Lajmi i fundit

Elbasan, dalin detaje të aksidentit. Autobusi me 25 pasagjerë

Një minibus me 25 pasagjerë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në aksin Elbasan-Qerret në fshatin Sericë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta, ndërsa disa persona u lënduan, por raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Minibusi me pasagjerë ishte duke u kthyer nga Elbasani në drejtim të fshatit Sericë kur ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Terreni ku mjeti ka dalë nga rruga është i vështirë.

Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes pas aksidentit, por sipas policisë fatmirësisht aksidenti ishte pa pasoja për jetën e pasagjerëve. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për faktin se si mund të udhëtonin 25 pasagjerë në një minibus.

Nga një aksident sot në Fier humbën jetën tre persona, dy kushërinj të parë dhe e fejuara e njërit prej tyre, teksa po ktheheshin nga një dasëm.

Elbasan, dalin detaje të aksidentit. Autobusi me 25 pasagjerë Read More »

Mallra kontrabandë, kapen doganieri dhe 4 persona

Pesë 5 persona janë proceduar nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, pasi fusnin kontrabandë mallra të ndryshme. Por, njeri ndër ta është vetë doganieri G.T. doganier, nga Tirana, që ka shpërdoruar detyrën, duke i lejuar të kalojnë.

Policia e Durrësi tha se u ka sekuestruar kafe, televizorë, veshmbathje e mallra të tjera kontrabandë. Personat e proceduar janë:

E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, ju gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë.

R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë, pasi nga kontrolli në mjetin tip “Volkswagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.

Dosjet e tyre iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Mallra kontrabandë, kapen doganieri dhe 4 persona Read More »

Skandali i të dhënave, Facebook do kontaktojë me 87 milionë përdorues të rrjetit social

Të paktën 87 milionë përdorues të Facebook në mbarë botën do të zbulojnë të hënën nëse të dhënat e tyre personale janë marrë nga Cambridge Analytica, e konsideruar si një nga shkeljet më të mëdha të rrjetit social.

Kompania gjigande tha se përdoruesit e prekur do të marrin një mesazh të detajuar mbi të dhënat e tyre.

Shumica e informacioneve që u përdorën nga firma e të dhënave analitike, rreth 70 milionë, janë të përdoruesve të Facebook në SHBA.

2.2 miliardë përdoruesit e Facebook do të marrin një njoftim me titull ‘Mbrojtja e të dhënave tuaja”me një link që tregon se cilat aplikacione përdorin dhe çfarë informacioni është ndarë me këto aplikacione.

Përdoruesit e rrjetit social do të jenë në gjendje të mbyllin aplikacionin individualisht ose të çaktivizojnë aksesin e palëve të treta.

Ky hap i Mark Zuckerberg vjen pasi Observer zbuloi se Cambridge Analytica, që ka punuar për fushatën zgjedhore të Donald Trump, ka arritur që të prekë miliona profile të qytetarëve amerikanë dhe ka përdorur të dhënat e tyre për të ndërtuar një program software për të parashikuar dhe ndikuar mbi votuesit.

Facebook zbuloi se informacioni ishte marrë në fund të vitit 2015, por nuk arriti të lajmërojë përdoruesit në atë kohë.

Informacioni u grumbullua nëpërmjet një aplikacioni të quajtur ‘thisisyourdigitallife’, e ndërtuar nga akademiku i Universitetit të Kembrixhit, Aleksandr Kogan në bashkëpunim me Cambridge Analytica.

Skandali i të dhënave, Facebook do kontaktojë me 87 milionë përdorues të rrjetit social Read More »

Atentat shqiptarit në Greqi, i riu qëllohet me armë zjarri në mes të rrugës

Një shqiptar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Agios Panteleimon, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas të pranishmëve në vendngjarje, një person i është afruar 35-vjeçarit shqiptar, dhe e ka qëlluar me armë në mes të rrugës.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Autori i plagosjes u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Atentat shqiptarit në Greqi, i riu qëllohet me armë zjarri në mes të rrugës Read More »

Azil në Spanjë? Punë dhe strehim për familjet me fëmijë

Ndonëse Britania, Gjermania dhe Franca kanë parë milion azilantë, kryebashkiaku i Portell, një fshat spanjoll ka dalë me një zgjidhje origjinale për të evituar që shkolla e fshatit të mos mbyllet për shkak të mungesës së nxënësve.

Ai planifikon t’i ofrojë familjeve me fëmijë një vend pune dhe strehim me qira për 50 euro në muaj, në këmbim të vendosjes në Portell, një fshat në Spanjën lindore.

“Ne u takuam me bordin e shkollës në janar, para se të fillojë semestri i dytë dhe kishte në total 7 nxënës. Vitin e ardhshëm do të ishin vetëm katër dhe ishin dy motra dhe dy vëllezër. Mësimi do të ishte monoton, duhet më shumë diversitet”, thotë kryebashkiaku Alvaro Ferrer.

Duke folur për familjet e përzgjedhura, Ferrer thotë se ato do të ishin zgjidhje nëse vendosin të qëndrojnë në Portell. Sidoqoftë, ai thotë se i ka ruajtur të dhënat e kandidatëve të tjerë, në rast se nuk funksionon me familjet e përzgjedhura.

Provinca e Castellon, ku edhe ndodhet Portell, vuan nga depopullimi. Sipas të dhënave rajonale, 86% e komunave të saj kanë më pak se 5 mijë banorë dhe 19 prej tyre, më pak se 100 banorë.

Azil në Spanjë? Punë dhe strehim për familjet me fëmijë Read More »

Shmanget tragjedia në Itali, polici shpëton shqiptaren me fëmijën

Është shmangur një tragjedi e vërtetë. Ndërhyrja në kohë nga një punonjës policie ka bërë që të shpëtohet nga vdekja një grua shqiptare, bashkë me fëmijë disa muajsh.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Komo, Itali.

Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj, rreth orës 17:50 minuta të ditës së djeshme, në tentativë për të kaluar, një makinë që drejtohej nga një grua shqiptare 34-vjeçare, kishte mbetur mbi shina.

Fatkeqësisht makina kishte mbetur mes dy barrierave të ngritura, për shkak se po vinte treni.

Situata dukej se do të bëhej e rëndë. Në makinat që ndodheshin duke pritur për të kaluar treni, ndodhej një punonjës policie, por që ishte jashtë orarit të shërbimit.

Duke parë makinën që kishte mbetur mbi shina dhe panikun e gruas, ai menjëherë kishte ndërhyrë. Fillimisht ka njoftuar policinë, që të ndalohej treni, më pas ka nxjerrë nga makina gruan me fëmijën disa muajsh.

Pas këtyre veprimeve polici, kishte nxjerrë dhe makinën nga shinat me qëllim që të mos përplasej. Nga ana tjetër, policia kishe njoftuar në kohë makinistin e trenit i cili kishte ndaluar duke pritur që situata të ishte e sigurtë.

Pas gjithë veprimeve, gruaja shqiptare bashkë me fëmijën shpëtuan e treni kaloi në mënyrë të sigurtë mbi shina.

Shmanget tragjedia në Itali, polici shpëton shqiptaren me fëmijën Read More »

Piratët e pushtetit jetojnë edhe në provincë! (Si vjedh pronat e qytetarëve kryetari i Bashkisë Tropojë Besnik Dushaj)

Ështe krijuar ideja se piratët e korrupsionit jetojnë e veprojnë vetëm në metropol dhe në zona bregdetare. Nuk është e vërtetë.

Korrupsioni i shtetarëve jo vetëm nuk njeh kolor politik por as krahinor.

Besnik Dushaj kryetari aktual i Bashkisë Tropojë është shembulli brilant se si me korrupsion e abuzivitet mund të bëhesh pasanik edhe në skajet veriore të vendit.

Konkretisht po i bëjmë një parantezë corriculum vitae-s të z. Dushaj përpara argumenteve konkretë të cilët përbëjnë vepër penale dhe apelojmë prokurorinë e përgjithshme të regjistrojë urgjentisht procedim penal kryesisht.

Besnik Dushaj është një mediokër i pashkolluar. Rininë e tij e kaloi si bari kecash pa ndonjë talent baritor dhe pastaj pati ngritje në detyrë si transportues qumështi i fermës B.Curri!

Pas viteve ’90 Dushaj u bë për disa mandate kryetar i komunës Dushaj, Tropojë.

Pastaj për dy mandate ai u nominua nga PD-ja deputet i Kuvendit të Shqipërise.

Në vitin 2015 ndërpreu mandatin për tu zgjedhur ne krye të Bashkisë Tropoje.

“Gojët e liga” flasin se ai ja shiti mandatin sa frëngu pulën Mimoza Hajdarmatës, bashkëshorte e një ish drejtori policie i cili përflitet për abuzime me detyrën dhe përfitime të mëdha.

Ky Dusha i “urtë” sot jeton në një vilë supërluksoze ku konkuron në luks dhe komshiun e tij Adriatik Llalla.

Edhe fëmijët e tij adoleshentë konkurojnë në makina e jetë mondane me ata të Llallës e politikanëve të tjerë që janë frekuentues të Bllokut. Por nuk është ky objekti i shkrimit.

Është një vepër e rëndë penale e kryer haptaz nga zoti Dusha në dëm të një qytetari-bisnesmen ndoshta i vetmi investitor që me djersën e tij ka riskuar të ndërtojë një kompleks i cili spikat si e vetmja risi në qytetin alpin të Bajram Currit.

Konktetisht shoqëria “Valbona investment”Sh.p.k. ka lidhur një kontratë për ndërtimin e një kompleksi banim-shërbimi me një pronar trualli i cili zotëron gjithë dokumentet ligjore të pronësisë.

Nga Bashkia Bajram Curri po kjo kompani është pajisur me leje ndërtimi me dt.21.03.2013 me nr.prot.316 për ndërtim kompleks banimi 2 dhe 7 katësh.

Leja mban firmën dhe vulën e ish-kryetarit të Bashkisë z.Agron Demushi.

Edhe pse po kjo bashki ka ripërsëritur lejen me dt.4.05.2015 dhe kryetari aktual Besnik Dushaj sipas një kërkese të dt.31.08.2016 ka dhënë leje për 4 muaj shtyrje afati të ndertimit, rezulton se abuzivisht toka qenka regjistruar si pronë e Bashkisë.

Për të gjithë sa thamë disponojmë dokumente valide ligjore të cilat panalizojnë rëndë jo vetëm kryetarin abuzues të Bashkise por dhe regjistruesin e ZRPP Tropojë.

Arësyeja e këtij veprimi pasi pothuajse investimi ka përfunduar është i qartë; presion korruptiv ndaj investitorit për tu “falur” në xhaminë e Besnikut të partisë.

Ky rast jam i sigurt se nuk do ngelet vetëm mediatik por një veprim konkret qytetar kundër korrupsionit duke dorëzuar dosjen në zyrën e Prokurores së Përgjithshme të Republikës zonjes Arta Marku.

Besoj se autoritetet ligjore në Tropojë të shprehin interes dhe të marrin indicje nga ky shkrim për të filluar hetimin e këtij rasti skandaloz abuzimi e shantazhi të zyrtarëve me pushtetin.

Piratët e pushtetit jetojnë edhe në provincë! (Si vjedh pronat e qytetarëve kryetari i Bashkisë Tropojë Besnik Dushaj) Read More »

Lajme të këqija për ata që kanë euro/ Ja çfarë po ndodh me tregun valutor

Zhvlerësimi i euros vijon në tregun vendas të këmbimit valutor dhe ditën e sotme kjo valutë i ështërikthyer niveleve nën 130 lekë. Pas një ngjitjeje që nisi 10-ditëshin e fundit të muajit Mars, u duk se valuta e përbashkët europiane mund t’i kthehej vlerave normale duke kapur edhe vlerën e 132 lekëve, por tashmë duket se rënia do të vazhdojë.

Sot një euro këmbehet për 129.8 lekë, duke u zhvlerësuar me 0.2 pikë të tjera kundrejt lekut krahasuar me ditën e djeshme. Në ndihmë të kësaj rënieje mund të kenë ndikuar edhe të dhënat e fundit që tregojnë se eurozona ngadalësoi prodhimin.

Ndërkohë, luhatjet kanë qenë pozitive sot për valutat e tjera kryesore, dollarin amerikan dhe paundin britanik.

Dollari u rrit me 0.4 pikë, duke u rikthyer në nivelet e javës së kaluar. Megjithatë pritshmëritë për këtë valutë janë të lidhura ngushtësisht me tensionet në tregtinë globale. Gjithsesi, dollari mbetet ende në nivelet më të ulëta të 4 viteve të fundit në raport me lekun.

Perspektiva pozitive për arritjen e një marrëveshjeje të kënaqshme për daljen nga Bashkimi Europian, ka favorizuar ditën e sotme edhe paundin britanik. Mbështetur nga ecuria e mirë e ekonomisë ishullore, stërlina fitoi 0.4 pikë në raport me monedhën vendase. Pritet që ky trend të vazhdojë gjatë gjithë pranverës, pasi në Maj Banka e Anglisë planifikon edhe një rritje të normave të interesit.

E pandryshuar ditën e mërkurë ka qëndruar vlera në treg e dollarit australian, ndërsa dollari kanadez i gëzohet luhatjes më të madhe pozitive të ditës, duke shtuar plot 1 pikë në raport me lekun. Ndërkohë, franga zvicerane ka rënë me 0.3 pikë krahasuar me ditën e martë dhe është tashmë 4 pikë larg atij që mund të quhet kursi i saj normal. /SCAN.

Lajme të këqija për ata që kanë euro/ Ja çfarë po ndodh me tregun valutor Read More »