Prej më shumë se 6 vitesh, Lumi Shkumbin po gërryen tokat e fermerëve në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës.
Argjinatura është prishur dhe në fshat 1200 hektarë tokë janë në rrezik përmbytjeje. Këtë vit ka rënë aq shumë shi, sa banorët i tremben një katastrofe.
“Është gërryer komplet. Po doli na kanal të madh, përmbytemi të gjithë këtu. Nuk vjen njeri ta shikojë këtë. Nuk kemi çfarë të bëjmë ne”, thonë banorët.
Përveç reshjeve, faktorët që kanë ndikuar në ndryshimin e rrjedhës së lumit janë edhe nxjerrja e materialeve për ndërtim nga kompani të ndryshme për 27 vjet me radhë.
Në rast se argjinatura do të çahet, përveç tokave, rrezikon të përmbytet dhe Kalaja e Vilës, që është monument kulture.
Policia e Shkodrës ka ndaluar tre persona, të cilët kishin ngritur një punishte për të prodhimin e ushqimeve në mënyrë të jashtëligjshme, duke dëmntuar shëndetin e konsumatorëve.
Krahas ushqimeve të bllokuara, pranë fabrikës u gjeten edhe fuçi të mëdha me vajra të ndryshëm, të cilët dyshohet se përdoreshin gjatë proceseve të përpunimit.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Prodhonin produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin, arrestohen 3 shtetas dhe shpallet një në kërkim.
Më datë 28.03.2018, nga Struktura kundër Krimit Ekonomiko -Financiar të D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së u zbulua dhe u dokumentua aktiviteti i kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G.B, 60 vjeç, banues në lagjen ” Ahmet Haxhia”, pronar i firmës,
E. B, 26 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i punësuar në firmë,
H. E, 60 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, e punësuar merceologe në firmë
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H, 45 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë Inxhinier merceolog në firmë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 28.03.2018 nga ana jonë janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja “Skënderbeg” zona industriale ish -Fermentimi, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.
Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale të “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a dhe 180 të Kodit Penal
Policia turke i jep një tjetër goditje baronit shqiptar të drogës, Met Kananit, i arrestuar pak jave me pare, kur u sekuestruan edhe 1.1 ton kanabis të trafikantit shqiptar.
Një magazinë që përdorej për mbjelljen e kanabisit, nga “Escobari shqiptar” është zbuluar nga policia në Stamboll.
Sipas CNN turkpas thellimit te hetimeve policia gjeti gjithashtu magazinën e Kananit në Stamboll. Në të ishin të mbjella 218 rrënjë kanabis, ndërsa trafikantët kishin krijuar të gjitha kushtet për rritjen e lëndës narkotike.
Policia, duke thelluar hetimin, identifikoi dy persona të tjerë që ishin në kontakt me shtetasin shqiptar Met Kanani.
Ekipet e policisë kanë përcaktuar se depoja është konvertuar në sera për prodhimin e drogës. 218 rrënjë drogë, 6 çadra të përdorura për prodhimin e drogës, 3 ngrohje, 3 ventilatorë, 2 peshore të ndjeshme, instrument matjen e temperaturës dhe lagështia e tokës, spërkatje dhe ventilim tuba u kapën.
Në Fushë Krujë janë gjetur dhe sekuestuar 189 kg marijuanë, të cilat ishin fshehur në një karroceri trajleri, të përshtatur si magazinë.
Policia vuri në pranga poseduesin Artan Kraja 42-vjeç, i cili e kishte përshtatur karrocerinë e prishur në këtë formë.
“Më datë 28.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Kraja 42-vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer, të prishur që shtetasi i mësipërm e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë”, thuhet në njoftimin e policisë së qarkut të Durrësit.
Anila Trimi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Urdhri i Ministrit të Brendshëm për emërimin mban datën 29 mars 2018.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn, i cili u emërua më herët në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.
Që prej Tetorit të vitit 2017, znj.Trimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në MB dhe ka punuar në Policinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. Znj.Trimi është diplomuar në Akademinë e Policisë, si dhe për Drejtësi.
Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar z.Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.
Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, u takuan sot në Tiranë në vazhdën e dialogut intensiv të mekanizmit dypalësh për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se, ministrat shqyrtuan progresin e shënuar prej takimit të Janarit të mbajtur në Korçë që është materializuar në një sërë zhvillimesh pozitive tashmë të bëra publike nga palët.
Bushati dhe Kotzias u dakordësuan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim.
Ata i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar dimensionin evropian të marrëdhënieve shqiptaro-greke.
Alarmohet bota! Vullkani në prag shpërthimi, rrezikohet jeta e 100 milionë njerëzve.
Shkencëtarët kanë zbuluar prova të një kupole gjigante me llavë në ndarjen e rrënuar të magmës të Kikai.
Shkencëtarët thonë se një shpërthim i supervullkanit mund të ndodhë papritur, dhe nëse ndodh, mund të vrasë 100 milionë njerëz e të shkaktojë një “dimër vullkanik”.
Një vullkan nën ujë, që shpërtheu 7300 vite më parë larg brigjeve të Japonisë në ishullin Kyushu, mund të aktivizohet sërish.
Ata besojnë se hapësira përmban 32 kubik kilometra magmë, ndërkohë që shtrembërimet në sipërfaqe tregojnë që kupola po rritet. Kupola me llavë është aktualisht 6.2 milje e gjerë dhe 600 metra e gjatë.