Lajmi i fundit

Shokuese: Angela Merkel është vërtetë vajza e Hitlerit?

Gjykuar sipas dokumenteve të shërbimit kryesor të zbulimit të Republikës Demokratike Gjermane të njohur si Stas, Angela Merkel është trashëgimtare e Adolf Hitlerit, transmeton InfoPress.

Në vitin 1954, lindi një fëmijë, një vajzë e vogël, të cilën Stasi e identifikon si Angela Merkel, kancelarja e sotme e Gjermanisë.

Data e lindjes zyrtare e saj është 17 korrik 1954, megjithatë, sipas dokumenteve të kësaj policie sekrete aktualisht në arkivat sovjetike të KGB-së, ditëlindja e saj e vërtetë është 20 prill 1954.

Nëse iu besohet pretendimeve të këtij shërbimi sekret, vajza e Adolf Hitlerit lindi pikërisht në ditëlindjen e tij.

Sipas dosjes së Stasit gjerman, vajza e Hitlerit po mban tani zyrën e njëjtë si babai i saj – atë të kancelares së Gjermanisë.

Dita e lindjes së Angela Merkelit, siç është detajuar në dosjen e Stasit, u bazua në hulumtimin e mjekut gjerman Karl Klauberg. Klauberg u klasifikua si një nga mjekët më të keq nazist i njohur si “Engjëlli i vdekjes” dhe u dënua nga gjykatat sovjetike si ‘kriminel lufte’.

Sipas njoftimeve, doktor Klauberg u lirua nga sovjetikët pasi shërbeu vetëm shtatë vjet dënimin e tij në këmbim të kthimit të dosjeve të fshehura të KGB-së për eksperimentet e tij të mbarësimit artificial në mesin e nazistëve.

Sipas pretendimeve mjekut nazist iu dha drita e gjelbër që të fillonte me ringjalljen e gjenit të Adolf Hitlerit! Kur Klauberg po kthehej në perëndim të Gjermanisë, u arrestua menjëherë dhe u vra dy vjet më vonë, ndërsa gjykimi i tij ishte ende në proces.

Identitet i rremë

Menjëherë pas lindjes së vajzës së Hilterit, një marrëveshje midis sovjetikëve, amerikanëve dhe Vatikanit u arrit. Foshnja e Hitlerit u vendos nën kontrollin e Kishës Katolike nëpërmjet lidhjeve të saj me Kishën Luterane të RDGJ-së, e cila mori kujdestarinë e fëmijës.

Asaj iu dha një datë e rreme e lindjes, më 17 korrik dhe emri Angela Dorothea Kasner, vajza e Horst Kasnerit, një pastor luteran dhe gruaja e tij, Herlind – një mësuese angleze dhe latine. Në Templin, në Gjermaninë Lindore, Merkel u rrit rreth 50 kilometra në veri të Berlinit, kryeqyteti i Republikës Demokratike Gjermane Socialiste (RDGJ).

Tema qendrore e “marrëveshjes” e Fuqive Aleate Perëndimore, Vatikanit dhe Sovjetikëve ishte se vajza e Hitlerit do të ngrihej në pushtet ndërkombëtar … por mbizotërimi i saj në pushtet nuk do të vinte derisa “Vatikani do të sillte në pushtet edhe një Papa gjerman “.

Pas vdekjes së Papës Gjon Palit II, u emërua ish-nazisti gjerman Jozef Ratzinger. Ai mori emrin e Papa Benediktit XVI më 20 prill 2005. A është rastësi që kjo datë ishte pikërisht përvjetori i ditëlindjes së Adolf Hitlerit?

Në vitin 1977, Angela Dorothea Kasner u bë Angela Merkel me martesën e saj me fizikantin Ulrich Merkel, por martesa përfundoi me divorc në vitin 1982. Ajo u zgjodh kancelare e Gjermanisë pak pasi Papa Ratzinger mori lidershipin e Kishës Romake në ditëlindjen e Hitlerit.

Merkel nuk hyri në politikë deri në moshën 35 vjeçare pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1990. Ajo gjithmonë ka qenë e gatshme të diskutojë mbi të kaluarën dhe jetën private. Biografia e saj nuk ndalon të sugjerojë se babai i saj ka punuar për Stasin, policinë sekrete të Gjermanisë Lindore.

Por sugjeron se qëndrimi i tij pro-regjimit ndihmoi karrierën e Angelas, duke ia mundësuar asaj të studionte në një shkollë elitare dhe të shkonte në universitet, në një kohë kur fëmijët e klerit nuk pranoheshin.

Fakti i pamohueshëm është se Angela Merkel erdhi nga errësira në fuqi triumfale si Kancelare gjermane.

Në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung në korrik 2005, Kancelarja Angela Merkel pranoi një obsesion të pazakontë me veprat e kompozitorit Richard Wagner, i cili ishte një satanist.

Wagner shkroi veprën famëkeqe të quajtur “Parsifal”, e cila ishte e preferuara e Adolf Hitlerit gjithashtu. Hitleri deklaroi se muzika e Wagnerit ia zinte mendjen. Ashtu si Adolf Hitler, Angela Merkel është thellësisht e hipnotizuar me “Ride of the Valkyries” të Wagnerit.

Me përjashtim të mustaqeve të vogla, Merkel ka ngjashmëri të habitshme me Adolf Hitlerin.

Shokuese: Angela Merkel është vërtetë vajza e Hitlerit? Read More »

Rama mbledh grupin e PS, deputeti Alket Hyseni “i shpjegon” se si e bëri pasurinë

Porositë e kryesocialistit Edi Rama kanë qenë të shumta këtë fillimjave në mbledhjen e grupit parlamentar të selisë rozë, që u parapri me mbledhjen e Kryesisë së grupit. Burimet i thanë “News24” se në ditët në vijim, Rama ka paralajmëruar analizat 6-mujore të çdo ministrie, për të pare se ku është puna e qeverisë deri më tani.

Po të njëjtat burime, pohojnë se socialistët janë nxitur që të ndjekin me vëmendje çështjen e financimit rus për Partinë Demokratike, në këmbim të lobimit në favor të saj.

Nga ana tjetër, në mbledhjen e grupit, deputeti Taulant Balla mësohet të ketë prekur edhe çështjen e akuzave të Partisë Demokratike në adresë të deputetit Alket Hyseni, për çështjen e pronave në Dhërmi.

Ai mësohet të ketë thënë se deputeti Hyseni duhet të sqarojë situatën e tij. Ky i fundit, mësohet se ka rrëfyer që pronat e tij vijnë si pasojë e shkëmbimit në natyrë.

“pronën e shkëmbeva në natyrë”- mësohet se është shprehur Hyseni.

Porosi u është dhënë edhe deputetëve të tjerë socialistë për t’u shpërndarë nëpër zona, dhe që të jenë aktivë, dhe pse zgjedhjet lokale janë pothuajse një vit larg.

Rama mbledh grupin e PS, deputeti Alket Hyseni “i shpjegon” se si e bëri pasurinë Read More »

I akuzuar se vodhi tokën në Dhërmi, zbardhet pasuria marramendëse e deputetit socialist

Zbardhet pasuria e një prej deputetëve që është vënë së fundmi nën akuzë nga Partia Demokratike, Alket Hyseni. I angazhuar në disa detyra shtetërore të rëndësishme, pjesë e profesionistëve që i bashkohen pushtetit, deputet i ri në legjislaturën e fundit, Hyseni ka një pasuri të konsiderueshme, sipas vetëdeklarimit të depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurisë dhe të publikuar nga “Open Data”.

Sipas deklarimit të tij, ai zotëron disa apartamente dhe mijëra metra katrorë sipërfaqe toke. Ndër vite, ai ka mbajtur një sërë funksionesh. Kështu, nga viti 2003 deri 2005 ka qenë në doganën e Kakavijës, në 2016 drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. Në 2017 ndihmës në Kryeministri dhe nga qershori 2017 deputet. Ai është pronar me 100% i dy apartamenteve banimi me sipërfaqe 120 m2 secili, porositur më dt. 10.09.2008, blerë me të ardhura nga emigracioni, puna, biznesi e kursime familjare, vlera 93 600 euro (46 800 euro secili).

Po ashtu, ka një tjetër banesë me sipërfaqe 120.3 m2, porositur më dt. 31.05.2010, burimi me të ardhura nga puna, biznesi dhe sipas akt-marrëveshjes së shkëmbimit, vlera 4 691 700 lekë. Një tjetër apartament 120.3 m2, me vlerë 4 691 700 lekë si dhe tre garazhe me 30 m2 secili dhe i një garazhi me sipërfaqe 50 m2.

Ai zotëron disa metra katrorë troje dhe tokë arë, të cilat ia ka blerë sipas atyre që deklaron nga puna në emigracion dhe burimet e familjes. Pak ditë më parë, ai reagoi pas akuzave të bëra nga opozita se i ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi familjes Bua.

Në një postim të gjatë në ‘FB’, ai tha: “Toka bujqësore është fituar nga një AMTP (tapi) në emër të kunatit të zonjës që akuzon, e marrë para dhjetëra vitesh dhe e regjistruar me vendim gjykate. Është transferuar me kontratë noteriale para disa viteve tek një person i tretë, përpara se të kalonte në pronësinë time të përkohshme. Nuk e njoh fare përfituesin fillestar të kësaj prone (kunati i zonjës Bua). Ndërkohë, zonja nuk ka përfituar sipërfaqe toke, pasi nuk ka qenë banore e fshatit Dhërmi në vitin 1991 dhe nuk i takon sipas ligjit“.

Hyseni shton më tej se zonja Irini Bua dhe bashkëshorti i saj i kanë humbur disa beteja gjyqësore dhe kanë bërë disa kallëzime penale në vite ndaj shumë personave dhe institucioneve, madje edhe ndaj tij, por që janë pushuar si të pabazuara sipas tij.

I akuzuar se vodhi tokën në Dhërmi, zbardhet pasuria marramendëse e deputetit socialist Read More »

Siguria Kombëtare – Pastrimi i parave, në 2017 u sekuestruan 9 mln euro, janë referuar 401 raste

Vetëm gjatë vitit 2017 janë sekuestruar 9 mln euro dhe janë nxjerrë 52 urdhëra bllokimi kryesisht llogari bankare. Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Përgjithshëm i Pastrimit të Parave Arlind Gjokuta gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë.

Arlind Gjokuta:Gjatë vitit 2017 kemi referuar gjithësej 401 raste të dyshuar për pastrim parash, nga të cilat 270 janë dërguar në policinë e shtetit dhe 131 raste në Prokurori. Numër ky në total i qëndrueshëm krahasuar me vitet pararendëse.

Burimi kryesor i referimeve mbeten raportet e aktivitetit të dyshimtë kuy 85% e referimeve e kanë indicjen nga këto raporte, çka është një tregues i efikasitetit të lartë të sistemit parandalues në vend.

Gjithashtu po gjatë vitit 2017 janë nxjerrë 52 urdhëra bllokimi të përkohshëm kryesisht për llogari bankare për një vlerë totale 11.2 mln euro nga të cilat janë sekuestruar rreth 9 mln euro

Drejtoria e Pastrimit të Parave ka vijuar të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Shtetit ku vetëm në përgjigje të kërkesave të policisë gjatë 2017 kemi verifikuar 2497 persona, ose dy herë me shumë se mesatarja e 4 viteve të fundit.

Siguria Kombëtare – Pastrimi i parave, në 2017 u sekuestruan 9 mln euro, janë referuar 401 raste Read More »

30 dosje ”të rënda”, Krimet e Rënda shpallin moskompetencë

Për vrasjen e trefishtë në Bulevardin ”Zogu i Parë”, gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë, duke e çuar në 30 numrin e 30 dosjeve që kjo Gjykatë shpall moskompetencë.

Çështja ndaj dy vëllezërve Doçi dhe Salvatore Letizias do t’i kalojë Gjykatës së Tiranës. Edhe çështja e Sadedin Sulës, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes u dërgua në Gjykatën e Shkodrës. Gjykata e Krimeve të Rënda do të shqyrtojë dosjet që janë kompetencë e SPAK-ut.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vazhdojë së funksionuari deri në ngritjen e SPAK, pas formimit të kësaj të fundit gjyqtarët e Krimeve të Rënda pasi të kalojnë vettingun mund të kandidojnë për të qenë pjesë e SPAK. Ndërsa prokurorët e krimeve të rënda duhet të kandidojnë për vendet vakante në sistem. Gjykata e Lartë i jep Krimeve të Rënda kopetencat e SPAK.

30 dosje ”të rënda”, Krimet e Rënda shpallin moskompetencë Read More »

Pushtim i ri? Xhandarmëria serbe zbarkon në veri të Kosovës

Më shumë se 20 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe, në mesin e të cilëve edhe spiunë të Agjencisë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA), kanë hyrë gjatë dy ditëve të fundit nga Serbia në territorin e Veriut të Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, xhandarët serbë janë civilë dhe kanë hyrë gjatë orëve të natës së shtunë dhe të diel nga kufiri i Jarinjes, ndërsa janë vendosur në konviktin e studentëve afër shkollës ‘Vuk Karaxhic’ në Zveçan.

“Vllado Trebjeshanin, Miljan Dragovic, Predrag Rakiç, Bato Llazarevic, janë vetëm disa nga emrat e xhandarëve nga veriu të cilët së bashku me kolegët e tyre nga Serbia ndodhen në veri”, kanë thënë burimet.

Në shoqëri të tyre janë edhe struktura tjera dhe njerëz të krimit, që janë nën urdhrat e bosit të ‘nëntokës’ Zvonko Veselinovic, duke përfshirë edhe ‘Civilna Zastita’-n dhe kreun e saj Stevo Paviçevic.

Ata janë mobilizuar në atë pjesë për sigurinë e drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuricit dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë, Nikolla Selakovic.

Autoritetet kosovare nga ana e tyre kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë hyrjen e zyrtarëve serbë pa leje në territorin e Kosovës.

Pushtim i ri? Xhandarmëria serbe zbarkon në veri të Kosovës Read More »

“Reforma e pronës”, Gjonaj: Pezullimi për bregdetin, masë e përkohshme

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, bëri me dije se ka nisur ”Reforma e pronës”, teksa pohon se pezullimi i regjistrimit të titujve të pronësisë në bregdet është një masë e përkohshme.

“Kemi filluar punën dhe për reformën e pronës, që do të jetë e plotë e gjithëpërfshirëse me qëllimin për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e pronës dhe për zhvillimin turistik të vendit. Kaosi i pronës do të mbetet në historinë e shtetit modern shqiptar si pengesa më e madhe në procesin e ngritjes së ekonomisë së qëndrueshme”, tha Gjonaj.

Gjatë konferencës për shtyp, Gjonaj shtoi se skanimi i pronave në vijën bregdetare, nuk do të prekë pronarët e ligjshëm.

“Skemat kriminale të zbuluara së fundmi gjatë vijës bregdetare Lezhë e Kavajë janë shembulli i qartë i modelit të ndjekur nga abuzuesit. Ky vendim synon pikërisht të pastrojë rrugën e shtetit dhe pronarëve të ligjshëm nga abuzimet dhe korrupsioni. Për qartësinë e të gjithëve se kjo VKM nuk pengon kthimin e pronës tek pronarët, sikurse po përdoret në mënyrë të shëmtuar nga opozita prej disa ditësh, përkundrazi, synon të garantojë që prona t’i kthehet pronarit dhe jo shkelësve të ligjit apo mafies së tokave në bregdet. Pezullimi është vetmë një masë e përkohshme që do i lejojë institucioneve shtetërore të verifikojë titujt e lëshuar përgjatë bregdetit dhe të ndajë njëherë e mirë pronarët e ligjshëm nga hajdutët e pronave”, tha ministrja e Drejtësisë.

Ajo shtoi më tej se puna nuk do të ndalet këtu: “Po nuk do të ndalemi këtu, jemi të vendosur për të çuar përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë dhënë apo kanë përfituar tituj të pronësisë në mënyrë të paligjshme. Task force e ngritur nga qeveria do të hedhë dritë mbi abuzimet e bëra dhe do të ndihmojë në ndëshkimin e abuzuesve të çdo niveli”.

“Reforma e pronës”, Gjonaj: Pezullimi për bregdetin, masë e përkohshme Read More »

PS shet deputetin Hyseni. Rama: Dil sqaro pasurinë

Mbledhja e Grupit Parlamentar Partisë Socialiste ka pasur sot në qendër të vëmendjes deputetin e PS në Vlorë, Alket Hyseni. Deputeti socialist akuzohet nga një qytetare në Dhërmi se i ka përvetësuar 11 mijë metra katrorë tokë me anë të falsifikimit të dokumenteve. Ndërkohë Partia Demokratike thotë se Hyseni është përfshirë në një skemë për vjedhjen e pronave në bregdet, pasi personi nga i cili deputetit ka blerë ligjërisht tokën është arrestuar për falsifikim.

Nën presionin e opinionit publik, deputeti Hyseni reagoi të premten duke deklaruar se pronën e ka fituar në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë abuzim.

Sot kjo çështje, ku një deputet akuzohet për vjedhje prone është ngritur dhe në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputeti sqarime në mbledhjen e grupit lidhur me akuzat. Ndërkohë që i ka sugjeruar ligjvënësit që dalë dhe publikisht në media për të sqaruar pozicionin e tij.

Në mbledhjen e grupit, Alket Hyseni ka deklaruar se pronën e ka blerë sipas ligjeve dhe më pas e ka shitur. Ai deklaron se me familjarët e zonjës që e akuzon ka pasur disa procese gjyqësore. Sipas tij, janë tetë procese gjyqësore që janë fituar nga ai kundër paditësve.

Argumenti i deputetit të PS-së me vendimin e gjykatave për pronat është interesant. Janë deputetët e PS-së që në jo pak raste deklarojnë se këto gjykata janë të korruptuara dhe se gjyqtarët që japin vendime për prona shpesh herë vendosin në favor të palës që ka dhënë më shumë lekë. Është po ky deputet që në jo pak raste ka sulmuar gjykatat dhe sistemin e drejtësisë si të korruptuar.

Interesant është fakti se gjykatat janë të korruptuara kur duhet  që PS të bëjë politikë. Ndërsa për çështje konkrete, kur akuzohen deputetët e PS-së, gjykatat befas bëhen institucione serioze që nuk janë të gabueshme. Cilën PS duhet të besojmë; atë që thotë se sistemi i gjykatave është i kalbur, apo PS që mbrohet për pasurinë e njerëzve të saj duke cituar vendimet e gjykatave?

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar ra në sy dhe reagimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe deputetit Alket Hyseni. Zakonisht PS nuk shqetësohet për akuzat e PD ndaj njerëzve të saj. Fakti që Rama është marrë personalisht me këtë çështje dhe madje ka kërkuar sqarime nga deputeti, tregon se PS po distancohet nga çështja e pronave të Alket Hysenit.

Zbardhet pasuria e një prej deputetëve që është vënë së fundmi nën akuzë nga Partia Demokratike, Alket Hyseni. I angazhuar në disa detyra shtetërore të rëndësishme, pjesë e profesionistëve që i bashkohen pushtetit, deputet i ri në legjislaturën e fundit, Hyseni ka një pasuri të konsiderueshme, sipas vetëdeklarimit të depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurisë dhe të publikuar nga “Open Data”

2005-2017

Pasuri të paluajtshme

1) Kontratë sipërmarrje me shoqërinë ‘S&D INVEST’ sh.a për pasurinë e llojit arë me sip. 5000 m2, në Tiranë, pjesa takuese 50 %.
2) Kontratë sipërmarrje për një tokë bujqësore me sip. 5000 m2 dhe 6000 m2.

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debit

1) Gjendja e llogarisë bankare më 26.05.2017 në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar 2 825 570.57 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 26.05.2017, të ardhura më 28.10.2016 nga shitja e apartamentit, 125 718 lekë. ( Në deklaratën e fillimit të detyrës gjendja në këtë llogari ka qenë 105 203 euro)

Të tjera

Të ardhura si Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Ndihmës i Kryeministrit, 525 651 lekë. Deri në datën 12. 05. 2017

2003-2016

PASURI TE PALUAJTSHME

1) Pronar me 100 % i dy apartamenti banimi me sipërfaqe 120 m2 secili, porositur më dt. 10.09.2008, blerë me të ardhura nga emigracioni, puna, biznesi e kursime familjare, vlera 93 600 euro (46 800 euro secili).
2) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 120.3 m2, porositur më dt. 31.05.2010, burimi me të ardhura nga puna, biznesi dhe sipas akt-marrëveshjes së shkëmbimit, vlera 4 691 700 lekë.
3) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 120.3 m2, porositur dt. 31.05.2010, burimi të ardhura nga puna, biznesi dhe sipas akt-marrëveshjes së shkëmbimit, vlera 4 691 700 lekë.
4) Pronar i tre garazheve me sipërfaqe 30 m2 secili dhe i një garazhi me sipërfaqe 50 m2, burimi të ardhura nga emigracioni, puna, biznes e kursime familjare dhe sipas akt-marrëveshjes së shkëmbimit, vlera 2 100 000 lekë.
5) Pronar me 22.2 % (zotëron 2/9 e truallit) i një trualli me sipërfaqe 1913 m2, blerë me të ardhura nga puna në vite dhe biznesi, vlera 16 378 216 lekë.
6) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 225.6 m2,në Tiranë blerë më 31.07.2015 me të ardhura nga puna, biznesi dhe hua marrë shoqërisë H&A Law Firm sh.p.k. hua e marrë përmes llogarive bankare, vlera 403 050 euro.
7) Garazh me sipërfaqe 12.5 m2, në Tiranë, i blerë me 13.05.2016 vlera 18 700 euro. me të ardhura nga puna, biznesi dhe hua marrë shoqërisë H&A Law Firm sh.p.k. hua e marrë përmes llogarive bankare
8) Garazh me sipërfaqe 12.5 m2, në Tiranë, i blerë me 13.05.2016 vlera 18 700 euro. me të ardhura nga puna, biznesi dhe hua marrë shoqërisë H&A Law Firm sh.p.k. hua e marrë përmes llogarive bankare
9) Pronar me 100 % i një trualli me sipërfaqe 584.81 m2 dhe ndërtese me sipwrfaqe284 m2, Vlera totale 190 000 euro. nga të cilat, burimi i krijimit 155 000 euro të ardhura nga shitja e tokës bujqësore, përfituar nga ish-bashkëshortja sipas ligjit nr 7501, shitja është bërë me kontratë ku deklaruesi ka përfituar 155 000 euro. Pjesa tjetër kursime familjare.
10) Zotëron 25 % të një toke are me sipërfaqe 3000 m2, përfituar nga ligji nr. 7501.
11) Zotëron 25 % të një toke are me sipërfaqe 1400 m2, përfituar nga ligji nr. 7501.
12) Pronar me 25 % të një toke are me sipërfaqe 500 m2, përfituar nga ligji nr. 7501
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)

1) Gjendja e llogarisë bankare më 01.07.2016, në një bankë të nivelit të dytë, 88 262 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare më 01.07.2016, në një bankë të nivelit të dytë, është 105 203 euro. burimi të ardhura nga kthim huaje, shitje pasurie dhe të ardhura nga biznesi.
3) Gjendja e llogarisë bankare më 01.07.2016, në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga, dieta, hua dhe shpërblime nga shoqëria H&A Law Firm sh.p.k, vlera gjendje 4 296 953 lekë.
4) Gjendje para cash, të ardhura nga puna e biznesi, 10 000 euro.
5) Hua dhënë një personi të tretë më dt. 07.03.2013, në shumën 21 500 000 lekë, të ardhura të krijuara nga puna në vite, biznesi dhe shitja e librave. Huaja është dhënë përmes sistemit bankar.
6) Hua dhënë në maj 2010 një personi të tretë, në shumën 67 000 euro. të ardhura janë krijuar nga puna ndër vite dhe biznesi. Nga huaja deri në momentin e deklarimit janë rikthyer 44 010 euro.
7) Detyrim për t’u shlyer ndaj shoqërisë H&A Law Firm sh.p.k në datën e raportimit qershor 2016 është 10 430 000 lekë. Kjo hua është marrë në bazë të kontratës së huasë të datës 05.03.2015, dhe vlera e parashikuar në kontratë është 200 000 euro, (konvertuar në rreth 27 616 000 lekë). Qëllimi i huasë blerjen e një apartamenti. Është marrë hua vetëm në vlerën 15 430 000 lekë. Janë shlyer 5 000 000 lekë pasi është shitur një automjet. Sipas kontratës huaja është pa interes dhe me afat shlyerje jo më vonë se data 31.2020.).

Të tjera

1) Të ardhura nga paga dhe shpërblime (janar – 28.06.2016.) si Drejtor (ekspert ligjor) i shoqërisë H&A Law Firm, 3 809 412 lekë.
2) Të ardhura (janar – 28.06.2016.) si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, 182 484 lekë.
3) Të ardhura (janar – 28.06.2016.) si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës Ujësjellës Kanalizime, Fushë Krujë, 73 223 lekë.
TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2016
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
1) Të ardhura nga paga dhe shpërblime (janar – 28.06.2016.) si Drejtor (ekspert ligjor) i shoqërisë H&A Law Firm, 3 809 412 lekë.
2) Të ardhura si Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, 687 502 lekë.

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

1) Të ardhura (janar – 28.06.2016.) si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, 182 484 lekë.
2) Të ardhura (janar – 28.06.2016.) si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës Ujësjellës Kanalizime, Fushë Krujë, 73 223 lekë.
3) Të ardhura si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës Ujësjellës Kanalizime, Fushë Krujë, 10 837 lekë.
4) Të ardhura si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, 80 862 lekë.
Të tjera
1) Deklaron si shtesë pasurie dy “toka bujqësore” 5000m2 dhe 6000 m2, fituar me kontratë shkëmbimi. Shkëmbimi është bërë me dy apartamente dhe tre garazhe të deklaruar më herët. (Nuk jepet vendndodhja e tokave bujqësore dhe data e veprimeve ligjore).
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë në 31.12.2016, pakësuar 3 427 279 lekë.
3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë në 31.12.2016, të ardhura nga shitja më 28.10.2016 i apartamentit 140 718 euro. (Në deklaratën e fillimit të detyrës gjendja në llogari ishte 105 203 euro nga të cilat më 27.09.2016 janë transferuar 5 000 euro në llogarinë e kartës së kreditit dhe në 28.10.2016 janë kredituar 39 800 euro nga shitja e apartamentit).
4) Kartë krediti me limit 200 000 lekë.
5) Kartë krediti me limit 1 700 euro.

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2016

Shpenzime për blerjen e një are me sip. 5000 m2 në Tiranë, marrë më 08.02.2017 me të ardhura nga shitja e ap. vlera 8 000 euro, pjesa takuese e deklaruesit për këtë pronë sipërfaqe arë është 50 %.

PS shet deputetin Hyseni. Rama: Dil sqaro pasurinë Read More »