Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së shtunës te sheshi “Shqiponja” dhe ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar, banues në kryeqytet.
Mendohet se shtetasi me iniciale T.A., rreth orës 21:25, në rrugën “Teodor Keko”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ”Volkswagen”, të drejtuar nga shtetasi B. B., 34 vjeç, banues në Kamëz.
Për pasojë, është plagosur në këmbë drejtuesi i mjetit, i cili shkoi vetë në spital për t’u mjekuar.
E paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, se protesta në ”Rugën e Kombit” ka autorë dhe se shkaktarët do të dënohen sipas ligjit, mbrëmë banorët e Kukësit janë përballur me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ka edhe nga ata që janë shoqëruar në 3 të mëngjesit, edhe pse nuk kanë qenë në protestë. Duket se në Kukës është rikthyer diktatura, aty ku qeveria ka rrethuar prej mbrëmjes së djeshme të gjithë zonën, dhe po bën arrestime në masë.
”Kanë arrestuar vëllain pa qenë në protestë fare. Punojmë të dy në një kompani private. Arrestimi është bërë në orën 3 të mëngjesit. Nuk kanë përdorur asnjë rregull. Ishte arrestim i habitshëm. E kanë marrë me forcë vëllain në 4 të mëngjesit. Mënyra se si e kanë marrë është e habitshme. Kanë ardhur me maska duke i rënë derës me qyta pistolete”,-tha një prej banorëve.
Një i moshuar ka treguar se policët ishim me maska. ”Më kanë arrestuar dhëndrin në orën 4 të mëngjesit. Kanë ardhur 20 policë se ka qenë në protestë. Policët ishin me maska. Dhëndri ka një fëmijë të sëmurë me goditje cerebrale”.
Protesta e djeshme në Kukës te pjesa e Rrugës së Kombit shkaktoi dhunë, përplasje dhe djegie. Kryeministri Rama foli ashpër dje dhe paralajmëroi arrestime dhe ndëshkim ndaj tyre. Nuk ka vonuar dhe Kukësi mbrëmë dhe sot është pushtuar nga qeveria e Ramës- thonë në Kukës. Qindra forca të FNSH, RENEA dhe të policisë lokale kanë zhvilluar aksione gjatë mesnatës aksione për të prangosur protestuesit.
Ende nuk dihet numri i saktë i të arrestuarve, pasi policia ende nuk ka dhënë informacion për këto arrestime, por në news24 familjarët e të arrestuarve thonë se janë me dhjetra të arrestuar. Familjarët të shqetësuar janë mbledhur mëngjesin e sotëm, para Komisariatit të Kukësit të shqetësuar lidhur me fatin e të afërmeve të tyre.
Siç bëjnë me dije, policia u ka shkuar në mesnatë në familje, dhe duke i terrorizuar ka arrestuar personat që kanë qenë pjesë e protestës. “Policia na erdhi nëpër banesa në orën 03:00 të mëngjesit. Nuk e dimë ku i kanë çuar personat e arrestuar”, thonë familjarët e tyre.
Kukësi ndodhet nën rrethim të fortë policor, ndërkohë mësohet se kreybashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu është në presion të madh nga kryeministri.
Maskaradat e gjyqsorit në Shqipëri nuk kanë fund. Jemi kthyer në një vend ku historinë e bëjnë psikiatrët, e ku gjyqtarët janë kthyer në zhvatës e kameleonë të pashpirt. Sot, ne i japim të drejtë Vettingut!
Le të ndodhë! Le t’i mbledhë këta harpagonë që ndërtojnë dhe nginjen me para gjaku. Me datë 07/04/2015 në Vlorë, ka ndodhur ngjarja e cila njihet si ‘Masakra e Çoles’, ku humbën jetën tre të rinjë. I vetmi faj i tyre ishte se ata pinin kafe bashkarisht. Për këtë masakër të ndodhur, Prokuroria e qytetit të Vlorës kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit e kësaj masakre.
Deri më këtu në fakt është cdo gjë Ok, por delirantët dhe peshkaqenët e ligjit të Prokurorisë, të joshur nga përfitimi i dhanë kësaj masakre përmasa akoma edhe më të mëdhaja, pasi ata ‘ndërtojnë lumturinë’ mbi gjakun e tre të rinjve. Të pafundme janë manikacionet e ndodhura në këtë ngjarje nga ana e Prokurorisë dhe krijimi i ‘xhepave’ ligjorë për ta çuar në shkallët e fundit të gjyqsorit. Kjo do të thotë se s’ka më ngjarje. E më konkretisht, kjo çështje u apelua deri në gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të ishte ‘tempulli i drejtësisë’, më superioria , por ajo nuk respektoi as ligjin duke u kthyer në folenë e padrejtësive.
Gjykata Kushtetuese, më datë 14/12/2017 me relator Besnik Ymeraj, jep një vendim për këtë çështje duke e rikthyer atë në Gjykatën e Lartë, e duke bërë një shkelje të pariparueshme, e cila nuk është as rastësi e as neglizhencë. Është asgjë më pak se sa një fakt i ndodhur me dashje.
Si rrallë herë, Gjykata Kushtetuese me relator Besnik Ymerajn, rikthen një dosje e cila kishte kaluar tre shkallët e gjykimit në Gjykatën e Lartë. Ky është ‘xhepi’ që përdorin bandat Prokurori-Gjykatë. Po, kjo është një çudi e madhe dhe kjo çudi ka ndodhur vërtetë pasi një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përkon me datë 15/12/2017, kjo çështje kalon në Gjykatën e Lartë. Por, habia vazhdon akoma dhe më tej, kur brenda asaj ditë kjo dosje merr statusin ‘gjyq’.
Si ka mundësi të gjitha këto koincidenca i japin frymëmarrje të dënuarve për masakrën e lagjes Çole në Vlorë? Kush e shpjegon faktin që kjo dosje ka kaluar pa rradhë mes qindra e mijëra dosjeve të cilat zënë pluhur në sekretarinë e Gjykatës së Lartë?
Me sa duket, kjo dosje është lexuar e shqyrtuar pasi të nderuarit gjyqtarë kanë qenë duke u marrë me ngjyrën e monedhave të cilat jo vetëm blejnë rradhë dosjesh por mund edhe ta kthejnë viktimën në fajtor. Në këtë masakër ka funksionuar më së miri banda Prokurori-Gjykatë. Prokurori Artur Selmani dhe Albana Muca, të dy nën hetim , janë dirigjentë të kësaj skeme mafioze për cështjen e masakrës së Vlorës. Ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeri i vuri vulën kësaj ‘masakre të fundit’ dhe më pas u tërhoq me ‘nder’. Këto nuk janë rastësi. KPK ju lutem mos u merrni me bluzat e fëmijëve në shkolla! Merruni me skemat e ngritura Prokurori-Gjykatë. Këta janë peshkaqenët e mëdhenjë. Provat e fajësisë së tyre i keni në skrivanitë e shtrenjta të paguara me gjakun e shumë shqiptarëve.
Gjyqtarë e prokurorë kanë harruar cfarë është ligji. Në masakrën e Çoles, të dënuarit janë përkatësisht me 35 vjet Aleksandër Llanaj, 24 vjet Bertil Alliaj dhe Ani Begaj. Këta të dënuar përfituan nga gjykimi i shkurtuar padrejtësisht dhe dy të fundit kanë thyer masën e arrestit të dhënë nga prokurori Artur Selmani duke u larguar në drejtim të paditur dhe janë sot në kërkim ndërkombëtar.
A kanë turp këta prokurorë? Vendimi i shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese u ndesh me kundërshtimin e dy gjyqtareve, Altina Xhoxhaj dhe Vitore Tusha. Dy zonja të cilat në vend të ngjyrës së parasë, vendosën ndjenjën e ligjit dhe të nënës. Ato artikuluan dhe theksuan se kjo çështje duhej të ishte mbyllur me vendimin e 3 shkallëve të gjyqsorit. Ironia e fatit! Sot, Vitore Tusha është në ‘bangën’ e Vettingut e Besnik Ymeraj në prehrin e bjondes sekretare. Aktorët e Prokurorisë që kanë krijuar këtë kaos dhe skandal juridik që daton më 15/03/2017 gëzojnë imunitet të plotë dhe si minj gjyrizesh po përpiqen të mbulojnë abuzimet e tyre të mëparshme. Vettingu në këtë rast duhet të jetë i ashpër dhe imediat pasi kjo ‘bandë’ mund të veprojë edhe në raste të ngjashme ku ligjin nuk e bën drejtësia por paraja dhe Maliqi./BOOM.AL
Banorët e Kukësit por jo vetëm, të revoltuar kanë shpërthyer në një protestë që I ka dalë jashtë kontrollit edhe policisë. Ata janë mbledhur tek trarët në Rrugën e Kombit dhe kanë shkatërruar gjithçka që kanë gjetur përpara. Butiem thonë se për shkak të kësaj gjendje kryeministri Rama ka anuluar të gjitha takimet në Vlorë ku ndodhet prej ditës së djeshme dhe është nisur drejt Tiranës për tu takuar me ministrin e Brendshëm Xhafa.
Ai kishte parashikuar të zhvillonte takime në Kaninë dhe Orikum për një sërë investimesh. Vetëm pak më parë ai reagoi në rrjetet sociale ku tha se dhunuesit do të marrin përgjigjen e merituar. Por nga ana tjetër banorët janë shprehur se nuk duan tja dinë dhe nuk largohen prej aty deri sat ë vijë një përfaqësues i qeverisë.
Sot në Vlorë, me përfaqësues të biznesit, u prezantuan rekomandimet e Strategjisë së re të Punësimit, nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Z.Rama, në kuadër të hartimit të Programit Kombëtar “Punësimi 2021” qëllimi kryesor i të cilit është ulja e papunësisë.
U diskutua rreth sfidave kryesore që ka patur qeveria që në mandatin e saj të parë që lidhet me ngushtimin e hendekut midis rritjes ekonomike dhe papunësisë, uljen e informalitetit në punë, rritjen e arsimit profesional duke bërë që të rinjtë të kualifikohen për një profesion të caktuar e duke u përshatur kështu me tregun aktual të punës.
Një vëmendje e veçantë u tregua për mundësitë që do t’u jepen grupeve të veçanta të të papunëve, si individëve të paarsimuar ose me nivel arsimor bazë për të cilët shteti, nëpërmjet zyrave të punës, do të paguaj drejtëpërdrejtë për trajnimin e tyre. Ky program do të realizohet nga bizneset e ndryshme private të cilat shfaqin interesin për të aplikuar për programe punësimi.
Në takim u fol për shumë vende të lira pune në ndërmarjet private të Qytetit të Vlorës. U ngritën edhe shqetësime nga biznesmen të ndryshëm. Më kryesorja është nevoja që ka tregu i punës për punonjës të kualifikuar./onetv
Në orën 11:00 kur në Kukës po niste protesta për taksën në Rrugën e Kombit, nga Vlora kryeministri Edi Rama, njoftoi se tashmë kuksianët do të kenë mundësi të fluturojnë lirë.
Kreu i qeverisë po fliste për Kukësin, por nuk e dinte se aty kishte nisur revolta. Rama tha se qeveria po punon për të hapur aeroportin, të cilit do t’i garantohet një fluks i lartë për shkak të tarifave të ulëta të fluturimit.
“Qeveria po vijon negociatat për vënien në punë sa më shpejt të aeroportit të Kukësit. Ky aeroport do t’i shërbejë një hapësire shumë të rëndësishme shqiptare dhe është një aeroport që do të jetë i garantuar me një fluks të lartë, pasi do të mbulojë të gjitha fluturimet me Anglinë, Gjermaninë, Zvicrën dhe zonat ku ka shumë shqiptarë. Pa llogaritur pastaj edhe shqiptarët e Kosovës, që do ta kenë shumë më të lehtë të përdorin aeroportin e Kukësit, si rezultat i çmimeve te ulëta”, tha Rama.