Lajmi i fundit

Amerikanët ankohen: Shqipëria, shumë e shtrenjtë. Taksat shkojnë deri në 40% e fitimit

Biznesi ankohet se barra reale e taksave në Shqipëri është dy herë më e rëndë sesa thuhet zyrtarisht nga qeveria. Presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë, Mark Crawford thotë se dhjetëra taksa dhe tarifa që shtohen vit pas viti e kanë bërë barrën fiskale të papërballueshme.

“Nëse shikon në letër 15 për qind, nuk duket një normë shumë e lartë krahasuar me botën. Por, janë 30 taksa dhe tarifa të tjera të vogla, të cilat e çojnë barrën e taksave 20-30 për qind, e ndoshta deri në 40 për qind të fitimit, ose të të ardhurave personale”, thotë Crawford.

Sipas tij, taksat e larta janë prej vitesh pengesa kryesore e biznesit në Shqipëri. Madje, ai thotë se politika fiskale shpesh është kaotike.

“Është e pamundur që një kompani të ndërtojë hotel me 5 yje, kur nga një anë hiqen taksat, por nga ana tjetër shtohet një taksë në rrugë për turistët nga Kosova që vijnë këtu”, thotë presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë.

Por taksat e larta nuk janë problemi i vetëm që vuan sipërmarrja. Crawford thotë se, ndryshe nga vendet e rajonit, në Shqipëri politika e taksave nuk ka qëndrueshmëri.

“Nëse ne e ndryshojmë paketën fiskale vit për vit dhe gjatë vitit shtojmë tarifat, është shumë e vështirë për një kompani të huaj të planifikojë. Ata kanë aksionerët e tyre, burimet e tyre dhe pritshmëritë e tyre nga jashtë”, shprehet Crawford.

Sipas kreut të Dhomës amerikane, klima e paqartë dhe taksat e larta kanë dekurajuar shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri.

“Unë nuk jam shumë i shqetësuar për ata që janë këtu, madje duhet të kujdesem për ata që janë këtu sepse janë publicitet më i mirë, ose më i keq, për të tjerët që mund të vijnë. Por jam i shqetësuar për ata që mund të kishin ardhur dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Nuk jemi në nivelin që mund të jemi rehat me këtë situatë siç është aktualisht”, përfundoi Crawford intervitën për Top Channel.

Amerikanët ankohen: Shqipëria, shumë e shtrenjtë. Taksat shkojnë deri në 40% e fitimit Read More »

Se shpejti ne Teatrin ‘Petro Marko’ Komedia …

Se shpejti ne skenen e teatrit “Petro Marko” komedia

” Senatori Foks” nga trupa profesioniste e teatrit ” Petro Marko”.
Ne prag…premiera me e re  e regjisorit Roland Minga.

Nje komedi e Luigi Lunari me te papritura dhe situata te shumta

Muzika Artur Dhamo

.Skenograf,kostumografi Drini Shehu

Aktore :

Astrit Mamaj

Matilda Avduli

Artan Islami

Bruna Belaj

Jorgaq Tushe

Vladimir Abilaj

Foto nga momente provash

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Se shpejti ne Teatrin ‘Petro Marko’ Komedia … Read More »

IGJEUM jep alarmin për datat 1 dhe 2 prill

Ditëve me diell duket se u erdhi fundi. Instituti i Gjeoshkencave parashikon se në fundjavë do të rikthehen sërish reshjet e shiut.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave 1 dhe 2 Prill 2018. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve.

RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt. 30), në përgjithësi, nuk priten reshje, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por në zona të kufizuara ato mund të jenë mesatare, shoqëruar edhe me shtrëngata me kohëzgjatje të shkurtër.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 21 °C

në vendet e ulëta: 12 / 23 °C

në vendet malore: 6 / 18 °C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt. 30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e shtunë, dt. 31), ajo do të jetë e fortë, sidomos në bregdet dhe në veri-lindje.

IGJEUM jep alarmin për datat 1 dhe 2 prill Read More »

Kryeministri Rama sot ne Vlore

Kryeministri Rama sot ne Vlore, i shoqeruar nga deputet e PS te qarkut Vlore, Bello, Leka, Sina, Velaj ka zhvilluar takimin e pare ne shkollen e mesme profesionale “Pavaresia”.

Sipas burimeve te para pritet qe kryeministri te jete dy dite ne qytetin e Vlores, duke zhvilluar nje axhende te ngjeshur takimesh me biznesin, drejtues te institucioneve, do te inaguroj punimet e projektet qe kane nisur ne qytet infrastrukturore.

Fotografia e ONETV VLORA

Kryeministri Rama sot ne Vlore Read More »

Projekt për ujë të pijshëm 24 orë, në Orikum, Dukat,Tragjas, Jonufer, Radhim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit Vlorë

Orikumi, Dukati, Tragjasi, Jonufra, Radhima, do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë, pas konkretizimit të një projekti ambicioz që ka nisur diskutimin dhe është në fazën e studimit.

Investimi financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në këtë kuadër, sot është zhvilluar një takim në ambjentet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Vlorë.

Të pranishëm kanë qenë prefekti i Qarkut, Flamur Mamaj, kryebashkiaku Dritan Leli, drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili si dhe specialistë të Ujësjellësit dhe përfaqësues të FSHZH.

Aktualisht është faza e studimit të projektit dhe në këtë takim të sotëm u diskutua për probleme teknike. Pasi investimi të implementohet dhe përfundojë, Orikumi, Dukati, Tragjasi, Jonufra, Radhima, do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë.

Projekt për ujë të pijshëm 24 orë, në Orikum, Dukat,Tragjas, Jonufer, Radhim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit Vlorë Read More »

Akuza e tmerrshme e Donald Lu: Disa drejtues të vendit kanë shitur vajza, ndjej neveri

Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka kërkuar arrestimin dhe dënimin maksimal për të gjithë trafikantët e qenieve njerëzore.

Përmes një deklarate të fortë, kryediplomati amerikan tha se ndjen neveri që disa drejtues të votuar të vendit tonë, kanë shitur vajza të pafajshme në skllavëri.

Nje deklarate e forte dhe akuze e tmerrshme ne drejtim te politikes shqiptare.

“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri.

Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”, deklaroi ambasadori i SHBA ne Tirane.

Më tej, ambasadori Donald Lu i ka bërë një thirrje të fortë qeverisë shqiptare lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore. Donald Lu i ka kërkuar qeverisë të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit.

Në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kryediplomati amerikan tha se do të krijohet një rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku qëllimi është jo vetëm strehimi i këtyre ‘viktimave’, por edhe që ata të kenë siguri dhe vetëbesim.

“Rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit. Qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehë, por që ato të kenë siguri dhe vetëbesim.

U bëjmë thirrje qeverive të rajonit, por veçanërisht Shqipërisë, të ofrojnë fonde për strehimin e grave dhe fëmijëve të trafikuar.

Këtu ka nevojë që qeveria jo vetëm të angazhohet politikisht për të siguruar financim, por të dorëzojë fonde pa vonesë për gratë dhe fëmijëve që janë viktima të trafikut”,deklaroi Lu,

Akuza e tmerrshme e Donald Lu: Disa drejtues të vendit kanë shitur vajza, ndjej neveri Read More »

27 të burgosur tentojnë të arratisen, mes tyre dhe …

27 të burgosur kanë tentuar të arratisen gjatë transportimit të tyre nga mjediset e gjykatës për në burgun e Koridalosit në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit helen.

Të burgosurit që të gjithë mbartës të dënimeve të rënda, po transportoheshin me një autobus të policisë.

Katër të burgosur, mes të cilëve edhe shqiptarë, mundën të thyenin drynin e kaushit të tyre dhe pastaj të hapnin dyert edhe të kaushave të tjerë.

Në vazhdim dhe ndërsa autobusi ishte në lëvizje, tentuan të shpërthenin portën kryesore dhe të arratiseshin

. Tre policët shoqërues nuk dispononin radiodhënëse, prandaj përdorën celularët personalë që të kërkonin përforcime, të cilat nuk po vinin.

Drejtuesi i mjetit shfrytëzoi rastin që po kalonte afër drejtorisë së përgjithshme të policisë së të huajve. Me sirenën të ndezur, shtoi në maksimum shpejtësinë dhe u fut në oborrin e drejtorisë së policisë.

27 të burgosur tentojnë të arratisen, mes tyre dhe … Read More »

“Skifterat” e Belgjikës, policia: 8 shqiptarë të arrestuar

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet belge kanë zhvilluar një operacion në të dy shtet për goditjen e një grupi që kryente vjedhje pronash në shtetin belg.

Policia bën të ditur se në zbatim të letërporosive belge të datave 28 dhe 29 mars në Shqipëri u ndaluan shtetasit Ilmi Vila, 37-vjeç, Alesio Dushku, 31-vjeç, Albert Taraj 22-vjeç.

“Të ndaluarit dyshohet për pastrim të produkteve të veprës penale vjedhja e kryer në kuadër të grupit strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë”, tha përfaqësuesi i policisë.

Operacioni është organizuar në të njëjtën kohë edhe në Belgjikë, ku janë arrestuar 5 shqiptarë, si dhe janë shpallur të tjerë në kërkim.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2137568146529545/?t=0

“Skifterat” e Belgjikës, policia: 8 shqiptarë të arrestuar Read More »