Lajmi i fundit

‘Nami’ në Policinë e Shtetit, ja kush pritet të largohet…Detaje ‘bombë’

Policia e kryeqytetit prej më shumë se tre muajsh është angazhuar në një aksion për goditjen e trafikantëve të drogave në blloqet e pallateve, në afërsi të shkollave, lokaleve të natës, si dhe parqeve publike.

Pjesë e këtij operacioni ka qenë dhe i arrestuarit në operacionin “Fresku”, 25-vjeçari me precedent penal, Ermal Dashi.

Ky i fundit është kapur me 70 doza kokainë, të cilat i kishte për klient të ndryshëm kundrejt vlerave 80-100 euro për gram në zonën e Freskut dhe Xhamllikut, në Tiranë. Ky shtetas është ndalur në Rrugën e Dibrës, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe kokaina e bërë gati për treg.

Çfarë ndodh aktualisht me luftën ndaj drogës në Tiranë?

Report Tv ka mësuar se rezultatet e këtyre operacioneve do të jenë pjesë dhe e riorganizimeve në disa komisariate të Tiranës dhe strukturave antidrogë. Këto struktura pritet që të kenë ndryshime, të cilat lidhen nga shefat e komisariateve e deri te strukturat antidrogë dhe specialistët e zonave që do të etiketohen polici i komunitetit.

Komisariatet më të prekura, ku në territoret e tyre trafikohen dhe tregtohet lëndë narkotike nga kanabis, heroina dhe kokaina janë komisariati numër dy, që përfshin dhe zonën më të populluar me lokalet e natës në Tiranë.

Ndjekur më pas nga komisariatet numër 1, 3, 4, në territorin e të cilëve janë identifikuar shumë vatra të shpërndarjes dhe tregtimit të narkotikëve. Por rezultatet në goditjen e këtij fenomeni mësohet se kanë qenë të ulëta, pasi masivisht janë ndaluar konsumatorë dhe shpërndarjes me doza të vogla narkotikësh dhe jo trafikantë apo bosët e tyre.

Burime nga Policia e Shtetit sqaruan se komisariatet 5 dhe 6, të cilat përfshijnë zonën e Kamzës dhe Kombinatit, paçka se kanë një numër më të madh popullsie kanë dhe numrin më të pakët të shpërndarësve të drogës në këto zona.

‘Nami’ në Policinë e Shtetit, ja kush pritet të largohet…Detaje ‘bombë’ Read More »

Breshëri plumbash në Lezhë, forca të shumta policie në vendngjarje

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite në Lezhë.

Dyshohet se një polic ka qëlluar në drejtim të dy personave

. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar personat e përfshirë në konflikt.

Kanë qenë forcat e drejtorisë vendore të policisë që kanë ndërhyrë urgjentisht, por në vendngjarje ka mbërritur dhe një furgon i forcave të ndërhyrjes së shpejt nga Shkodra.

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, por policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Breshëri plumbash në Lezhë, forca të shumta policie në vendngjarje Read More »

AMA dënon dhunën ndaj Ismet Drishtit

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar sot për dhunën ndaj gazetarit Ismet Drishti.
Në një njoftim për mediat AMA shprehet se “dënon me forcë dhunën ndaj gazetarit dhe drejtuesit të Televizonit “Zjarr TV” Ismet Drishti.

AMA u kërkon autoriteteve përkatëse që të kryhet një hetim i thelluar për gjetjen e autorëve të ushtrimit të dhunës, që ka sjellë dëmtimin fizik të Z. Drishti, por dhe që përbën alarm për lirinë e medias në Shqipëri.

Ky është sulmi i dytë që kryhet ndaj “Zjarr TV” dhe drejtuesit të saj. Pak ditë më parë u dhunuan ambientet e këtij televizioni dhe pajisje të shumta u dëmtuan ose u vodhën nga persona ende të pazbuluar nga policia.

AMA apelon fuqishëm ndaj autoriteteve përgjegjëse të sigurisë në vend që të bëjnë të gjitha përpjekjet që ata që kanë ushtruar dhunë ndaj gazetarit Ismet Drishti të përballen me ligjin, si një garanci për krijimin e një mjedisi më të sigurtë për lirinë e medias dhe për të gjithë gazetarët”.

AMA dënon dhunën ndaj Ismet Drishtit Read More »

Masat për sezonin turistik – Muzika me orar dhe rojet bregdetare

Sezoni i kaluar veror shënoi një bilanc të pazakontë viktimash në det, për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, por edhe nga motorët e ujit. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kërkoi masa urgjente për përmirësimin e këtyre dy elementëve, duke ftuar edhe sipërmarrjet private që të kontribujojnë.

Blendi Klosi: “Është e pafalshme që të gjithë ambjentet publike dhe private, por sidomos këto që janë private: që kanë 5-6 djem që heqin dhe vënë shezlong, që shërbejnë në plazh, të mos kenë një prej tyre të trajnuar, të liçensuar, të veshur me uniformën përkatëse dhe të mos kenë roje deti. Problematika e mjeteve motorrike të ujit në det, të cilët tashmë janë shtuar shumë dhe ne vjet kemi patur edhe humbje jete. Edhe për këtë duhet të jemi shumë transparent, me përdoruesit e këtyre mjeteve.”

Gjatë takimit me kryetarët e bashkive në vend, Klosi kërkoi nga kryetarët vendorë që të marrin masa për një sezon sa më të mirë. Në këtë aspekt ministri kërkoi që brenda muajit prill kryebashkiakët të jartojnë një fashë orari për lejimin e muzikës në lokalet e natës.

Blendi Klosi: “Brenda muajit prill, çdo vend që do të lejojë muzikën me orare dhe me fasha oraresh, nëse do të vendoset që muzika gjatë javës të jetë deri në 23.00 dhe në fundjavë mbase deri në 00.00, duhet t’ia bëjmë të qartë dhe me dije që në orën 00.00 mbyllet dhe mbyllet”

Ministri Klosi kërkoi nga bashkitë që të kujdesen që panairet e ndryshme të ushqimit të jenë më të shpeshta.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=UDPAxVujYUI?feature=oembed]

Oranews

Masat për sezonin turistik – Muzika me orar dhe rojet bregdetare Read More »

Qindra qytetarë marshojnë në Vlorë me flamuj të BE e SHBA – ‘Çamëria Republikë’

Qindra çamë të ardhur nga Vlora në Fier dhe jugu i vendit kanë marshuar në rrugët e Fierit paraditen e sotme, duke brohoritur “Çamëria Republikë”.

Marshuesit kanë përshkuar të gjithë qytetin nga hyrja deri në qendër, dhe duke përfunduar në periferi.

Sipas organizatorëve të këtij marshimi paqësor kërkohet sensibilizim, tanimë jo vetëm i popullit shqiptar, por edhe politikaneve të majtë dhe të djathtë, që t’i bashkohen kësaj kauze e cila kërkon trojet shqiptare në Çamëri.

Në duart e marshuesve janë valëvitur flamujt kombëtarë të disa vendeve të Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

Qindra qytetarë marshojnë në Vlorë me flamuj të BE e SHBA – ‘Çamëria Republikë’ Read More »

“Mos i fut delet në tokën time”, plagoset rëndë i riu

Një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri në oborin e shtëpisë së tij, teksa autori është vënë në pranga menjëherë. Sipas policisë së Dibrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 në fshatin Nezhaj, ku i plagosur rëndë ka mbetur E.Ç, 23-vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka vënë menjëherë në pranga si autor të dyshuar të ngjarjes, Rr. K., 25-vjeç.

“Në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë dhe vëllezërit e shtetasit Rr.K, shtetasit K.K. 35 vjeç, A.K, 27 vjeç, ku po krihet zona për kapjen e tyre. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë së Dibrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, pasi delet e 23-vjeçarit kanë hyrë në tokën e vëllezërve dhe debati ka degjenuar në konflikt me armë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja dhe 1 plumb i pa plasur.

Disa metra larg vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip automatik, që dyshohet se është përdorur nga autorët. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“Mos i fut delet në tokën time”, plagoset rëndë i riu Read More »

Taksa e Rrugës së Kombit. Qytetarët protestë para Kryeministrisë

”Boll me arrogancë, dhunë dhe koncesione”! Nën këtë moto përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur protestën tek Parku Rinia dhe më pas kanë vijuar marshimin drejt kryeministrisë. Protesta e sotme para Kryeministrisë është vijim i protestave që nisën në qytetin e Kukësit. Kjo protestë nuk është organizuar nga partitë, por nga përfaqësues të shoqatave të shoqërisë civile.

Opozita e bashkuar ka planifikuar që ditën e martë të zhvillojë tubime masive në të gjithë vendin duke bllokuar rrugët dhe qarkullimin e mjeteve.

Nga ana e saj qeveria ka premtuar se do të rishikojë tarifat e taksës së vendosur në Rrugën e Kombit, duke krijuar lehtësira për banorët e zonave të Kukësit, që janë përdorues më të shpeshtë të kësaj rruge.

Protesta para kryeministrisë ishte mbushur me parulla siç i shikon në foto.

Taksa e Rrugës së Kombit. Qytetarët protestë para Kryeministrisë Read More »

Besjani dhe Ilir Meta vodhën 5 milionë euro nga çimento dhe vendosen 70 mijë euro gjoba bizneseve. Sot Pesha, ‘vegla’ e Ilirit del në protestë për qytetarët

Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejtë. Cili bir shqiptari e beson dhe e merr seiozisht Besjan Peshën. Ishte cunak kur u anëtarësua në LSI dhe u bë vegël e Ilirit dhe e Monikës. Ai ishte një djalë i bindur dhe i zgjuar.

Pasi erdhën në pushtet me Sali Berishën në koalicion, Ilir Meta e emëroi Besjanin drejtor të AKBN-në.

Pesha drejtoi këtë institucion ku u zhvatën me miliona euro pasuri në naftë, krom, bakër dh ar. Ku shkuan këto thesare?

E di Besjani dhe Iliri.

Por papritur, Besjani u zhduk. Dha dorëheqjen dhe nuk dilte më në media. Të gjithë u çuditën. Pas disa muajsh, Besjani na doli një njëri i shoqërisë civile ku bërtiste për të drejtat e qytetarëve. Të gjithë u shtangën nga kjo kthesë 360 gradë të tij.

Nga një drejtor me miliona euro, na del në protesta për varfërinë e popullit.

U mor vesh se Besjanit i ishte hapur oreksi, aq shumë sa gjobat ndaj bizneseve filloi ti merrte për vete dhe duke mos ia dërguar pjesën Ilirit. Kjo e tërboi Ilirin dhe Monikën sa e hoqën Besjanin menjëherë dhe e kërcënuan me burg.

Por e falën dhe vendosën ta shfrytëzojnë sërish. Duke e ditur se do dalin në opozitë shumë shpejt, e vendosën që të dalë dhe të merret me shoqërinë civile. Besjani sot drejton Nismën Thurje. Ka një staf të madh me të rinj ku i paguan dhe i nxjerr në terren për të qarë hallet e popullit. Nga i gjen këto para Besjani?

Sot Besjani ka organizuar një protestë kundër qeverisë Rama.  Me Ramën, Iliri dhe Monika kanë drejtuar vendin prej 4 vitesh. Pra kush është ai shqiptar që beson te Besjan Pesha dhe del sot dhe proteston?

Kuptohet se protesta është e LSI dhe jo e qytetarëve. Ndaj shumë pak veta e marrin mundimin që të dalin dhe të bëhen copa për karrigen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Të kujtojmë pak se kush ishte Besjan Pesha.

Sipas denoncimit të gazetës Dita, Pesha i pyetur nga gazetarët për largimin e tij tëpapritur nga posti, tha se kishte probleme familjare dhe do ikte për ca kohë jashtë vendit.

DITA shkruante mbi arsyet e largimit të Peshës nga detyra dhe informacionet e mbledhura flasin për afera të rënda.

Largimi i Besjan Peshës ka ardhur pas përplasjeve të forta me ish-kreun e LSI-së Ilir Meta për çështje që kanë të bëjnë me dy nga “zonat” më të nxehta të korrupsionit dhe krimit ekonomik dhe jo vetëm: minierat e kromit në veri dhe nafta në jug të vendit. E para është një fushë që ka prodhuar edhe viktima të herëpashershme, po është gjithashtu një vatër aferash milionëshe.

Pesha u akuzua me prova nga Meta se ka hyrë në raporte aferash korruptive me disa përfaqësues të rëndësishëm të biznesit të galerive të kromit në veri duke kërkuar prej tyre shuma parash kundrejt mosveprimeve, shuma të cilat janë paguar në forma gjobash përgjatë muajve të Peshës në këtë post. Shifra të sakta të akuzës për gjobëvënie nuk ka por mendohet se janë shifra që variojnë nga 50 deri në 70 mijë euro e më shumë dhe numri i personave që janë shtrënguar të paguajnë është mbi dhjetë – i tha DITA-s një burim në dijeni të veprimtarisë së AKBN.

I njëjti burim shton se punët mes Metës dhe drejtorit Pesha janë acaruar më tej kur është raportuar se personi në fjalë dhe një kryetar bashkie në jug të vendit janë përfshirë në një biznes të përbashkët për çimentimin e disa puseve të naftës, në kontrata që kapin shuma deri në 5 milionë euro.

Nga këto pislliqe Besjan Pesha, i cili do të ishte një nga deputetët e LSI, përfudnoi rrugëve duke bërtitur për hallet e qytetarëve, pasi e zhvatën mirë këtë vend.

Besjani dhe Ilir Meta vodhën 5 milionë euro nga çimento dhe vendosen 70 mijë euro gjoba bizneseve. Sot Pesha, ‘vegla’ e Ilirit del në protestë për qytetarët Read More »