Lajmi i fundit

Identifikohet autori i vrasjes së Marjo Majollarit në Kinostudio

Pas ngjarjes së rëndë ë u shënua mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë 28 vjeçari Marjo Majollari, Policia e Shtetit ka shoqëruar shumë persona që dyshohet se mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Ndërkaq, është përvijuar se pista e mundshme për vrasjen e të riut, Majollari, të jetë hakmarrja, pasi babai i tij ka vrarë 18 vite më parë dy persona në rrugën e Dajtit dhe tashmë është në burg, ku po vuan dënimin e burgosjes përjetë për këtë krim që ka kryer.

Ndërkohë, policia mësohet se ka shkuar edhe në shtëpitë e personave që dikur janë vrarë nga i ati i Majollarit dhe po merr ata në pyetje. Ndërkohë, nuk është gjetur në shtëpi vëllai i Ilir Gjyzit, njërit nga viktimat e krimit të kryer nga babai i 28 vjeçarit.

Polica dyshon se Kastriot Gjyzi mund të këtë lidhje me vrasjen e të riut.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:

Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky person dyshohet se  rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin Mario Majollarin, 28 vjeç.

Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të  shpallur në kërkim.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzat e “Vrasjes për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Kastriot Gjuzit.

Identifikohet autori i vrasjes së Marjo Majollarit në Kinostudio Read More »

10 arsye se përse duhet të vizitoni Shqipërinë…që këtë verë!

Blogu i udhëtimeve “The Balkanista” shkruan një letër të hapur për të gjithë fansat, ku shpjegon 10 arsye përse duhet të vizitojnë Shqipërinë këtë verë.

Shkrimtare, udhëtare, një blogere udhëtimesh angleze, autorja  jeton prej vitesh në Tiranë.

Pasi kishte vizituar bregdetin e Shqipërisë për pushime, ajo nuk u largua më.
Në një letër të hapur për të gjithë fansat e saj, ajo shpjegon përse duhet vajtur me pushime në Shqipëri, pikërisht këtë verë.

“Shqipëria nuk është në krye të listës së destinacioneve për pushime. Kur erdha këtu për herë të parë, edhe unë u ndjeva në faj sepse kisha lënë destinacione të tjera. Por, tani mund t’ju them se duhet patjetër të merrni në konsideratë këtë vend për pushimet verore të radhës”, shkruan blogerja.

Më poshtë vijojnë 10 arsye përse duhet të vizitohet Shqipëria:

  1. Ndryshe nga destinacionet e zakonshme
    Pas disa vitesh, Shqipëria, ashtu sikurse ka ndodhur për destinacione të tjera të Mesdheut, pritet të mbushet nga hordhi me të rinj të dehur, në kërkim të argëtimit me kosto të ulët. Por, për momentin, turistët janë ende pak, nuk ekzistojnë radhët për të vizituar pikat turistike dhe nuk duhet të shtyhesh për të zënë një cep plazhi, ku të shtrosh peshqirin. Madje as në kulmin e verës.

  2. Ka shumë për të mësuar
    Shqipëria ka disa prej vendeve historike dhe zonave të UNESCO-s të paimagjinueshme. Ka nga të gjitha, rrënoja romake, kështjella mesjetare, bunkerë sovjetikë dhe mbetje osmane. Vetëm qyteti antik i Butrintit, në jug të vendit, do të mjaftonte për të ndërmarrë këtë udhëtim, ashtu si Berati dhe Shkodra, në kufij me Greqinë dhe shumë vende të tjera edhe më të bukura.

  3. Plazhet më të bukur të Europës
    “Të dashura Itali, Kroaci dhe Greqi! Më vjen keq t’ua them, por Riviera e Shqipërisë e tejkalon çdo breg tuajin”, shkruan blogerja duke këshilluar që të vizitohen patjetër Ksamili, Saranda, Himara dhe Dhërmiu për të admiruar ujërat e tyre të kristalta, plazhet e bardha dhe panorama malore që i rrethon. Bregdeti shqiptar është i egër dhe i mrekullueshëm dhe nuk ka asgjë të ngjashme në gjithë Europën, sipas asaj.

  4. Liqene dhe ujëvara
    Brendësia e Shqipërisë është plot liqene dhe ujëvara shumë të bukura. Liqeni i Komanit, Liqeni i Shkodrës, Liqeni i Butrintit dhe Liqeni i Ohrit vlejnë të vizitohen për shkak të ujërave të tyre të kristalta dhe të peizazhit fantastik që i rrethon. Disa burime si Syri i Kaltër dhe ato pranë fshatit Theth janë perfekte për të notuar dhe për të adhuruar ujëvarat.

5.Klime perfekte
Shqipëria gëzon një klimë tipike mesdhetare, me verë të gjatë dhe të ngrohtë dhe stinët e tjera janë gjithnjë të këndshme. Gjatë vitit nuk bie asnjëherë nën 20 gradë Celcius, ndërsa nga maji temperaturat rriten në rreth 22 gradë Celcius duke arritur kulmin me 35 gradë Celcius në korrik dhe gusht. Përveç verës, çdo çast është perfekt për të udhëtuar në Shqipëri.

  1. Njerëz miqësorë
    Shqiptarët, kundër paragjykimeve, janë njerëz të përzemërt, miqësorë dhe kureshtarë. Blogerja tregon se nuk ishte ndjerë kurrë e rrezikuar. Duhet vetëm të përgatitesh pasi do të pyetesh qindra herë për arsyen se përse zgjodhe të shkosh në Shqipëri.

  2. Ushqim i shkëlqyer
    Përgjatë bregdetit peshku është i shkëlqyer dhe kushton shumë pak. Kuzhina ka patur një ndikim të madh nga ajo italiane. Sa më shumë që futesh në thellësi të vendit, aq më shumë gjen ushqime me bazë mishin, gjithmonë shumë i freskët. Këtu, ushqimet e ngrira nuk merren pothuajse kurrë në konsideratë. Duhet të provosh disa ushqime lokale si tavë kosi me mish qingji, oriz, vezë dhe kos, patëllxhanë të mbushur me salsiçet lokale.

  3. Gjuha është shumë e bukur
    Shqipja është një nga gjuhët më të vjetra dhe plotësisht ndryshe nga gjuhët e tjera europiane. Ajo nuk është e thjeshtë. Sidoqoftë, nëse bën pushime në Shqipëri duhet të dish disa fjalë, aq më tepër kur mendon se shqiptarëve u pëlqen kur të huajt përpiqen të flasin shqip me ta.

  4. Një vend mysliman tolerant
    Shqipëria është një vend mysliman, megjithatë nuk ia vlen të marrësh masa si në disa vende të Lindjes së Mesme apo të Afrikës Veriore. Disa gra mund ta kenë fytyrën të mbuluar, por nuk të duhet asnjë kod veshjeje për të ecur rrugëve. Vetëm nëse vizitohet një xhami. Edhe pijet alkoolike janë në masë ashtu si mishi i derrit.

  5. Pikënisje për udhëtime të tjera
    Shqipëria është një bazë e mirë për këdo që dëshiron të vizitojë vende të tjera pranë saj, vende që janë një apo dy orë larg. Nga qyteti i Pogradecit mund të kalosh në Maqedoni, nga Shkodra kalon për në Malin e Z i dhe Kroaci, nga jugu futesh në Greqi dhe Korfuz, ndërkohë që nga kufiri verilindor shkon në Kosovë dhe Serbi. Italia është vetëm një orë fluturim nga Milano, Bolonja, Venecia, Roma dhe Piza, apo dy orë me traget që niset nga Ankona, Brindizi dhe Bari (që këtej vetëm në verë) dhe mbërrin në Durrës./express/

10 arsye se përse duhet të vizitoni Shqipërinë…që këtë verë! Read More »

Gjendet tjetër makinë e djegur dhe me armë brenda, dyshimet e para

Një tjetër makinë që i është vënë zjarri është gjetur sot nga Policia në Fier.

Brenda saj është gjetur një kallashnikov, një silenciator dhe një karikator, që kanë përforcuar dyshimet e Policisë se mjeti ka shërbyer për kryerjen e një vrasjeje.

Mjeti u gjet pranë stacionit të trenit në Fier. Bëhet fjalët për një Renaut me targa greke Ynk 1329.

Para djegies së qëllimshme, në zonë ka pasur të shtëna dhe mendohet se autorët janë larguar në drejtim të Semanit.

Kjo është e dyta makinë e gjetur e djegur sot që lidhet me këto dyshime.

E para u gjet më herët në Gramëz të Krujës dhe një nga pistat e hetimit ishte lidhja me vrasjen e Mario Majollarit, 28-vjeçarit nga Tirana.

Gjendet tjetër makinë e djegur dhe me armë brenda, dyshimet e para Read More »

Atentati në Tiranë/ Flasin fqinjët: Ja çfarë djali ishte Mario. Po qan e gjithë lagjia për të…

Mbrëmjen e sotme u vra në një atentat me armë zjarri Mario Majollari.

Vrasja ndodhi pranë banesës së tij në Kinostudio të Tiranës.

Sakaq fqinjët e Majollarit shprehen të tronditur, ndërsa tregojnë për Report Tv se si ndodhi ngjarja e rëndë. Një nga fqinjët e viktimës thotë se dëgjuan tre të shtëna, por menduam se ishin kapsolla.

“Ishte djalë i mirë, jemi të tronditur. Nuk pamë asgjë. Ishin tre krisma. Dëgjuam që kërcitën, por menduam se ishin kapsolla, po prisja të dilnin ato lart kur hidhen fishekzjarrë. Po habitemi, po qan e gjithë lagja për atë djalë, nuk e dimë përse e vranë”.

Atentati në Tiranë/ Flasin fqinjët: Ja çfarë djali ishte Mario. Po qan e gjithë lagjia për të… Read More »

Gjermanët “shuplakë” Adriatik Llallës: Si u aministua Berisha, Shkëlzeni i përlyer në afërën CEZ, LSI bredh pas pushtetit

Gjermanët u kanë dhënë një shuplakë të fortë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Partisë Demokratike. Fondacioni “Bertelsmann”  ka publikuar raportin e indeksit të transformimit për Shqipërinë për vitin 2018, ndërsa ka bërë një analizë të situatës politike dhe ligjore në vend. Ky fondacion është ndër më të rëndësishmit në Gjermani, pasi jep një pasqyrim të situatës politiko-ekonomike në të gjithë vendet e botës.

Si takon indeksit, vendi ynë vlerësohet me 6.38 pikë dhe renditet në vendin e 30 nga 129, ndërsa në vitin 2016 ndodhej në vendin e 34. Por në raport i është kushtuar një rëndësi e madhe punës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe luftës antikorrupsion.

Raporti veçon si një nga çështjet më të bujshme atë të aferës së CEZ. Sipas dokumentit, ish-kryeprokurori amnistoi Sali Berishën, ndërsa tregohen dhe të dhënat e grumbulluara nga komisioni hetimor, që hetoi aferën e privatizimit të OSSH. “Prokurori i Përgjithshëm refuzoi të niste hetimet mbi abuzimet me detyrën, pavarësisht provave të shumta për abuzimet e disa ministrave gjatë procesit të privatizimit të OSSH. Gjykata e Lartë mbështeti vendimin e prokurorit dhe ndaloi çdo hetim mbi procesin.

Komisioni parlamentar mbi çështjen vazhdoi të nxirrte informacione për përfshirjen e figurave politike, duke përfshirë ish-kryeministrin, të birin e tij dhe disa ministra. Një person i tretë, që me sa duket kishte bërë formalizimin e akordit mes CEZ dhe politikanëve shqiptarë (Nule Kalaj), mori një shumë prej 7 milionë dollarë, të cilën e kishte tërhequr në para të thata. Sipas regjistrimeve telefonike, ky ndërmjetës kishte bërë rreth 100 telefonata me ish-kryeministrin në vitin 2006, për organizmin e takimeve mes kompanisë dhe djalit të tij.

Prova të shumta të komunikimeve, transfertave dhe email-eve mes “konsulentit” dhe politikanëve shqiptarë tregojnë për korrupsionin politik në nivelet më të larta. Por ky rast mund të hetohet vetëm pas reformimit të gjyqësorit, kur të jenë thyer lidhjet mes tij dhe aktorëve politikë”, thuhet në raport.

Kapja e drejtësisë nga PD

Një tjetër detaj interesant në raport është se aty tregohet skema që ndoqi Berisha për të kapur sistemin e drejtësisë. Aty deklarohet se Berisha përdori Bujar Nishanin, për të bërë emërime sipas dëshirave të tij. “Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, si dhe Prokurori i Përgjithshëm, gjithashtu emëroheshin nga Presidenti, por kërkonin dhe shumicë parlamentare. Emërimet ishin shumë problematike kur presidenti i përkiste të njëjtës parti që kishte mazhorancën, njësoj si në vitet 2005 – 2013, periudhë gjatë së cilës u bënë shumë emërime. Politizimi i gjyqësorit është i rrënjosur thellë në reformat fillestare të viteve 1992 e 1996 kur qeveria e PD hoqi gjykatësit komunistë. Personeli i ri ishte arsimuar vetëm me kurse tre deri në gjashtë mujore dhe zgjidheshin mes militantëve të partisë, duke infiltruar njerëzit e partisë në të gjithë gradat e gjyqësorit, për të konsoliduar kontrollin e partisë në drejtësi”, thekson raportii cituar nga “Sot”.
LSI rend pas pushtetit

Në raport flitet dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku theksohet se është një parti e cila bredh vetëm pas pushtetit. “Partia e tretë në Shqipëri, LSI është një ndarje nga PS, pas debateve për udhëheqjen dhe shpërndarjen e posteve. Në vitin 2009 deri 2013, ajo hyri në koalicion me kundërshtarin ideologjik të PS, me PD. Disa muaj para zgjedhjeve në 2013, LSI ndryshoi aleancën e saj, duke u bërë me PS. Zhvendosjet taktike të kësaj partie, të cilat e kanë aftësuar të qëndrojë brenda strukturës qeveritare, pa marrë parasysh orientimin politik, tregojnë se në Shqipëri konfliktet e ashpra ideologjike mes partive nuk kanë rëndësi për sa kohë që ruhet pushteti. Por ato shfrytëzohen vetëm për të legjitimuar metodat e parregullta të arritjes së pushtetit dhe në fakt janë vetëm llogaritje politike”, thekson raporti. Aty flitet dhe për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, ku nuk mungojnë kritikat ndaj PD.

Gjermanët “shuplakë” Adriatik Llallës: Si u aministua Berisha, Shkëlzeni i përlyer në afërën CEZ, LSI bredh pas pushtetit Read More »

Edi Rama në vjeshtë bën bilancin njëvjeçar të qeverisë. Priten ndryshime në kabinetin qeveritar, ministrat që rrezikojnë. Financat, investimet, shërbimet, arsimi në fokus

Edi Rama po përgatitet për të hyrë në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit të ardhshëm me një fytyrë të re qeverisëse.

Mësohet se në vjeshtë, pikërisht në një vjetorin e fillimit të mandatit të dytë qeverisës, tashmë pa aleatët, kryeministri Rama do të bëjë bilancin qeverisës.

Do të merren në analizë të gjitha dikasteret për të parë ku ka përparësi por dhe ku ka çaluar puna për ta përmirësuar në të ardhmen.

Nga burime të brendshme të qeverisë mësohet se në “radarin” e kryeministrit Rama janë financat, ekonomia bashkë me asetet e tyre doganat dhe tatimtaksat. Por edhe shërbimet, investimet, arsimi dhe rendi.

Arben Ahmetaj do të jetë në “syrin” e ciklonit dhe është nën monitorim deri në shtator për shkak të lehtësisë me të cilën mori vendosjen e tarifës së Rrugës së Kombit, ku u krijua një skandal i vërtetë vetëm e vetëm se nuk ishin sqaruar qytetarët.

Ndonëse taksa prej 5 eurosh e cila në rrugën e  dyfishtë ishte 10 euro, është tepër rënduese për qytetarët por dhe për shqiptarët e Kosovës. Gjë që detyroi Ramën të deklaronte se po negocionte me koncensionarin për lehtësira.

Një mendjelehtësi e tillë e Ahmetajt e cila u kalua dhe tek Rama dhe u përkthye në arrogancë pritet të ulë rëndë kredencialet e ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Njëherësh dhe paqartësia për taksën e biznesit të vogël rëndon së tepërmi mbi Ahmetajn.

Nuk kanë qënë të rastësishtme deklaratat e kreut të Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, i cili ka kërkuar përgjegjësi nga ata që nuk kanë sqaruar qytetarët. “Këmbana” binte për Arben Ahmetajn, pasi Braçe po e përsërit këtë akuzë në të gjitha podiumet dhe ekranet ku flet. Ndonëse nuk përmend emra.

Një emër tjetër që pritet të jetë nën vëzhgim është Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Skandalet janë të njëpasnjëshme dhe akuzat ndaj saj nuk kanë të sosur. Ndërkohë që reforma në arsim po ecën me hapa të ngadaltë. Çka mund të përkthehet në kosto elektorale në zgjedhjet vendore, që Rama kërkon ti fitojë me çdo kusht duke shfrytëzuar dhe dobësinë e opozitës.

Por dhe Energjia e Infrastruktura janë në fokus, ndonëse duket dora e Damian Gjiknurit, i cili përpos punës që ka bërë në krye të dikasterit, ka dërguar dhe dosjet e abuzimit në Prokurori. Bëhet fjalë për dosjet e rrugëve dhe abuzimin e ish drejtorëve të PD dhe LSI.

Pavarësisht se situata në sektorin energjetik lë për të dëshiruar, ndërkohë që drejtori Adrian Çela punon më shumë për vete. Madje sillet dhe si një Ministri brenda ministrisë duke deklaruar se ka lidhje direkte me kryeministrin Edi Rama. Gjë që nuk përbën çudi, për faktin se kryeministri e bën një gjë të tillë. Pasi dhe me dy Artanët, Lamen drejtor ALUIZN-i dhe Shkrelin zv.ministër i mban lidhjet direkte duke anashkaluar ministrat respektivë.

Njëherësh problem ka qënë thithja e investimeve të huaja, dhe tashmë nuk mund të justifikohet askush me reformën në drejtësi. Rama është treguar i ashpër, sepse nuk është promovuar klima e lehtësuar e biznesit, por dhe situata më e mirë e rendit. Që do të jetë në fokus të qeverisë.

Ndaj priten ndryshime në kabinetin qeveritar këtë vjeshtë. Ndoshta do të ketë ndryshime surprizë. Paçka se “rrënja e së keqes” është vetë kryeministri Edi Rama, “kurban” do bëhen ministra të caktuar.Pamfleti.com

Edi Rama në vjeshtë bën bilancin njëvjeçar të qeverisë. Priten ndryshime në kabinetin qeveritar, ministrat që rrezikojnë. Financat, investimet, shërbimet, arsimi në fokus Read More »

Pronat, Klosi dhe Shehaj në Vlorë: Verifikim tokave në bregdet

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetarja e Task-Forcës për bregdetin, Brisida Shehaj, zhvilluan një takim me prefektin e qarkut të Vlorës, kryetarët e bashkive Vlorë e Himarë si dhe drejtorin e hipotekës Vlorë.

Në fokus të takimit ishte fillimi i procedurave për verifikimin e tokave në bregdet dhe përgatitja e dosjeve për pasuritë e paluajtshme me qëllim përdorimin e tyre për investime në turizmin bregdetar.

Theksojmë se në Kavajë dhe Lezhë, pati arrestime pë personat, të cilët rezultonin të kishin kryer shkelje dhe abuzime me pronat në bregdet. Qeveria po e shqyrton me rigorozitet të plotë këtë çështje dhe po merr masa ndëshkuese për personat të cilët kanë abuzuar me pronat.

Përfaqësuesve të pushtetit vendor iu la detyrë që të fillojnë menjëherë nga evidentimi i pronave pasuri shtetërore dhe akti i marrjes së tokës në pronësi. Gjithashtu vendorët brenda një afati të shkurtër duhet të përpilojnë një raport mbi aktivitetet abuzive të konstatuara në këto pasuri si dhe të bëjnë regjistrimin e të gjitha pronave shtetërore.

Pronat, Klosi dhe Shehaj në Vlorë: Verifikim tokave në bregdet Read More »

ZYRTARE/ Firmos ministri i Drejtësisë – Kroacia nuk e ekstradon “Ballistin” në Serbi

Ministria kroate e drejtësisë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nuk do ta ekstradojë tifozin shqiptar Ismail Morina në Serbi.

Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014.

Vendimin për mos-ekstradim të Morinës e ka nënshkruar ministri kroat, Drazhen Boshnjakoviç

Pak kohë më parë Morina ishte lejuar të transferohej drejt Italisë, ku po gjykohet për një tjetër çështje të ngjashme me atë të dronit në Beograd.

Morina ishte ndaluar në Dubrovnik nga autoritetet, ndërsa gjatë kontrollit iu zbulua se kishte një fletë-arresti nga Serbia.

Pikërisht këtu filloi edhe ‘lufta’ e fortë diplomatike e dy vendeve. Serbia kërkonte ekstradimin me cdo kusht të Morinës për ta gjykuar për ngritjen e dronit që shkaktoi përplasjen e madhe në ndeshjen e futbollit. Pas 9 muajsh, Gjykata Kroate vendosi që ta ekstradonte, ndërsa fjala e fundit i takonte ministrit të Drejtësisë, i cili pas disa muajsh shqyrtim vendosi që të mos e dorëzonte në Serbi, por në Itali.

Sot mbërriti edhe firma përfundimtare e tij që e mbyll këtë çështje.

ZYRTARE/ Firmos ministri i Drejtësisë – Kroacia nuk e ekstradon “Ballistin” në Serbi Read More »