Lajmi i fundit

Tërmeti godet Gjirokastrën

Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër.

Lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta duke shkaktuar panik te banorët.

Ende nuk dihet magnituda dhe epiqendra e tërmetit, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.

Po pritet për lajme në lidhje me të dhënat e tërmetit ndërkohë që nuk dihet nëse ka dëme.

Duhet thënë se qyteti i Giiorokastrës ka shumë probleme me rrëshqitjet e tokës dhe është zonë e ndjeshme sizmike.

Tërmeti godet Gjirokastrën Read More »

Skandali/ Zbardhet skema si u grabit ‘Gjirit i Lalzit’ nga zyrtarë të LSI-së

Çuditë me pronat në bregdetin shqiptar nuk kanë të mbaruar. Hektarë të tëra toke në bregdet janë tjetërsuar e  janë grabitur nëpërmjet  falsifikimit. Në këtë amulli, përgjatë viteve të fundit edhe ranishtja është bërë me pronar.

Vetëm në Shqipëri ndodh një çudi e tillë, ku ranishtja, pronë publike sa hap dhe mbyll sytë privatizohet. Skandali ka ndodhur në bregdetin e Gjirit të Lalzit, konkretisht në fshatin Draç. CNA.al raportoi një ditë më parë se ishte grabitur bregu i detit me vendim gjykate.

Bëhet fjalë për një pasuri me prejardhje të dyshimtë dhe vlen për t’u theksuar se  vetëm në Shqipëri ndodh që bregu i detit bëhet me certifikatë pronësie, ndërkohë që në bazë të ligjit 7501 kthehen pronat e kategorisë, ullishte, pemishte, tokë- arë etj.

CNA.al ka zbardhur skemën se si është grabitur prona publike, konkretisht ranishtja në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Gjatë investigimit tonë, zbuluam se pas kësaj prone, qëndron një zyrtar i lartë i LSI-së. Bëhet fjalë për kreun e LSI –së Ishëm, Luan Kërtushën apo  ish-administratori i njësisë administrative Ishëm, i cili rezulton zyrtarisht pronar i ranishtes.

Po, si ka përfunduar ranishtja në duar të zyrtarit të LSI –së? Skema e “grabitjes” së bregdetit.Risjellim në vëmendje se dorë në “grabitjen” e kësaj pronë publike kanë edhe institucionet drejtësisë, gjykatat.

Ndërkohë që familja e shtetasit LL.M, ndiqte rrugën ligjore për të kërkuar pronën e saj, në gjykatë, për një pjesë të kësaj prone,  kishte nisur kontesti me një tjetër familjeje, asaj të R.H dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

Gjyqtari Shkëlqim Mustafa me vendimi numër 5982 të datës 29.05.2013, hedh poshtë pretendimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, dhe njeh  pronarë të sipërfaqes  familjen  e R. H.

Ndërsa me datë  15.07.2014 me vendimin numër 2969, trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Tiranë, i përbërë, nga Hysni Demiraj, kryesues dhe anëtarët Metush Saraçi dhe Valdete Hoxha, vendosin të ndryshojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, pjesërisht, por sërish duke njohur pronar familjen e R. H. për sipërfaqen 69.765 metër katror, nga 74.457 metër katror që i njihte vendimi i gjykatës së shkallës së parë.

Pasi është marrë bekimi nga gjykata, me datë 27.02.2015 trashëgimtarët e R.H. ia kanë shitur pasurinë, kryetarit të LSI-së Ishëm, Luan Kërtusha dhe një tjetër personi R.A.  me  objekt kontrate, shitblerje pasuri e paluajtshme e llojit ranishte me numër pasurie 152/26 e ndodhur në ZK 1522, me adresë Draç, me sipërfaqe 15.340 metër katror.

Kjo sipërfaqe është shitur për 14 mijë euro.

Për këtë pronë, është lëshuar certifikata e pronësisë më numër serie 967224 datë 27.02.2015. Kartela e pasurisë së paluajtshme është nënshkruar regjistruesi Jurgis Çyrbja po në të njëjtën datë. Gjithashtu në kontratën e shitblerjes thuhet se shitësit janë bashkëpronarë të pasurisë së paluajtshme.

Me 22.10.2015, Gjykata e Apelit me trupë gjykuese Hysni Demiraj, kryesues dhe anëtarët Metush Saraçi dhe Valdete Hoxha,  kanë  lëshuar urdhrin e ekzekutimit  të vendimit civil numër 2969 të datës 15.07.2014.Ndërkaq kjo çështje ndodhet ende në proces gjyqësorë.

Avokati i Popullit po kërkon që sipërfaqja e ranishtes të kthehet në pronësi të shtetit. Avokatura e Shtetit është investuar në procesin civil ku trashëgimtarët e R.H, kanë kërkuar ndryshimin e vendimit numër 484, datë 22.07.1990 të ish KKKP, Durrës, kthimin e lirë të sipërfaqes 108.700 metër katror.

Avokatura e shtetit ka kundërshtuar në gjykatë pretendimin e ngritur, duke provuar me prova zhvendosjen e pronës nga fshati Likmetaj, në bregun e detit në fshatin Draçan. Për më tepër i njëjti institucion ka depozituar pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, kallëzim ndaj ekspertit të thirrur nga Gjykata për kryerjen e akt eskpertimit të rremë. Avokatura e Shtetit ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë dhe është në pritje të shqyrtimit të kësaj çështjeje.

Skandali/ Zbardhet skema si u grabit ‘Gjirit i Lalzit’ nga zyrtarë të LSI-së Read More »

Spartak Ngjela tregon kur fillojnë arrestimet e bujshme: Berisha, Meta, Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë që të shpëtojnë kokën

Sa më shumë mbyllet laku anti korrupsion aq më shumë po sulen të gjithë të korruptuarit bashkë të ngrenë shqiptarët, për të destabilizuar Shqipërinë, por edhe të shpresojnë në Stamboll e në Moskë.
Shkruan Spartak Ngjela

Pasi e kanë vjedhur Shqipërinë; që të tre: Berisha, Meta dhe Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë që të shpëtojnë kokën dhe vjedhjen.

Por, asnjë shpresë nuk kanë. Lodhen kot.

Kurse politika amerikane duhet t’ua thotë hapur shqiptarëve gjëmën që hordhitë e Saliut duan t’i bëjnë Shqipërisë. Nuk po lënë gur pa luajtur. Por kanë një dështim: nuk po iu përgjigjën shqiptarët.

E patë vobegtësinë e mbështetjes shoqërore në datën 5 prill? A e dini se çfarë tregoi kjo dobësi: që vjedhësit nuk e kanë popullin me vetë. Po, kaq pa mend janë, sa mendojnë që të mundin Amerikën në Shqipëri ku 97 përqind e shqiptarëve janë me Amerikën. (!)

Ditët e para të arrestit të tyre; të gjithë këta edhe Berishën, edhe Metën edhe Ramën edhe Bashën duhet t’i nisim në Kaçanik.Zoti Ramush! të na i kesh kujdes aty se do t’i dërgojmë me çallma që t’i “përpunojnë” nipërit e Idriz Seferir.

l.

Turp historik; hajdutët janë lëshuar e po i luten të vjedhurve që të ngrihen në luftë për ta, dhe po krijojnë lloj lloj lajmesh të rreme kundër ambasadorit amerikan Donald Lu. Janë naivë se mendojnë që të gënjejnë shqiptarët për t’i nxjerrë në “revolucionin e tyre të republikës së re”.

Janë të gjithë në një hall të madh, prandaj nuk e kuptojnë dot se po bëhen qesharakë.

Kanë frikë që të godasin direkt Uashingtoni se i ruhen shqiptarëve. Janë hajdutë të vegjël në forcën shpirtërore, ngaqë nuk e kanë popullin me vetë. Të gjithë shqiptarët sot e dinë se këta i kanë vjedhur; por shqiptarët tani, po presin me ankth që hakmarrjen e tyre ta ushtrojnë kundër vjedhësve me anë të Amerikës. Dhe sigurisht që do ta arrijnë; sepse Reforma e nisur nga politika amerikane do të shkojë deri në fund.

Këto ditë besoj duhet të fillojë arrestimi i individëve të inkriminuar që kanë lidhje me politikën e lartë. Sigurisht, Llalla e kompani, sepse Llalla në fakt i di të gjitha lidhjet e krimit të organizuar me politikën e lartë, sepse ky ka dhënë ndihmën e vet për të lulëzuar në Shqipëri simbioza e shëmtuar e krimit me politikën e lartë.

Kurse, Bashë mavria, çirret për të bërë revolucion, pa ditur gjë fare që ai vetë ka shkelur ligjin amerikan. Rri, o Lulzim! pse po kërkon që të gjykohesh nga një gjykatë amerikane? Është i rëndë në hekura SING SINGU Lulzim, janë shumë më të lehtë këtu.

ll.

Po a ka mundësi që ta destabilizojnë Shqipërinë këta?

Është pamundësi absolute; sepse policia shqiptare drejtohet nga ekspertë të FBI-së tani. E patë sesi u tërhoq në Kukës policia? E patë të premten sesi nuk doli fare policia nëpër qendrat e “revolucionit Basha”?

Kjo ndodhi, sepse policia i ka të gjitha planet Berisha – Basha, dhe po qesh me ta. Nga një polic në qëndër “revolucionare” i la të premten. Dhe akti më i madh ishte djegia e gomave dhe mërzjta e njerëzve që mbetën rrugës të izoluar.

Po pse, o derëzës e punëzes, me gomat e djegura të Monika Kryemadhit do të mundni Amerikën ju?Po pse, o njerëz, me një grusht ekspertësh që ju ka dërguar Rusia do të ktheni ju shqiptarët kundër Amerikës?!

Sot e gjithë ditën këta të korruptuar, po lodhen, jo si pasojë e skemave logjikë që duan të realizohen, por si pasojë e çoroditjes së tyre mendore.

Dhe shikoheni sesi i drejton shthurrja mendore: Rama ka shpresë te forca popullore e Saliut; kurse vetë Saliu ka shpresë te aktiviteti paraluzurs i Ramës. Sepse, Sali ziut, nuk i mbushet ende mendja që policia drejtohet nga amerikanët dhe ministri Xhafaj i cili nuk ka lidhje fare me Ramën në këtë detyrë.

E pra, si ka mundësi që Saliu, me ca hordhi të lodhura dhe me ca ekspertë rusë të mundë politikën amerikane dhe vetë FBI-në që është prezente në Shqipëri?

Asgjë nuk bëjnë dot: por në gjyq do të shkojnë vetë, me këmbët e tyre. Dhe paratë do t’i dorëzojnë vetë.A e mbani mend sesi dy herë rresht shkuan një e nga një dhe votuan kundër vetes në Parlament të 140 -të bashkë?Ja, mu kështu do të shkojnë përpara gjykatës, një e nga një, të gjithë të korruptuarit; se tani të gjitha provat janë mbledhur.

Të shohim ditët në vazhdim episodin me krimin që ka qenë dhe është i lidhur me politikën në Shqipëri.

Spartak Ngjela tregon kur fillojnë arrestimet e bujshme: Berisha, Meta, Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë që të shpëtojnë kokën Read More »

Pas Eurovisionit, Ermal Meta do të drithërojë Tiranën

Ermal Meta ka konfirmuar koncertin e tij në Tiranë menjëherë pas përfundimit të Eurovision. Sipas Jo vetëm modë, këngëtari shqiptar që mahniti Italinë, pritet të vizitojë kryeqytetin në pranverë, ndoshta në fund të majit.

Ermal Meta përfaqëson Italinë në Eurovision me këngën “Non mi avete fatto niente,” të cilën e këndon bashkë me Fabrizio Moro.

Këtë vit, tre shqiptarë do të marrin pjesë në kompeticionin e muzikës europiane. Eugent Bushpepa do të performojë mbrëmjen e parë, i treti në radhë. Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron do të performojë e fundit në të njëjtën mbrëmje. Ndërsa Ermal Meta dhe Fabrizio Moro kalojnë automatikisht në finale.

Gjithashtu, Ermal Meta do të jetë anëtar i jurisë së jashtme të spektaklit të talenteve në Itali, Amici.

Pas Eurovisionit, Ermal Meta do të drithërojë Tiranën Read More »

Shqipëria e rrezikuar nga sulmet terroriste, agjentë iranian me mision

Alejo Vidal-Quadras, kryetari i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë në Iran(ISJ) paralajmëron se Shqipëria rrezikohet nga sulme terroriste, që kanë shënjestër muxhahedinët e strehuar në vendin tonë.

Alejo Vidal-Quadras, kryetari i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë në Iran(ISJ), ka paralajmëruar se regjimi iranian është në mes të një fushate që rrezikon anëtarët e Rezistencës iraniane (MEK) që u zhvendosën në Shqipëri pasi u larguan nga “Kampi i Lirisë” në Irak.

Anëtaret e rezistencës së Kampit të Lirisë (muxhahedinët), kanë kaluar vite duke iu nënshtruar sulmeve çnjerëzore dhe testeve mjekësore. Njëqind e shtatëdhjetë e tetë banorë humbën jetën atje.

Shumë prej banorëve më në fund u transferuan në mënyrë të sigurt në Shqipëri ku u pritën ngrohtësisht. Ishte një arritje e madhe kur banorët e fundit u larguan nga Iraku dhe u konsiderua si një sukses i madh humanitar pas një nisme të fortë që përfshinte një presion të konsiderueshëm diplomatik. Kjo përfshiu Kombet e Bashkuara, ISJ, Senatorët e SHBA dhe Kongresmenë, anëtarët e Parlamentit, personalitetet amerikane dhe politikanë evropianë.

Vidal-Quadras kërkon që të ndërmerren masa të menjëhershme në mënyrë që fushata e Republikës Islamike Iraniane kundër “disidentëve” të thyhet. Ai thekson se regjimi iranian ka vënë në shënjestër grupin kryesor të opozitës, Organizatën Popullore të Mojahedin të Iranit (PMOI ose MEK), për dekada dhe ka vrarë mbi 100,000 aktivistë.

Ai gjithashtu tha se vrasjet dhe ekzekutimet e anëtarëve dhe simpatizantëve të MEK shoqërohen nga “një operacion masiv demonizimi nga Teherani dhe agjentët dhe lobistët e tij”.

Regjimi iranian është në një situatë të dëshpëruar pas protestave masive që filluan në fund të dhjetorit, në të cilat njerëzit protestuan në mbi 140 qytete në Iran. Njerëzit po bënin thirrje për ndryshim të regjimit, sepse e dinë se është shansi i tyre i vetëm i lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Për të kundërshtuar izolimin e tij në rritje, regjimi po rrit fushatën e saj të shtypjes dhe tani po synon pjesëtarët e MEK në Shqipëri.

Në fund të marsit, mediat shqiptare raportuan se forcat e tyre të sigurisë kishin arrestuar dy iranianë që erdhën për të mbledhur informacione dhe për të spiunuar anëtarët e MEK.

Vidal-Quadras paralajmëroi: “Përvoja e kaluar ka treguar që këto lloj aktivitetesh janë preludë ndaj akteve terroriste. Dhe për të plotësuar këtë përpjekje, regjimi iranian po përgatit veprime në Parlamentin Evropian, me ndihmën e disa deputetëve pro regjimit Iranian, të dizajnuara për shpërndarjen e gënjeshtrave dhe akuzave kundër opozitës”.

Ai tha se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) rekrutoi Massoud Khodabandeh, të lindur në Iran, dhe bashkëshorten e tij britanike, Ann Singleton, për të demonizuar MEK-un. Nëse nuk do të ishte për Komisionin Parlamentar Britanik për Lirinë e Iranit dhe deputetë të tjerë, atyre do t’u ishte dhënë një platformë në Parlamentin Britanik për të shpërndarë keqinformime rreth MEK-ut.

Singleton ka udhëtuar në Shqipëri të paktën tre herë në muajt e fundit, ku ajo flet keq çdo herë ndaj MEK-ut.

Vidal-Quadras tha se Singleton dhe disa të tjerë do të marrin pjesë në një takim në Parlamentin Europian në ditët e ardhshme (në vijim të aktiviteteve të tyre kundër popullit iranian dhe MEK).

Ai tha se është thelbësore që autoritetet përkatëse të veprojnë menjëherë, veçanërisht kur ka indikacione nga ngjarjet e kaluara se një sulm terrorist mund të jetë i afërt. Ai theksoi se regjimi nuk po rrezikon vetëm sigurinë e refugjatëve iranianë dhe të anëtarëve të MEK, por Evropës si një e tërë.

Image

Shqipëria e rrezikuar nga sulmet terroriste, agjentë iranian me mision Read More »

Artan Hoxha: Ky është kushti që Klement Balili ka vënë për t’u dorëzuar

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, se Klement Balili mund të arrestohet shumë shpejt, brenda ditëve që vijnë, ai është kthyer në top listen e agjencive ligjzbatuese shqiptare. Në emisionin “Kjo jave” të Nisida Tufës, gazetari Artan Hoxha, tha se Klement Balili ka vëne një kusht për t’u dorëzuar, me negocim për të përfituar nga rrethanat lehtësuese në gjykim.

DEKLARATA E ARTAN HOXHES:

E ka bërë traditë ambasadori Donald Lu, u referohet me emra konkretë edhe pse jo në çdo rast ajo që ka thënë ai ka rezultuar më pas e kryer nga agjensitë tona të zbatimit të ligjit, por duke përmendur emra konkretë është përpjekur të përcjellë mesazhe të forta dhe për ti dhënë një mesazh klasës politike të mos vazhdojë të sigurojë paprekshmërinë e organizatave të mëdha kriminale që vazhdojnë të jenë aktorë shumë të rëndësishëm në trafikun e drogave të forta duke siguruar sasi të mëdha financiare, që nëpërmjet tyre influencohet edhe në zgjedhjet parlamentare apo lokale.

Duket sikur Balili ishte harruar dhe u desh ndërhyrja e ambasadorit për ta rikthyer edhe një herë në skenë. Përmendja e fundit s’ka qenë në Shqipëri, por ka qenë në vendet e BE. Balili vazhdon të jetë në kërkim që nga 12 maji i 2016 dhë është më i kërkuari në Shqipëri. Pas përmendjes së emrit të Balilit, dëgjojmë një debat të fortë mes opozitës dhe mazhorancës në Parlament.

Balili është një personazh që nëse do shohim të kaluarën, çuditërisht rezulton i lidhur me të gjitha palët, në fushata elektorale, duke mbështetur njërën apo tjetrën në varësi të situatave që kanë qenë në vend.

Ai vazhdon të jetë në kërkim, hetimet në Shqipëri nuk kanë ecur dhe kjo është një problem i madh, se prokuroria jonë kur ishte Llalla deklaronte se autoritetet greke vonojnë dërgimin e materialeve shtesë për çështjen Balili.

Por ka një hetim që ka filluar në prill 2016 që edhe ai nuk ka ecur. Fakti që dosja s’është dërguar ende në gjykatë ka ndikuar që edhe Balili të mos dorëzohet.

E dëgjova ambasadorin, nuk e di nga e ka ai atë informacion, por di që ka përpjekje të mëdha të policisë shqiptare për ta arrestuar, edhe kohët e fundit, ka një shërblim të konsiderueshëm, për personin që ndihmon, 100 mijë eruro, por edhe kjo s’ka rezultuar masë efektive.

Ka pasur përpjekje të negociojë në lidhje me një dorëzim të mundshëm që të përfitojë dhe ti njihet si rrethanë lehtësuese gjatë procesit gjyqësor.

Balili ka deklaruar se nuk dorëzohet sa kohë që dosja e tij nuk shkon në gjykatë, këtë e ka ngritur si nje kauzë të vetën se s’ka besim se do ketë një proces të drejtë në gjykatë dhe së dyti i trembet interfrencave politike dhe këmbëngul pse duhet të dorëzohet ndërkohë që me legjislacionin shqiptar ai mund të qëndrojë në paraburgim deri në 2 vjet.

Ka deklaruar që në momentin që dosja e prokurorisë shqipare shkon në gjykatë, nga ai moment mund të shikojë mundësinë që të dorëzohet se afati i qëndrimit të tij nga ai moment e mbrapa është i caktuar me ligj.

Në Greqi hetimet kanë vazhduar, prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë, por për personat që nuk arrestohen, çështja pezullohet, në rastin konkret ai s’është arrestuar dhe pjesa e dosjes së tij është veçuar nga ata që jane dërguar në gjyq.

Në Greqi mesa di une s’ka burgim të përjetshëm për trafikun e narkotikëve, megjithatë kjo i mbetet gjykatës. Besoj se shumë shpejt do kemi mundësinë ta dëgjojmë edhe Klement Balilin.

Balili ka një avantazh të mos ketë rrjedhje informacioni në zonën ku është me origjinë dhe ku ka banuar, ndryshe nga pjesa tjetër kriminale, Balili s’ka armiq natyralë dhe nuk është përfshirë në asnjë vrasje.

Artan Hoxha: Ky është kushti që Klement Balili ka vënë për t’u dorëzuar Read More »

Monika është një ‘nënë e tmerrshme’. Kur ‘vret’ fëmijët e saj, çfarë presim për fëmijët tanë?

Monika Kryemadhi, është nëna e LRI-së. I ka marrë vajzat e reja dhe djemt e rinj dhe i ka rritur me duart e veta.

I ka marrë që 13 apo 14 vjeç dhe i ka bërë 20 e ca. Disa i bëri drejtorë, disa inspektorë, disa specialistë dhe ata që kishte përzemër i futi në Kuvend dhe i bëri  deputetë.

Shembull është Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi etj…

Të gjithë këta janë studentë. Në vend që të ulen në auditore, të studiojnë, të merren me detyra kursi apo studime të mëtejshme, Monika i ka futur në vorbullën e politikës.

Monika i ka vrarë shpresën për të ardhmen dhe i ka futur në intrigën e politikës.

Monika i ka mësuar se në politikë, mund të vjedhësh dhe mund të bëhesh shumë i pasur, një pasuri që nuk mund ta bësh kurrë me punë të ndershme.

Monika, nëna e tyre birësuese, po i shfrytëzon duke i hequr nga detyra e tyre dhe duke i futur në një punë që është shumë e rëndë për super e tyre.

Të gjithë këto të rinj, të brishtë për politikën e ashpër të Shqipërisë, nëse do të formoheshin siç duhet, atëherë do të ishin gati për t’u futur në Kuvend.

Shikoni studenten ngelëse Floida Kërpaçi. Një vajzë, të cilës i vlojnë hormone.

Hormonet e saj janë shumë të acaruara, sa në moshën e saj, ajo del me mllef e shan kundërshtarët politikë. Kundërshtarët e saj kanë eksperiencë politike, më shumë se çka ajo jetë.

Floida, një studente NGELËSE e Fakultetit të Mjekësisë, nuk e ka mendjen tek shkolla dhe tek profesioni i vyer i mjeksisë, por të dalë dhe të shajë Ramën dhe dje shante Berishën dhe Bashën.

Floida është ajo deputetja e re, që theu thoin në Kuvend dhe qante duke thënë që më rrahën ata të PS-së.

Një nënë që i mëson fëmijët e saj me urrejtje dhe mllefe, a mund të quhet nënë e mirë?

A mund të jetë ajo në gjendje që të kujdeset për fëmijët e shqiptarëve? Aq më tepër një politikane që uluret dhe zhvishet në Kuvend nga frika e Vettingut.

Floidës i themi vetëm një gjë. Ik mëso, sepse provimet e marra nga mandate i LSI-së nuk të ndihmojnë në të ardhmen si mjeke.Pamfleti.

Monika është një ‘nënë e tmerrshme’. Kur ‘vret’ fëmijët e saj, çfarë presim për fëmijët tanë? Read More »

Zhdukja e vlonjatit, familjarët kërkime nga deti e ajri: Telefonata e dyshimtë në Mal të Zi

VLORË- Ksandros Imeraj që në Vlorë njihet me emrin Sandro është zhdukur në mënyrë të mistershme disa ditë më parë pasi ishte nisur drejt Italisë.

Ndërsa ka kërkuar prej disa ditësh, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të tij, ndërsa familjarët kanë nisur vetë kërkimet nga ajri e deti, pas një telefonate që dyshohet të këtë bërë 32-vjeçari në Mal të Zi.

Gazetari Enkrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se ka komunikuar nga afër me familjarët e tij, të cilët janë të bindur se Sandro ka telefonuar autoritetet në Mal të Zi për t’i kërkuar ndihmë.

“Kemi pasur një telefonatë anonime nga Mali i Zi. Na njoftuan se i afërmi ynë Sandos Imeraj 32 vjeç ka njoftuar policinë malazeze se ndodhej në det të hapur dhe se kërkonte ndihmë. Autoritetet atje kanë sinjalizuar ehe portin e Durrësit, por nuk kemi asnjë informacion”,- thonë të shqetësuar familjarët.

Duke qënë se një ditë më parë në Mal të Zi u gjet edhe motori i ujit me të cilin udhëtonte i riu, familjarët apelojnë që autoritetet shqiptare të thellojnë komunikimin me fqinjët malazezë, me qëllim që edhe ata të kërkojnë për të.

MOTORI I UJIT GJENDET NË MAL TË ZI
Motori i ujit me të cilin udhëtonte i riu është gjetur mbrëmjen e djeshme nga familjaret e 32 vjeçarit në Budva të Malit të Zi. Motori ka qënë në largësi prej 10 miljesh nga bregu i Budvës dhe sipas familjarve motori ishte gjysëm i mbytur dhe vetëm pjesa e parë ishte mbi ujë.

TELEFONATA E FUNDIT ME FAMILJEN
Familjarët nuk kanë informacione se ku do të shkonte i riu dhe çfarë kishte në motorin e ujit. Kontakti i fundit me të ontakti i fundit i tij ka me ta ka qenë qenë në orën 01:30 të natës mes të enjtes dhe të premtes. Në komunikimin me ta ai u ka thënë se ka shumë det dhe fryn erë e fortë dhe se nuk e dinte se në cilin drejtim e kishin çuar dallgët. “Nuk shikoj asgjë, vetëm errësirë” – kishte thënë Imeraj dhe pak më vonë celulari i tij ishte fikur.

Zhdukja e vlonjatit, familjarët kërkime nga deti e ajri: Telefonata e dyshimtë në Mal të Zi Read More »