Lajmi i fundit

Çmendet ‘moti’ – Sinoptikani i njohur jep lajme të këqija.E premtja sjell …

Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnautoglou paralajmëron përsëri për një përkeqësim të theksuar të motit ditën e enjte, në shumë territore të Shqipërisë.

“Sidomos zonat që rrezikohen më shumë nga moti i keq, janë ato në kufi me Malin e Zi, Kosovën dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, ka thënë ai për Top Channel.

Arnaoutoglou parashikon se në Tropojë, Has, Pukë, Mirditë, Kukës e Dibër, reshjet e dëborës mund të shkojnë nga 0.4 deri në 1 metër dhe do të shoqërohen me stuhi të fuqishme. Reshjet sipas tij do të jenë tepër të dendura dhe do të zgjasin gati për 24 orë.
Gjithashtu sinoptikani grek paralajmëron se në shumë rajone të Shqipërisë veriore, qendrore dhe verilindore, do të ketë erëra të fuqishme, të cilat do të arrijnë shpejtësinë nga 100 deri në 120 km në orë, dhe se ky është një fenomen i pazakontë për Shqipërinë, ka thënë ai.

Arnautoglou kishte parashikuar me saktësi edhe përmbytjet e mëdha në Shqipëri, në fillim të dhjetorit të kaluar

Çmendet ‘moti’ – Sinoptikani i njohur jep lajme të këqija.E premtja sjell … Read More »

Ministri Xhafaj në Uashington, Edi Rama në Stamboll

Ditët e fundit axhenda e zyrtarëve më të rëndësishëm të qeverisë është e mbushur me takime të niveleve ndërkombëtare dhe rajonale. Shqipëria pret çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian ndaj takimet diplomatike janë fokusuar në Bruksel. Ndërkohë, prioritet mbeten marrëdhëniet me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ndryshim nga kjo linjë zyrtare e diplomacisë dje ka renë në sy një fluturim i beftë i kryeministri Edi Rama drejt Turqisë për të takuar Presidentin Erdogan. Dy ditë më parë kryeministri ishte në Bruksel ku zhvilloi takime me gjithë drejtuesit e institucioneve të Bashkimit Europian, të cilët pritet të vendosin me 17 prill rekomandimin për negociatat. Në Komisionin dhe Parlamentin e BE-së, Edi Rama theksoi dhe një herë gatishmërinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Unionit Europian. Si zakonisht, mes lavdeve për vlerat europiane dhe vonesat e burokratëve të BE për të hedhur sytë nga Shqipëria, Rama nuk harroi të provokonte. Edhe këtë herë ai tha se BE duhet të shpejtojë me integrimin e Shqipërisë, e cila i ka bërë detyrat, në të kundër forca e tjera do të gjejnë terren në Ballkan. Duke nënkuptuar Turqinë dhe Rusinë si mike e Presidentit Erdogan.

Pas Brukselit, pa u kthyer në Tiranë dhe në Shkodër ku uji po bën namin, Edi Rama fluturoi drejt për te darka me presidentin turk Erdogan. Turqia, për shkak të problemeve me standardet e BE dhe së fundi tensionet ushtarake me Greqinë, në Bruksel ka kohë që shihet si një vend që po u largohet vlerave europiane. Zyrat e shtypit të presidentit turk dhe kryeministrit shqiptar shpërndanë dje foto dhe video nga takimi, por asnjë detaj se për çfarë kanë diskutuar politikanët kryesorë të dy vendeve. Mes dy qeverive ka një nivel bashkëpunimi të shkëlqyer gjatë viteve të fundit dhe Turqia cilësohet si partner strategjik i Shqipërisë. Këto ditë mes dy shteteve pritet të nis një linjë e re fluturimesh, si shenjë e shkëmbimeve të larta ekonomike. Ndërkohë është gati dhe firmosja e projektit të aeroportit të Vlorës, një investim 100 përqind i biznesit turk. Veç marrëdhënieve shumë të mira ekonomike Shqipëri-Turqi, mes Edi Ramës dhe Erdogan ka edhe një raport special miqësor. Dëshmi e këtij raporti që kalon nivelet diplomatike ishte dhe prania në takim e bashkëshortes së kryeministrit shqiptar, Linda Rama dhe bashkëshortes së presidentit turk, Emine Erdogan. Vila qeveritare e zgjedhur për takimin,  rezidenca “Tarabya” në mediat turke vlerësohet si një ambient ku Edrogan pret zakonisht politikanë të rëndësishëm dhe miqtë e tij personal. Edi Rama ishte dje në Turqi jo vetëm si kryeministri i Shqipërisë, por edhe si miku personal i presidentit  Erdogan. Jo më kot, ky raport mes politikanëve shpesh herë ka bërë që Edrogan të cilësohet për Edi Ramën si “babai shpirtëror”. Ndaj Edi Rama praktikon në Shqipëri dhe bile ia ka kaluar Erdogan në cënimin e lirive ekonomike dhe mediatike. Të gjithë e dijmë se kryeministri Rama ka futur gjithçka në dorë, tani edhe drejtësinë.

Ndërkohë që Rama takonte në brigjet e Stambollit Erdogan, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj  ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe një ekip të Ministrisë së Brendshme, Xhafaj është takuar me zyrtarë të lartë të sigurisë së SHBA. Takimet përfshijnë bisedime me kongresmenë amerikanë, përfaqësues të Departamentit të Shtetit, drejtues të FBI dhe përfaqësues të zyrës kundër drogës, DEA. Në SHBA nuk është vështirë që një politikan të takojë kongresmenë, por në zyrat e DEA dhe FBI vetëm pak politikanë shqiptarë janë pritur. Kriteri i lobimeve me dollarë nuk pi ujë për drejtuesit e institucioneve të sigurisë si DEA dhe FBI. Ndaj mikpritja e Ministrit Xhafajt në këto takime dhe ndarja e informacioneve të rëndësishme, konfirmon zërat politikë në Tiranë se Ministri i Brendshëm është zgjedhur në këtë detyrë më mbështetje direkte nga SHBA.

Dhe si një kandidaturë zëvëndësuese për Edi Ramën në çdo rast që mund të ketë krizë në mazhorancën e PS-së.

Ministri Xhafaj në Uashington, Edi Rama në Stamboll Read More »

PD në ristrukturim të thellë, degët depozitojnë propozimet për ndryshimet në statut

Në 8 mars në mbledhjen e  kryesisë, kur  u vendos thirrja e Kuvendit Kombëtar dhe nisja e procesit të ristrukturimit të Partisë Demokratike, Kryetari Lulzim Basha, manadatoi një grup punë që do vendoste kontakte dhe do merrte cdo paltformë apo propozim për ndryshime  në statut.

22 Marsi ishte fiksuar si data kur ky grup që kryesohet nga nënkryetari Edi Paloka, dhe në përbërje ka  Edmond Spahon,  Sekretarin e Pergjithshem, Arben Ristani, sekretarët  Eno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli, dhe  anëtarin  e Kryesise Gent Malko, të mbyllte punën kryesore të tij.

Burime të rezervuara i thanë Ora News, se grupet kundërshtare të Bashës, që evidentohen  me Astrit Patozin apo Ridvan Boden por dhe linja e Arben Imamit apo Jozefina Topallit, ende nuk kane dorëzuar propozime konkrete, ndërsa deri në këto momente janë vetëm  disa degë që kanë dhënë alternativat e tyre se cfarë duhet të ndryshojë në “ligjin” bazë se si funksionon kjo forcë politke.

Po të njëjtat burime  pranë grupit për statutin, theksuan se  kryesisht propozimet e degëve,  fokusohen tek vendimmarrja e anëtarësisë.  Një instrument  që vihet re pothuajse në cdo propozim është  që kandidatët për kryetar bashkie dhe për deputet, ti nënshtrohen  më parë votës së anëtarëve të Partisë Demokratike. Ky propozim në fakt është ushqyer edhe nga vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili pas listës së zgjedhjeve të 2017, deklaroi se ajo do ishte e fundit që mbante firmën e tij, pasi nga ai moment do ishte antarësia që do vendoste për përfaqësuesit e tyre.

Ka  propozime të tjera si përshembull,  ai që Sekretari i Pergjithshëm, Sekretari organizativ dhe 2 nënkryetarët të zgjidhen nga kuvendi kombëtar, në mënyrë që të  jenë persona politikë me mbështetje sa më të gjerë të anëtarësisë dhe jo nga këshilli kombëtar e nga marrëveshjet mes individëve .

Duket se faza e ristrukturimit, do të jetë një operacion i thellë në Partinë Demokratike, përvec rregullave se si do të funksionojë kjo forcë priten ndryshime dhe në strukturë. Ende nuk ka një draft konkret, po duket se struktura e Partisë Demokratike, e ndryshuar 4 vite më parë të rikthehet sërish ashtu sic e la ish-lideri Sali Berisha. Nga rreth 7500 anëtarë që ka Kuvendi Kombëtarë, pritet që me ndryshimet e reja ai të tkurret në 1500, po ashtu  tkurrje  do të ketë edhe Këshilli Kombëtarë, nga 275 anëtraë në 140.

Jashtë ristrukturimit nuk do të mbetet edhe Kryesia e Partisë Demokratike, nga 56 anëtarë që ka aktualisht ajo do të fokusohet në vetëm 15, të cilët do jenë figurat kryesore të kupolës drejtuese. Kuvendi kombëtarë që do të vendos për këto ndryshime,  do të mblidhet me 28-29 prill, ndërsa  parashikohet që e gjithë faza strukturimit të mbyllet brenda muajt qershor.

PD në ristrukturim të thellë, degët depozitojnë propozimet për ndryshimet në statut Read More »

Mjekët japin alarmin: Kurrë mos hani mish derri! Ja arsyeja

Mishi i derrit nuk është i mirë për organizmin tonë! Kështu thotë shkenca.

Doktor Nezar Dakir në një studim të fundit të tij thotë: Derri ha gjithçka, ai është një fshirës i oborreve dhe fushave, ai ha plehrat mbeturinat dhe njëkohësisht kafshon me dhëmbët e tij minjtë.

Sipas studimit: Në trupin e derrit ndodhen plot 450 sëmundje, ku 12 prej tyre janë ngjitëse. Disa prej sëmundjeve janë sëmundja e lukthit, ku jashtëqitja përzihet me gjakun, botulizmi një lloj helmimi, krimbat ascaris që ndonjëherë është vdekjeprurëse, mëlçia e sëmurë.

Dhjami i tij shkakton kancerin e zorrës së trashës, rektumin, prostaten apo kancerin në gji.

Po ashtu mishi i derrit është një nga mishrat me më shumë kolekterol, prandaj ai shkakton obezitetin dhe sëmundje të tjera të rrezikshme si zgjebja, alergjia, apo ulcerat e stomakut.

Mjekët japin alarmin: Kurrë mos hani mish derri! Ja arsyeja Read More »

Vlore : Probleme me energjine elektrike ne disa zona

Si pasojë e gjendjes së përkeqësuar të motit me shira të dendur dhe erëra të forta, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka pranuar se e ka shumë të vështirë të riparojë në kohë të gjitha defektet e krijuara.

Në këtë rast OSHEE ka vendosur në dispozicion të qytetarëve shqiptarë, numrat e kontaktit të dispecerive në rang vendi të cilat do të jenë në shërbim për 24 orë. Banorët e zonave problematike, do të kenë mundësinë të informojnë dhe raportojnë gjendjen e furnizimit me energji elektrike në çdo moment.

Ja harta e vendit me numrat përkatës:

Fotografia e ONETV VLORA

Vlore : Probleme me energjine elektrike ne disa zona Read More »

Korçë, stuhia rrëzon çatinë e një pallati

Moti i keq me reshje shiu e dëborë, shoqëruar me erëra të pashembullta për stinën dhe për vetë Shqipërinë, ka përfshirë edhe Korçën.

Nga qyteti jug-lindor raportohet se si pasojë e stuhisë është shembur çatia e një pallati.

Banorët thonë se janë tmerruar nga zhurma, por fatmirësisht nuk raportohet të lënduar. Paraprakisht thuhet se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Korçë, stuhia rrëzon çatinë e një pallati Read More »

Përmbytjet në Shkodër, Xhaçka: Prioritet evakuimi i banorëve

Ulja e temperaturave dhe rikthimi i reshjeve të shiut kanë bërë akoma më emergjente situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u ndal ditën e enjte në Anënn e Malit dhe në Dajç, dy zonat më të prekura nga përmbytjet, ku tha se përparësi e Forcave të Armatosura mbetet zhvendosja e banorëve dhe të gjesë së gjallë. Ministrja tha se janë mbi 550 efektivë të FA dhe disa mjete në shërbim 24 orë për këtë.

“Në 10 ditë janë evakuuar mbi 2500 krerë bagëti. Ndërkohë që kanë mbërritur 90 ton koncentrat. Pritet të mbërrijnë 300 ton koncetratë për bagëtinë”, tha Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes kërkoi nga çdo strukturë shtetërore që të mbajë përgjegjësinë e vet, ndërsa banorëve në Anë të Malit u premtoi punën për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë.

“Bashkë me ju do të punojmë për kapërcimin e situatës aktuale dhe për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë”, u shpreh ajo.

Ministrja shoqërohej nga prefekti Çesk Millja, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi dhe deputeti i zonës Luan Harusha.

Përmbytjet në Shkodër, Xhaçka: Prioritet evakuimi i banorëve Read More »