Lajmi i fundit

Rishfaqet Artan Didi, ish kryepolici në krah të ministrit Xhafaj në SHBA

Prej majit të vitit 2015 emri i Artan Didit është përmendur gjithmonë e më rrallë në Shqipëri. Kjo për shkak se ai pasi dha doëheqjen në 31 mars 2015, udhëtoi për në SHBA ku u emërua oficer kontakti i Policisë së Shtetit në ambasadën tonë në Uashington.

Por gjatë një vizite të dy ditëve të fundit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në SHBA, Artan Didi ishte pjesë e këtyre takimeve si përfaqësues i ambasadës.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili dha dorëheqjen e parevokueshme nga detyra, pas skandalit të fshehjes në sirtarët e policisë të urdhër- arrestit belg për deputetin kristiandemokrat, Mark Frroku, është një hap pranë marrjes së një detyrë të rëndësishme, që do ta çojë sërish në Amerikë.

Artan Didi, cili jetoi për shumë vite në SHBA dhe u kthye në Tiranë për të marrë postin e kreut të Policisë së Shtetit në 2013 kur socialistët morën pushtetin. Didi ishte drejtuesi i Policisë së Shtetit, që nuk u ‘pranua’ nga opozita, me arsyetimin se ishte njeri politik, për shkak se kishte qenë numërues votash për llogari të Partisë Socialiste.

Ish-komandanti i repartit special RENEA rrezikoi jetën në 1998, kur mbeti i plagosur gjatë operacionit për kapjen e arabo-egjiptianit, Muhamed Omar Al- Said, i kërkuar për terrorizëm.

Më 31 mars 2015, Artan Didi i paraqiti kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dorëheqje që vetë ai e lidhi me fshehjen e urdhër-arrestit belg për deputetin Mark Frroku.

“Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që ti drejton.

Shkelja e procedurave ligjore të specialistit të INTERPOL- it dhe të shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri përpara përgjegjësisë penale, cenoi në një farë mase imazhin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin.

Për këtë arsye, duke vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të Policisë së Shtetit, të cilin unë e drejtoj, duke vlerësuar që nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë, vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Punonjësit e ndershëm të policisë të më gjykojnë për këtë vendim”, shkruante Didi në tekstin e dorëheqjes.

Rishfaqet Artan Didi, ish kryepolici në krah të ministrit Xhafaj në SHBA Read More »

Trafikantët e drogës mbysin Anglinë, 3-fishohet numri i shqiptarëve në burgje

Shtimi i bandave të drogës nga Shqipëria ka trefishuar edhe numrin e kriminelëve në burgjet britanike.

Shifrat e frikshme publikohen nga Ministria e Drejtësisë së Britanisë së Madhe dhe tregojnë se 726 shkelës të ligjit (trafikantë droge) nga Shqipëria përfunduan pas hekurave vitin e kaluar, krahasuar me 267 në vitin 2013.

Shumë prej tyre janë dënuar për vrasje, drogë, abuzime seksuale, pastrim parash, kontrabandë të qenieve njerëzore dhe kërcënime me vdekje.

Shqiptarët tani përbëjnë grupin e tretë më të madh të huaj të të burgosurve në Angli dhe Uells, pas kriminelëve irlandezë dhe polakë, me një kosto prej rreth 53 milionë paundësh për tatimpaguesit, siç shkruan “Daily Mail”.

Referuar të njetave të dhëna, “Daily Mail” shkruan se të paktën 321 të burgosur ndodhen pas hekurave pasi janë kapur me drogë, duke lënë pas, Xhamajkën me (122) dhe Poloninë me (85).

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar se bandat e trafikantëve shqiptarë të drogës janë ktheyr “në një kërcënim të madh”, duke përdorur taktika gjithnjë e më të pamëshirshme për të mbrojtur biznesin e tyre.

Grupet e krimit të organizuar nga Shqipëria, shtet i cili ka një popullsi prej vetëm 2.9 milion, tani kanë ndikim të madh edhe me furnizimin me kokainë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Deputeti laburist David Hanson, njëherësh anëtar i komitetit të drejtësisë, tha se ishte një ‘masë suksesi’ që gangsterët shqiptarë po kapeshin dhe burgoheshin.

Por ai shtoi se: “Është e rëndësishme që qeveria të gjejë një mekanizëm që shqiptarët ta vuajnë dënimin në Shqipëri. Jemi në një periudhë mbipopullimi, është e domosdoshme që të largohen drejt vendit të origjinës”.

Vitin e kaluar, “Daily Mail” raportoi se policia po përballej me një valë të krimit shqiptar, ku rreth 50 persona arrestoheshin çdo javë.

drogaa

Trafikantët e drogës mbysin Anglinë, 3-fishohet numri i shqiptarëve në burgje Read More »

Palermo, pamjet spektakolare të anijes kroçere të ndarë në dysh

Një anije e lartë me tetë kate është prerë në dysh për tu zgjatur me 15 metra. Është ky spektakli i operacionit të inxhinierisë detare në portin e Palermos në anijen krocere Silver Spirit.
Objektivi është që të rrisë numrin e pasagjerëve që do të udhëtojnë brenda 6 majit, datë në të cilën anija do të niset për një turne 7 ditorë drejt Barcelonës.

Në fund të punës Silver Spirit do të ketë një gjatësi 210 metra, ekuivalente me dy fusha futbolli, me një çmim që do i kalojë 57 milion euro./BW

C_2_fotogallery_3086867_2_imageC_2_fotogallery_3086867_8_imageC_2_fotogallery_3086867_6_imageC_2_fotogallery_3086867_17_imageC_2_fotogallery_3086867_16_imageC_2_fotogallery_3086867_10_imageC_2_fotogallery_3086867_3_imageC_2_fotogallery_3086867_9_imageC_2_fotogallery_3086867_5_imageC_2_fotogallery_3086867_4_imageC_2_fotogallery_3086867_1_imageC_2_fotogallery_3086867_15_imageC_2_fotogallery_3086867_13_imageC_2_fotogallery_3086867_11_image

Palermo, pamjet spektakolare të anijes kroçere të ndarë në dysh Read More »

Zona e Llogorasë,Orikumit dhe Dukatit janë duke vuajtur mungesën e energjisë elektrike në zonë,prej 72 orësh

Llogoraja, Orikumi dhe Dukati janë ndër zonat më problematike sa i përket furnizimin me energji elektrike në qarkun e Vlorës.

Shkak duket se është situata e ditëve të fundit për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa nuk ka patur gjatë këtyre ditëve asnjë ndërhyrje nga OSHEE Vlorë për të përmirësuar situatën dhe rikthyer furnizimin me energji në Logora, por edhe në Orikum e Dukat.

Dhejtra biznese në Llogora, por edhe qindra familje në Dukat e Orikum, po vuajnë mungesën e energjisë elektrike, të penalizuar sa herë situata nga moti përkeqësohet

 

Zona e Llogorasë,Orikumit dhe Dukatit janë duke vuajtur mungesën e energjisë elektrike në zonë,prej 72 orësh Read More »

Çmendet moti në Lezhë, stuhia ”merr”…

Moti i keq me reshje shiu e dëborë, shoqëruar me erëra të pashembullta për stinën dhe për vetë Shqipërinë, ka përfshirë edhe Lezhën. Sipas një video të dërguar në redaksinë e ”Koha Jonë”, shihet se si stuhia në Lezhë ”merr” përpara”. Banorët thonë se janë tmerruar nga zhurma, por fatmirësisht nuk raportohet të lënduar. Paraprakisht thuhet se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale të bizneseve.

Çmendet moti në Lezhë, stuhia ”merr”… Read More »

Rama flet për “Financial Times”: KE të nisë bisedimet për negociatat, Rusia…

Kryeministri Edi Rama kërkon nisjen e bisedimeve me BE qe Shqipëria t’i bashkohet këtij organizimi si pjese e zgjerimit te Ballkanit perëndimor për te forcuar sigurinë evropiane. Ne një interviste për prestigjiozen ‘Financial Times’ kryeministri shqiptar thotë se do ishte çmenduri për BE të dështojë të integrojë një vend në epiqendër të rrugëve te emigrimit dhe që shihet nga Rusia me një çmim strategjik. Kryeministri argumentoi se Tirana ka luftuar fuqishëm kundër problemeve të drogës dhe korrupsionit gjyqësor, duke e bërë atë një kandidat serioz për të përmbushur ambiciet e Brukselit për shtetet e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në vitin 2025.

“Ne do ta gjykonim shumë të çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillojë menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht gjithçka që kërkohet të bëjë. Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë filluar bisedimet për pranimin në BE .Tani ajo që duam është thjesht të shpërblehemi për atë që kemi bërë dhe që procesi të jetë i drejtë dhe të jetë i parashikueshëm”- thotë Rama.

Rama e beri këtë interviste per ‘Financial Times’ gjate vizitës se tij ne Bruksel këtë jave. Sic shkruan kjo media komentet e Rames pasqyrojnë zhgënjimin e Tiranës zyrtare që Shqipëria ende nuk është lejuar të nisë bisedime përkundër progresit që ka bërë në reformat ekonomike dhe politike. Rama i bëri thirrje Komisionit Evropian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve të pranimit në kohë në mënyrë që krerët e BE ta miratojnë atë në samitin e tyre të qershorit. Ai vuri në dukje rëndësinë e Shqipërisë dhe vendeve fqinjë në uljen e flukseve të emigrantëve në bllok, duke shtuar se interesi dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor – ndonëse ndonjëherë I ekzagjeruar – ishte e vërtetë.

“Ata [Moska] kurrë nuk hoqën dorë nga pikëpamja e rëndësisë gjeopolitike të rajonit – e cila nuk vihet re nga shumë në BE, me përjashtim të kancelares gjermane Angela Merkel. Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet i anashkaluar e më tepër nga Europa”- thotë Rama. Dokumenti I BE I publikuar pak kohe me pare sugjeronte se Shqipëria dhe pesë shtetet e ish-Jugosllavisë mund të bashkohen me BE brenda tetë viteve, por vetëm nëse ata përmbushin kushte të vështira të tilla si zgjidhja e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe lufta kundër korrupsionit. Disa shtete anëtare të BE mbeten skeptikë rreth perspektivave të anëtarësimit pas krizës financiare të vitit 2008, problemeve të borxhit të eurozonës dhe votimit të Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëheqësit e bllokut do të takohen me homologët e tyre ballkanikë në një takim të posaçëm në Sofje në maj.

Rama flet për “Financial Times”: KE të nisë bisedimet për negociatat, Rusia… Read More »

Rrëshkitje e madhe dheu në Orosh: shemben 10 shtëpi

Reshjet e shumta të shiut dhe të deborës kanë shkaktuar rrëshkitjen e dherave në Orosh të Mirditës gjatë natës, që kanë marrë me vete 10 shtëpi të një fshati.

Katastrofa është shmangur, pasi banorët ishin evakuar prej tyre një ditë më parë, të paralajmëruar për rrezikun vdekjeprurës nga Emegjenca Civile.

Dherat vazhdojnë të rrëshkasin edhe sot pasi reshjet janë dendura. Pushtetarë lokalë dhe forca të ushtrisë ndodhen në zonë për ndjekur evolimin e situatës.

Situatë e rrezikshme paraqitet edhe në një fshat të Fushë Krujës, ku erozioni ka gërryer tokën  pasi ka rrëmbyer kasollet e bagëtive, u ka shkuar në derë disa banesave.

Po njesoj paraqitet situata në Currila të Durrësit. Reshjet do të vazhdojnë deri në fundjavë me intensitet në gjithë vendin.

Rrëshkitje e madhe dheu në Orosh: shemben 10 shtëpi Read More »

Shkodra në mbretërinë e ujit, 5003 ha nën ujë

Situata e përmbytjeve në qytetin e Shkodrës vazhdon të përkeqësohet pasi sipërfaqja totale ka arritur mbi 5003 ha. Bashkia e Shkodrës ka paraqitur detajet për disa zona deri në orën 9 të mëngjesit të datës 23 mars 2018.
Njësia Administrative Dajç: 1795 ha

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq- Darragjat, rruga, Belaj- Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela janë te bllokuara. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkollës ka prezence uji.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marrë masat përkatëse. Ka mungesa të energjise elektrike pothuajse në teë gjitha fshatrat. Paraqitet shumë e nevojshme vendosja e shenjave orientuese në rruge për të bëre të mundur kalimin. Kanë filluar të demtohen edhe disa segmente rrugore. Janë mbi 300 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banoret.
Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha

Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Bashkia Shkoder ka bere furnizimin e banoreve me ujë të pijshëm. Nevojiten çizme te gjata për banoret. Lagjia Gorice është totalisht e izoluar. Jane 177 shtëpi te rrethuara nga uji, 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.

Njësia Administrative Bërdicë

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur. Stacioni i pompave te Ujësjellësit ne Trush si pasoje e përmbytjeve është jashtë funksionit. Janë 100 shtëpi te rrethuara nga uji. Ka mungesa te energjise elektrike pothuajse ne te gjitha fshatrat.

Njësia Administrative Velipojë:

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 410 Ha tokë: Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndërsa ne atë te Çasit paraqiten shume probleme ku si pasoje kane detyruar komunitetin te nderhyje ne riparimin e saj.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e pakalueshme. Ka mungese te energjise elektrike pothuajse ne te gjithe njesine. Ne lagjen Vilun- Baks-Rrjoll si pasoje e eres se forte eshte rrezuar dhe demtuar transformatori duke lene pa energji elektrike banoret. Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge për te bere te mundur kalimin.

Njësia Administrative Rrethina:

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër:

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 50 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume vështirësi kalohet me makine ushtrie, ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetëm me varke. Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.

Bashkia Shkodër ka bere evakuime te banoreve dhe gjësë se gjalle kur janë paraqitur nevoja. Ne këtë moment janë 76 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bere te mundur edhe lëvizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afërmit e tyre.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

Koncentrat 110t

Bar i thatë 50 t

Baza ushqimore e ardhur nuk është e duhura (ka ardhur elb). Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse. Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Shkodra në mbretërinë e ujit, 5003 ha nën ujë Read More »