Pas zbarkimit të Guardia di Finanza në Tiranë, ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu së bashku me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj po zhvillojnë një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Mendohet se në qendër të diskutimeve është situata antikanabis dhe masat e marra nga policia si dhe operacioni “Forca e Ligjit” për goditjen e grupeve kriminale.
Ndërkohë, Policia Shqiptare dhe ajo italiane kanë filluar monitorimin nga ajri për kultivimin e drogës.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka pritur një delegacion të lartë të policisë italiane, në kuadër të mbështetjes për monitorimin ajror të territorit.
Drejtori i Përgjithshëm Veliu, shprehu konsideratën dhe falënderimet e tij për projektin “Mbështetje për Strategjinë Antikanabis-Mbikëqyrja Ajrore” si dhe ka theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 kundër fenomenit të kultivimit kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më. Ai nënvizoi se puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar.
“Në eksperiencën e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017; Në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit dhe duke bashkëpunuar do të arrijmë në hartimin e një strategjie efikase policore por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimeve për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30% më shumë se në vitin 2017”, është shprehur Veliu.
Ky projekt i jep një rëndësi të veçantë planifikimit të kapaciteteve njerëzore, teknologjisë dhe logjistikës policore në kontrollin e territorit. “Është e rëndësishme dhe ne tashmë e kemi vendosur standardin e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe informacionit me policinë italiane, ndaj mbështetja që na jep ky projekt, jam i sigurt se do të na çojë në rezultate mbresëlënëse. Komponent shumë me vlerë për ne, është mbështetja që po jep ky projekt në fushën e teknologjisë, duke orientuar dhe mbështetur Policinë e Shtetit në zgjerimin e databazës së saj.
Ngritja e laboratorit kërkimor është një bazë e fuqishme për ne, por ajo që është me interes në këtë projekt, është inkurajimi i qytetarëve për të raportuar përmes teknologjisë, për veprat penale që kanë të bëjnë me drogën dhe sidomos përmirësimi i aplikacionit të Komisariatit Dixhital”, vijoi Veliaj.
Pjesa më e rëndësishme e këtij projekti është ngritja e ekipeve të përbashkëta hetimore për hetimin e trafikantëve, me Policinë italiane dhe ato europiane, për të bërë të mundur finalizimin e çështjeve duke identifikuar asetet kriminale dhe sekuestrimin e tyre.
Në valën e përballjes me skandalin e përdorimit të parregullt të të dhënave të 50 milionë përdoruesve të tij nga kompania konsulente britanike “Cambridge Analytica”, Facebook-u ka vendosur të ripërtërijë kontrollet mbi privatësinë.
Gjigandi i medias sociale është gjendur nën një rrebesh kritikash edhe për grumbullimin e informacioneve nga përdoruesit e pajisjeve Android, si emra, numra telefonash, tabulate dhe mesazhe të dërguara. Tani, përmes një njoftimi, kompania e themeluar nga Mark Zuckerberg sqaroi se e ka kuptuar shumë qartë “nga një pjesë e 2.2 miliardë përdoruesve, se ndryshimi është i nevojshëm”.
Facebook pretendon se përmirësimet nuk do të ndikojnë tek politikat e privatësisë apo llojet e të dhënave që grumbullon nga përdoruesit, por shpreson që ndryshimet do t’i lejojnë përdoruesit “të navigojnë” më lehtë në mjediset komplekse të privatësisë dhe sigurisë, në llogarinë e tyre.
Kompania, e cila do të përballet me rregullore më të rrepta evropiane prej 25 majit, është përballur me kritika globale që kur u bë e ditur se “Cambridge Analytica” kishte mbledhur të dhëna në mënyrë të padrejtë, duke patur në shënjestër votuesit amerikanë e britanikë.
Informacionet e mbledhura nga firma britanike, kujton “Zëri i Amerikës” u përdorën nga zyrtarët e fushatës së zotit Trump për të ndikuar votuesit në garën presidenciale të vitit 2016.
Shefi ekzekutiv Zuckerberg ka rënë dakord që të dëshmojë në një seancë dëgjimore të Kongresit muajin e ardhshëm, për të shpjeguar se si “Cambridge Analytica” ka mbledhur të dhëna mbi dhjetëra milionë përdorues të Facebook-ut. /TCH/
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka mbërritur në Tiranë ku do të bëjë një vizitë disa orëshe.
Takimet e para ai i ka nisur me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Në këtë vizitë të ministrit grek, do të diskutohet për marrëveshjet mes dy vendeve, ajo e detit apo edhe e ligjit të luftës.
Vizita e Kotzias vjen pas anulimit të vizitës nga kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras. Në këtë vizitës do të nënshkruheshin marrëveshjet, por duket se takimi i Edi Ramës me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan i ka anuluar këto marrëveshje.
Dosja Basha për lobimin në SHBA me paratë e një kompanie ruse, siç akuzon një revistë amerikane dhe PS-ja, po merr rrjedhë të rrezikshme për selinë blu. Eshtë thirrur për të dëshmuar në Prokurori, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. U thirr prapë financieri i PD-së i cili ka bërë kalimet financiare dhe deklarimet në KQZ. Ilir Dervishi, financier në PD, ka dëshmuar para prokurorit Gjergji Tako si dhe iu përgjigj prapë pyetjeve për dollarët paguar për llogari të PD-së nga një kompani e akuzuar me prapavijë ruse. Financieri deklaroi se gjithçka është në rregull konform ligjit, por dyshimet e prokurorisë mbeten se përse nuk u deklaruan afro 500 mijë dollarë, lobim i PD nga kompania e cila dyshohet si financim rus.
Edhe në parlament kryeministri Rama e sulmoi kryetarin e PD-së për këtë hetim duke aluduar se nuk e keni vetëm me ligjin shqiptar problemin, por edhe me amerikanët për paratë ruse, sipas Ramës. Burime shumë koifidenciale nga prokuroria tregojnë se fletë arresti për financierin e PD-së është bërë gati në tavolinën e prokurorit Gjergji Tako.
Po kështu prokuroria e Durrësit po heton rreth akuzave për pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, akuzuar nga DAP dhe në veçanti nga ambasadori amerikan, si i korruptuar. Akuzat ndaj ish-kryeprokurorit janë deleguar për t’u hetuar prokurorisë së Durrësit, e cila po heton intensivisht. Plot dosje dhe dokumenta janë në tavolinën e prokurorit në Durrës, prokurori e cila po shqyrton momentin kur do të firmos fletë-arrestin për Adriatik Llallën.
Ish-kryeprokurori Llalla ka patur një konflikt të madh e publik me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu për dosjen e një hetimi të kompanie amerikane. Dosja hetohej asokohe nga prokuroria e Fierit dhe të mos harrojmë se në atë viti prokuroria ishte organ i centralizuar. Sot me ndryshimet kushtetuese, ligjërisht, çdo prokuror është një “kryeprokuror” në vetvete, sepse nuk merr urdhëra nga shefi, por vendos sipas bindjes së tij bazuar në dosje, pra thënë me bukur në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.
Opozita akuzon se sulmet janë politike, sidomos për PD-në në rastin e lobimit në SHBA.
Megjithatë dy prokurorët, në Tiranë dhe Durrës, kanë gati për firmë dy fletëarreste. Vonesa për ekzekutim të vendimit prej tyre duket se ka prapë lidhje me politikën, gjë që do të thotë se akoma politika fut hundët në prokurori.
Një ditë pas vizitës së ministrave Etilda Gjonaj e Fatmir Xhafaj dhe ambasadores Romana Vlahutin në Vlorë, Task-Forca nis verifikimet në këtë qark.
Nga burimet lokale mësohet se Task-Forca do të ketë takime në Prefekturë, ZVRPP dhe Avokaturën e Shtetit.
Ditën e martë, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pasi kanë vizituar fillimisht Bashkinë e Vlorës, i janë drejtuar Pallatit të Kulturës teksa kanë zhvilluar një takim pa praninë e mediave me punonjës së Hipotekës së qytetit bregdetar dhe të ALUIZNI-t e më pas me qytetarë të interesuar për çështjen e pronës.
Pas takimit që ka zgjatur rreth 90 minuta, Vlahutin ka theksuar se prona private është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE,
“E nisëm nga Vlora takimin për pronat për shkak të problematikës që pikërisht Vlora mbart. Ky udhëtim është fakt mbledhës, ndërsa në fokus janë dëgjesat me qytetarët. Prona privat është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE, ndërsa gjatë 27 viteve është krijuar një kaos me pronat teksa pronarë të trojeve 300 vjeçare ende nuk mund të regjistrojnë dot pronat e tyre. Njerëzit kanë pritur gjatë ndaj ka ardhur koha që ky problem të gjejë zgjidhje”, ka deklaruar ndër të tjera ambasadorja e BE së Romana Vlahutin.
Më pas, ambasadorja e BE ka zhvilluar një takim me prokurorët dhe gjyqtarët e Vlorës. Pas këtij takimi ajo ka theksuar se, “abuzimi që ka ndodhur në 25 vjet është mjaft i rëndë”.
Dy ditë më parë në një dalje publike, ministrja Gjonaj ka paralajmëruar një reformë të thellë të pronës, që Qeveria do të kryejë. Sipas saj Reforma ka nisur me pezullimin e përkohshëm te lëshimit dhe regjistrimit të AMTP-ve në zonën e bregdetit, kjo për shkak të abuzimeve dhe të korrupsionit të jashtëzakonshëm të identifikuar në këto zona./Shqip
Nje 23 vjeçar shqiptar eshte denuar me burgim të përjetshëm ne Gjermani, pasi përpara syve të vajzës minorene në një shqiptart tjeter.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 janar 2017 në një shkollë publike të Visselhövede. Agresori 23 vjeçar, përpara syve të vajzës, qëlloi për vdekje 46 vjeçarin Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.
Edhe pse Gjykata nuk e përdori fjalën “gjakmarrje” ose “hakmarrje”, u pa e qartë se dënimi maksimal erdhi për shkak të kësaj vepre, përcjell albinfo.ch.
Viktima
Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si roje sigurimi në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.
Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi se gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.
Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme – gjë që fatkeqësisht ndodhi.