Lajmi i fundit

Termet i forte ne Orikum – Ja epiqendra

Nje termet i fuqishem ka rene ne Jug te Shqiperise ,ne qytetin e Vlores

Ne zonen e Orikumit dhe fshatrat Dukat ,Tragjas ,Radhime lekundje te forta

Termet inë qytetin e Vlorës me magnitudë 3.9 ballë me epiqendër 5 km në veri-perëndim të Orikumit.

Tërmeti ka rënë në një thellësi 25 km nëntokë. Mësohet se nga lëkundjet e tërmetit nuk persona të lënduar dhe dëme materiale.

Termet i forte ne Orikum – Ja epiqendra Read More »

Termet i forte ne Jug te Shqiperise ! Lekundje te forta ne Vlore dhe zonen e Orikumit dhe fshatrave Dukat,Tragjas,Radhime

Termet i forte ne Jug te Shqiperise .

Ndhihet lekundje shume te forta ne Vlore dhe zonen e Orikumit.

Banoret te traumatizuar.

Nuk dihet ende se ku ka qene epiqendra !

Vijon…

Termet i forte ne Jug te Shqiperise ! Lekundje te forta ne Vlore dhe zonen e Orikumit dhe fshatrave Dukat,Tragjas,Radhime Read More »

I refuzuan, deputetët e PD-së dhe LSI-së përleshen me tregtarët

Në tregjet e Tiranës, biznesi i vogël ka ulur qepenat në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për ta përfshirë në skemën e TVSH-së. Por disa prej tyre kanë refuzuar të protestojnë. Ngjarja ka ndodhur te tregu i Medresesë.

Kjo ka sjellë irritimin deputetëve të PD-së dhe LSI-së, të cilët janë përplasur me disa tregtarë. Ata nuk kanë dashur që protesta e tyre për taksat, të politizohet.

Disa prej deputetëve të opozitës, si Endri Brahimllari, janë përplasur edhe fizikisht me tregtarët

I refuzuan, deputetët e PD-së dhe LSI-së përleshen me tregtarët Read More »

DEA, të rejat më të fundit mbi “Eskobarin e Ballkanit” dhe dy super-narkotrafikantët që mund të jenë penduar

Deklarata e ambasadorit amerikan Doland Lu mbi “Eskobarin e Ballkanit”, Klemend Balili ka trazuar ujrat në sallonet e Tiranës, ndërkohë që kanë nisur të lëvizin gjërat. DEA ka arritur që të sigurojë të rrugën e parave të narkotrafikut nëpërmjet Greqisë dhe ka gjetur vendet ku ata janë investuar në Shqipëri.

Tashmë është çështje ditësh që një dosje shumë e madhe pritet të shpërthejë në Tiranë.Ndërkohë, po përflitet se avokati i Klement Balilit ka kontaktuar me organe ligjzbatuese në vend dhe me policinë greke, se ai është gati që të dorëzohet me kusht që dosja e tij të shkojë direk në gjykatë.

Po ku ndodhet Balili, në Shqipëri, apo jashtë?

Ka shumë legjenda urbane për këtë, por është fakt se kjo fabul ka tronditur qarqet shumë të fuqishme në Tiranë se “Eskobari” është penduar dhe ka pranuar bashkëpunimin me DEA-n. Zyra e Athinës e agjencisë së fuqishme antidrogë e SHBA ka rritur ritmin e lëvizjeve për Shqipërinë, dhe vizita e Fatmir Xhafajt në Uashington, sikur i ka përshpejtuar gjërat.

Përveç Balilit, janë përpunuar edhe dy dosje të tjera “peshqish të mëdhenj” që tashmë janë kapur, ndodhen prapa hekurave dhe kanë folur. Kanë rënë dakord që të tregojnë gjithçka për amerikanët. Është e çuditshme gjeopolitika e këtij fjalëkryqut të trafikantëve shqiptarë që janë kapur njëri pas tjetrit.

Njëri është arrestuar në Athinë dhe është fieraku Arjan Shenaj, i cili është një nga kokat e trafikimit të kokainës nëpërmjet Greqisë. Shenaj u kap vitin e shkuar në Athinë dhe ndodhet në burgjet e sigurisë së lartë në kreyqytetin grek.

Kurse tjetri është Met Kanani, sërish një biznesmen nga Fieri, i cili sapo u arrestua në Bodrum të Turqisë. Të dy narkotrafikantët shqiptarë janë në duart e DEA-s, e cila ka koordinuar thuajse të gjitha operacionet prej më shumë se dy vjetësh në këtë rajon.

Treshja pritet të plotësohet këto ditë me Klement Balilin, i cili ndryshe nga të parët ka qenë person i njohur, madje i emëruar në një post të lartë shtetëror dhe me lidhje të forta politike. DEA amerikane ka aktivizuar një qendër operacionale shumë sekrete në Shqipëri, dhe po vepron me një grup shumë të vogël njerëzish në policinë shqiptare.

Nëse agjentët e DEA-s arrijnë të sigurojnë informacione të vlefshme nëpërmjet inteligjencës, ata nuk e ndajnë me askënd, përveç ambasadorit amerikan Donald Lu. Është ky i fundit, i flet me Ministrin e Brendshëm për të vepruar.

Njerëzit që angazhohen në operacion përgjithësisht orientohen nga agjentët e DEA-s të cilët kanë arritur të identifikojnë policët e ndershëm dhe ata të lidhur me narkotrafikun. Për një periudhë ta gjatë, amerikanët kanë arritur të mësojnë nëpërmjet informacioneve nga brenda uniformave blu se kush janë oficerët e lidhur me trafikun e drogës.

Thuhet se kjo listë i është dhënë Fatmir Xhafajt kur ka vizituar Uashingtonit. Por ka gjasa që gjithsesi të mos ishte e plotë, pasi ka qenë një test për të parë nëse do të kishte rrjedhje… /tesheshi.com/

DEA, të rejat më të fundit mbi “Eskobarin e Ballkanit” dhe dy super-narkotrafikantët që mund të jenë penduar Read More »

Aksident në Kamëz, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur para pak minutash në Kamëz. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Skëndërbej’, ndërsa mjeti ka përplasur një këmbësor rreth 70 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

Vijon…

Aksident në Kamëz, makina përplas për vdekje këmbësorin Read More »

I dogjën audin 60 mijë eurosh, dyshimet se i riu vlonjat…

Dje në Vlorë u dogj një automjet tip “Audi A7”, në pronësi të Admir Malajt. Ngjarja ndodhi në fshatin Bishan të Novoselës, ndërsa automjeti që u shkrumbua totalisht kap një shifër prej 60 mijë eurosh.

Policia thekson se pronari i automjetit dyshohet se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Malaj kishte vetëm disa ditë që kishte mbërritur në vendin e tij të lindjes nga Italia, ku edhe jeton prej vitesh, ndërsa automjeti i tij luksoz është djegur plotësisht nga zjarrvënia.

Përveç pistës së hetimit që lidhet me aktivitetin e tij në shtetin italian, po hetohet edhe për ndonjë problematikë të krijuar kohë më parë në fshatin e tij të lindjes.

Sipas Policisë, Malaj nuk rezulton person me precedent penal, megjithatë grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes, nuk ka përjashtuar asgjë rreth hetimeve dhe pas dyshimeve se është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

“Më datë 09.04.2018, në fshatin Bishan ka marrë flakë automjeti tip ‘Audi A7’, në pronësi të shtetasit A.M., të cilin e kishte të parkuar pranë banesës”, bën të ditur Policia.

I dogjën audin 60 mijë eurosh, dyshimet se i riu vlonjat… Read More »

Trafikantët pikasin policinë dhe braktisin çantën me drogë në mes të pyllit në Janinë

Rreth 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është gjetur mëngjesin e sotme në kufirin Greqi-Shqipëri.

Sipas policisë greke, droga u gjet e futur në një çantë, e cila ishte braktisur në një zonë pyjore në Neohori të Pogonit, në Janinë.

Dyshohet se trafikantët kanë pikasur policinë, dhe janë larguar me shpejtësi duke braktisur drogën.

Pas sekuestrimit të drogës dhe peshimit të saj, ka rezultuar së në çantë kishte ekzaktësisht 19 kg 450 gramë marijuanë.

Sakaq, policia greke po vijon kontrollet në zonë dhe po punon për kapjen e poseduesve të lëndës narkotike.

Trafikantët pikasin policinë dhe braktisin çantën me drogë në mes të pyllit në Janinë Read More »

Dallëndyshja të fut tritolin. Paguani 3000 euro nëse doni shtëpinë tuaj. Zbulohet zhvatja që IKMT i bën qytetarëve

Dallëndyshja, është një zog që njihet nga e gjithë bota që ndërton folenë e saj, por kjo e jona të fut tritolin dhe shemb ndërtesa.

Dallëndyshja e Shqipërisë nuk ndërton por shkatërron. E kemi fjalën për Dallëndyshe Bicin, jo për zogun në këtë rast.

Ajo u emërua nga Edi Rama në krye të IKMT dhe puna e saj ishte vendosja e tritolit në ndërtesat pa leje.

Në fakt nuk u kursyen edhe ato me leje.

Dallëndyshja nuk do t’ia di, nuk njeh askënd para ligjin. I vetmi që thyen ligjin janë 3 mijë eurot.

Sipas qytetarëve dhe denoncuesve pranë Pamfleti.net, që IKMT të të falë dhe të mos shembë banesën apo biznesin, duhet të paguash minimumi 3 mijë euro. Ka raste që pagesa shkon deri në 10 mijë euro.

Tarifa varet nga lloji dhe sipërfaqja e ndërtesës.

Pra, nëse jeni pa leje, bëni mirë që të numëroni mbi 3000 euro dhe të paguani, në të kundërtën tritoli do ju shëmbë gjithçka.

Sipas denoncuesit, ata që të vendosin gjobën janë specialistët e IKMTI. Shpesh here IKMT është akuzuar për prishje selektive.

Ndërkohë që në një rrugë IKTM rrafshonte disa biznese apo banesa, është parë që një ose dy i kanë shpëtuar. Jo sepse ishin në rregull me ligjin, por sepse kanë paguar lekët dhe i kanë mbyllur gojën Dallëndyshes.

Madje Bici, është kallëzuar edhe në Prokurori nga qytetarët të cilëve pradrejtësisht, edhe pse ishin të pajisur me documente, i është shembur banesa. Kuptohet se gjykata i ka dhënë të drejtë Dallëndyshe Bicit dhe është hedhur poshtë akuza e qytetarit.

Po ku po shkojmë ne këtë shpërthime dhe tritole.

Rama në fillim të qeverisjes së tij, reklamonte çdo shpërthim të Dallëndyshes, tani çdo gjë po bëhet në heshtje.

Dallëndyshja të fut tritolin. Paguani 3000 euro nëse doni shtëpinë tuaj. Zbulohet zhvatja që IKMT i bën qytetarëve Read More »