Lajmi i fundit

Zv/ambasadori rus në Tiranë: Do ketë kundërmasa ndaj Shqipërisë

Rusia ka paralajmëruar mundësinë e një kundërpërgjigjeje ndaj veprimit të sotëm të Shqipërisë, në lidhje me unifikimin e vendimit për të dëbuar zyrtarë rusë nga shtetet e NATO-s.
Në një prononcim për Report tv, Zv.Ambasadori i Rusisë në Tiranëm Dmitry Kazmin shpreh keqardhje për heqjen e dy diplomatëve rusë nga ana e qeverisë shqiptare, duke deklaruar se do të jetë koha ajo që do të vërtetojë se veprimi I palës shqiptare ka qenë i gabuar.

Madje Kazmin është shprehur se Rusia nuk e përjashton mundësinë e një kundërpërgjigjeje, një deklaratë kjo e cila në terma të gjuhës diplomatike mund të konsiderohet mjaft serioze.

“Lidhur me vendimin e autoriteteve shqipetare per largimin e dy diplomateve ruse, na duhet te shprehim keqardhjen per kete rast. Ky vendim bie ndesh me perpjekjet tona per permiresimin dhe intesifikimin e marredhenieve dypaleshe. Vendimi eshte i pabazuar dhe koha do ta tregoje kete. Ne kete situate nuk mund te perjashtohen edhe kundermasat nga pala ruse. Edhe njehere tjeter dua te shpreh keqardhjen per cka ndodhi. Veprimi i pales shqipetare i kundervihet frymes pozitive per marredhenie te mira midis dy vendeve.Pozitën zyrtare ju do të merrni në të ardhmen e afërt.”- shprehet zv.ambasadori rus.

Kjo e hënë ka qenë një ditë e ngarkuar politikisht pasi kujtojmë se pas vendimit të SHBA-ve e shumë shteteve të NATO-s për të larguar diplomatët rusë nga vendet e tyre respektive, të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Shqipëria. Shkak i kësaj lëvizje që ka përfshirë dhe shtete të mëdha si Amerika, Britania, Gjermani, Franca etj, është vdekja misterioze e ish agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Vdekja sipas rezultatit të hetimeve ka ardhur për shkak të një agjenti kimik (nervor). Britania, aty dhe ku ka ndodhur vdekja e dy rusëve, akuzon vetë shtetin Rus si organizatorin e fshehur prapa këtij krimi.

Zv/ambasadori rus në Tiranë: Do ketë kundërmasa ndaj Shqipërisë Read More »

Prokuroria zbarkon në Gjirin e Lalzit, hetim për tjetërsim pronash në rezidencën VIP. Rrezikojnë dhe 3 ish kryeministra që kanë firmosur, gati arrestimet

Ashtu sikurse ka paralajmëruar muaj më parë “Pamfleti”, duke ndjekur linjën e marrjes së pronësisë dhe të shitblerjeve dorë më dorë, më në fund organet ligjzbatuese shqiptare do të mbërrijnë tek pronarët e vërtetë.

Kështu ditën e sotme, Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e Durrësit. Kryesisht bëhet fjalë për toka truall dhe sipërfaqe të konsiderueshme në bregdet.

Objekt i këtyre hetimeve janë institucionet e Hipotekës dhe të ALUIZNI-t.

Sipas informacioneve të mediave(RTV), pjesa ku më shumë janë përqendruar hetimet është zona e Gjirit të Lalëzit. Ku është dhe rezidenca e pjesës më të madhe të politikës, duke filluar nga ish kryeministra, deputetë dhe ish ministra, drejtuesit kryesorë drejtësisë dhe të mediave.

Informacionet thonë se prokuroria ka tentuar të marrë në pyetje punonjës të institucioneve të lartëpërmendura, por një pjesë e mirë e tyre nuk janë gjetur.

Bëhet fjalë për rreth 30 punonjës hipoteke dhe ALUIZNI të periudhave të ndryshme, që janë vënë në shënjestër nga organi i akuzës.

Policia e Durrësit bën me dije se pranë këtij institucioni ende nuk janë sjellë urdhra arreste, por pritet të mbërrijnë së shpejti. Mësohet se janë vënë në shënjestër dhe janë evidentuar të gjithë personat që kanë tjetërsuar pronat.

Ndërkohë që janë marrë dhe dokumentacionet që kanë të bëjnë me krijimin këtyre fshatrave turistikë.

Vendimet e KKRRT në kohë të ndryshme kur kanë dhënë lejet për këto fshatra turistikë, dhe shpërblimi i dhënë për ta në formë vilash është sërish objekt hetimi.

Mësohet se po përgatitet vala e dytë e arrestimeve dhe pritet që të ngrihet niveli në rang ish kryeministrash. Ku tre prej tyre janë duke u evidentuar pasi dyshohet se kanë përfituar vila në Lalz në këmbim të firmave për fshatrat turistikë.

Kujtojmë që pak ditë më parë u arrestua kryebashkiaku i Lezhës, Frrokaj i akuzuar për tjetërsim pronash së bashku me 12 zyrtarë të tjerë, por më pas u lirua dhe po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa 11 zyrtarë janë në kërkim.PAMFLETI

Prokuroria zbarkon në Gjirin e Lalzit, hetim për tjetërsim pronash në rezidencën VIP. Rrezikojnë dhe 3 ish kryeministra që kanë firmosur, gati arrestimet Read More »

Vuçiç kërcënon Kosovën: Do përgjigjemi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar sot për arrestimin e qeveritarit serb që hyri pa leje në Kosovë. Në reagimin e tij ka konfirmuar se edhe policë serbë në uniforma të policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriç, të cilin, ai e ka quajtur “kidnapim”.

“Ata që morën pjesë në kidnapimin e Gjuriq do të përgjigjen, e në mesin e tyre edhe dy serbë që ndihmuan për këtë” ka thënë Vuçiç. Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, në emisionin Pressing në T7, ka thënë se në operacionin e sotëm në Veri të Mitrovicës ku u arrestua Marko Gjuriq kishin marrë pjesë edhe policët e komunitetit serbë.

Presidenti serb i është drejtuar kombit serb pas mbledhjes së Këshillit për Siguri. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas arrestimit të Marko Gjuriç duke e quajtur provokim brutal dhe akt kriminal që autoritetet e Prishtinës sipas tij e kanë zhvilluar të ndihmuar nga ndonjë shtet perëndimor.

Ai i ka quajtur terroristë shqiptarët duke e involvuar edhe EULEX’in në gjithë këtë pasi, sipas tij, edhe dy vetura të EULEX’it kanë qenë të përfshira në aksion. Vuçiç po ashtu ka thënë se Gjuriç do të pranohet në një spital në Serbi për t’u trajtuar.

Vuçiç kërcënon Kosovën: Do përgjigjemi Read More »

Tensionet në Kosovë, Vuçiç telefonatë urgjente te Putin

Pas arrestimit në Mitrovicë të drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën e Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin, nga i cili pret përkrahje për zgjidhjen e situatës kritike. Të paktën kështu raportojnë mediat në Beograd.
Përveç kësaj, Vuçiq e ka thirrur urgjentisht për sonte në orën 19:30 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mbledhje të cilën fillimisht e pat thirrur për nesër.

Tensionet në Kosovë, Vuçiç telefonatë urgjente te Putin Read More »

Ministria e Jashtme konfirmon largimin e dy diplomatëve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njohur Ambasadën Ruse me vendimin për të shpallur si persona të padëshirushëm 2 diplomatët rusë.

Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”,- thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.

Sipas burimeve nga ministria e Jashtme shqiptare, diplomatët e dëbuar janë; Vladislav. Filipov, atashe ushtarak dhe Sekretari i Parë i Ambasadës ruse Aleksei Balashov.

 

Ministria e Jashtme konfirmon largimin e dy diplomatëve Read More »

Përmbytjet në Shkodër, qeveria jep 200 mln lekë për gjënë e gjallë

Një fond prej 200 milion lekësh të vjetra është vendosur nga qeveria, të shpenzohen për të blerë bazë ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e përmbytura në Shkodër. Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës së javës së shkuar, por është publikuar në Faqen e Kryeministrisë këtë të hënë. Në vendim shpjegohet se fondi prej 200 milion lekësh, do të merret nga programi se: ”Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor e blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, i Ministrisë së Bujqësisë.

Vendimi

VENDIM PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2018, NDËRMJET MINISTRISË SË BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DHE MINISTRISË SË MBROJTJES, PËR SIGURIMIN E BAZËS USHQIMORE PËR BLEGTORINË NË ZONAT E PËRMBYTURA NË SHKODËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 18, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2018 bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon:

a) Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në programin buxhetor 04250 “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor e blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, artikulli 606, “Transfertë në buxhetet familjare”), zëri “Shpenzime korente”, i pakësohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh.
b) Ministrisë së Mbrojtjes, në programin buxhetor 02150 “Mbështetja e luftimit”, i shtohet fondi i përmendur në shkronjën “a”, të kësaj pike, për t’u përdorur për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër.

  1. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Përmbytjet në Shkodër, qeveria jep 200 mln lekë për gjënë e gjallë Read More »

Hetimi për Tahirin. PD kërkon dëshminë e Ramës. PS: Duam dhe Berishën

Partia Demokratike ka publikuar sot listën e zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar në komisionin hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kreu i këtij komisioni, Edi Paloka tha se për të arritur objektivin e hetimeve të parlamentit, duhet të merret dhe dëshmia e një sërë zyrtarësh aktuale të qeverisë dhe ish-zyrtarë. Hetimi nuk do të përqendrohet vetëm në rastin e ish-ministrit, por te gjithë fenomeni i kultivimit dhe trafikut të drogës në vend.

Zyrtari i parë që demokratët do të thërrasin për të dëshmuar është kryeministri Edi Rama. Lista vazhdon më pas me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ndërkohë që para deputetëve do të dëshmojnë edhe ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi, kreu në detyrë i SHISH, Helidon Bendo, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtues dhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit në qarqe, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të sigurisë. Në cilësinë e dëshmitarit do të thirret dhe prokurori i Krimeve të Rënda që ka nën hetim Saimir Tahirin, Besim Hajdarmataj, si dhe zyrtarë të tjerë të organit të akuzës.

Lista me emrat e personave që do të dëshmojnë do të miratohet në seancën e radhës së komisionit. Sipas ligjit, kur një zyrtar nuk pranon të vijë në komision për të dëshmuar, ai mund të merret edhe me forcë nga policia. Nisma e PD synon jo vetëm të sjellë detaje të reja mbi çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, por edhe zbardhë të vërtetën për kultivimin e drogës gjatë viteve 2013-2016.

Pas publikimi të listës së dëshmitarëve që kërkon PD, Partia Socialiste do të përgjigjet me një listë tjetër. Deputeti Bashkim Fino tha se lista që do të sjellë PS në mbledhjen e ardhshme do të jetë shumë herë më e gjatë se lista e PD. Fino la të kuptohet se në cilësinë e dëshmitarit do të jenë dhe disa anëtarë të PD në komision, siç është rasti i ish-ministrit të Brendshëm në qeverisjen e PD, Flamur Noka. Gjithashtu në komision do të thirret nga PS dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa drejtues të Policisë së Shtetit gjatë qeverisjes së PD. Sipas socialistëve këta dëshmitarë do të përgjigjen për çështjen e kultivimit të kanabisit në Lazarat, para vitit 2013.
Nisur nga kërkesat për thirrje në komision të dyja palët premtojnë spektakël. Synimi i PD është që të sjellë Edi Ramën në komision duke e trajtuar atë në cilësinë e “të pandehurit”. Në të njëjtën mënyrë do të sillet dhe Partia Socialiste duke nxjerrë inatin për Edi Ramën te Sali Berisha, gjatë seancave të komisionit.

ZYRTARËT QE DO THIRREN DESHMITARË NË KOMISION

Edi Rama

Fatmir Xhafaj

Etilda Gjonaj

Sajmir Tahiri

Visho Ajazi Lika

Haki Çako

Ardi Veliu

Helidon Bendo

Drejtorët dhe ish-drejtorët e Policisë në 12 qarqet e vendit

Besim Hajdarmataj

Arqile Koca

Rovena Gashi

Odeta Thengjilli

Drejtori i Burgut 313

Drejtorët e Policisë në pikat e kalimit kufitar

Drejtorët e Portit të Durrësit dhe Vlorës

Dritan Zagani

Hetimi për Tahirin. PD kërkon dëshminë e Ramës. PS: Duam dhe Berishën Read More »

PD dhe LSI pritet të shpallin koalicionin

Shumë shpejt PD dhe LSI pritet që të shpallin koalicionin e përbashkët për vazhdimësinë dhe zgjedhjet vendore të 2019. Këto dy forca politike kanë bashkëpunuar kohët e fundit në shumë nisma duke qenë kundër qeverisë.

Tashmë pritet që kjo të konfirmohet edhe zyrtarisht përmes një deklarate të përbashkët të PD dhe LSI nga kryeqyteti. Monika Kryemadhi, kryetare e LSI ishte në Shkodër tek zonat e përmbytura dhe është nisur urgjenisht drejt Tiranës për një mbledhje që pritet të zhvillohet me PD. Tashmë këto dy forca politike pritet që të shpallin edhe zyrtarisht koalicionin. Kjo pritej që të ndodhte por jo në këtë moment ndaj është edhe disi surprizë.

Tashmë pritet për t’u parë se cilat do të jenë reagimet nga mazhoranca por edhe si do ta presin shqiptarët këtë rikthim të një koalicioni mes PD dhe LSI. Interesante është edhe se çfarë do të bëjnë vetë demokratët pasi shumë prej tyre nuk janë dakord për një koalicion të tillë por për kreun e PD Lulzim Basha nuk mbetet rrugë tjetër për të ardhur në pushtet përveçse me LSI përkrah.

PD dhe LSI pritet të shpallin koalicionin Read More »