Lajmi i fundit

Bllokohet një sasi bulmeti mbi 1 ton pa asnjë origjinë prodhimi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar pranë Tregut Agro-Ushqimor në Tiranë një sasi prej mbi 1 ton bulmet të cilit i mungon origjina se ku është prodhuar.

Për më tepër analizat kanë treguar se shumica e produkteve të bllokuara dolën me përmbajtje më të lartë mikrobesh se normat ligjore.

Sasia e bllokuar përbëhet nga 1,187 kg djathë të bardhë lope, djathë  kaçkavall dhe gjizë në një subjekt tregtar, i cili është penalizuar për tregtim të pasigurt të produkteve të bulmetit.

Trupa inspektuese e AKU-së të Drejtorisë së Përgjithshme në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tiranë kanë inspektuar magazinat e një subjekti tregtar në tregun Agroushqimor përgjatë autostradës Tiranë Durrës.

Nga kontrolli ka rezultuar se produktet djathë i bardhë lope në fuçinë me sasi 440 kg, djathë dele në sasinë e 250 kg, djathi kaçkavall në sasinë e 137 kg dhe një sasi gjize prej 360 kg rezultuan pa etiketë dhe në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.

Për këto gjetje trupa inspektuese e AKU-së, ka marrë mostra për analiza, ku tre nga katër këto produkte të bulmetit rezultuan mbi ngarkesën e lejuar mikrobiologjike.

Për mungesë të etiketës dhe gjurmueshmërisë, rezultateve të analizave mbi normë të ngarkesës mikrobiologjike të produkteve të bulmetit dhe tregtim të produkteve të pasigurta në treg, nga trupa inspektuese e AKU-së ndaj subjekt u mor masa administrative  me  gjobë me vlerën e 500 mijë lekëve si dhe bllokimi i produkteve të bulmetit.

Ndërkohë nga trupa inspektuese e AKU-së ndaj po merr masat për asgjësimin e këtyre produkteve, sipas mënyrave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, për mbrojtjen e mjedisit nga operatori i biznesit ushqimor që ka kryer shkeljen.
A ndjehen të sigurt konsumatorët?
Të gjendur përpara informacioneve të shumëllojhsme, produkteve të shumëllojshme, mallrave të importuara pa cilësi, konsumatorët shqiptarë kanë si kryefjalë të përditshme sigurinë apo më saktë, pasigurinë ushqimore.

Në artikujt e vazhdueshëm të AgroWeb.org ka trajtuar gjerësisht çështje të sigurisë ushqimore, qoftë për produktet vendase ashtu edhe për ato të importuara.

AgroWeb.org ju fton të jepni mendimin tuaj faqen e Facebook, sa mendoni se është e mundur të zgjidhen një here e mire çështje të tilla dhe cilat janë mënyrat më efikase.

Bllokohet një sasi bulmeti mbi 1 ton pa asnjë origjinë prodhimi Read More »

Dy kompani kërkojnë të ndërtojnë centralët e parë me erë në Shqipëri ne gadishullin e …

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka raportuar se kanë mbërritur pranë këtij dikasteri edhe aplikimet e para për ndërtimin e një impianti eolik në Shqipëri. Bëhet fjalë për shoqëritë “EURUS” Sh.P.K. dhe “WF ENERGY” Sh.P.K., të cilat kanë dërguar nga një kërkesë secila ku shprehin interesin për të ngritur një vepër të tillë energjetike.

Projekti duket se është i përbashkët dhe bën fjalë për një impiant, sepse zona, kapaciteti i instaluar dhe vlera e investimit është e njëjtë për të dyja aplikimet.

Kështu, zona e konsideruar e përshtatshme nga investitorët për vendosjen e turbinave të erës është një sipërfaqe prej rreth 450 mijë metra katrorë në gadishullin e Karaburunit në Vlorë. Kapaciteti i instaluar propozohet të jetë 10 MW, një sasi e konsiderueshme duke patur parasysh që shumica e aplikimeve për HEC-e dhe impiante diellore kanë një fuqi të propozuar nën 2 MW.

Po ashtu, e konsiderueshme është edhe vlera e investimit, e cila llogaritet në 20.83 milionë euro, gati 10-fishi i kostos së një impianti fotovoltaik.

Së bashku me aplikimet për impiantin eolik, pranë MIE ka mbërritur edhe një tjetër aplikim për ngritjen e një impianti diellore në Sheq Marinas, në Topojë të Fierit. Shoqëria “SMART WATT” propozon një projekt që zë një sipërfaqe prej 3 hektarësh dhe një kapacitet të instaluar prej 2 MW, me një vlerë investime rreth 2 milionë euro.

Nëse i krahasojmë këto dy teknologji të shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme, impiantet eolike shfaqin vlera më të larta investimi se sa impiantet diellore për të njëjtin kapacitet të instaluar. Po ashtu, centralet e erës kërkojnë një sipërfaqe më të madhe dhe janë shpesh të zhurmshëm.

Por nga ana tjetër, pas realizimit të investimit, era ka një kosto më të ulët për prodhimin e energjisë (Greqi 96 euro/MWh, Kroaci 98 euro/MWh), krahasuar me diellin (Greqi 120 euro/MWh, Kroaci 185 euro/MWh)

Të dyja teknologjitë mbështeten nga qeveria shqiptare përmes skemës për burime të rinovueshme, ku shteti do të garantojë për investitorët e impianteve fotovoltaike një çmim prej 100 euro/MWh, ndërsa për ata të impianteve eolike një çmim prej 76 euro/MWh./scan.tv

Dy kompani kërkojnë të ndërtojnë centralët e parë me erë në Shqipëri ne gadishullin e … Read More »

Saimir Tahiri ruan mandatin e deputetit, rikthehet në Kuvend

Kur kanë kaluar rreth 5 muaj nga pjesëmarrja e tij në punimet parlamentare, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është rikthyer sot në Kuvend.

Në një seancë ku opozita ende nuk ka hyrë në seancë, dhe në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali, Tahiri ka shfrytëzuar këtë moment për t’iu rikthyer Kuvendit pas afro 5 muajsh.

Me këtë lëvizje duket se ish-ministri i Brendshëm ka  kërkuar që të mbrojë e tij të deputetit, pasi Rregullorja e Kuvendit parashikon përjashtimin në rast të mungese të pajustifikuar prej 6 muajsh.

Ndërkaq, për të justifikuar dhe rikthimin e tij në Kuvend, deputeti “i përjashtuar” nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka regjistruar emrin e tij në listën e diskutimeve që do të zhvillohen në Kuvend.

Ndaj ish-ministrit të Brendshëm prokuroria ka ngritur disa akuza për përfshirjen në trafikun e hashashit në Itali.

Akuzat u ngritën menjëherë pas kapjes në Itali të Habilajve, me të cilët prokuroria dyshon se Saimir Tahiri ka bashkëpunuar. Për këtë, Prokuroria kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e tij, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca.

Saimir Tahiri ruan mandatin e deputetit, rikthehet në Kuvend Read More »

Arrestohen policët, për 100 euro lejonin kalimin e kufirit të ndaluarve në “Shengen”

Dy punonjës të Policise Kufitare janë arrestuar pasi akuzohen se kanë lejuar të kalonin kufirin shqiptarëve të cilëve u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen.

Kjo bëhej kudrejt një shume që shkonte deri në 100 euro.

Të arrestuarit nga Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër janë Luan Xheka, me detyrë ndihmes kontollor PKKK Muriqan; dhe Bardhok Preçi, Përgjegjës Turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin.

“Hetimet kanë dokumentur se kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, këta punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, lejonin kalimin në pikën kufitare të shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen, si dhe regjistronin e vulosnin fiktivisht pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen” informoi zyra e shtypit e ministrise se Brendshme

Ata akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Gjykata kishte vendosur për ta “Arrest në burg”.

Arrestohen policët, për 100 euro lejonin kalimin e kufirit të ndaluarve në “Shengen” Read More »

Mediat në Suedi: ”Mario u dëbua pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra”

Vrasja e Mario Majollarit, nga hasmi është pasqyruar në mediat suedeze. 28-vjeçari kishte 5 ditë që kishte ardhur në Shqipëri, pasi kërkesa për azil i ishte refuzuar. “Shqiptari u dëbua pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra”, është titulli i medias suedeze

“Ai vazhdimisht thoshte që nëse do ta kapnin, do ta qëllonin”, shprehet Anders Hedqvist, i cili ishte menaxheri i vendqëndrimit të azilit ku rrinte Mario Majollari, gjatë kohës që kërkesa e tij ishte në proces.

Në maj të 2014, Mario aplikoi për leje qëndrimi në Suedi, por autoritetet vlerësuan se 28-vjeçari nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se ai thoshte vazhdimisht se ishte kërcënuar kur babai i tij u arrestua.

Në gusht të 2015, Bordi i Migracionit refuzoi kërkesën e tij për azil. Mario e apeloi këtë vendim duke kërkuar që azili të aprovohej, por kërkesa e tij sërish u refuzua dy ditë përpara Krishtlindjeve të të njëjtit vit. 28-vjeçari bëri kërkesë për gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por iu refuzua dhe u kthye në Shqipëri në Pranverën e vitit 2016, sipas shtypit suedez.

“Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të punuar“, shpjegon Anders Hedqvist.

Menaxheri i qendrës së azilit në Suedi ku qëndronte Mario gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e tij, Anders thotë se e kishte ndihmuar 28-vjeçarin të gjente punë të ndryshme dhe mbante kontakte në Facebook me të.

Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion.

Shtypi suedez thotë se vendimi i Gjykatës u bazua edhe mbi informacionin e përcjellë nga Shqipëria, duke bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se ”pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”. Zëdhënësja për shtyp e Bordit të Migracionit, Irene Sokolow thotë se është tragjike ajo që ndodhi në Tiranë.

Avokati i Mario Majollarit në Suedi, Maravgi Staifo: ”Fatkeqësisht ju nuk e besuat dhe menduat se mund të merrte mbrojtje në Shqipëri. Kjo është një provë e qartë se Mario kishte të drejtë në pretendimet e tij, por fatkeqësisht ju i refuzuat gjyqin”.

Mediat në Suedi: ”Mario u dëbua pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra” Read More »

U kapën me heroinë e kokainë 2 mln paund, katër shqiptarë dënohen me 67 vite burg

Katër shqiptarë janë dënuar me 67 vite burg, pasi iu sekuestruan 50 kg heroinë dhe kokainë me vlerë 2 milionë paund të destinuara për tregun vendas. Hetimet filluan në janar të vitit 2017, ndërsa në muajt në vijim në shkurt, mars dhe prill të vitit të kaluar Valjet Pepaj dhe Edi Vyzaj nga Shqipëria dhe Gafur Salih e Bastri Nuhi shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar dhe sot janë dënuar. Autoritetet britanike deklarojnë se droga me vlerë prej më shumë se 2 milionë paund është hequr nga rrugët e Londrës.

Të dënuarit
Valjet Pepaj 28 vjeç nga Shqipëria u dënua me 27 vite burg
Edi Vyzaj 30 vjeç nga Shqipëria u dënua me 18 vite burg
Gafur Salih 47 vjeç nga Maqedonia u dënua me 22 vite burg
Bastri Nuhi 39 vjeç nga Maqedonia u dënua me 31 muaj burgim

Ndërsa në fund të vitit të kaluar po në Britaninë e Madhe janë dënuar edhe dy shqiptarë të tjerë dhe një irakian po për trafik të kokaine dhe heroine.

Rezart Pepaj 25 vjeçar nga Shqipëria u dënua me 7 vite burg në 2017
Yassir Thamer 32 vjeç nga Iraku u dënua me 6 vite burg në 2017
Lajdon Vengo 29 vjeç nga Shqipëria u dënua me 7 vite burg në 2017


Valjet Pepaj


Rezart Pepaj


Edi Vyzaj


Bastri Nuhi


Gafur Salih

U kapën me heroinë e kokainë 2 mln paund, katër shqiptarë dënohen me 67 vite burg Read More »

Gruaja e mësuesit: Po bënim lojë, jemi demokratë, burri ka dhënë …

Pas denoncimit që u bë në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me video erotike të mësuesit të shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë, e cila përfundoi tek telefonat e nxënësve të tij, vjen reagimi i bashkëshortes së Fatmir Dervinës.

Kjo e fundit i ka kthyer një përgjigje ish-Kryeministrit në komentin e postuar prej tij.

Bashkëshortja e Dervinës thekson se video ishte bërë për lojë nga të dy, ndërsa shtoi se mësuesi e kishte postuar në ‘Facebook’ padashje.

Gruaja e mësuesit shprehet se sot burri i saj nuk kishte shkuar në shkollë dhe se donte të jepte dorëheqje. Po ashtu ajo tha se si familje ishin demokratë dhe se e kishin mbështetur gjithmonë Berishën.

Komenti i bashkëshortes së mësuesit

“I nderuar zoti Berisha, sa per dijeni: Jam bashkeshortja e profesorit nga Fushe Kruja. Dua t’ju bej me dije se videoja ishte nje loje midis nesh ku gabimisht e ka postuar pa vetedije ne Facebook duke menduar se ma ka dërguar mua ne Messenger, shpreh keqardhjen qe ndodhi kështu, te njejten vuajtje ka dhe im shoq i cili nuk ka vajtur sot ne shkolle dhe ka pranuar te jape dorëheqjen ndërsa ne lidhje me shprehjet qe me akuzoni se jam socialist nuk është aspak e vërtetë per shkak se sot une po vuaj pasojat pasi ne periudhen tuaj bashkëshorti im ka qene drejtues shkolle dhe dua tju bej me dije qe jo vetem familja ime por i gjithe farefisi i bashkëshortit dhe une si shkodrane e flakte qe jam madje edhe pothuajse gjithe qyteti i Shkodres kemi qene dhe jemi pas teje dhe une perfaqesoj te gjithe Shkodren demokrate. Pranoj qe ishte nje gabim padashje duke qene se im shoq nuk është aq specialist ne përdorimin e rrjeteve sociale dhe pranoj se ka gabuar. Nuk ju kemi braktisur ne kohet me te vështira, kemi qene dhe do jemi gjithmone me ju. Ju lutem gjykoni si një prind dhe jo si nje politikan. Faleminderit per mirekuptimin”.

Gruaja e mësuesit: Po bënim lojë, jemi demokratë, burri ka dhënë … Read More »

Zjarr masiv në një pallat në Durrës, tre zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një pallat në Durrës.

Mesohet se zjarri ka përfshirë një apartament në katin e katërt të një pallati në zonën e Plazhit në Durrës.

Tre zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes duke luftuar për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve të para një supermarket gjithashtu rrezikon të digjet. Fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar.

vijon…

Zjarr masiv në një pallat në Durrës, tre zjarrfikëse në vendngjarje Read More »