnë me tregjet online në Shqipëri prezantohet si lideri global i transmetimit të të dhënave. Ajo ofron shërbime në të gjithë sektorët globalë tregtarë, socialë, politikë dhe të mbrojtjes dhe identifikohet si degë ose përfaqësuese direkte e kompanisë që sot është nën hetim Cambridge Analytica.

Skandali i vjedhjes së të dhënave në Facebook përfshin edhe Shqipërinë Read More »

Presidenti Meta: Të hapen sa më parë negociatat e anëtarësimit me BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Komitetin e Çështjeve Politike dhe të Sigurisë së Këshillit të BE-së, të përbërë nga ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Presidenti Meta theksoi se politika e jashtme dhe e sigurisë së Shqipërisë është plotësisht e harmonizuar me Bashkimin Evropian, dhe se e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin operacional dhe strategjik ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në përballjen me sfidat dhe rreziqet e sigurisë.

Ai vuri në dukje rolin konstruktiv të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal dy dhe shumë palësh, duke çmuar se ky është një kontribut i drejtpërdrejtë për të ardhmen evropiane të vendit dhe të të gjithë rajonit.

Kreu i Shtetit ripërsëriti kërkesën unanime në emër të të gjithë aktorëve institucionalë dhe politikë në vend drejtuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit, duke siguruar për vazhdimin e reformave në 5 prioritetet kyçe.

Presidenti Meta: Të hapen sa më parë negociatat e anëtarësimit me BE Read More »

Kukës, rrëshkitje dherash dhe bllokim

Rajoni i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu duke shkaktuar një sërë problemesh në rrugët nacionale dhe rurale. Ndërsa me intensitet mesatar e reshjet borës kanë filluar në Bashkinë e Tropojës. Lartësia e borës në Q. Luzhë 3 cm, Q. Morinë 2 cm e në rajonin e Valbonës 10 cm.

Akset më problematike gjatë mëngjesit të sotem u paraqitën ato që lidhin Kukësin me Peshkopin, Hasin dhe Shishtavecin për shkakë të rënjës së gurëve dhe rrëshqitjes së dherave.

Sipas shtabit të emergjencave civile në prefekturën Kukës vijojnë të jenë të izoluar banorët e fshatit Lojme si dhe banorët e njësis administrative Arrën të bashkise Kukës prej mëse 1 muaji.

Ndërsa janë shfaqur edhe problemet me furnizimin me energji elektrike tek banorët e njësisë administrative Margegaj dhe disa fshatra të njësisë administrative Bytyç të bashkise Tropojë.

https://youtu.be/1sEFsA4gOpY

Kukës, rrëshkitje dherash dhe bllokim Read More »

Pyjet, ekspertët: Në Shqipëri priten 3 – 5 herë më shumë sesa mbillen

Shqipëria çdo vit shfrytëzon rreth 3 milion metër kub lëndë drusore për ngrohje, duke sjellë kështu një degradim të fondit pyjor.

Pavarësisht se është nën moratorium, ky i fundit nuk ka ndikuar ndjeshëm në parandalimin e prerjeve pa kriter, sidomos në zonat e thella malore.

Sipas ekspertëve të fushës, vetëm në vitin 2016 sasia e druve të zjarrit të prera rezultoi të ishte rreth 2.99 milion, sasi kjo që është më shumë se dyfishi i volumit të pyjeve që rriten.

Abdulla Diku, ekspert i pyjeve: Nuk është se ka ndonjë zhvillim pozitiv moratoriumi. Në fakt, shqiptarët vijojnë që të përdorin masivisht lëndën drusore për ngrohje, me dru zjarri. Janë dy studime, njëri i FAO-s i qershorit të vitit 2017, i cili rezulton me një shfrytëzim të pyjeve që shkon në 2.6 milion metër kub dru në vit. Një tjetër astudim i bankës Botërore që përfundon këto ditë, që tregon se kemi 3 milion metër kyub dru zjarri që ne shfrytëzojmë çdo vit

Abdulla Diku, ekspert i pyjeve, shpjegon, se bilanci mes rritjes së pyjeve dhe prerjes është më minus 1.5 milion . Nëse këtij bilanci i shtojmë edhe sasinë e pyjeve që priten për lëndë ndërtimi dhe lëndë që përpunohet për sektorin e industrisë së drurit, por dhe sasinë e pyjeve që dëmtohet prej zjarreve, ky bilanc është 2-3 herë më i madh.

Abdulla Diku, ekspert i pyjeve: Gjendja e pyjeve në Shqipëri nuk është aspak e mirë. Nuk është aspak e mirë në të gjitha aspektet, si në atë të siëprfaqes së pyjeve që ka ardhur duke u tkurrur vit pas viti ashtu edhe në volumin e pyjeve. Agjencia Europiane e Mjedisit raporton se në Shqipëri, sasia e pyjeve që priten është 3-5 herë më i shumë sesa ajo që rritet.

Për ekspertët, nëse ecet me këtë ritëm, në pak vite Shqipëria mund të kthehet në vendin e vetëm në Europë që rrezikon ekzistencën e fondit pyjor.

Abdulla Diku, ekspert i pyjeve:Nga të gjitha pikëpamjet, pyjet në Shqipëri paraqiten në nivelin më të degraduar se në çdo vend tjetër europian. Nuk ka asnjë vend tjetër europian ku ne të krahasohemi me to në drejtim të përdorimit të qëndrueshëm të pyjeve. Fjala “Përdorim i qëndrueshëm i pyjeve” nuk ka asnjë lidhje me situatën në Shqipëri.

Sipas INSTAT, në vitin 2016 Shqipëria ka rezultuar të ketë rreth 1.05 milion hektar me pyje, me nje volum lënde drusore rreth 55 milion .

Pyjet konsiderohen mjaft të degraduara, duke pasur një volum prej vetëm 52 ha, ku vetëm gjatë 10 viteve të fundit, 2006-2016, fondi pyjor i vendit është pakësuar me afro 26 milion lendë drusore, me nje ritëm pakësimi prej 2.5 milion vit, ose rreth 32% të fondit pyjor kombëtar.

Pyjet, ekspertët: Në Shqipëri priten 3 – 5 herë më shumë sesa mbillen Read More »

Thaçi: Dhuna e patolerueshme, pamje e tmerrshme për Kosovën në botë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj veprimeve të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët hodhën dy herë gaz lotsjellës në momentin kur po tentohej të votohejMarrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe është pamje e tmerrshme për Kosovën në botë.

“Dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë.

I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot.

Kjo është ajo që e presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie. Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar.

Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullnet i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane.

Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar.” shkruan Thaçi në facebook.

Thaçi: Dhuna e patolerueshme, pamje e tmerrshme për Kosovën në botë Read More »

Veliaj thyen rekordin, pema e 100 mijtë u mboll nga myftiu i Tiranës

Në ditën botërore të pyjeve, Bashkia e Tiranës mbolli pemën e njëqindmijtë madje e kaloi këtë shifër me 800 peme më shumë të cilat u mbollën në zonën e Bathores.

“Kemi pasur një fushatë me energji fantastike për Tiranën, e cila nisi thuajse si një lojë, duke mbjellë një pemë këtu e një atje, por siç gur-gur bëhet mur, edhe pemë-pemë bëhen 100 mijë pemë. Sot e kemi kaluar me disa dhjetëra pemë qëllimin tonë për 100 mijë pemët. Falenderoj të madh, e të vogël: patëm donatorë që dhuruan nga 3 mijë pemë, por edhe fëmijë që dhuruan një pemë për ditëlindjen e tyre”, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se përveç shtimit të gjelbërimit në Tiranë tanimë u ndryshua dhe mentaliteti për t’i bërë punët bashkë. Veliaj tha se aksioni i mbjelljes se pemëve do të vazhdojë edhe përtej ditës botërore të pyjeve duke e shtyrë fushatën edhe me një muaj tjetër

“Duke qenë se kemi mbi 100 subjekte dhe mbi 1 mijë individë që janë ende në listë pritje për të dhuruar pemë, po mendojmë ta shtyjmë me disa ditë afatin dhe fushatën e mbjelljeve. Kështu, nesër pasi të bëjmë një bilanc të 100 mijë pemëve, do të deklarojmë datën e fushatës së re”, tha Veliaj.

Pema e 100 mijtë u mboll nga myftiu i Tiranës, Ylli Gurra me rastin e ditëlindjes se tij. E me rastin e 95-vjetorit të Komunitetit Mysliman Shqiptar xhamitë e Tiranes kanë dhuruar 95 pemë.

Veliaj thyen rekordin, pema e 100 mijtë u mboll nga myftiu i Tiranës Read More »

Skandali i vjedhjes së të dhënave në Facebook përfshin edhe Shqipërinë

Vjedhja e të dhënave të përdoruesve të Facebook për fushatat elektorale të partive politike është kryer dhe në Shqipëri. Partneri kryesor i kompanisë britanike, “Cambridge Analytica” që përpunon të dhënat e votuesve online, rezulton se ka akses edhe te adresat dhe llogaritë private të qytetarëve shqiptarë në Facebook.

Kompania SCL (Strategic Communication Laboratories) me qendër në Britani të Madhe konsiderohet se partneri kryesor që mbledh informacionet në mënyrë të paligjshme nga përdoruesit e Facebook. Më pas këto të dhëna private u jepen kompanive të lobimit dhe kompanive që merren me strategjinë e fushave elektorale të partive apo bizneseve.

SLC në profilin e saj, në faqen zyrtare në internet, thotë se mes shumë vendeve ku ka akses të të dhënave operon dhe në Shqipëri. Një konfirmim i tillë nga vet kompanitë do të thotë se informacione pritave të gjithë përdoruesve të Facebook në Shqipëri u janë shitur partive politike në Shqipëri për fushata elektorale. Ende nuk ka të dhëna se cila parti politike kanë pasur kontrata me SCL ose partnerë të tjerë të Cambridge Analytica.

Për të kuptuar përmasat e skandalit që ka ndodhur, mjafton të kujtojmë se këto në Britaninë e madhe dhe SHBA ka nisur një hetim për keqpërdorimin e informacioneve që qytetarët kanë deklaruar në Facebook. Nga hetimet rezulton se kompania “Cambridge Analytica” ka vjedhur të dhënat e 50 milionë qytetarëve për ti përdorur për zgjedhjet e fundit në SHBA.

“Cambridge Analytica” besohet se i përdori të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të “Facebook”-ut për të krijuar njoftime dhe reklama të individualizuara, duke shënjestruar votuesit amerikanë me mesazhe të caktuara. Të dhënat u analizuan pjesërisht me atë që njihet si “modeli psikologjik i personalitetit” në bazë të 5 tipareve, apo ndryshe “OCEAN V”.

Falë asaj çfarë përftohet mund të shënjestrohen për shembull votuesit besimtarë me rreth 30% mesazhe të fokusuara te feja, 20% mesazhe mbi të drejtat e armëve dhe 30% mesazhe me përmbajtje ekonomike; ndërkohë që pjesëtarëve të shoqatës së armëve “NRA” u dërgohen më së shumti në “Facebook” mesazhe që lidhen me të drejtën e armëmbajtjes.

E njëjta gjë rezulton të jetë përdorur dhe në Shqipëri nga partitë ose kompanitë e marketingut. Kompania SCL në Shqipëri në shumë aktivitete që kanë të bëjnë me tregjet online në Shqipëri prezantohet si lideri global i transmetimit të të dhënave. Ajo ofron shërbime në të gjithë sektorët globalë tregtarë, socialë, politikë dhe të mbrojtjes dhe identifikohet si degë ose përfaqësuese direkte e kompanisë që sot është nën hetim Cambridge Analytica.

Skandali i vjedhjes së të dhënave në Facebook përfshin edhe Shqipërinë Read More »

Alarm nga sinoptikani grek: Të enjten në Shqipëri pritet …

Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnautoglou paralajmëron përsëri për një përkeqësim të theksuar të motit ditën e enjte, në shumë territore të Shqipërisë.

“Sidomos zonat që rrezikohen më shumë nga moti i keq, janë ato në kufi me Malin e Zi, Kosovën dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, ka thënë ai për Top Channel.

Arnaoutoglou parashikon se në Tropojë, Has, Pukë, Mirditë, Kukës e Dibër, reshjet e dëborës mund të shkojnë nga 0.4 deri në 1 metër dhe do të shoqërohen me stuhi të fuqishme. Reshjet sipas tij do të jenë tepër të dendura dhe do të zgjasin gati për 24 orë.

Gjithashtu sinoptikani grek paralajmëron se në shumë rajone të Shqipërisë veriore, qendrore dhe verilindore, do të ketë erëra të fuqishme, të cilat do të arrijnë shpejtësinë nga 100 deri në 120 km në orë, dhe se ky është një fenomen i pazakontë për Shqipërinë, ka thënë ai. Arnautoglou kishte parashikuar me saktësi edhe përmbytjet e mëdha në Shqipëri, në fillim të dhjetorit të kaluar.

Alarm nga sinoptikani grek: Të enjten në Shqipëri pritet … Read More »