Imzot George Frendo uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkës. Në urimin e tij Imzot Frendo i kërkon shqiptarëve që të kthejnë sytë nga njerëzit që kanë më shumë nevojë. Të dielën besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, e cila shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.
“Ju uroj Gëzuar Pashkën”! Besimtarët katolikë në Shqipëri, ashtu sikurse në të gjithë botën kremtojnë të dielën festën e Pashkës, e cila shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.
Mesazhin e tij për Pashkën, imzot Gergo Frendo ja ka drejtuar të gjithë shqiptarëve që të ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë.
Imzot Gergo Frendo: Ngjallja e Krishtit na nxit të respektojmë jetën që nga fillimi deri në fund. Unë uroj që të gjithë të kalojmë sivjet një Pashkë të veçantë duke u dhënë dorën edhe personave të cilëve ua kishim mohuar.
Pashka kotolike, nisi javën e kaluar me kremtimin e së Dielës së Larit duke vazhduar me të premten e mirë dhe dita e shtunës së madhe e të shenjtë të Pashkëve.
Ndërsa në mesnatë do të mbahet mesha e shenjtë ne Katedralen e Shën Palit nga Imzot George Frendo për të gjithë besimtarët e krishterë.
Të krishterët në festën e Pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës dhe forcimin e besimit tek Zoti.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se protesta e banorëve të Kukësit është kundër politikave ekonomike të Ramës. Në një komunikim të drejtpërdrejte me News 24 ajo dënoi dhunën dhe kërkoi nga qyetetarët të tregohen të përmbajtur. Nga ana tjetër, Kryemadhi teksa e quajti si kërcënin për protestuesit statusin e Ramës në facebook, ajo sfidoi hapur kryeministrin, që të shkonte në “Rrugën e Kombit” nëse ishte trim.
“Kjo protestë është kundër politikave ekonomike të Ramës.
I këshilloj protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë të protestojnë.
Janë në të drejtë të Zotit, ata janë njerëz që vuajnë për bukën e gojës.
Është e dhimbshme se si një djalë i ri, polic godet një të moshuar që del në të drejtë të Zotit të protestojnë.
Nuk mund të ngresh muret e izolimit për shqiptarët.
Më e tmerrshmja ishte kërcënimi që bëri në facebook-un e tij.
Po të jetë aq trim le të shkojë ta mbrojë atë taksë, është taksa e Edi Ramës.
Unë nuk jam në protestë, që të mos politizohet, por nëse ata do të duan, unë jam gati t’ju bashkohem”, tha Kryemadhi.
Zona e Myzeqesë kohët e fundit është kthyer në një nga zonat më të preferuara të hajdutëve. Çdo natë raportohen vjedhje në fshatrat e Lushnjës dhe Divjakës. Hajdutët nuk po kursejnë asnjë gjë, marrin çdo gjë që ju del përpara. Një nga familjet e dëmtuara nga vjedhjet është ajo e Nazmi dhe Myzajete Toshkollarit në fshatin Pirrë të Lushnjës.
Pak kohë më parë kësaj familjeje hajdutët i morën 4 lopë. Myzajetja tregon natën e vjedhjes, ku rreth orës dy pas mesnate kishte ndjerë hajdutët dhe kishte dalë për të parë se ç’kishte ndodhur. Telefonuan, sic thotë, policinë, por kjo e fundit mbërriti me shumë vonesë.
“Asnjë nuk na u përgjigj, në kohën kur ndjeva hajdutët. Telefonova 129-ën në 02:45 dhe policia më erdhi në shtëpi më 4:45”, thotë Myzajetja. Krahas frikës që po përjetojnë, bashkëshorti i saj thotë asnjë person nuk është kapur. “Deri tani askush nuk është kapur, çka do të thotë se hajduti është i lidhur me shtetin”, thotë Nazmi Toshkollari.
Lopët ishin pasuria e vetme e këtyre pleqve, të cilët veç vetes së tyre, duhet të kujdesen dhe për vajzën e vetme, të ve, si dhe dy fëmijët e saj. Të gjithë në fshat ndjehen të frikësuar. Asnjë nuk ndjehet i sigurt, të gjithë flenë gjumë me frikën se të nesërmen do të zgjohen dhe do t’i mungojë diçka në shtëpinë e tyre. /Top Channel/
Situata në Rrugën e Kombit sot ka dalë nga kontrolli. Protestuesit që kundërshtonin vendosjen e taksës për kalimin e saj janë përplasur me policinë. Situata është tensionuar që në nisje të protestës, kur protestuesit janë përplasur me forcat e policisë. Qytetarët kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa. Protestuesit kanë thyer xhamat në sportelet për pagesën e taksës dhe më pas i kanë djegur ato. Qytetarët thonë se dhuna u provokua nga forcat e rendit. Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve mësohet se ka edhe persona të lënduar. Në mëngjes, policia bllokoi automjetet që vinin nga Kosova për t’u bashkuar në protestën kundër vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.
Rreth dy orë pas protestës kanë ardhur dhe reagimet e para të drejtuesve të qeverisë. Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e dhunshme në Kukës, ku qytetarët kundërshtuan vendosjen e taksës nga qeveria. Në një koment në Facebook ai premton se autorët e dhunës do të marrin përgjigjen e merituar. Ai e cilëson protestën si një sulm ndaj pronës së përbashkët.
“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!”,- shkruan Edi Rama.
Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një reagim për ngjarjen tha se qytetarët dëshmuan se fatet e kombit nuk janë pjesë e lojërave të Ed Ramës. Kryetarja e LSI thotë se revolta e Kukësit është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen
Në një komunikim për mediat, Kryemadhi tha se ishte kundër dhunës ndaj forcave të rendit, por mbështete protestën e qytetarëve.
“Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm. Ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe me të fortë se kurrë. Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit”,- shkruan Kryemadhi.
Për situatën e krijuar ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një koment në Facebook, Berisha shprehet se populli i tha jo vjedhjes së Edi Ramës.
“Populli i thote JO ‘plaçkes Rama’! Protesta te fuqishme kunder ‘plaçkes Rama’ ne Rrugen e Kombit, dhune e turpshme policore ndaj protesuesve, shume qytetare te plagosur. sb”- shkruan Berisha.
Mbi debatin e LGBTI-së, andrologu Evin Dani deklaron se janë bërë një sërë studimesh që në fillim të shekullit 20 për të zbuluar shhkaqet e orientimit seksual të njerëzve.
Sipas tij, edhe pas shumë vitesh, ende nuk është provuar një lidhje e qartë nëse njerëzit lindin gay ose lesbike apo bëhen gjatë jetës.
”Studimet e andrologëve ka qenë shumë të gjera për të përcaktuar me saktasësi nëse është patologji e lindur apo e fituar. Kanë qenë pro dhe kundër. U matën njëherë për sistemin androkin, hormohet.
U matën u bënë studime në vitet 40-45, ku i kuronin dhe me testosteron. Pas shumë studimesh, nuk kanë sjellë asnjë lloj rezultati nëse këta janë të lindur. U bënë studime në drejtim të trurit, jo me skaner, duke matur kromozohet. Nuk patën sukses.
Nuk mund të themi që ka lindje, por nuk mund të themi që është i fituar”, deklaroi andrologu Evin Dani gjatë emisionit ‘Zonë e Lirë’.
Llogaria e dorëzuar në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë rezulton e mbyllur. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar dje listën e ish-të përndjekurve politikë, të cilët duhet të dorëzojnë numrin e llogarisë së tyre bankare, në mënyrë që të mund të marrin dëmshpërblimin financiar sipas ligjit përkatës. Kjo, pasi është konstatuar se nurmat e llogarisë që janë dorëzuar nga personat përfitues rezultojnë se janë të mbyllura dhe pagesa nuk mund të bëhet.
Dokumentacioni
Të gjithë subjektet përfituese duhet të dërgojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore. Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimtari /trashëgimtarët e ish të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim.
Kërkesat
Dokumentacioni që duhet të dërgohen në Ministrinë e Financave janë:
1. Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit ( dokumenti bankar i vitit 2015).
2. Dokument identiteti (kopje Letërnjoftimi, Pasaportë) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.
Nëse drejtësisë së gjykatës së Vlorës, i kanë shpëtuar abuzues me pronat në bregdet, për kryetarin Skënder Haluça, faji është i prokurorisë.
”Hetimi jo i plotë i çështjeve të pronësisë nga prokuroria dhe policia, dhe për këtë shkak një numër i të akuzuarish mund ti kenë shpëtuar drejtësisë”.
Teksa pranon se ”peshqit” e abuzimit me pronat mund ti kenë shpëtuar rrjetës së drejtësisë, Haluca thotë se dosjet që ka gjykuar në 6 vitet e fundit, i kanë krijuar bindjen për batërdinë që sipas tij është bërë me pronat në bregdet.
”Mbi bazë të informacioneve dhe dokumentacionit që kemi, dhe nga eksperienca, ka probleme të jashtëzakonshme me pronësinë.
Është bërë batërdi me pronat e qytetarëve dhe të shtetit”,-thotë Haluça për ”Ora News”.
Mes 204 çështjeve të lidhura me pronën gjatë vitit 2017, Haluca veçon 21 procese për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale, veprimtari për të cilën thotë po rezulton shumë e përhapur.
Ardian Nezha, Kryeprokurori i Elbasanit i emëruar në këtë detyrë vetëm pak kohë nga Arta Marku, ka dhënë sot dorëheqjen.
Nezha ka bërë të ditur se vendimi i tij lidhet me arsyer shëndetësore, por sipas burimeve të ”Report TV”, lëvizja e Nezhës është taktike, pasi ai pritet të emërohet në një detyrë më të rëndësishme në Tiranë.
Nezha kishte zëvendësuar me shumë bujë në Prokurorinë e Elbasanit, Dritan Ginën, për të cilin nisi edhe një hetim disiplinor, pasi theu urdhërin e Kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku për t’u larguar nga detyra.
Gina është bashkëshorti i Prokurores Rovena gashi, e cila u zbrit gjithashtu nga detyra e Drejtores së Sekorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, fill pas ardhjes së Arta markut në krye të këtij institucioni.