Lajmi i fundit

Erdogan kërcënon Kosovën: Kujdes me Ambasadën tonë në Prishtinë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka bërë një reagim duke i quajtur të pabaza dhe manipulime mediale pohimet se 6 gylenistët janë mbajtur ne Ambasadën e Turqisë në Prishtinë. Ofensiva që e nisi dje Erdogan ndaj Kosovës ka vazhduar nga diplomacia turke e cila ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë që të kenë kujdes me ambasadën e tyre në Kosovë.

Brenda 24 orëve të fundit, Kosova i kanë ardhur dy kërcënime nga Turqia. I pari ishte kërcënimi i Erdoganit ndaj Haradinajt ndërsa tjetri është i Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke, e cila i bën thirrje Kosovës të ketë kujdes me Ambasadën turke në Prishtinë. Gjithë këto zhvillime po ndodhin pas kidnapimit dhe pastaj depërtimit të gjashtë gylenistëve në Turqi.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka komentuar protestat para ambasadës turke në Prishtinë, por edhe për shkrimet e mediave.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksyou në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e MPJ-së turke ka thënë se fytyra e organizatës së Gylenit “është ekspozuar me veprimet kundër Turqisë”.

Në këtë komunikatë është thënë se Kosova e ka përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve turqt, misioneve dhe zyrtarëve tjerë.

“Fytyra e vërtetë e organiztës Feto përsëri është duke u ekspozuar në gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj. Autoriteteve të Kosovës u është rikujtuar se siguria e shtetasve turq, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive në vend është kryekëput përgjegjësi e Kosovës si vend pritës dhe presim që të veprojnë në kuadër të obligimeve të tyre ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme turke, shkruan express.

Aksyou ka kërkuar nga Kosova që të kenë kujdes ndaj veprimeve që ndërmarrin për “gylenistët”.

Kanë kritikuar edhe mediat për lajmet provokuese që sipas MPJ-së turke, synojnë të sulmojnë ambasadoren e Turqisë, transmeton lajmi.net. “Ne gjithashtu presim që miqtë tanë të kenë një qasje të kujdesshme dhe të pakompromis ndaj veprimeve të këtyre anëtarëve të organizatës terroriste dhe qarqeve që i mbështesin ato.

Nga ana tjetër, lajmet provokuese në mediet që kanë për qëllim Ambasadën tonë, vecanërisht Ambasadoren tonë , duke pohuar se njerëzit që u deportuan nga Kosova ishin në Ambasadën tonë në Prishtinë janë të pabazuara. Ne gjithashtu hedhim poshtë dhe dënojmë me forcë manipulimet e tilla të dëmshme të medieve”, përfundon komunikata.

Ky reagim ka ardhur pas raportimeve se ambasadorja e Turqisë ka qenë e përfshirë në ekstradimin e 6 shtetasve turq.

Për ekstradimin e “gylenistëve” është protestuar disa herë edhe para ambasadës turke në Kosovë, por edhe para qeverisë.

Erdogan kërcënon Kosovën: Kujdes me Ambasadën tonë në Prishtinë Read More »

Kapen 600 kg kanabis ne Orikum, kontrollohen disa banesa.

Sipas burimeve për Report Tv janë kapur rreth 30 pako me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Sipas  burimeve droga e sekuestruar kishte si destinacion vendin fqinj Italinë.
Operacioni është kryer gjatës natës së mbrëmshmë,por policia nuk jep informacion.
Gjithashtu burimet I thanë Report Tv se gjatë operacionit është kapur edhe një furgon dhe një gomone që do të shërbente për transportimin e kannabisit drejt brigjeve italiane.
Burimet thonë që janë rreth 600 kg kanabis, një furgon i madh dhe një gomone në Orikum.
Operacioni ka qënë i përbashkët me forcat e kufirit, ku janë kapur edhe 600 litra benzinë. Policia ka kontrolluar edhe disa banesa në zonën e Orikumit për autorët e drogës.

e.gj.

Shqiptarja.

Kapen 600 kg kanabis ne Orikum, kontrollohen disa banesa. Read More »

Dalin rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve

Mësohet se kanë dalë rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve për Tiranën.

Sipas njoftimit, rezulatet kandidatët i mësojnë përmes portalit infermieri.al ndërsa pyetjet u hartuan nga një komision i posaçëm me profesor të Fakultetit të Infermierisë. Ministrja Manastirliu tha se procesi është transparent.

Kandidatët për infermieri që kaluan fazën e parë pas aplikimit në platformën online u testuan në fazën e dytë dhe përfundimtare, atë të testimit me shkrim.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e testimit, ku vetëm për Tiranën u testuan 526 kandidatë, infermierë, fizioterapistë dhe teknikëve të imazherisë.

“Të gjithë hapat e konkursit kanë qenë transparente dhe me kënaqësi konstatoj se procesi sot ka shkuar shumë mirë

. Rezultatet përfundimtare do të dalin nga mbledhja e pikëve të dosjes së gjithësecilit kandidat të cilat tashmë janë të shpallura, me pikët e grumbulluara nga rezultati i testit me shkrim”,-tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu.

Dalin rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve Read More »

Bisedime me Kosovën për tarifën, Rama: Pse duhej?

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë përpara gazetarëve ditën e dielë, një ditë pas protestës për taksën e “Rrugës së Kombit”, deklaroi se “policia ruajti gjakftohtësinë përballë një tufe vandalësh që do të marrë ndëshkimin që meriton”.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte diskutuar me Kosovën për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit, u shpreh se nuk kishte arsye për ta diskutuar, ndërsa shtoi se pagimi i kësaj tarife është patriotizëm.

”Kush ishte arsyeja që duhet të konsultoheshim? Së pari nuk është taksë. Këtu dëgjoj njerëz që thonë janë rritur taksat, sepse quhet taksë pagesën e dritave dhe ujit. Së dyti, nuk kemi arsyeje të konsultojmë sepse nuk është një tarifë e vendosur politikisht. Çfarë do të diskutonim ne me qeverinë e Kosovës? Kjo nuk është tarifë patriotizmi. Patriotizëm është ta paguash tarifën. Të japësh kontribut për atë që të takon. Ato historitë që këtu do të ndërpriten flukset, janë qesharake. Asgjë nuk do të ndërpritet, përkundrazi. Kushdo që vjen do të vazhdojë të vijë. E thotë studimi. Tarifa nuk këtë javë. Tarifa ka dy vjet”,-tha Rama.

Bisedime me Kosovën për tarifën, Rama: Pse duhej? Read More »

Sot Pashkët katolike, Papa Françesku pagëzon një shqiptar, jep Meshën në orën 12:00

Mbrëmë Papa Françesku kremtoi Meshën e Natës së Pashkëve, që nisi në ora 20.30. Sot, në orën 10.00, Mesha e Ditës së Pashkëve, do të ndiqet nga Bekimi Urbi et Orbi – Romës e Botës, në orën 12.00.

Papa mbrëmë në orën 20.30, në Bazilikën e Shën Pjetrit, dha Meshën e Natës së madhe të Pashkëve. Riti nis me bekimin tradicional të zjarrit të ri, në tremen e Bazilikës, ndjekur nga procesioni me qiriun e Pashkëve dhe Exultet, kumt gazmor, që këndon ngadhënjimin e Zotit të Ngjallur mbi vdekjen e mbi errësirën e botës.

Papa, gjatë Meshës së Natës, pagëzoi tetë persona, 3 gra e 5 burra, ndërmjet tyre një shqiptar. Ata ishin të moshave 28 e 52 vjeç: 4 italianë, 1 shqiptar, 1 nigerian, 1 amerikan e 1 peruviane.

Mesha e Ditës së Pashkëve dhe Bekimi Urbi et Orbi – Romës e Botës

Sot Papa do të kryesojë Meshën e Ditës së Pashkëve, duke nisur nga ora 10.00, në Sheshin e Shën Pjetrit. Ungjilli do të shpallet si në latinisht, ashtu edhe në greqisht. Gjatë lutjeve, besimtarët do të kërkojnë për Papën dhe ipeshkvijtë e mbarë Kishës, dhuratën e sinqeritetit ungjillor dhe të pasionit apostolik; do të ketë lutje edhe për rregulltarët, që të jenë dëshmitarë gazmorë të realiteteve të ardhshme; e akoma, lutje për paqen, drejtësinë, vëllazërimin në mbarë botën e që të marrin fund mllefe e përçarje.

Në orën 12.00, nga Lozha Qendrore e Bazilikës së Vatikanit, Ati i Shenjtë do të lexojë mesazhin e Pashkëve dhe do të japë Bekimin e tij apostolik si dhe  ndjesën e plotë në formën e vendosur nga Kisha. Sheshi i Shën Pjetrit tashmë është stolisur me mijëra lule, ardhur nga Holanda!

Të mërkurën e kaluar, gjatë audiencës së përgjithshme Papa theksoi  se Pashkët janë festa më e rëndësishme e vitit, qendra e fesë sonë dhe e shpresës sonë, është kerygma, që e ungjillëzon vazhdimisht Kishën e cila, nga ana e saj, dërgohet të ungjillëzojë.

Shën Pali e përmbledh ngjarjen e Pashkëve në këtë shprehje: “Krishti ? Qengji ynë i Pashkëve ? tanimë u flijua (1 Kor 5,7). Prandaj  “Gjërat e vjetra kaluan e lindën të rejat(2 Kor 5,15). E me një formulë tjetër sintetike, shpjegon se Krishti “u flijua për fajet tona dhe u ngjall për shfajësimin tonë/Radio Vatikani

Sot Pashkët katolike, Papa Françesku pagëzon një shqiptar, jep Meshën në orën 12:00 Read More »

Momenti i Artë i Vitit për Bizneset Shqiptare të Turizmit

Ngjarja më e rëndësishme e turizmit rajonal dhe më gjerë ndodh në Shqipëri.

Në Expocity Albania, i mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve të saj, do të zhvillohet një event madhështor, i cili do të mbledhë me qindra biznese turistike nga i gjithë rajoni, për të nisur binjakëzime të rëndësishme në shkëmbimin e promovimit turistik.

Panairi do të zhvillohet në datat 6-7 prill 2018 dhe aktualisht ka një rritje të fortë të kërkesës së agjencive turistike të huaja dhe vendase për t’u bërë pjesë e gjithë aktiviteve që do të organizohen.

Turizëm gjithpërfshirës gjatë gjithë vitit! Është kjo moto kryesore e këtij aktiviteti i cili synon të hapë një faqe të re në suksesin e bizneseve turistike dhe nxjerrjen në dritë të Shqipërisë, si një destinacion turistik përgjatë gjithë vitit.

Panairi Mesdhetar i Turizmit – Shansi i Jashtëzakonshëm i Bizneseve
Në Shqipëri operojnë me mijëra agjenci udhëtimesh të mëdha, të mesme dhe të vogla.

Panairi Mesdhetar i Turizmit nga Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit synon ngritjen e urave të bashkëpunimit midis agjencive shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.

Kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e fluksit të turistëve të huaj në Shqipëri përgjatë gjithë vitit.

Ndërkohë Panairi do të krijojë mundësi dhe lehtësime edhe për turistët shqiptarë që kërkojnë të eksplorojnë botën jashtë kufijve të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit nga vende të ndryshme do të shfaqin potencialin e tyre turistik në kategori të ndryshme si: Destinacionet, Akomodimi, Agjencitë, Turizmi i Diellit dhe i Rërës dhe Turizmi Malor, Gastronomia etj.

Ky panair do t’u japë mundësinë bizneseve që së bashku të ofrojnë një eksperiencë specifike dhe unike për vizitorët në rajon dhe me gjerë.

Ndonëse një javë nga hapja e tij, panairi ka tërhequr një interes të madh ndaj agjencive turistike, të cilat po angazhohen me pjesëmarrjen e tyre në paraqitjen e trendeve të udhëtimit dhe produkteve e sherbimeve të reja të fushës.

Me edicionin e tij të dytë, ky panair do të mundësojë pikë-takime të aktorëve të rëndësishëm në industrinë e shërbimeve të udhëtimit, që kanë të bëjnë me operatorët turistikë kryesorë dhe rrjetëzimin me përfaqësuesit kryesorë të ofertes rajonale dhe kërkesës së industrisë turistike të përfaqësuar nga shumë shtete të rëndësishme Evropiane.

Katër Stinët Turistike të Shqipërisë dhe Rajonit
Grupe turistësh çdo ditë në çdo cep të Shqipërisë. Turizëm dimëror, pranveror, verë e vjeshtë.

Turizëm detar, turizëm malor, turizëm kulturor apo turizëm mbi kulinarinë gjatë gjithë vitit, elementë të veçantë pushimi për çdo stinë, guida të strukturuara dhe standarde në shërbime, janë disa prej gamës së gjerë të eksperiencës që agjencitë turistike vendase dhe rajonale do të shkëmbejnë me njëra tjetrën gjatë punimeve të këtij panairi.

Ky panair do të jetë eventi i vitit për turizmin rajonal, i cili padyshim do të nxisë ndërthurrjen e bashkëpunimit dhe promovimit të destinacioneve turistike nëpërmjet tregtisë, konferencave dhe takimeve midis bizneseve.

Ky event paralajmëron bashkëpunime të suksesshme dhe mbi të gjitha fitimprurëse për bizneset turistike vendase dhe të huaja.

Mos e humbni rastin të merrni pjesë në datat 6-7 prill 2018.

Momenti i Artë i Vitit për Bizneset Shqiptare të Turizmit Read More »

Komunikim i drejtpërdrejtë me shqiptarët

Të nderuar bashkëqytetarë!

Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, zjarri dhe dhuna barbare e ushtruar mbi pronën e përbashkët dhe mbi investimin e kryer në bazë të ligjit, si dhe goditja e Policisë së Shtetit për të penguar dhunshëm zbatimin e ligjit në vendosjen e pagesës në aksin e Rrugës së Kombit janë krime të rënda. Ju siguroj se këto krime do të ndëshkohen me të gjithë rëndesën e forcës së ligjit. Kush e vuri atë zjarr, kush ushtroi vandalizëm mbi pronën publike dhe private dhe kush guxoi të ngrejë dorë mbi forcat e policisë, duke cenuar njëkohësisht rendin e sigurinë e shumë udhëtarëve, përmes bllokimit të dhunshëm të lëvizjes nga dy anët e kufirit, nuk do kenë asnjë shans t’i shpëtojë ndëshkimit të ligjit.

Ndërkohë, zjarrnxitëvse të kazanit politik të Tiranës, atyre që mjerisht nuk e udhëheqin, por e udhëpërmbysin çdo ditë opozitën shqiptare, duke e mbajtur atë peng nga frika e drejtësisë së re dhe duke e keqpërdorur përditë si një instrument kërcënimesh ndaj rrugës europiane të Shqipërisë iu them kaq: As populli i krejt Shqipërisë, as populli i vetë Kukësit nuk kanë asnjë lidhje me këtë shfaqje të ulët vandalizmi dhe po ashtu asnjë lidhje nuk kanë me dëshpërimin tuaj agresiv. Dhe përgjigjen prej Kukësit dhe prej të gjithë Shqipërisë, gjuha e benzinës dhe çizmja e dëshpërimit që tërheqin zvarrë opozitën do ta marrin mu ashtu siç e meritojnë, qershorin e ardhshëm, padiskutim edhe më shembullore sesa përgjigja e qartë që morën në qershorin e shkuar, qoftë në Kukës dhe qoftë në mbarë Shqipërinë.

Ndërsa të pangushëllueshmit kryetar pa kokë të opozitës, i cili doli pas zjarrit në mejdan dhe shpatën prej druri të aritmetikës së tij, duke ngatërruar 200 milionë dollarët që e vunë atë vetë nën akuzë për grabitje të Rrugës së Kombit me një 200 milionë dollarësh që, sipas tij, rri fshehur në arkën e shtetit dhe u dashka shpenzuar për mirëmbajtjen pa pagesë të Rrugës së Kombit, s’kam ç’i them, aq s’di, aq bën.

Të tërë bashkë, mbledhur në ballin e kazanit politik me votat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, këta udhëpërmbysës të opozitës nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër, përveç asaj që kanë bërë gjithnjë, të tallen me pakicën dhe me pakicën e pakicës, për të nxitur rrëmuja e zjarrndezje kur janë në opozitë dhe për të bërë rrumpallë e hapur gropa në çdo fushë të jetës shqiptare sa herë janë në pushtet.

Këtë të vërtetë të hidhur për ta, por, fatkeqësisht, edhe për Shqipërinë e mbetur pa opozitën që meriton, e di mirë shumica dërrmuese e shqiptarëve të arsyeshëm, e cila vetëm rritet në numër dhe në vetëdijen se Shqipëria që duam nuk bëhet dot as me përralla, as me gënjeshtra, as me llogje parlamenti e lot krokodili në emër të popullit, por me reforma të thella, ndonjëherë të dhimbshme, me punë të palodhur dhe me durim e sakrifica jo të vogla.

Fati i politikës mizerabël të përrallave dhe shkatërrimit me benzinë në gojë e me çizme në dorë është i shkruar dhe mbetet vetëm ta lexojnë deri në fund.

Kukësi nuk mund dhe nuk do të kthehet kurrë në mish për zjarrin që duan të ndezin kartat e djegura të politikës së Tiranës. Për shumicën qeverisëse të këtij vendi dhe për mua si Kryeministër, vandalët që dhanë sot një shfaqje të neveritshme antishtet nuk janë Kukësi, nuk janë Tropoja, nuk janë Hasi, nuk janë Shqipëria. Nuk janë populli Kukësit dhe absolutisht, jo as ajo pjesë e nderuar dhe e respektuar e atij komuniteti që e konsideron të lartë pagesën e rrugës dhe prandaj kundërshton atë.

Me vandalët, ne do sillemi siç e meritojnë shkelësit e ligjit. Ndërsa me qytetarët që e kundërshtojnë pagesën, sepse e konsiderojnë atë të lartë, ne do sillemi siç na e do vizioni që kemi dhe detyra që mbajmë. Do të bashkëbisedojmë, do të dëgjojmë me vëmendje dhe do të shpjegojmë me durim të gjithë të vërtetat e shtrembëruara, apo të mohuara krejt prej gënjeshtarëve dhe sharlatanëve të kazanit politik dhe mediatik.

Kontrata parashikon e zeza mbi të bardhë, jo vetëm 120 mijë euro, çdo vit, kontribut të kompanisë për transportin e banorëve më në nevojë, por edhe karta të posaçme kalimi, abone, me një pagesë të reduktuar për çdo banor të zonës që është përdorues i shpeshtë i asaj rruge. Këto janë të shkruara në kontratë dhe të shpjeguara prej nesh në çdo debat publik të ditëve të fundit.

Ne jemi ulur me kompaninë, sipas parashikimit të kontratës, për t’i përcaktuar pagesat e posaçme mujore, disamujore, apo vjetore për përdoruesit e shpeshtë të rrugës. Kështu që të gjithë kundërshtuesit e pagesës aktuale në atë zonë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë gisht me krimet e rënda të ditës së sotme, të jenë të qartë dhe të jenë të qetë që për përdorimin e shpeshtë të rrugës nuk do paguajnë njësoj si përdoruesit e tjerë të saj.

Brenda jo më shumë se 60 ditëve, ne do vazhdojmë të komunikojmë intensivisht, jo vetëm me kompaninë, por dhe me komunitetet e zonës dhe me të gjithë grupet e interesit, jo vetëm për t’u shpjeguar të gjithëve të vërtetën, por edhe për të bërë atë që kemi në plan, më të mirën e mundshme për përdoruesit e shpeshtë të rrugës, që banojnë në të gjithë zonën e Qarkut të Kukësit.

Ndërkohë që, pasi dje kryetari i Bashkisë së Kukësit më ka kërkuar me shkrim një takim për këtë temë, unë do të ulem me të qysh të hënën për të bashkëbiseduar, sigurisht duke shpresuar se deri të hënën, ai do të jetë distancuar jo nga kundërshtia për pagesën, por nga dhuna kriminale e ditës së stome.

Po ashtu, çdo këshilltar socialist i Bashkisë së Kukësit, që ka ngritur dorë qorrazi, apo me vetëdije për thirrjen e pseudoprotestës së ngjizur me urdhër nga Tirana për realizmin e shfaqjes së sotme të barbarisë së dhunshme, e ka humbur po sot, të drejtën që të jetë pjesë e familjes sonë politike, Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Rruga e Kombit u ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve dhe sot, ajo rrezikon seriozisht të hyjë në fazën e një rrënimi pa kthim, nëse përdoruesit e saj nuk kontribuojnë për investimet mbrojtëse dhe mirëmbajtjen e përditshme, 365 ditë dhe net të vitit, në diell dhe në dëborë.

Kjo mirëmbajtje jetike për sigurinë e lëvizjes në atë rrugë do të kryhet për 30 vjet me radhë nga kompania e përzgjedhur për këtë punë, pas një procesi të gjatë studimi e konkurrimi të nisur në vitin 2010. Asnjë qorr dhe asnjë shurdh që nuk do ta shikojë dhe as ta dëgjojë të vërtetën e rrezikut ku është sot rruga, nëse sot dhe jo nesër nuk merren masat e parashikuara në kontratën përkatëse, nuk mund të na ndalojë ta mbrojmë Rrugën e Kombit dhe sigurinë e çdo njeriu që lëviz në të nga degjenerimi fizik drejt rrënimit përfundimtar të saj.

Rruga e Kombit iu ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve dhe asnjë shqiptar me mend në kokë nuk mund të pranojë që ajo rrugë t’iu kushtojë edhe më shtrenjtë të gjithë taksapaguesve shqiptarë dhe vetë fëmijëve tanë më tutje, nëse sot, ne nuk bëjmë të vetmen gjë të duhur për të garantuar të ardhmen e saj.

Unë nuk jam i pagabueshëm dhe përpiqem të bëj gjithçka mundem, që më e mira të bëhet për këtë vend dhe për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, pa asnjë dallim. Nëse nuk kam bërë dot, nëse nuk kemi bërë dot më shumë, për t’ua shpjeguar më mirë qytetarëve të asaj zone se e vërteta e shkruar në kontratën e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit është që çdokush prej tyre, nëse është përdorues i shpeshtë i asaj rruge, do të përfitojë nga një sistem pagesash të reduktuara.

Nëse kam dhe unë, kemi dhe ne, një pjesë sado të vogël përgjegjësie që gënjeshtrat e qëllimshme të zjarrnxitësve të kazanit politik dhe mediatik, apo ndotësve të ligj dhe të paditur të mjedisit të debatit publik në tërësi, kanë trazuar shpirtin dhe kanë ngatërruar fillin e arsyes së njerëzve të zakonshëm të asaj zone, atëherë u lutem ta pranojnë ndjesën time sot. Dhe me këtë rast dua që ta mësojnë edhe njëherë, të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi se në asnjë vendim apo veprim timin nuk ka kurrë tradhti të qëllimshme ndaj interesave të tyre, nuk ka kurrë indiferencë ndaj situatave të tyre, ndaj halleve të tyre, ndaj mundësive të tyre, shpeshherë të kufizuara, nuk ka kurrë asnjë kollajllëk, asnjë harresë ndaj ëndrrave, shpresave, nevojave dhe dhimbjes së tyre.

Cili është ai Kryeministër, apo udhëheqës i një vendi dhe popullit të tij që nuk do donte t’i kënaqte të gjithë dhe gjithmonë?

Cili është ai Kryeministër, apo i zgjedhur prej njerëzve të tij, për t’i përfaqësuar dhe për të vendosur për ta, që nuk do donte që gjithçka të ishte falas dhe që të gjithë të kishin më shumë sesa e lejojnë mundësitë, që dritat të ishin falas, që uji të ishte falas, që shërbimet të ishin falas, që rrogat të ishin të larta për të gjithë dhe që çdokush të jetojë shumë më mirë sesa jeton, pavarësisht a punon, apo nuk punon, apo as nuk do as të punojë?

Cili është ai Kryeministër që nuk do donte të mos fliste kurrë për vështirësitë, të mos merrej kurrë me reformat dhe me operacionet e vështira, por vetëm të zeronte taksat, të zeronte pagesat e shërbimeve dhe ta bënte vendin bahçe me lule në kohën e mandatit të tij?

Nuk ekziston një Kryeministër që nuk do t’i donte të gjitha këto. Por këto nuk janë mundësi të kësaj bote, motra dhe vëllezër!

Dhe kur Kryeministri zgjedh rrugën më të lehtë, për të ndenjur rehat në karrigen e tij, duke i shtyrë dhe mos i marrë kurrë vendimet e vështira për reformat, për operacionet dhe masat e duhura që e nesërmja të jetë e mirë për të gjithë, ai thjesht gënjen dhe tradhton njerëzit, sepse në këtë mënyrë, gjërat e mundura bëhen të pamundura, siç u bënë Shqipëri për çerekshekulli dhe e nesërmja e mundshme bëhet e pasnesërme e përjetshme, siç u bë edhe vetë arritja e Shqipërisë në lartësinë ku mund të ishte sot, nëse reformat tona shtetbërëse do të kishin nisur 25 vjet më parë dhe jo 4 vjet më parë.

Mund të ishte shumë më e lehtë për mua që të thosha, le të mos e vendosim pagesën e rrugës, punë e madhe, nuk kemi dhimbje koke, le të degradojë më tutje dhe pastaj vrafshin veten kur të mos jem më unë në karrige. Madje mund të thosha, e dini si është puna? Kjo kontratë që e nisi Saliu dhe e bitisën ministrat e LSI-së është një thikë pas shpinës suaj, por ju më keni mua dhe do ta heqim pagesën për inat të Saliut dhe për inat të LSI-së.

Me siguri askush nuk do më thoshte, po ti po na gënjen dhe je ti ai që po na e ngul thikën pas shpine, se po nuk nisëm ta mirëmbajmë sot, rruga do vazhdojë të na bjerë copa-copa, tuneli do na zërë brenda dhe ne do duhet të paguajmë shumë më tepër, po nuk filluam të paguajmë sot. Madje do kisha marrë dhe duartrokitje, ndoshta dhe vota më shumë akoma si shpëtimtar i popullit.

Unë nuk jam as lala Gjoni, as maçoku me çizme, që, sa të jem unë, t’ju them, “hani pini e këndoni”, “ku rafshi, mos u vrafshi”, siç ju thoshte lala kur ju futi nëpër piramida, apo kur hapi tunelin e Kalimashit me këngë e me valle dhe na e la arkën e shtetit si piramidë mbi kokë, ndërsa rrugën pa ura me këmbë. Sepse unë e di si shkon pastaj kjo punë dhe nuk mund të mbyll sytë, kur e shoh çfarë fature ju pret ju, njerëzit e zonës së Kukësit dhe fëmijët e Shqipërisë, të të gjithë Shqipërisë, disa vite më tutje, nëse rehatia ime në karrige fiton mbi detyrimin tim të parë, që të jem i vërtetë me ju dhe me Shqipërinë që duam.

Shqipëria që deshëm nuk u bë dot për çerekshekulli, ajo që fare mirë mund të ishte sot, se shumë nga ata që qeverisën nuk deshën telashe dhe u ranë punëve shkurt, duke detyruar popullin t’i binte gjatë dhe të mos arrinte dot atje ku mund të kishte arritur sot.

Shqipëria që duam nuk mund të sakrifikohet dhe një çerekshekulli tjetër, duke i rënë punëve shkurt me mendjen e lala Gjonit, për të ngrohur karrigen dhe për ta bërë edhe më të gjatë se saç është rrugën e realizimit të ambicieve dhe aspiratave tona legjitime për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë dhe për këtë vend, të cilin shumëkush e do me fjalë, por kur vjen puna për ta dashur me vepra, apo me çka i takon të kontribuojë, e harron se është vendi i tij.

Jam i bindur se shumica dërrmuese e qytetarëve, të cilët ia dalin me punë dhe me sakrifica, e dinë shumë mirë se për çfarë flas dhe çfarë po mundohem të bëj çdo ditë, me mish e me shpirt. Të tjerët, nëse nuk e dinë, le ta mësojnë dhe nëse nuk e mësojnë dot sot, nesër do ta kuptojnë se këto përpjekje nuk janë për qejfin, rehatinë dhe interesin tim të ngushtë, i kam bërë lanet këto qysh se kam marrë këtë detyrë, por janë për ta, për fëmijët e Shqipërisë sot dhe janë për Shqipërinë që duam nesër.

Komunikim i drejtpërdrejtë me shqiptarët Read More »

Shikoni protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit me anë të fotove

Protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit solli zjarr, përplasje dhe rrënim të qeverisë. 14 policë dhe shumë protestues të plagosur. “Rruga e Kombit” është e para rrugë me pagesë në Shqipëri .

Albanien Kukes Protest Ausschreitungen Mautstation (Reuters)

Protestuesit në Kukës qëlluan me gurë dhe u vunë sporteleve flakën

Vendosja nga qeveria Rama e taksës për kalimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit” , që lidh Shqipërinë me Kosovën, është pritur me një protestë të paralajmëruar nga banorët e qytetit verior të Kukësit, ku ndodhet edhe Morina, pika kufitare mes dy vendeve fqinjë.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se banorë  nga Kukësi dhe rrethinat e tij protestuan të shtunën ( 31.03. 2018) pranë tunelit të  Kalimashit, ku janë ngritur sportelet për marrjen e kesaj takes.

Protesta e nisur paqësisht dhe me lejen e policisë doli jashtë kontrollit. Protestuesit u përleshën me policinë, qëlluan me gurë efektivat e saj, që formuan një kordon për të mos lejuar shkatërrimin e sporteleve, përdorën leva dhe mjete të tjera të rënda dhe arritën të  thyejnë xhamat,  shkatërrojnë sportelet, kompjuterat e vendosura brenda tyre dhe t’u vunë sporteleve flakën.

Më parë policia kishte bllokuar mbrritjen e autobuzëve nga Kosova për t’iu bashkuar protestuesve kuksianë. Në orët e para të pasdites mes protestuesve dhe përfaqësuesve të qeverisë Rama . Qarkullim i automjeteve në të dyja anët e kufirit Shqipëri- Kosovë rinisi pas më shumë se 4 orësh ndalimi.

Sportelet dhe investimi për infrastrukturën e duhur teknike për marrjen e taksës së kalimit në “Rrugën e Kombit” është bërë nga një kompani ndërkombëtare që ka marrë për 30 vjet me koncesion mirëmbajtjen e kësaj rruge dhe do të mbledhë taksat e kalimit të automjejteve.

Albanien Kukes Protest Ausschreitungen Mautstation (Reuters)Albanien Kukes Protest Ausschreitungen Mautstation (Reuters)Rama: Dhuna kundër pronës dhe policisë do të dënohet

Kryeministri Rama reagoi ndaj protestës së dhunshmë të banorëve të Kukësit duke theksuar se “Dhuna kundër pronës dhe policisë do të dënohet”. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, doli në një konferencë shtypi pas përfundimit të protestës dhe tha se  gjatë përleshjes së protestuesve me policinë janë plagosur 14 efektiva të policisë dhe tre protestues.

“Asnjë e drejtë e pretenduar nuk mund të justifikojë në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë sulmin kundër punonjësve të policisë së shtetit dhe shkatërrimin e pronës” theksoi ai .

Ministri Xhafaj theksoi se “Policia e shtetit, në zbatim të ligjit do të ketë një përgjigje të ashpër për këdo person që ka nxitur dhe është përfshirë në aktet e dhunës ndaj punonjësve të policisë dhe që kanë shkaktuar dëm të rëndë ndaj pronës publike dhe private.”

Kreu i opozitës,  Basha i kërkoi kryeministrit Rama ta “pezullojë menjëherë pagesën e tarifës për automjetet që kalojnë në ” Rrugën e Kombit”.

“Kjo është tarifa më e lartë në rajon dhe është ndëshkim për një nga zonat më të varfëra të Shqipërisë” tha Basha në një deklaratë për mediat.

Tarifa e kalimit e lartë për banorët e varfër të Kukësit

Tarifa e kalimit në “Rrugën e Kombit” e njohur ndryshe edhe si autostrada Durrës- Kukës nuk paguhet për të gjithë gjatësinë e saj prej 170 km por vetëm nga automjete që qarkullojnë në segmentin Milot- Morinë prej 118 km. Tarifa, që do të paguhet pranë tunelit tëKalimashit është 2,5 euro për motorët, 5 euro për auto-veturat, dhe 22,5 euro për kamionë me tonazh të madh. Tarifat e mësipërme dyfishohen pasi ato paguhen në hyrje dhe në dalje të Shqipërisë. Për banorët e Kukësit dhe ata pranë kufirit në Kosovë që hyjnë dhe dalin shpesh në dy anët e kufitrit tarifat e mësipërme janë të larta. Një konsorcium i përbërë nga kompani vendase do të mirëmbajë segmentin Milot-Morinë, ndërsa pjesa tjetër e autostradës do të mirëmbahet nga buxheti i shtetit.

Shikoni protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit me anë të fotove Read More »