Lajmi i fundit

Nga 1 prilli bëhuni gati, një surprizë në faturën e dritave.

Pë nga 1 prilli qytetarët do të kenë një taksë të re bashkë me faturën e dritave.

Bëhet fjalë për taksën e pronës, e cila që nga muaji i ardhshëm do të mblidhet bashkë me faturën e dritave.

Kjo gjë u deklarua ditën e sotme, nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj teksa ishte i pranishëm në komisionin e Ekonomisë.

Ai deklaroi se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vlerësohet për momentin si kompania më e përshtatshme për mbledhjen e taksës së pronës.

“Impakti në buxhetet familjare do të jetë minimal për këtë taksë. Njësitë e pushtetit vendor kanë mundësinë që të reduktojnë deri në 30 % të taksës, e kjo mund të ulë dhe më tej ndikimin në buxhetet familjare”, u shpreh ministri.

Mirëpo bëhet me dije se nga kjo taksë do të përjashtohen kategoritë e personave në nevojë dhe më konkretisht kryefamiljarët pensionistë në qytet apo fshat, kur jetojnë vetëm.

Edhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike do të përjashtohen nga taksa.

Nga kjo taksë do të përjashtohen edhe hotelet dhe resortet me 4 apo 5 yje, të cilët janë të klasifikuar me vendim qeverie me status special.

Nga 1 prilli bëhuni gati, një surprizë në faturën e dritave. Read More »

Qëllohet me armë 40 vjeçari

Bëhet fjalë për shtetasin Ridvan Kruja, 40 vjeç, që ka mbetur i plagosur me armë zjarri, në lagjen ‘Vojo Kushi’, pranë shkollës ‘Oso Kuka’.

40-vjeçari është transportuar për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e ngjarjes, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona, që dyshohet se kanë lidhje me krimin.

Qëllohet me armë 40 vjeçari Read More »

E gjakosën me leva, biznesmeni vlonjat i njohur për “bëmat” e tij hedh akuzën “bombë”

Altin Kaçaj, 42 vjeçari i cili u sulmua brutalisht sot në Vlorë nga persona te paidentifikuar që e kanë goditur disa herë me leva ka akuzuar nje prokuror ne Vlore qe fshihet pas ngjarjes.

Kaçaj nuk është një personazh i panjohur për shkak të marrëdhënies së tij me një vajzë 24 vjeçare, e cila përfundoi në dyert e Prokurorisë. Kaçaj akuzoi publikisht të dashurën në emisionin me ‘Zemër të Hapur’ se i kishte vjedhur një shumë parash e për këtë akuzoi edhe nje oficer të policisë gjyqësore pasi sipas tij nuk kanë pranuar provat që ai vuri në dispozicion të tyre. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autoret dhe motivet e dhunës barbare ndaj 42- vjeçarit.

INTERVISTA
Si ndodhi ngjarja?
Më kanë goditur nga mbrapa. Dihet pse, pasi kam denoncuar publikisht para një muaj një prokuror, që s’mund ti quash të tillë, por janë gangsterë. Ky është mesazh i qartë, pasi nuk ka asnjë muaj nga denoncimi publik. Kjo është shumë e qartë.

Personat ishin të maskuar? Arritët t’i identifikonit?
Jo nuk pash njeri. Shumë e thjesht për t’i identifikuar, pasi rruga është me kamera. Tek dera e porti, ku kam agjencinë është me kamera. Këta janë prokuroria që të fusin në burg, të nxjerrin, të marrin peng, të bëjnë ça të duan.
Mund ta dimë emrin e prokurorit që keni denoncuar?
Është Aurel Zarka. Ai më ka futur në burg padrejtësisht, që është për t’u parë. Më ka marrë makinën padrejtësisht.

E gjakosën me leva, biznesmeni vlonjat i njohur për “bëmat” e tij hedh akuzën “bombë” Read More »

Lehtësira për nënshtetësinë greke ! Të gjithë emigrantët shqiptarë duhet ta marrin vesh!

Pritet që së shpejti, komisionet e parlamentit grek të miratojnë disa ndryshime në ligjin për emigracionin e nënshtetësinë, çka do të sjellë një sërë lehtësirash për emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi.

Projektligji i ri që tashmë është marrë në shqyrtim nga pala helene, synon që aplikimi për nënshtetësi greke të kryhet në momentin që shtetasi shqiptar të ketë mbi 10 vite qëndrim në Greqi, me çfarëdolloj leje qëndrimi.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Fatos Malaj, ndërmjetës kulturor pranë Drejtorisë të Emigracionit, njëkohësisht drejtues i organizatës Përkrahje-Arogji, tregon se firmosjen e marrëveshjes bilaterale me Greqinë, në mënyrë që të njihen periudhat kontributive nga të dyja shtetet, e shikon si diçka shumë të vështirë, për shkak të krizës ekonomike që po kalon shteti helen.

Më tej Malaj bën me dije se është propozuar që të gjithë individët që kanë mbushur moshën 65 vjeç, të mos kalojnë më në komision për të marrë nënshtetësinë greke.

Çfarë u diskutua në konferencën “Diskutim i hapur për çështjet e emigracionit dhe nënshtetësisë në Greqi”?

Takimi ishte një diskutim-panel mbi ndryshimet që priten në ligjin për emigracionin dhe nënshtetësinë, ndryshime që do të prekin emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi e do të krijojnë lehtësira për ta. Ky takim ishte shumë frytdhënës pasi u diskutua mbi shumë ndryshime nga të cilat do të përfitojnë shqiptarët. Në këtë konferencë ishin të pranishëm Miltiadhis Klapas, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Emigracionit; Llambros Baltsiotis, sekretar i posaçëm për nënshtetësinë në Ministrinë e Punëve të Brendshme; Ilias Hronopulos, drejtor i drejtorisë së shtetasve të huaj dhe emigracionit në Athinë; Dhimitris Siamatras, drejtor i drejtorisë së gjendjes civile në administratën e decentralizuar të Atikës etj.

Cilat janë disa prej lehtësirave që do të kenë emigrantët pas miratimit të projektligjit nga parlamenti helen?

Për sa i përket çështjes së nënshtetësisë, brezi i parë që përfshin të gjithë individët që nuk e kanë mbaruar shkollën në Greqi, deri më tani nuk mundej të aplikonin për nënshtetësi me çfarëdolloj leje qëndrimi, por kishin të drejtë të aplikonin vetëm personat që dispononin lejen europiane. Ndërsa tani, mjafton që të kenë vetëm 12 vite të njohura ligjërisht në Greqi e lejen e qëndrimit në mënyrë që të aplikojnë për nënshtetësi. Pas shqyrtimit ne shpresojmë që të arrihet që nënshtetësia të jepet me dy vite më pak qëndrim të ligjshëm në shtetin helen, pra vetëm 10 vjet. Gjithashtu, në projektligjin që kemi dërguar në parlament, përveç pikave të sipërpërmendura, kemi kërkuar që të gjithë individët që kanë mbushur moshën 65 vjeç, të mos kalojnë më në komision për të marrë nënshtetësinë.

Po personat që përfundojnë arsimin e lartë në Greqi, a kanë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi?
Për brezin e dytë, pra për fëmijët shqiptarë, ka një nen në kushtetutën greke që parashikon që të gjithë ata që kanë dhënë provimet e maturës e pasi përfundojnë dhe arsimin e lartë, iu lind e drejta për të aplikuar për nënshtetësi greke. Por vlen të theksoj se kjo vlente vetëm për ata që përfundonin arsimin e lartë në një institucion shtetëror. Ndërsa tani me ndryshimet e propozimet e reja, kërkojmë që të lejohen të aplikojnë për nënshtetësi edhe personat që përfundojnë arsimin në institucione të larta private.

A mendoni se do të nënshkruhet marrëveshja bilaterale mes Greqisë dhe Shqipërisë, pra të njihen periudhat e kontributeve nga të dyja shtetet?
Firmosjen e marrëveshjes bilaterale me Greqinë, në mënyrë që të njihen periudhat kontributive nga të dyja shtetet, unë e shikoj si diçka shumë të vështirë. Të dyja palët janë në diskutime, por e shoh të vështirë pasi në momentin që nënshkruhet një marrëveshje e tillë do të kalojë “blackout” gjithë ana ekonomike e Greqisë, duke qenë se vazhdon të jetë në krizë ekonomike.

Aktualisht, cilat janë kriteret që duhet të plotësojë individi për të marrë pension nga Greqia?
Për të përfituar pension nga shteti grek, emigrantët shqiptarë duhet të plotësojnë minimumi 4500 ditë pune të rregullta, me kontribute, pra mbi 12 vjet. Të interesuarit duhet të dorëzojnë vërtetimin apo librezën e sigurimeve shoqërore si dokument për të aplikuar si dhe të kenë mbushur moshën mbi 65 vjeç (ata që kanë kryer punë me vështirësi) apo mbi 67 vjeç (punët normale). Pensionin e përfitojnë si emigrantët që vazhdojnë të jetojnë në Greqi, si ata që riatdhesohen në Shqipëri.

A do të ketë ndonjë lehtësim për sa i përket vërtetimeve të shumta që duhet të dorëzojnë emigrantët shqiptarë për lejet e qëndrimit?
Të gjithë ata që qëndrojnë në Greqi për arsye të veçanta, e që deklarojnë që kanë 7 vite qëndrim në këtë shtet, deri më tani duhet të dorëzonin çdo vit vërtetime. Tani me projektligjin e propozuar, pritet të ndryshojë dhe mjafton vetëm që të vërtetojë që jeton në Greqi, pa pasur nevoja të paraqesë një sërë vërtetimesh.

Si do të veprohet me fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi, që u janë shfaqur probleme me emrat?
Të gjithë fëmijët që kanë lindur në Greqi e u janë shfaqur probleme me emrat, deri më tani duhet të hapnin një proces gjyqësor për t’i dhënë zgjidhje situatës. Ndërsa tani, pas propozimeve, pritet që kjo të marrë zgjidhje vetëm me një urdhëresë nga kryetari i bashkisë së zonës.

Kur pritet që të bëhen këto ndryshime në ligjin për emigracionin dhe nënshtetësinë?

Projektligji është dërguar për shqyrtim në komisionet e parlamentit grek dhe pritet që të miratohen e të hyjnë në fuqi

Lehtësira për nënshtetësinë greke ! Të gjithë emigrantët shqiptarë duhet ta marrin vesh! Read More »

Matematicieni “24 karatësh” nga Vlora , prijës i projekteve të NATO-s

Tanush Shaska ose siç shkencëtarët e njohin Tony Shaska, është matematicieni “24 karatësh” nga Vlora i cili bëri doktoraturën në Universitetin e Floridës për Matematikë e që sot është prijësi i projekteve komplekse matematikore të NATO-s.

Lista e publikimeve të Prof. Shaska është e pafundme, kompleksiteti i temave të fushës së tij kërkimore është i rendit të lartë aq sa pa frikë mund të themi se kemi të bëjmë vërtet me të birin e Riemmanit.

Profesor Toni është themeluesi i Revistës Matematikore Shqiptare (Albanian Journal of Mathematics) nëpërmjet të cilës synon të organizojë mendjet më të mira të matematikës shqiptare.

Është fitues i dhjetra granteve të akorduara nga NATO dhe institute të tjera nga mbarë bota me vlerë qindra mijëra euro.

Kjo mendje e ndritur, pasuri intelektuale e Vlorës dhe e gjithë Shqipërisë do të kalonte si një shkëndijë në krye të Universitet të Vlorës ku si rektor u përpoq me mish e me shpirt ta bënte UV një pol të vërtetë të kërkimit shkencor, ta akreditonte, t’i jepte emër e ta rreshtonte përbri të mëdhenjve ndërkombëtarë, ta shkëpuste nga ndikimet deskrutive, me pak fjalë, ta shndërronte Universitetin e Vlorës në një vend nga i cili më në fund Shqipëria prodhonte shkencëtarë.

Një rrokullisje e mbrapshtë e gjërave do t’ia ndalte hovin profesorit për shkakun e vetëm se idetë e tij nuk rezononin me ata që kishte përreth e përsipër në funksionin që ushtronte. Në një intervistë të shkurtër për Zërin e Amerikës në 2008 ai shpreh kritikat e tij për sistemin arsimor në Shqipëri dhe paraqet rrugëzgjidhjet e mundshme.

Kritizerët e zellshëm do të gjenin mënyrën që t’i kundërviheshin kur Prof. Shaska për arsye të pastra logjike propozoi që universitetit t’i ndryshohej emri nga Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës të bëhej Universiteti i Vlorës.

Ja se si shprehej ai asokohe kur kjo çështje e thjeshtë konvencioni u kthye në debat kombëtar:

NE MBREMJEN E DATES 27 KORRIK 2008, NE MBLEDHJEN E RADHES SE SENATIT TE UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI” TE VLORES, SI KRYETAR I SENATIT PROPOZOVA NDRYSHIMIN E EMRIT TE UNIVERSITETIT NGA ‘UNIVERSITETI ISMAIL QEMALI I VLORES” NE “UNIVERSITETI I VLORES”. SENATI APROVOI KETE PROPOZIM ME NJE VOTIM 8 PRO NGA 14 TE PRANISHEM.

DUA TE SQAROJ SE SENATI NUK KA TE DREJTE TE NDRYSHOJE EMRIN E UNIVERSITETIT, POR VETEM PROPOZON DIÇKA TE TILLE. EMRI I UNIVERSITETEVE NDRYSHOHET VETEM ME VENDIM TE QEVERISE. GJITHASHTU, ESHTE E NEVOJSHME TE THEKSOJ SE ISHA I PREGATITUR PER NJE REAGIM TE ASHPER NGA OPINIONI NE VLORE DHE TEJEMBANE TROJEVE SHQIPTARE. KJO PER VETE FAKTIN SE FIGURA E ISMAIL QEMALIT DHE VEPRA E TIJ PATRIOTIKE ESHTE MADHORE DHE E PADISKUTUESHME NE HISTORINE E KOMBIT SHQIPTAR. ESHTE E RENDESISHME TE KIHET PARASYSH SE PERGJEGJESIA MORALE MBI KETE VEPRIM BIE PLOTESISHT MBI MUA SI KRYETAR I SENATIT DHE REKTOR I UNIVERSITETIT ISMAIL QEMALI TE VLORES.

UNIVERSITETI I VLORES NUK ESHTE AS PRONE IMJA DHE AS E SENATIT. UNIVERSITETI I VLORES NUK I PERKET VETEM VLORES, POR PO MERR PERMASAT E NJE PREJ UNIVERSITETEVE ME TE RENDESISHME TE GJITHE TROJEVE SHQIPTARE. PER KETE ME TE DREJTE KY DEBAT KA MARRE NJE KARAKTER KOMBETAR DHE PO DISKUTOHET ME SHUME INTERES NE GJITHE MEDIAT KOMBETARE. UNE E MIREPRES NJE DISKUTIM TE TILLE MBAREKOMBETAR. NE TE NJEJTEN KOHE, UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” I VLORES PO MERR NJE KARAKTER GJITHMONE E ME SHUME NDERKOMBETAR. VETEM KETE VIT NE KEMI ME QINDRA KERKESA PER STUDIME NGA VENDE SI KINA, INDIA, BANGLADESHI, PAKISTANI, VENDET E LINDJES SE MESME ETJ. NE KETO KUSHTE, PERMIRESIMI I IMAZHIT TE UNIVERSITETIT ESHTE SYNIMI YNE KRYESOR. DUKE PASUR PARASYSH KETE, UNE ENDE MENDOJ SE “UNIVERSITETI I VLORES” ESHTE SHUME HERE ME I MARKETUESHEM SE SA “UNIVERSITETI ISMAIL QEMALI”. EMRAT E SHKURTER JANE SHUME ME EFEKTIVE SE SA EMRAT E GJATE. UNE DUA T’JU SJELL SI SHEMBUJ SE UNIVERSITETE SI “OXFORD UNIVERSITY”, “CAMBRIDGE UNIVERSITY”, “UNIVERSITY OF MICHIGAN”, “UNIVERSITY OF FLORIDA”, “UNIVERSITY OF CALIFORNIA AT BERKELEY”, “UNIVERSITY OF CALIFORNIA AT LOS ANGELES”, ETJ SOT NJIHEN VETEM ME EMRAT OXFORD, CAMBRIDGE, UM, UF, BERKELEY, UCLA, ETJ.

SE DYTI, FIGURA DHE VEPRA E ISMAIL QEMALIT NUK NENVLERESOHET NGA FAKTI NE SE NJE UNIVERSITET KA OSE JO EMRIN E TIJ. NDOSHTA NE DO TE BENIM ME SHUME PER FIGUREN E ISMAIL QEMALIT SIKUR TE SIGURONIM DISA FONDE QE DISA PREJ STUDIUESVE TANE QE PO STUDIOJNE FIGUREN E TIJ TE FINANCOHEN NGA SHTETI DHE UNIVERSITETET. ISMAIL QEMALI ESHTE THEMELUESI I SHTETIT SHQIPTAR, POR NUK KA ENDE ASNJE BUST TE TIJ NE KRYEQYTETIN E SHQIPERISE. SE TRETI, MENDOJ SE VETE ISMAIL QEMALI DO TE ISHTE TEPER I LUMTUR QE VLORA TE DILTE NE PLAN TE PARE DHE JO ISMAIL QEMALI.

NE DUHET TE DALIM JASHTE MENTALITETIT BALLKANAS DHE PATRIOTIZMIT TE FJALEVE. NUK ESHTE E THENE QE ATA QE BERTASIN SHUME E DUAN ME SHUME SE NE TE TJERET ISMAIL QEMALIN. PATRIOTIZMI ME I MIRE ESHTE PUNA DHE PERKUSHTIMI QE UNIVERSITETET TONA TE ECIN SA ME PERPARA.

UNE JAM I HAPUR PER IDENE QE KJO CESHTJE TE DISKUTOHET NE VLORE E ME GJERE. NDOSHTA NJE VOTE MIDIS GJITHE STUDENTEVE DHE PEDAGOGEVE TE UNIVERSITETIT DO ISHTE NJE ZGJIDHJE E PRANUESHME.

NE TE NJEJTEN KOHE UNE DUA TE TERHEQ VEMENDJEN E GJITHE OPINIONIT NE VLORE DHE MBARE SHQIPERINE SE UNIVERSITETI YNE KA PROBLEME SHUME TE MPREHTA. NE JEMI UNIVERSITETI ME KUSHTET ME TE KEQIA TE INFRASTUKTURES NE GJITHE SHQIPERINE. NE KUADRIN E AKREDITIMIT TE UNIVERSITETEVE NGA AGJENSI TE HUAJA AKREDITIMESH UNIVERSITETI YNE DO TE KETE PROBLEME TE THELLA. NE KEMI NEVOJE PER NDIHME TE MENJEHERSHME NGA PUSHTETI LOKAL NE VLORE, BIZNESI VLONJAT DHE QEVERIA PER GODINA TE REJA DHE TOKE PER NJE KAMPUS TE RI. KETO JANE NEVOJA URGJENTE QE RREZIKOJNE EKZISTENCEN E UNIVERSITETIT NE VLORE DHE ATEHERE NUK DO TE KISHIM AS “UNIVERSITETI ISMAIL QEMALI I VLORES” DHE AS “UNIVERSITET I VLORES”.

Toni Shaska edhe pse tashmë larg Shqipërisë, profesor me kohë të plotë në Universitetin e Oaklandit, dhe shkencëtar i NATOs vijon të jetë i palodhur në punën e tij bashkë me matematicienët më të mirë, të rinj e të vjetër, që ka Shqipëria të japin kontributin e tyre në atë fushë që është simboli i majës më të epërme të mendimit njerëzor. /konica.al/

Matematicieni “24 karatësh” nga Vlora , prijës i projekteve të NATO-s Read More »

“Borëbardha”, ja si duket 48 vite më pas në jetën reale

Aktorja e famshme turke që luajti rolin e Borëbardhës në filmin “Borëbardha me 7 xhuxhat” ka ndryshuar tërësisht.

Ne kemi ruajtur në mendjen tonë imazhin e Zeynep Degirmencioglu, ndërsa luante në film me flokët brune, e dobët dhe fytyrën e bardhë.

Ndërsa sot në moshën 63-vjeçare ajo është bjonde dhe e mbushur. Pavarësisht se vitet kanë kaluar për aktoren e dashur turke mbetet po aq e bukur sa në rininë e saj.

Zeynep Degirmencioglu ruan po atë freksinë dhe bukurinë e rinisë.

‘Borëbardha me 7 xhuxhat’ ka qenë një nga filmat më të preferuar, që mbërthente para ekraneve televizive fëmijë e të rritur, si edhe vazhdon që të jetë edhe sot po aq popullor sa në vitin 1970 kur u prodhua.

Rezultate imazhesh për borebaedha turkeImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për borebardha turke

“Borëbardha”, ja si duket 48 vite më pas në jetën reale Read More »

Publikohet videoja e vrasjes së grabitësit në Fier, zjarr me policinë

Report TV transmeton ekskluzivisht pamjet e grabitjes në Fier e ndodhur 5 ditë më parë, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë grabitësi 20-vjeçar Xhuljano Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër Arben Muca. Në pamje duket qartë momenti i shkëmbimit të zjarrit nga 6 grabitësit me policinë. Siç duket edhe nga pamjet, e kapura nga një kamer sigurie pranë vendit të ngjarjes, grabitësit kanë ardhur me një mjet në orën 02.18 minuta pas mesnate.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një harku kohor prej 11 minutash që kur grabitësit kanë mbërritur dhe ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit me policinë. Grabitësit kanë qëndruar në makinë për afro 5 minuta dhe pasi kanë studiuar zonën, në orën 02:23 minuta ata i drejtohen banesës. Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv duken 4 grabitës që i drejtohen banesës së shtetasit Minella Muço ndërsa dy të tjerë ruajn jashtë, fare pranë vendit ku parkuan mjetin.

Brenda 10 minutave nga momenti kur grabitësit mbërritën, kamerat kanë fiksuar edhe ardhjen e një fugoni policie, i cili pozicionohet në krahun tjetër të hyrjes së pallatit ku ndodheshin grabitësit dhe jo në anën ku ishte parkuar makina e 6 autoreve. Në pamje duket që fugoni i policisë vjen në orën 02:33 ishte me sirena të fikura, ndërsa 4 grabitësit që ndodheshin në hyrje të pallatit janë njoftuar nga 2 bashkëpunëtorët e tjerë që bënin roje.

Vetëm 30 sekonda më pas, në orën 02. 34 ndodh edhe shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve. Teksa 4 grabitësit largohen me vrap, njëri prej tyre vendoset pas një peme dhe qëllon me armë drejt policisë. Në pamje duket breshëria e automatikut, ndërsa grabitësit e tjerë vijojnë të largohen me vrap. 4 grabitësit arrijnë të hipin në makinë ndërsa kanë lënë pas të shtrirë në tokë shokun e tyre 20 vjeçar, i cili mbeti viktimë Xhuljano Sollaku dhe Arben Muçen që u plagos.

Grbaitësit kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar duke i shpëtuar ndjekjes së policisë, ndërsa ende nuk është gjetur as mjeti i përdorur nga grabitësit. Fillimisht policia raportoi se në grabitje ishin përfshirë 5 persona, ndërsa në këto pamje duket se janë 6 grabitës, ndërsa në kërkim vijon të jenë 4, pasi 20 vjeçari Sollaku mbeti viktim, Arben Muça u arrestua i plagosur.

Sipas dëshmive të familjes Muça, nga grabitësit kishin shpëtuar falë një shuli me të cilin ata mbyllnin derën e grabitësit nuk kishin arritur ta hapnin. Sipas burimeve nga grupi hetimor, grabitësit ishin joshur pas informacioneve se familjes Muça i kishte ardhur një shumë e konsiderueshme parashë nga djali që ndodhej në Meksikë, por vetë familja Muça e ka mohuar që të kishte lekë apo sende me vlerë në banesë natën e sulmit.

Publikohet videoja e vrasjes së grabitësit në Fier, zjarr me policinë Read More »

Vishet me mister vdekja e vajzës 13 vjeçe, mjekët nxjerrin rezultatet e para

Dje u fol se vdekja e një vajze 13-vjeçe nga Fushë-Arrëzi ishte shkaktuar nga fruthi dhe se motrat dhe vëllai i saj ishin gjithshtu të rrezikuar.

Por sipas mjekëve, 3 fëmijët e tjerë të familjes, të cilët po trajtohen në QSUT nuk janë të prekur nga fruthi, ndërsa mister ende mbeten shkaqet e vdekjes së motrës së tyre.

13-vjeçarja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në fshatin Berishë të Fushë-Arrëzit pas përkeqësimit të situatës shëndetësore.

Dyshimet e para u hodhën për vdekje si pasojë e fruthit, ndërkohë që ISHP e ka përjashtuar këtë argument.

Ditën e sotme priten edhe përgjigjet përfundimtare të analizave.

Vishet me mister vdekja e vajzës 13 vjeçe, mjekët nxjerrin rezultatet e para Read More »