Lajmi i fundit

Mogherini në Beograd: Çfarë ndodhi dje në Mitrovicë nuk duhet të ndodhë më

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, shkoi të martën pasdite në Beograd, për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një komunikatë të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se është biseduar në mënyrë të hapur, miqësore dhe thelbësore për zhvillimet e fundit dhe të ardhmen e bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Gjatë bisedës, zonja Mogheirni “shprehu keqardhjen për ngjarjet e djeshme në Kosovë. Çfarë ndodhi dje nuk duhet të ndodhë prapë. Bashkimi Evropian pret qetësi, urtësi, përmbajte dhe udhëheqje të duhur”.

Në komunikatë thuhet se “presidenti dhe përfaqësuesja e lartë u pajtuan për të kërkuar rrugë të reja për të vazhduar punën dhe zgjidhur në rrugë paqësore çështjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ata janë pajtuar se është në interesin kombëtar dhe shtetëror të Serbisë që të ruhet qëndrueshmëria, paqja dhe përparimi në rrugën evropiane”, thuhet në njoftim.

Vizita pason ngjarjet e një dite më parë në veriun e Kosovës ku policia arrestoi zyrtarin serb Marko Gjuriç, për shkak të hyrjes së paligjshme në Kosovë.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje palëve që të “dëshmojnë përmbajtjen e domosdoshme dhe pjekuri” dhe të ruajnë dialogun.

Edhe ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe Beograd kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë nënvizuar se “dialogu nuk ka alternativë”. /VOA/

Mogherini në Beograd: Çfarë ndodhi dje në Mitrovicë nuk duhet të ndodhë më Read More »

Skandalet me pronat s’kanë fund. Tashmë të vdekurit ngrihen nga varri e firmosin si pronarë

Të tjera skema skandaloze të mashtrimi me pronat zbulohen. Këtë herë janë të vdekurit që ngrihen nga varri dhe firmosin për tu bërë pronarë. Fiks Fare denoncoi një skandal, ku tre të vdekur, të cilët prehen në varrezat e fshatit Vrakë në Malësinë e Madhe, rezultojnë në dokumente se kanë “firmosur” për të shitur një tokë prej 10 dynymësh buzë rrugës nacionale Shkodër-Koplik.

Kontratat janë përpiluar në një zyrë noterie në qytetin e Koplikut, madje, përkrah emrave të personave të vdekur, janë për çudi edhe firmat e tyre. Në redaksinë e “Fiks Fare” mbërriti një denoncim nga zonja Millojka Brajoviq, e cila denoncon se disa pjesëtarë të familjes së saj, megjithëse kanë ndërruar jetë, kanë firmosur për të shitur një pronë.

“Në 23 shkurt 2004, disa pjesëtarë të familjes tim nga babai, Brajoviq, bëjnë një akt noterial te noteri në Koplik, Sabri Kurtaj. Firmosin disa persona, për të shitur një sipërfaqe prej 10 dynymësh toke vëllait të tyre, po në fshatin Vrakë, buzë rrugës nacionale Shkodër-Koplik. Mes personave që firmosen ishte edhe Roza Brajoviq, nëna ime, Gjurgje Brajoviq (Stajkiç), motra ime dhe Gojko Stajkiç nipi im” thotë Millojka. Sipas saj, nëna e saj ka ndërruar jetë në vitin 2008, ndërsa motra, në shkurt të vitit 2004, 10 ditë para se të firmoste te noteri Sabri Kurtaj.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në zyrat e gjendjes civile në Shkodër dhe Malësi e Madhe, ku morën certifikatat e vdekjes së këtyre personave. Sipas certifikatave, Roza Brajoviq ka vdekur ne vitin 1998, ndërsa Gjurgje Brajoviq në datë 14 shkurt 2004. Më pas, gazetarët shkojnë te varrezat e fshatit Vrakë, ku prehen të ndjerat. Rezultoi se Roza, Gjurgje dhe Gojko kishin ndërruar jetë para datës 23 shkurt 2004, ku figuronin se kishin “firmosur” te noteri. Madje, në një nga aktet noteriale, rezulton se Gojko Stajkiq, i cili, megjithëse i vdekur, ka firmosur më 22 shkurt 2004, duke autorizuar nënën e tij po të vdekur, për të shitur tokën.

Grupi i Fiks Fare shkoi te noteri Sabri Kurtaj, në qytetin e Koplikut. Noteri tha se e kanë mashtruar dhe ua ka dhënë në mirëbesim aktin noterial në shtëpi personave. Ata e kanë firmosur dhe ia kanë sjellë sërish në zyrë. Ai pranoi se vëllezërit denoncueses e kanë fituar tokën me mashtrim.

“Po me mashtrim e kanë marrë. Po, ua kam dhënë me mirëbesim” thotë ai. Më tej shton se akti duhej anuluar, por deri me tani nuk është anuluar megjithëse çështja ka shkuar disa herë në gjykatë. Pyetjes se çfarë dokumentesh kanë sjellë familjarët e të ndjerave, noteri tha se kanë sjellë disa certifikata dhe se përgjegjëse janë zyrat e gjendjes civile. Por, pas një verifikimi, rezultoi se para noterit janë dërguar certifikatat e regjistrit të vitit 1974. Pra, jo të muajit shkurt 2004!

Pjesëtarë të familjes Brajoviq kërkojnë që të rishikohen kontratat e shitjes, ndërsa denoncuesja Millojka Brajoviq tregon edhe tokën, buzë rrugës nacionale Shkodër-Koplik. Pas disa minutash, në truall mbërrin një person, duke i kërkuar denoncueses dhe grupit të Fiks Fare të dalin nga prona e tij, madje mos të qëndrojnë as në rrugën kryesore. “Pronari” i tokës thotë se e ka blerë truallin në vitin 2006, ndërsa denoncueses i bën me dije që të shkojë në Mal të Zi, se atje e ka tokën. Madje, i tregon se, sa të jetë ai, këtë tokë nuk do e gëzojë kurrë.

Skandalet me pronat s’kanë fund. Tashmë të vdekurit ngrihen nga varri e firmosin si pronarë Read More »

Para Samitit të Bashkimit Europian, Maj 2018, do arrestohen tre ish-ministra

BE ka vënë një kusht para Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për në BE: Arrestime të politikanëve të përzier me korrupsion dhe krim. Nëse i keni vënë re deklaratat që vijnë nga Brukseli këto javë si dhe do të shpeshtohen në javët në vijim lidhen me pranga në duart e politikanëve. Burime nga prokuroria e përgjithshme dhe nga prokuroria e Durrësit e cila po heton dosjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, thonë se janë bërë gati tre fletë arreste ish-ministrash të rëndësishëm nga radhët e opozitës dhe mazhorancës e ku pritet të ekzekutohen gjatë muajit prill 2018. Po kështu pala amerikane pret edhe arrestimin e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla për të cilin po heton prokuroria e rrethit të Durrësit.

Por me sa shikohet heshtja nga prokuroria e përgjithshme dhe ecejaket e ambasadës amerikane në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme të zyra e Arta Markut, fletë arresti duket se po përgatitet edhe në këtë rast nga prokuroria e Durrësit.

Samiti i BE që do të zhvillohet në Maj të këtij viti do të shqyrtojë kandidaturën e Shqipërisë për tu pranuar si kandidat për në BE.

E duan fillimin e ndëshkimëve nga drejtësia të zyrtarëve të lartë si “çelës” për të hapur negociatat me Tiranën.

Para Samitit të Bashkimit Europian, Maj 2018, do arrestohen tre ish-ministra Read More »

Alarmi i ekspertëve: Gjithnjë e më shumë antibiotikë

Një rritje dramatike e konsumit global të antibiotikëve ka bërë që ekspertët e shëndetit publik të apelojnë për strategji të reja, që do të vinin nën kontroll përdorimin e tepruar të ilaçit, dhe për investime më të mëdha për të siguruar ujë të pastër, kushtet e duhura sanitare dhe vaksinat, në vendet ku sëmundjet infektive janë më shqetësuese.

Përdorimi i pakufizuar i antibiotikëve është shkaku kryesor për rritjen e infeksioneve që u rezistojnë barnave, që tani i marrin jetën më shumë se një milion njerëzve në vit, në të gjithë botën.

Nëse nuk merren masa, sipas ekspertëve, shifrat do të rriteshin në mënyrë të frikshme. Pavarësisht përpjekjeve për të inkurajuar përdorimin më të kujdesshëm të antibiotikëve, një ekip ndërkombëtar kërkuesish ka zbuluar një rritje prej 65 për qind të konsumit të antibiotikëve në botë, krahasuar me vitin 2000.

Sipas ekspertëve, sistemi modern mjekësor është ndërtuar mbi bazën e antibiotikëve efikasë dhe, nëse këta antibiotikë nuk funksionojnë më, nëse bakteret bëhen rezistentë ndaj shumicës prej tyre, atëherë mjekësia do të ishte në telashe.

Alarmi i ekspertëve: Gjithnjë e më shumë antibiotikë Read More »

Zbulohet rasti i rrallë në Itali, si ndodhte lindja në varr gjatë Mesjetës

Një zbulim i ri i bërë në Itali na ka kthyer pas në Mesjetë.  Një grua shtatzënë, që i ishte nënshtruar një operacioni në kokë në mesjetë, e ka lindur fëmijën pasi është varrosur, është gjetja e fundit e bërë që ka shokuar studiuesit.  Përfundimi ka dalë pasi shkencëtarët ekzaminuan mbetjet e gjetura në varr, shkruan Daily Mail.

Rasti njihet nga studiuesit si “lindje në arkivol”, një fenomen që ndodh kur fetusi nxirret jashtë nga barku i nënës së vdekur.

I njohur si dalja e fetusit postmortem, ky fenomen ndodh për shkak të presionit të gazrave që akumulohen në trupin e gruas së vdekur.

Studiuesit e Universitetit të Ferrara-s në Bolonja të Italisë analizuan skeletin e gruas, në një varr të zbuluar në vitin 2010 në qytetin e Imola-s. Mbetjet e fetusit u gjetën mes këmbëve të nënës. Bazuar në pozicionin e tij, studiuesit konkluduan se rasti ishte një “lindje në varr”. Gruaja kishte një vrimë 5 mm në kafkë, çka të bën të mendosh se i ishte nënshtruar një trapanimi, një procedurë kirurgjikale e kohës kur ka jetuar.

By the time of burial, both the mother and child were already dead ¿ but, it wasn¿t until after that the stillborn baby was pushed from her body. The 'immature' bones can be seen lying between the mother's legs, above

It remains a mystery how exactly the pregnant woman died hundreds of years ago around the age of 25-35, but markings on her skull indicate she underwent medieval brain surgery at least a week prior, with a hole drilled neatly into her skull. The procedure is known as trepanationAmong several burials unearthed in Imola, Italy in 2010, archaeologists found the well-preserved remains of an adult laid to rest with the bones of a fetus positioned between its legs (shown). A closer look has now revealed the pair represents an unusual case of ¿coffin birth¿

Zbulohet rasti i rrallë në Itali, si ndodhte lindja në varr gjatë Mesjetës Read More »

Arrestoi Gjuriçin, kush është Mentor Shabani, “armiku” i mediave serbe?

Mediat dhe autoritetet serbe e kanë filluar gjahun për njerëzit që dje drejtuan aksionin e jashtëzakonshëm policor për arrestimin e Marko Gjuricit në Mitrovicë.

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve, Tanjug, në tekstin me titull “Kush është Shabani, komandanti i aksionit brutal në Mitrovicë”, thekson se personi që e ka drejtuar tërë aksionin për arrestimin e Gjuriçit është Mentor Shabani.

“Pak dihet për këtë njeri, ndërsa dje manifestoi atë që e ka mësuar gjatë stërvitjeve në bazën ‘Adem Jashari’”, shkruan tanjug, transmeton portali “lajmi net”.

Mirëpo, nuk ka detaje se për çfarë baze bëhet fjalë dhe cila është kjo bazë që mban emrin “Adem Jashari”?

“Kush është koloneli i Policisë së Kosovës i cili komandoi në implementimin e planit operativ, i aktivizuar pas paralajmërimit për vizitë në Kosovë të drejtorit të zyrës për Kosovë dhe sekretarit të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq?”, pyet Tanjug.

Të kujtojmë se dje në konferencën e jashtëzakonshme për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ai tha se do të përgjigjen para organeve të drejtësisë serbe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriqit.

Ai tha se në mesin e tyre janë edhe dy serbë, por pa dhënë detaje tjera.

346019

Arrestoi Gjuriçin, kush është Mentor Shabani, “armiku” i mediave serbe? Read More »

Grabitën pronën me vlerë 100 milionë euro, gjykata jep vendimin për të akuzuarit

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë sot vendimin për të akuzuarit e skandalit të tjetërsimit të një trualli prej 220 ha tokë në Karaburun.

Sipas prokurorisë prona ishte regjistruar në emër të Rajmond Mezit më pas “ajo është ndarë në dy pasuri të tjera, me sipërfaqe prej 130 ha dhe 90 ha.

Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga Alber Spiro, Albana Selmanaj dhe Laurent Fucia.

Për Rajmond Mezin, i cili është dhe përfituesi i tokës gjykata dha 18 vjet burg nga 21 vite që kërkoi prokuroria.

Për avokatin e Rajmond Mezit, Enkes Hysendhima gjykata dha pafajësinë ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin me 24 vjet burg.

Për Lefter Gjergjin, gjykata dha dënimin me 16 vite burg ndërsa prokuroria kishte kërkuar 19 vite.

Për Blerina Dhramin gjykata dha 6 vjet burg për akuzën e falsifikimit dhe shkeljen e të drejtës së funksionit publik. Prokuroria kërkoi dënimin me 11 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve.

Për arshivisten Donika Besimaj gjyka dha dënimin me 3 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, prokuroria kërkoi dënimin me 6 vjet.

Grabitën pronën me vlerë 100 milionë euro, gjykata jep vendimin për të akuzuarit Read More »

Viktima e parë nga fruthi – Humb jetën një fëmijë, motra dhe vëllai nisen urgjent drejt Tiranës

Shënohet viktima e parë nga fruthi në vendin tonë.

Një fëmijë rreth 12 vjeç ka ndërruar jetë në Fushë –Arrëz.

Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të sëmundjes së fruthit.

Motra dhe vëllai i fëmijës që ndërroi jetë po transhohen drejt Tiranës, pasi dyshohet se janë prekur nga fruthi.

Fëmijët e prekur janë të moshës 9 dhe 15 vjeç.

Viktima e parë nga fruthi – Humb jetën një fëmijë, motra dhe vëllai nisen urgjent drejt Tiranës Read More »