Lajmi i fundit

Vuçiç: Perëndimi mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të mërkurën se fuqitë perëndimore nuk duan të flasin se kujt i takon Kosova dhe e trajtojnë atë çështje të mbyllur. Ai i bëri këto komente pas takimeve që ka zhvilluar ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara, në një vizitë private gjatë së cilës është takuar edhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres. Ai i tha televizionit shtetëror serb se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara ka zhvilluar takime të rënda lidhur me çështjen e Kosovës.

“Jam i kënaqur me punën e përpjekjen tonë, por nuk jam i kënaqur me rezultatet. Kam shpresuar për mirëkuptim më të madh. Nuk jam i kënaqur me atë që kam arritur. Qe një kohë të gjatë po flasim për të ardhmen e Serbisë, për Kosovën… Po përpiqemi të gjejmë zgjidhej kompromisi, por pala shqiptare po e bën punën e vet, e bashkësia ndërkombëtare të veten. Nuk jam i kënaqur, sepse vendet perëndimore qëndrojnë fuqishëm në mbështetjen dhe ruajtjen e pavarësisë Kosovës“, tha ai. Presidenti serb ka paralajmëruar mundësinë që në muajin prill të paraqesë një platformë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por për këtë tha ai, ka nevojë edhe për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. “Megjithatë, Perëndimi nuk dëshiron në asnjë mënyrë të flasë për atë se kujt i takon Kosova”, tha ai duke nënvizuar se Serbia po paguan çmimin e vendimeve të gabuara të së kaluarës, përfshirë edhe ngritjen e çështjes së pavarësisë së Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila ka pohuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtarë. Ai ritheksoi se Serbia është e gatshme për kompromise por jo “edhe të sakrifikojë interesat e saj”, ndërsa hodhi poshtë pohimet se ka zhvilluar takime private me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, apo të ketë biseduar me të për “ndarjen e Kosovës”, një pohim i hedhur nga forcat opozitare në Serbi por edhe nga disa medie evropiane.

Për të premten në Bruksel është paralajmëruar takimi i radhës ndërmjet presidentit serb dhe presidentit të Kosovës në kuadër të bisedimeve për ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Presidenti serb tha se moti i lig që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara mund të pengojë këtë takim. Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur në Bruksel më 20 shtator të vitit 2017 në New York, më ndërmjetësimin e zonjës Mogherini, në dritën e zotimeve të bëra në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, kur ata ishin pajtuar për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike.

Vitin e kaluar presidenti serb hapi një dialog të brendshëm serb për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pavarësinë e së cilës ajo vazhdon ta kundërshtojë, por është përfshirë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane. Ai është zotuar të vazhdojë rrugën evropiane por edhe të ruaj lidhjet me aleatin e saj Rusinë, një dëshirë e nacionalistëve serb që nuk pajtohen me pavarësinë e Kosovës. Kosova mbetet çështja kryesore në bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo është ritheksuar edhe në fillim të muajit shkurt, kur Komisioni Evropian shpalosi Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është një nga zhvillimet e rëndësishme për rajonin gjatë këtij viti. Në muajin prill, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e përparimit të këtyre vendeve, ndërsa në muajin maj në Sofje, pritet të mbahet takimi i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Strategjia e zgjerimit do të diskutohet më pas në qershor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian, ndërsa në korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Këto zhvillime shihen si një përpjekje e ripërtërirë e Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019./VOA

Vuçiç: Perëndimi mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës Read More »

Moti i acartë, bora mbulon Veriun e Shqipërisë

Moti ekstrem, që paralajmëroi sinoptikani grek Arnautoglu për Shqipërinë, ka nisur në veri të vendit. Reshjet e dëborës po bien edhe në zonat e banuara, por problemi më i madh është era e fortë në rrugë.

Situata paraqitet e ngjashme në Rrugën e Kombit, në aksin nga Kukësi në Dibër dhe nga Kukësi në Tropojë. Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë, por me vështirësi për shkak të erës së fortë dhe ngricave.

Edhe aksi Qafë e Buallit-Krastë kalohet pa zinxhirë, por ka prani të ngricave. Ndërkohë, aksi Ura e Çerenecit-Steblevë mund të kalohet pa zinxhirë. Trashësia e dëborës ka arritur në orët e para të ditës deri në 20 centimetra.

Moti i acartë, bora mbulon Veriun e Shqipërisë Read More »

Konçensioni ‘Moligix’, kompania që do të mbikqyrë për 30 vjet lojërat e fatit në Shqipëri

“Moligix” është kompania që po ndërton dhe do të mbikëqyrë Sistemin Qendror të Monitorimit Online të lojërave të fatit sipas një kontrate 30-vjeçare lidhur me qeverinë shqiptare.

Kompania është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 7 qershor 2017, me një kapital total prej 500 mijë lekësh. Aksionerë të saj janë tre kompani të cilat janë të njohura për publikun nga procesi i garës që parapriu përzgjedhjen e fituesit mbajtur nga Ministria e Financave në fillim të vitit të kaluar. Fitues të koncesionit, sikurse u njoftua, ishin bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Admiral Sportëetten”GmbH  &“ATSI Spolka Akcyjna”& “MC Networking”sh.p.k .

Por edhe pse diheshin emrat e kompanive fituese të koncesionit 30-vjeçar, deri më tani nuk është bërë publik ndonjë detaj mbi peshën që ka njëra apo tjetra brenda kësaj sipërmarrje apo aksionet që zotëron secila. Referuar ekstraktit të Qendrës Komëtare të Regjistrimit rezulton se të paktën 98 për qind e aksioneve janë nën zotërim të Mc Networking, dy kompanitë e tjera Admiral Sportwetten”GmbH  dhe “ATSI Spolka Akcyjna” kanë secila nga një përqindje simbolike prej 1 për qind në aksionet e “Moligox”.

Koncesioni u kundërshtua në Gjykata

Procedura ku Financat shpallën fituese, në mars të 2017 bashkimin e shoqërive “Admiral Sportwetten”GmbH  &“ATSI Spolka Akcyjna”& “MC Networking” sh.p.k. për ndërtimin e sistemit online të lojrave të fatit është shoqëruar me kundërshtime në të paktën tre Gjykata.

Fillimisht ishte Shoqata e Shoqërive të Lojërave të Basteve Sportive ajo që e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e të paktën tre pikave që sipas saj binin ndesh me Kushtetutën.

Por, pavarësisht argumenteve të sjella nga kjo shoqatë, në çështjen e regjistruar më 6 qershor 2017, një ditë para themelimit të kompanisë së përbashkët, Gjykata rrëzoi këtë kërkesë me një vendim që u bë publik në fillim të këtij viti.

Edhe operatori i renditur i dyti në garën për Sistemit Online të Monitorimit, bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Qualysoft”GmbH &“Comtrade” d.o.o &“Starsat International” sh.p.k. & “Communication Progress” sh.p.k. ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe më pas në atë të Apelit.

Tarifat e vendosura për monitorim

Në prill të  vitit të kaluar ashtu sikurse parashikohej në ligj, qeveria miratoi me një vendim të veçantë tarifat që do të aplikohen nga ana e koncesionarit mbi lojërat e fatit në funksion të shërbimit që lidhet me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit.

Por cilat janë tarifat që do të aplikojë koncesionari mbi pikat e basteve, kazinotë elektronike dhe Lotarinë Kombëtare. Sipas vendimit, tarifa ditore për çdo pikë bastesh në vend do të jetë 0.70 euro, ose 21 euro në muaj.

Kjo e çon totalin që do të paguajë një pikë basti në 252 euro në vit. Aktualisht sipas shifrave të deklaruara nga Shoqata e Shoqërive që operojnë në fushën e lotove dhe basteve sportive në treg janë rreth 3 mijë pika. Kjo do të thotë që totali që do të paguajnë pikat e bastit te konceisonari është 756 mijë euro.

Kategoria e dytë që do të paguajë tarifë për sistemin e monitorimit është ajo e kazinove elektronike që do të jetë 1.25 euro për çdo aparaturë apo makinë loje. Kjo do të thotë që për një aparaturë në muaj do të paguhet 37.5 euro, çka në një vit e çon detyrimin për t’u paguar në 450 euro. Deri në vitin 2013, zyrtarisht rezultonin në treg 2200 aparate të instaluara brenda kazinove elektronike. Me këtë shifër, detyrimi total që ky segment do paguajë është 990 mijë euro nëse do të kemi të njëjtën sasi makinash.

Lidhur me Lotarinë Kombëtare, tarifa që është parashikuar për t’u paguar është 1 euro në ditë për njësi. Sipas të dhënave të faqes zyrtare të Lotarisë Kombëtare të llogaritura në korrik 2017 në të gjithë vendin rezultonin rreth 425 njësi që tregojnë lojërat e kësaj kompanie.

Kjo do të thotë që çdo njësi do të paguajë në muaj 30 euro dhe në vit 360 euro ndaj koncesionarit. Në total, gjithë njësitë do të paguajnë 153 mijë euro për sistemin e monitorimit. Duke mbledhur të ardhurat nga të tre, segmentet rezulton që koncesionari do të arkëtojë rreth 1.9 milionë euro. Të gjitha llogaritjet nuk kanë të përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Konçensioni ‘Moligix’, kompania që do të mbikqyrë për 30 vjet lojërat e fatit në Shqipëri Read More »

Trondit ish-ministri i Mbrojtjes: Iluminatit po drejton ekonominë botërore

Ekzistenca e një grupi të quajtur “Iluminati”, prej kohësh qarkullon në rrjet, ku jo të paktë janë personat që e besojnë ekzistencën e tyre. Iluminati është një organizatë e fshehtë dhe me qëllime të fshehta.

Një ndër ta duket se është edhe ish-ministri i Mbrojtjes i Kanadasë Paul Hellyer i cili thotë se Iluminati është i vërtetë dhe drejton botën në mënyrë sekrete, duke përfituar miliarda nga industria e naftës.

Sipas 94-vjeçarit, anëtarët e Iluminatit vazhdojnë të bëjnë luftëra të panevojshme nëpër botë duke përfituar shuma të mëdha parash.

Ai këmbëngul se ky grup sekret ka në posedim teknologji shumë të avancuar që është në gjendje të ndikuar në efektet e ndryshimeve klimaterike.

Në fakt, Hellyer bëhet kështu i vetmi politikan i lartë që mbështet teoritë konspirative, shkruan “The Sun”.

Më herët, edhe historiani i shquar britanik, Nial Fergusson, ka pretenduar vazhdimisht se bota drejtohej nga një sekt i fshehtë, që ndikon ekonominë globale.

Trondit ish-ministri i Mbrojtjes: Iluminatit po drejton ekonominë botërore Read More »

Lajm i mire : Nis rindertimi i Kishes ne Dhermi :)

Kisha e Shën Thanasit në vitin 2015 shkaktoi shumë debate mes qeverisë, e cila e cilësonte si një ndërtim pa leje dhe besimtarëve orthodoksë të Dhërmiut.

Por vetëm më pak se 3 vite më pas duket se ka nisur rindërtimi i saj. Kisha e re është ende në themelet e para të ndërtesës, por po ngrihet në të njëjtin vend ku ndodhej e para.

Në vitin 2015 pas shumë debatesh të tejzgjatura, kisha u shemb gjatë natës për të evidentuar ndonjë konfrontim me banorët e zonës, por vetëm një vit më parë ministrja Kumbaro premtoi rindërtimin e Kishës së Shën Thanasit.

Screenshot_2.jpg

Screenshot_2.jpg

Lajm i mire : Nis rindertimi i Kishes ne Dhermi :) Read More »

Mjeku italian trondit botën: Kanceri mund të shërohet me …

Dr. Tulio Simonchini ka tronditur botën e mjekësisë me deklaratën e tij mbi kancerin.

Sipas tij, kanceri nuk është gjë tjetër veçse një infeksion kërpudhor që mund të eliminohet me sodë buke. Dr Simonchini e përdori këtë metodë për të kuruar mijëra pacientë që vuanin nga lloje të ndryshme të kancerit dhe pretendon se është 100% efektive.

Terapia nuk është aspak e dëmshme dhe nuk keni asgjë për të humbur.

Realiteti i dhimbshëm i shumë rasteve të kancerit është disi i lidhur me dështimet e onkologjisë.

“Ne duhet të provojmë se onkologjia moderne nuk është në gjendje t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve që pacientët me kancer kanë.

Është angazhimi ynë moral dhe etik për të gjetur shërimin e vërtetë për sëmundjet më të vështira dhe më vdekjeprurëse të kohës sonë “, tha Dr. Simonchini.

Kanceri është një kërpudhë!

“Rreth një shekull më parë, ekzistonte një teori e madhe që kanceri shkaktohet nga gjenet funksionale, që do të thotë se sëmundja është brenda qelizave.

Megjithatë, sipas mendimit tim, kanceri është një infeksion kërpudhor dhe një fenomen i veçantë qelizor “, shtoi Dr. Simonchini, i cili ka dërguar sinjale tronditëse në botën mjekësore me pretendimin e tij.

Në botën e bimëve, kanceri është shkaktuar nga infeksionet kërpudhore dhe e njëjta gjë ndodh edhe tek njerëzit.

Çdo lloj kanceri shkaktohet nga kërpudha Candida, e cila është konfirmuar nga disa studime.

Me kalimin e kohës, indet tona dobësohen, lodhen dhe fillojnë prodhimin e qelizave të paidentifikuara.

Sipas Dr. Simonchini, kanceri është një “ulçerë” ku qelizat e deformuara grumbullohen dhe formojnë koloni.

Soda e bukës

Medikamentet e zakonshme antifungale janë joefektive kundër kancerit pasi ato vetëm sulmojnë sipërfaqen e qelizave.

Infeksioni kryesor është më i fuqishëm se sa një bakter i vetëm, prandaj infeksionet e kërpudhave zgjasin aq gjatë.

“Unë kam identifikuar gjërat që mund të sulmojnë këto koloni të kërpudhave që shkaktojnë kancerin.

Bëhet fjalë për sodën e bukës dhe një tinkturë jodi,” thotë Dr. Simonchini.

Trajtimi

“Unë kam përdorur trajtimin për pacientët e mi për më shumë se 20 vjet.

Shumë nga këta pacientë janë shëruar krejtësisht nga sëmundja, madje edhe kur mjekët nuk u kanë dhënë atyre asnjë shans.

Mënyra më e mirë për të eliminuar një tumor është që ai të bie në kontakt me sodën e bukës,” – tha Dr. Tulio.

Sipas tij, tumoret e organeve të brendshme duhet të trajtohen me sodë buke duke e aplikuar atë drejtpërdrejt në arterie dhe është gjithashtu e rëndësishme për të trajtuar çdo lloj kanceri me dozën e duhur.

Ai rekomandon përdorimin e sodës pa alumin për trajtimin e kancerit. Ajo mund të gjendet pothuajse të gjitha dyqanet dhe farmacitë.

Si funksionon terapia

Soda e bukës rrit alkalinet e gjakut në mënyrë të konsiderueshme duke shkatërruat infeksionin kërpudhor. Kjo e shpërbën shpejt tumorin dhe e lë atë pa mbrojtje.

Për kancerin e stomakut dhe atë të zorrës së trashëju duhet të përdorni 1 lugë çaji sodë buke në një gotë me ujë çdo mëngjes dhe mbrëmje për 1 muaj rresht.

Në shumicën e rasteve, kjo është koha e mjaftueshme për të eliminuar kancerin. Terapia duhet të zgjasë 3-4 javë dhe asnjë ditë më shumë.

Infeksionet vaginale vaginale janë bërë goxha të zakonshme në ditët e sotme dhe sipas Dr Simonchini, ata janë fajtori kryesor për kancerin e qafës së mitrës dhe tumoret vaginale.

Për të trajtuar këto probleme, ju duhet të lani vaginën tuaj me një përzierje prej 2 litra ujë me 2 lugë gjelle sodë buke.

Kjo do të mposhtë kërpudhat që po shkaktojnë kancerit si dhe do të pengojë rikthimin e tyre.

Mjeku italian trondit botën: Kanceri mund të shërohet me … Read More »

Shpikje shqiptare – Prodhohet raki hashashi! Nuk do e besoni sa kushton litri

Rrugët e trafikimit të kanabisit nga Shqipëria në Europën Perëndimore duket se përherë e më shumë po ngushtohen. Kjo i ka detyruar shqiptarët të krijojnë mënyra të reja dhe alternative të përdorimit të kësaj bime.

Kështu, në zonat e thella të Përmetit, kultivuesit e lëndës narkotike kanë bërë një shpikje të veçantë. Bëhet fjalë për prodhimin e rakisë së hashashit, e cila, siç raporton Engjëll Serjani, ka pasur mjaft sukses edhe pse është ende në fazë eksperimentale.

Procesi teknologjik i përftimit të produktit alkoolik është i thjeshtë dhe tërësisht i ngjashëm me atë të rakisë së rrushit. Kultivuesit e hashashit paraprakisht përziejnë mushtin e rrushit të shtrydhur me sasi gjethesh dhe boçesh të hashashit.

Prodhuesit e teknologjisë novatore nuk e tregojnë raportin e përzierjes së lëngut të rrushit me masën e lëndës narkotike. Pas përfundimit të procesit të fermentimit të mushtit të përzier, lëngu i fermentuar vendoset për zierje në kazanët e bakrit.

Pas përfundimit të procesit të distilimit në kazanët prej bakri, përftohet një lëng i bardhë me aromë dhe shije hashashi. Sipas prodhuesve të saj, rakia e hashashit vjen më e butë, ka shije më të mirë dhe efekte më të ndryshme nga ajo e rrushit.

Prodhuesit klandestin e kanë më të lehtë të shmangin kontrollet e policisë duke trafikuar lëngun e rakisë, se vetë hashashin.

Disa emigrantë përmetarë kanë filluar ta eksportojnë rakinë e hashashit në Greqi. Një litër raki hashashi në tregun ilegal grek kushton 25 Euro. Pritet që shumë shpejt ky produkt i ri të gjejë shtrirje edhe në zona të tjera ku hashashi është depozituar e fshehur.

Image

Shpikje shqiptare – Prodhohet raki hashashi! Nuk do e besoni sa kushton litri Read More »

“Gabimi”, ndalohet i pafajshmi dhe lihet i lirë fajtori

“Fiks Fare” denoncoi këtë të mërkurë sesi nga një “gabim” i Policisë Kufitare, një qytetari i është ndaluar e drejta të dalë jashtë shtetit. Durim Muslia, nga Puka, është ankuar në “Fiks Fare” se Policia Kufitare ka falsifikuar dokumentet në emrin e tij, duke mos e lejuar për të dalë jashtë shtetit dhe duke favorizuar personin që ka bërë shkeljen.

Në dhjetor të vitit 2017 ka dashur të shkojë në Itali për pushime. Kur ka shkuar në pikën e kalimit kufitar, ai nuk është lejuar nga policia shqiptare të kalonte kufirin, pasi rezultonte se në vitin 2015 ishte deportuar nga Maqedonia me dokumente false.

Ai ka shpjeguar se nuk ka qenë asnjëherë në Maqedoni, por kjo nuk e ka bindur policinë. Pas refuzimit, ai i është drejtuar Departamentit të Kufirit me shkresë zyrtare për të sqaruar këtë situatë. Ata i kanë thënë se nga verifikimi rezulton se ka qenë pikërisht ai, personi që është deportuar nga Maqedonia.

Por vet qytetari thotë se nuk ka qenë asnjëherë në Maqedoni, e madje për datat kur pretendohet se ai ka qenë në Maqedoni rezulton se ka qenë në punë, kjo e vërtetuar me plan shërbimi dhe me vërtetim nga puna. Gjithsesi ende nuk ka gjetur një zgjidhje, ndaj i është drejtuar emisionit “Fiks Fare”.

Sipas përgjigjes që ka marrë qytetari, rezulton se historia ka nisur më 14 qershor të vitit 2015 në pikën kufitare të Tushemishtit, kur policia maqedonase ka njoftuar policinë shqiptare se ka kapur një shqiptar me pasaportë false dhe leje drejtimi mjeti false, në emër të qytetarit Gentjan Cakani.

Policia maqedonase ka intervistuar të ndaluarin, i cili ka deklaruar se quhet Durim Hysni Muslia, i lindur më 19 janar 1984 në Pukë dhe banues në Durrës. Policia shqiptare pretendon se ka verifikuar në sistemin “TIMS” dhe ka konkluduar se personi i ndaluar në Maqedoni kishte ngjashmëri me shtetasin Durim Gjin Muslia, i lindur më 20 mars 1987.

Disa ditë më vonë, më 25 qershor të vitit 2015, në orën 19:00 është deportuar shqiptari i ndaluar, i cili ka kryer dënimin me 8 ditë burgim në Maqedoni. Madje, ditën e deportimit, policia maqedonase ka sjellë dhe një fotokopje të fotografisë së personit të deportuar.

Ndërsa policia shqiptare ka verifikuar të dhënat në sistemin “TIMS” dhe ka intervistuar të deportuarin. Nga verifikimet, sipas policisë ka rezultuar se personi i deportuar është Durim Gjin Muslia, pra personi që është ankuar në “Fiks Fare”, dhe jo Durim Hysni Muslia, siç e kishte identifikuar pala maqedonase.

Prandaj, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit ka deklaruar se nuk mund të procedojë më tutje për të ndrequr këtë gabim.

Pas kësaj përgjigjeje nga policia, “Fiks Fare” nisi verifikimin në çdo institucion për të vërtetuar nëse Durim Musliaj, që ankohet, është i njëjti person që është deportuar, siç pretendon policia shqiptare, apo është një tjetër person.

Fillimisht, qytetari dhe “Fiksi” shkuan në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, në Korçë. Drejtoria e Policisë së Korçës i thotë qytetarit se nuk mund t’ia zgjidhin çështjen, pasi duhet t’i drejtohet gjykatës. Qytetari shkon edhe në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, por i thonë se nuk mund të bëjnë asgjë, pavarësisht se ai jep edhe shenjat e gishtave për të vërtetuar se nuk ka qenë ai që është deportuar nga Maqedonia.

Me që policia shqiptare është e bindur se qytetari që ankohet është ai që është deportuar, “Fiks Fare” shkoi edhe në Maqedoni. Bashkë me qytetarin, “Fiksi” kaloi në pikën kufitare të Tushemishtit, ndërkohë që policia nuk e ndalon, pavarësisht se ka një urdhër refuzimi.

Më pas, “Fiksi” shkoi në Ohër dhe takoi drejtorin e Burgut në këtë qytet, Haxhi Rizvani. Ai shikon dosjen e personit Durim Muslia, që është dënuar në Maqedoni, dhe vërteton se nuk është i njëjti person që ka probleme me policinë shqiptare.

Duke qenë se këtë dosje nuk mund ta japë pa leje nga gjykata, bashkë me drejtorin, “Fiksi” shkoi te qytetari. Gjatë prezantimit, gazetari i “Fiksit” e pyeti drejtorin nëse ishte apo jo ky person, ai që ka vuajtur dënimin, por drejtori i Burgut deklaroi se nuk është i njëjti person.

“Fiks Fare” arriti të sigurojë një foto të personit të dënuar në Maqedoni. Pas fotos u bënë verifikime edhe në Gjendjen Civile, ku rezulton se në Shqipëri nuk ekziston vetëm Durim Gjin Muslia, por edhe Durim Hysni Muslija. Pra ndryshojnë atësia, datëlindja dhe mbiemri me një shkronjë, e duke ballafaquar foton që disponon burgu maqedonas me sistemin “TIMS” në Shqipëri, rezulton se personi i deportuar është Durim Hysni Muslija dhe jo Durim Gjin Muslia.

Për këtë arsye, në kthim nga Maqedonia, gazetarët e “Fiksit” biseduan edhe me oficerin e policisë shqiptare. Ky i fundit deklaroi se problemi mund të zgjidhet vetëm kur të gjendet personi, i cili ka dhënë të dhënat e personit që ankohet në “Fiks Fare”. Mbi këtë rast, “Fiks Fare” pyeti edhe Ministrinë e Brendshme, por nuk mori një përgjigje prej saj sesi ka ndodhur ky “gabim”, e nëse ka qenë me dashje, apo nga ndonjë ngatërresë e punonjësit të policisë.

“Gabimi”, ndalohet i pafajshmi dhe lihet i lirë fajtori Read More »