Lajmi i fundit

“Dhurata” e Ramës për Bashën, pallatet 17 katëshe tek “Liqeni” funksionoi, shuhet mosbindja civile. PD-LSI nesër “të dhjerë por krenarë” në Kuvend

Kishin paralajmëruar se nuk do të kthehen jo në Kuvend por as në zyrat e partisë, por do të derdhen vetëm rrugëve.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk lanë ekran dhe podium pa folur ditë pas dite, duke tentuar të krijojnë idenë se tashmë në Shqipëri ka filluar mosbindja civile.

Liderët e opozitës deklaruan se do të vihen në krye të protestave për taksën e Rrugës së Kombit, për rritjen e taksave në të gjithë elementët jetësore nga qeveria Rama dhe se do të jetë pranvera e rrëzimit të kësaj qeverie. E cila sipas Bashës dhe Kryemadhit ka futur në kthetrat e saj tërë jetën ekonomikë, sociale dhe politike të vendit.

Teksa dëgjoheshin deklarimet e liderëve të opozitës, të krijohej një përshtypje e thellë se punët po ecnin mbarë për opozitën, çështja e rrëzimit të kryeministrit Edi Rama ishte punë ditësh. Por nuk ndodhi kështu.

Pikërisht sot, pas një takimi kokë më kokë mes tyre në selinë e PD, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë vendosur braktisjen e mosbindjes civile dhe futjen e opozitës në Kuvend. Për “të degjeneruar Ramën” sikurse thuhej në mbledhjet e grupeve parlamentare respektive. Duke u kthyer në këtë mënyrë “të dhjerë por krenarë” në Kuvend. Dhe ku dihet se Edi Rama, për fatin e keq të opozitës dhe të shqiptarëve tallet dhe as që e llogarit as Bashën dhe as Monikën.

Kështu që mosbindja civile “vdiq”, bashkë dhe me opozitën. Një “vdekje” të tillë “Pamfleti” e ka paralajmëruar javë më parë. Kur ka shkruajtur se kryeministri Rama i “dhuron” Lulzim Bashës pallatet 17 katëshe për ti ndërtuar tek “Liqeni artificial” në Tiranë.

Janë një kompleks pallatesh që me vendim të Gjykatës përfundimisht u lejuan që të vijojnë ndërtimin.

Biznesmeni i familjes Berisha-Basha, Bashkim Ulaj i ka dhuratë nga Lulzim Basha kur ishte kryebashkiak në Tiranë. Basha heq dorë për pallatet nga mosbindja civile.

“Pamfleti” e paralajmëroi dhe sërish na vjen keq që profecia funksionoi dhe këtë radhë.

Basha ka dhënë prova që për pallate jep dhe pushtet dhe nuk pyet. E bëri dhe para zgjedhjeve të 25 qershorit, ku pasi mori 13.3 milionë eurot e pallatit të shembur të vjehrrit në Vlorë, doli nga çadra. Madje hyri në qeveri me Ramën, mori 7 ministritë kryesore dhe 7 drejtoritë me lekë. Mori dhe rezultatin më të ulët në tërë historinë e PD më 25 qershor të vitit të kaluar.

Por dhe Kryemadhi ka nisur ti bëjë “fresk” kryebashkiakut aktual të Tiranës Erion Veliaj. Ndërkohë që dy liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi pas takimit që zgjati një orë në selinë blu, vendosën që nesër të jenë në Parlament duke hequr dorë kështu nga qendrimi i ditëve më parë ku bënin thirrje për mosbindje civile e valë protestash, fillon ironia.

Këtë vendim e ironizon Agim Xhafka, gazetari që prodhoi lajmin e bujshëm javë më parë kur Berisha në një kafe i rrëfeu se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD dhe të larguarit duhet të kthehen.

“PISHINA. Vajtja e PD-së nesër në parlament si vajtja e Nestit në pishinë, ku nga uji i ndotur atje ngordhi menjëherë një bretkocë që hodhën si provë. Vërtet notoi Nesti gjysëm ore, por ka dy vjet që nuk po largon dot ekzemat nga lëkura. Kujdes Bashë, se do lulëzosh nga myku…”, shkruan Xhafka.

Basha ka treguar se pallatet e tundojnë.Pamfleti.com

“Dhurata” e Ramës për Bashën, pallatet 17 katëshe tek “Liqeni” funksionoi, shuhet mosbindja civile. PD-LSI nesër “të dhjerë por krenarë” në Kuvend Read More »

Selenicë – Një investimi i Bashkisë i Rrugës për tek Kisha Shën Athanasi

Rruga për tek Kisha Shën Athanasi Selenicë.
Investim i Bashkisë Selenicë me iniciativën personale të kryetarit të Bashkisë Z.Përparim Shametaj.Një premtim për banorët e komunitetit Ortodoks,por edhe për të gjithë Selenicarët,tashmë ishte një realitet në këtë Pashkë të 2018-ës.Ky investim me standarte,rrugë,ndriçim,trotuare,kanalizime,është në sinkron të plotë me arkitekturën e kësaj lagjeje dhe të Kishës.
Vlen për t’u theksuar bashkëpunimi brilant me banorët e lagjes,ku një pjesë e tyre ishin subjekt shpronësimi në funksion të ndërtimit të rrugës.Mirënjohje për këta banorë që nuk n’a sollën asnjë pengesë gjatë kryerjes së punimeve.I pa kursyer ka qenë dhe kontributi moral,bashkëpunues i priftit të kësaj kishe At Spiro Bulika në komunikimin me banorët dhe Bashkinë.
Kjo rrugë është multifunksionale, e cila ka bërë më të lehtë komunikimin e banorëve me shtepitë,pronat e tyre si dhe Kishën.Banorëve ju është ofruar një shërbim i kulturuar nga ana e Bashkisë.
Në ditët që do të vijnë investime të tjera do të prekin banorët në Selenicë dhe në Njesitë Administrative të kësaj Bashkie.

Selenicë – Një investimi i Bashkisë i Rrugës për tek Kisha Shën Athanasi Read More »

Gjuzi vrau 28-vjeçarin, dhe historia e vrasjeve në vitin 2000 (Dinamika e plotë)

Në një rrugicë pa ndriçim, maskat prisnin të kalonte 28-vjeçari Mario Majollari, dhe i zunë pritë mes pallateve, duke e ekzekutuar me tre plumba në kokë. Policia bën të ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 20:25 të së martës, në një rrugicë që lidhet me rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Policia dyshon se krimi ndaj tij është kryer për hakmarrje, pasi i ati vuan një burgim të përjetshëm për ekzekutimin e dy të rinjve 18 vite më parë. Avni Majollari ishte arrestuar për këtë krim të ndodhur në segmentin rrugor Tiranë-Dajt, 14 vite më pas dhe po vuante dënimin. Pas përfundimit të studimeve në Durrës për Turizëm, ai kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil. Por i riu 28-vjeçar ishte kthyer pak kohë më parë nga Suedia, pasi i ishte refuzuar azili.

Vetëm 12 orë pas ngjarjes, Policia e Shetetit konfirmon se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të krimit, Kastriot Gjuzi, 40-vjeç.

Sipas të dhënave, i riu Majollari është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy persona, po për hakmarrje para 18 viteve në rrugën e Dajtit në kryeqytet. Një nga viktimat është Ilir Gjuzi, vëllai i Kastriot Gjuzit, i ekzekutuar në vitin 2000 nga Avni Majollari. Ndërsa viktima e dytë, Armando Nelaj, ka qenë ish-kunati i Avni Majollarit. Kur babai i tij kreu krimin e dyfishtë, Mario Majollari ishte vetëm 10-vjeç.

Gjuzi e ka ndjekur në këmbë për disa metra Mario Majollarin dhe në momentin kur i riu po i afrohej banesës, në një rrugicë të errët, e ka qëlluar atë për vdekje me tre plumba. 28-vjeçari ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra në trup, pavarësisht se është tentuar t’i jepet ndihma e parë mjekësore. Policia ka shkuar për kontrolle në banesën e Kastriot Gjuzit në zonën e Tufinës, por nuk e ka gjetur. Një nga pistat ku po hetohet ngjarja është pikërisht ajo e hakmarrjes për krimin e babait të Marios, Avni Majollari, 18 vjet më parë në rrugën që të çon për në Dajt, i cili la të vdekur Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin.

Kastriot Gjuzi ka pasur dijeni për kthimin e Mario Majollarit dhe natën e kaluar i bëri pritë duke e vrarë me tre plumba fare pranë banesës në kryeqytet. Vetë Mario Majollari nuk rezulton person me precendetë penal, ndërsa sipas fqinjëve ai nuk njihej si person problematik. Ndërsa autori i dyshuar, Kastriot Gjuzi, rezulton i arrestuar në vitin 2015 për drejtim motori pa patentë.

Gjuzi vrau 28-vjeçarin, dhe historia e vrasjeve në vitin 2000 (Dinamika e plotë) Read More »

Videoja perverse, merret në pyetje mësuesi, ja çfarë tha para prokurorëve

“Ajo video është personale dhe nuk ka lidhje me shkollën dhe ambientin pedagogjik dhe me nxënësit”. Kështu deklaroi Fatmir Dervina, mësuesi i shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë në polici. Pas publikimit të denoncimit nga ish-kryeministri Sali Berisha, me pretendimin se në telefonin e nxënësve të kësaj shkolle kishte shkuar një video erotike e mësuesit, prokuroria dhe policia e Krujës nisën hetimet.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se Dervina është shoqëruar në polici ku u mor në pyetje për të sqaruar denoncimin në fjalë.

Mësuesi i lëndës së Matematikës në këtë shkollë pohoi se video ishte realizuar jashtë ambienteve të institucionit arsimor dhe ishte diçka e tija personale.

“Video është dërguar padashje në disa kontakte që kisha në telefon”, mësohet të jetë shprehur mësuesi para prokurorëve të çështjes, i cili mohoi kategorikisht se ka pasur për qëllim të ngacmojë nxënësit.

Ndërkohë, raportohet se policia po heton lidhur me rastin në fjalë si dhe për faktin se pse mësuesi kishte në përdorim 4 adresa në rrjetin social ‘Facebook’. Sakaq, policia po vijon hetimet.

POSTIMI I BERISHES
Nje video skandaloze qarkullon ne telefonat e nxënësve ne Shkollen “Adem Gjeli” ne Fushe Kruje.
Narkodrejtoresha ben presion te mbylle skandalin.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Per arsye etike nuk po publkoj videon ne FB. sb
“Pershendetje d.Berisha. Me turp por sot ne shkollen 9 vjecare Adem Gjeli ne Fush Kruje ne tel e nx qarkullonte nje video perverse e mesuesit te matematikes. Duke mos mjaftuar kjo nx dhe mesuesit janë perballur me presionin e Dr.Nikolina Karaj e cila e kaloi ne heshtje si dhe shumë ngjarje te tjera te ndodhura ne kete shkolle. Te dergoj videon por dua anonimat te plote. Me shume respekt personit me te besuar Dr.Sali Berisha”

Videoja perverse, merret në pyetje mësuesi, ja çfarë tha para prokurorëve Read More »

Vrasje & gjoba/ Kush është i tmerrshmi i Fierit që iu bë atentat në lokalin e tij

Një ngjarje e mirëfillte kriminale ka ndodhur gjatë paraditës së sotme në Fier, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të një lokali. Shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht pronari i lokalit, Agim Boriçi, ndaj të cilit u qëllua nga një automjet tip “Reno”.

Policia e Fierit nuk ka dashur të japë identitetin e objektivit të atentatit duke u mjaftuar vetëm me inicialet e tij.

Boriçi është një nga personat më të njohur në qytetin e Fierit, i akuzuar për vrasje, gjoba, dhe disa vepra të tjera penale, duke përfshirë dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Boriçi vite më parë është dënuar dhe me 20 vite burg nga ana e Gjykatës, ndërsa mbeten të paqarta arsyet e lirimit të tij. Ai u arrestua nga forcat RENEA në vitin 2008, në një aksion që u trumbetua me mjaft zhurmë nga ana e Policisë.

Emri i tij për vite me rradhë ka qenë ndër më të kërkuarit nga ana e drejtësisë, ndërsa ngjarja e sotme ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, pasi lokali është pranë ambjenteve të një shkolle.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit.

Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier.

Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator.

Vrasje & gjoba/ Kush është i tmerrshmi i Fierit që iu bë atentat në lokalin e tij Read More »

Kush janë autorët që vjedhin arkat e kishave?

Vjedhja e objekteve të kultit pas festave fetare është kthyer në fenomen në qytetin e Korçës, krahas banesave dhe bizneseve ku në harkun e një muaji janë regjistruar disa dhjetra raste.

Vetem pak ditë pas festimeve të Pashkës, Kisha e Shën Sotirit ka rënë pre e hajdutëve. Persona ende të paidentifikuar, kanë thyer paraklisin e kishës ku besimtarë dhe qytetarë hedhin të holla si pjese e ritualeve fetare.

Burime i thanë Ora News se autorët dyshohet te jenë një grup i njohur për Policinë e Korçës, që shpesh ka qenë në qendër të vemendjes për mbishkrime terroriste në qytetin juglindor.

Mesohet se në arkë ka patur rreth 20 mijë lek të reja të cilat janë marrë nga hajdutët.

Nga ana tjetër qytetarët korçarë e dënojnë këtë akt duke thënë se është një veprim tepër i ulët që i bëhet objekteve të kultit.

Qytetare: “Asgjë nuk duhet vjedhur, sidomos kjo që është diçka e shenjtë. Njeriu e ‘heq nga goja’ dhe e hedh atje.”

Policia e Korçës tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së kishës, por këto ngjarje të përsëritura shpesh herë kanë mbetur pa autorë.

Kush janë autorët që vjedhin arkat e kishave? Read More »

11 “faqezinjtë” e drejtësisë, që ia mbathën nga Vettingu

Zbatimi i reformës në drejtësi ka shënuar një zhvillim të ri. Të korrupturit nën terrorin se mos ngecin në verifikimin e komisionit të Vettingut, janë detyruar të largohen vetë si “faqezinj” nga sitemi i drejtësisë.

Lista e zyrtarëve që u është ndërprerë procesi i Vettingut deri tani:

Ermir Beta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat

Ilir Çeliku, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë

Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm

Besnik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese

11 “faqezinjtë” e drejtësisë, që ia mbathën nga Vettingu Read More »

Vlorë – Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve ,një investim shumë i rëndësishëm

Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve në Vlorë, po implementohet në fazën e dytë të tij. Një investim shumë i rëndësishëm që i shërben shumë pozitivisht turizmit në Vlorë.

Fotografia e ONETV VLORA

Në këtë kuadër, është kryer sot inspektimi në terren me Autoritetin Kontraktor dhe institucionet përfituese (MIE , AKUK), të Impianti të Pastrimit të Ujërave të Ndotura. I pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli si dhe drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili.

Kryebashkiaku Leli e vendosi theksin te rëndësia e këtij investimi të Qeverisë Shqiptare dhe BE.

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Vlorë – Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve ,një investim shumë i rëndësishëm Read More »